A DO TË KRIJOHEN VENDBANIME HEBRAIKE NË SHQIPËRI?

A DO TË KRIJOHEN VENDBANIME HEBRAIKE NË SHQIPËRI?

Nga Besnik Imeri, Vlorë 27. 06. 2022 (analizë e plotësuar)

“Ka shumë dokumente,…të komuniteteve të ndryshme hebreje,…ku dëshmohet për një vend i cili ka një gatishmëri të posaçme… për t’i dhënë hebrenjve tokë, për t’iu krijuar atyre mundësinë që të krijojnë vendbanime…Në këto raporte shkruhet se Shqipëria është streha ideale për të qenë toka rezervë e hebrenjve…” Edvin Kristaq RAMA (17.05.2022)     

         Shumëkush, me të drejtë, mund të thotë: jo nuk do të krijohen vendbanime hebraike në Shqipëri. Nuk mund të ndodhë kjo në Shqipëri. Nuk ka asnjë mundësi. Po sikur ta kërkojnë hebrenjtë, pyes unë, shqiptarët do t’i pranojnë?

        Po nuk është në atë mendje kryeministri. Ai thotë se vendbanimet hebraike në Shqipëri do të krijohen, sepse i kërkojnë komunitet hebraike nëpër botë, veçanërisht, komunitetit hebraik në SHBA. Dhe, unë jam dakort, thotë ai. Kush ju pyet juve. Madje ai shton se, ka shumë dokumente, madje dhe raporte të shkruara nga të dërguar të posaçëm të komuniteteve të ndryshme hebreje, si për shembull komuniteti hebre i SHBA-së, ku dëshmohet për një vend i cili ka një gatishmëri të posaçme për t’i mirëpritur hebrenjtë për t’i dhënë atyre strehë, për t’i dhënë atyre tokë, për t’iu krijuar atyre mundësinë që të krijojnë vendbanime.

Para dy vjetësh kam shkruar…

VLORA: QËNDËR HISTORIKE E PAVARËSISË SË SHQIPTARËVE APO QËNDËR HISTORIKE E HEBRENJVE?

        A ndodhemi tani para një pandehme apo para një dileme, e cila, pavarësisht se nuk shfaqet e plotë, me erërat lindore që kanë filluar të fryjnë nga perëndimi, do të shfaqet e plotë në horizont dhe do zoti nuk do të mbulojë të gjithë qiellin shqiptar.

        Me të drejtë çdo kush mund të pyesë, se çfarë është kjo: ëndërr, pandehmë, fantazi apo shkarje mëndje? Të gjitha mund të jenë nga pak. Po do zoti që nuk është ëndërr e keqe, se ëndërrat e këqia bëjnë vaki dhe dalin. Zogjtë e çelur nga vezët sorosiane janë shpëndarë si zogjtë e korbit kudo në Shqipëri: në politikë (pozitë-opozitë), administratë, art, kulturë, bashki dhe qeveri, etj.

        Që të mos zgjatemi, po futemi në temë. Nuk do t’i kisha hedhur këto rreshta nëqoftëse nuk do të bëhej sebep një sihariq i bashkisë Vlorë (shkurt 2020), sihariq, që për vlerën dhe madhështinë e tij, mund t’a jepte vetëm kryetari. Kush është sihariqi? Edhe Vlora, pas shumë vitesh pritje, më në fund do të ketë një Muze Kombëtar të Hebrenjve. Muze Kombëtar të Hebrenjve!!! Po labërit nuk janë hebrenj?!! Apo, mos vallë, vlonjatët janë bërë hebrenj këto vitet e fundit?!! Mos u çudisni, gjëra që bëjnë vaki janë këto.

        Përsëri, ndonjë delenxhi andej nga fundi, do të pyesë: Po mire ore, ne kemi një Muze Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë!! Do bëjmë dy muze kombëtar; një për shqiptarët dhe tjetri për hebrenjtë? Mirë, or mirë, por e kuptojmë pak jangllëç këtë punë. Shqipëria dhe Vlora janë atdheu i hebrenjve, që këta, japin nja tre milion dollarë, dhe ngrenë një qëndër historike të tyren dhe një muze kombëtar të tyrin në Vlorë?!!! Apo shqiptarët, dhe bashkë me ta dhe vlonjatët, kanë ndërmend, me shkop magjik, t’i kthejnë në hebrenj; ashtu si Çirçja ktheu në derra shokët e Udhëziut. Mos o zot! Largqoftë! Mbase nuk e ka në mend qoftëlargu.

        Apo, “kuje më dreke”, kanë ndërmënd t’i shpërndajnë shqiptarët si zogjtë e korbit nëpër botë dhe Shqipërinë ta popullojnë me hebrenj?!!! Këtë mund ta bëjë vetëm mendja dhe dora e satanait.

        Tani shtrohen disa pyetje: A do ta gëlltisin këtë vlonjatët? A ka mbetur tek vlonjatët, këshilli bashkiak i Vlorës, ndopak ndjenjë atdhedashurie, ndjenjë identiteti dhe krenarie kombëtare; apo do të ulin kokën dhe çorbëngrësit e çorbave të huaja do të bëjnë çfarë të duan me Vlorën, Tempullin dhe Hieroren e Pavarësisë Kombëtare, qytetin simbol të flamurit dhe identitetit kombëtar, të cilin, ata që ja kanë shitur shpirtin djallit, duan ta kthejnë në qytet simbol të hebraizmit?!!!

        Mund të thotë ndonjë andej nga kreu, kuptohet ku rri edhe paria, dale shikoje një çikë këtë punë, se mos e ke gabim? Bën vaki. Edhe gabojmë.  Po ja të pyeten vlonjatët e vjetër këtu në Vlorë, të cilët e dinë më mirë këtë punë; ku kanë banuar çifutët në qytetin e Vlorës? Në të gjithë atë që qeveria dhe bashkë me të, si rrodhe nga pas, edhe bashkia, e quajnë “Qëndër Historike”, që përfshin territorin nga Xhamia deri tek bashkia; apo dy apo tri godina tek rruga “Justin Godard”, një godinë përkundrejt “Hollideit” dhe disa godina tek ajo rrugicë (e theksoj rrugicë, pasi nuk është e gjatë më shumë se 50 m) që vlonjatët e viteve 50-60 të shekullit të kaluar e quanin “Rruga e Çifutëve”?!! Por edhe kjo rrugicë nuk ishte banuar e gjitha nga hebrenjtë, pasi kishte edhe vlonjatë nga shtresa e pasur që banonin në ato godina. Por quhej nga vlonjatët “Rruga e Çifutëve”, pasi këta ishin më të përqëndruar në këtë rrugicë se sa në rrugët e tjera të vjetra të Vlorës.

        E ashtuquajtura “Qëndër Historike”, me të cilën pushtetdhunuesit nënkuptojnë një zonë të banuar nga hebrenjtë, nuk është gjë tjetër veç një qëndër historike e banuar den baba den nga shqiptarët dhe vlonjatët. Sa për kujtese, në këtë qëndër historike, këto 200 apo 300 vjetët e fundit kanë banuar paria e Vlorës: Vlorajt, Haxhiajt, Kokoshajt, Xhyherajt, Sharrajt, Rradhimajt, Sorrajt, Lulajt, Dalanajt, etj, etj, dhe kërkoj ndjesë, ngaqë mua nuk më kujtohen të gjithë për momentin. Kjo pari, fisnikëri e qytetit të Vlorës kishte ngritur pallatet e veta. Sarajet e Vlorajve dhe pas tyre ato të Sharajve sundonin dhe rrethonin gjithë Sheshin e Flamurit. Sarajet e Sharrajve, që ishin disa godina katërkatëshe ndërtuar me gur të bardhë vazhdonin deri tek rruga “Justin Godart”, aty vazhdonin pallatet e Kumajve dhe të Çelajve dhe në të gjithë këtë rrugë deri tek ish dyqani i peshkut kishin godinat dy dhe tri katëshe tregtarët e Vlorës.

        I madhi i qeverisë mbase nuk e di dhe nuk ka si ta dijë, mbasi ai njeh vetëm plepat dhe kallamishtet e Skelës, kur vinte për plazh ndër kushurinj. Madje as kryetari bashkisë nuk e di, pasi babai i tij erdhi vonë nga fshati në Vlorë; që Qëndra Historike më e vjetër e Vlorës është “Sheshi i Kateqit”, ku ndodheshin sarajet e tregtarëve të pasur të Sorajve, të cilat për nga artiktetura ishin më të bukurat në Vlorë dhe me një moshë 200-300 vjeçare. Ky shesh rrethohej nga godina të tjera dy katëshe dhe ishte qëndra e qytetit prandaj quhej edhe “Shesh”. Madje, thuhet se në vitet 1900-1908 këtu ka qënë edhe konsullata ruse, dhe kuptohet që në atë kohë konsullatat nuk mund të vendoseshin qosheve të qytetit, por në qëndër.

        Tani, të dashur qytetarë të Vlorës ju bëj një pyetje: Pse i madhi i qeverisë dhe i madhi i bashkisë nuk e kanë vendosur në projekt reabilitilim e këtij sheshi historik? Sepse, s’do shumë mend, kjo do t’u prishte punë hebrenjve, që e duan Vlorën të gjithën për vetë dhe jo për vlonjatët.

        Por ka edhe më. Pse qeveria dhe bashkia nuk rehabilituan ish prefekturën, një godinë në qëndër të qytetit, pranë xhamisë, dhe me një arkitekturë të mrekullueshme? Pse qeveria dhe bashkia nuk rehabilituan rrugën tek kisha katolike, që edhe sot e kësaj dite është e gjërë sa një bulevard dhe me pamjen e një rruge të një qyteti perëndimor të para një shekulli e kusur? Dhe për më tepër ka godina dykatëshe dhe trekatëshe shumë dinjitoze, të vjetra dhe të bukura, të cilat kanë qënë edhe godinat shtetërore në fillim të shekullit të XX, përfshi edhe ish prefekturën, që është më e vjetër se sa ajo tek xhamia. Në këtë rrugë ka qënë e vendosur edhe komanda dhe pushteti Italian gjatë Luftës së Parë Botërore. Pse të dashur vlonjatë? Sepse këtu nuk kanë banuar hebrenj. Dhe, kuptohet, i madhi i qeverisë dhe i madhi i bashkisë janë të dashuruar me hebrenjtë dhe jo më vlonjatët, të cilëve duan “t’u humbin vulën”. Por  ka edhe diçka që nuk zihet në gojë, por anatemohet me shpirt. Këtu, në këtë “bulevard” ndodhet edhe kisha katolike, “shemra” e kishës ortodokse, e cila si për djall është shumë e bukur, ndërtesë dinjitoze dhe me një artitekturë mbresëlënëse, ku për hir të  së vërtetës, gjynah që quhet kishë, pasi ajo është një katedrale e vogël dhe një dritare ku Vlora shikon nga perëndimi.

        Ndonjë, që është më i kënduar, mund të thotë se hebrenjtë para disa shekujsh kanë qënë pjesë e rëndësishme e qytetit të Vlorës. Sa për sqarim, kur kanë ardhur hebrenjtë në Vlorë, në rradhë të parë, qytet nuk ishte Vlora, por Kanina. Atje banonin edhe paria dhe fisnikëria e e gjithë rajonit bregdetar, që sot përfshihet në atë që sot quhet qyteti i Vlorës. Hebrenjtë u vendosen poshtë Kaninës ku ishin urbanizuar shtresat e ulta të zonës. Vlora e atëhershme kishte pak shtëpi të bujqve, zanatçinjve dhe tregtarëve të vegjël, të cilat ishin që të gjitha rrëzë kodrave, pasi territori që zë Vlora e sotme ishte kënetë, ose e mbushur me ujë deti, prandaj edhe në dokumentet osmane për këtë zonë urbane të Vlorës gjëndet edhe emërtimi “Gjoliqestra”[1], pra një vend i mbuluar nga gjoli, ose e quajtur ndryshe në kohët e sotme, kënetë.

        Aulona antike ishte shuar me kohë dhe qyteti i Vlorës filloi të marrë jetë me pushtuesit osmanë, sidomos pas vdekjes së Skënderbeut. Me daljen e turqve ne Adriatik, që ishte edhe ëndërra e tyre e kahershme, Vlora u bë porti më i rëndësishëm Osman në Adriatik[2], pasi portet e tjera në këtë det i zotëronin venecianët dhe Raguza. Ishte edhe garnizoni turk i Kalasë së Vlorës në Skelë, e ngritur në kohë të venecianëve dhe rindërtuar e modernizuar nga Sulejmani i Madhërishëm, kjo jo vetëm për ta siguruar si porti më i rëndësishëm osman në Adriaktik, por edhe për faktin tjetër të rëndësishëm se Vlora, qysh në antikitet me zbarkimin e Cezarit, është pika më e afërt e kontaktit me gadishullin Apenin, dhe për këtë arësye osmanët e shfytëzuan Vlorën si plasdarmë për të zbarkuar në Itali. Kuptohet që në Vlorë ishte edhe dogana turke me nëpunësit e saj.

        Në rradhë të dytë, hebrenjtë në Vlorë nuk i ftuan vlonjatët, as shqiptarët, pasi ata ndodheshin nën pushtim. Hebrenjtë në Vlorë dhe në të gjitha qytetet e Shqipërisë, si Janina, Arta, Berati, etj, i ftoi vetë sulltani pas përzënies së tyre nga Spanja prej Aragonasve dhe Portugalisë prej monarkisë portugeze[3]. Këtyre ju shtuan edhe grupe refugjatësh hebrenj të zhvendosura nga Siçilia, Kalabria, Pulia etj, të cilët pasi kaluan Otranton u vendosën në Vlorë. E njëjta gjë ndodhi me edhe më pas, kur, me dëbimin e parë zyrtar nga Mbretëria e Napolit në vitet 1510-1511[4]. Pra për vlonjatët ata kanë qënë mysafir të paftuar, ashtu si të gjitha pakicat e tjera, ciganët, egjyptianët, grekët (vllehët e greqizuar të dëbuar nga Thesalia) etj, që ishin “dhuratë” e perandorisë osmane[5] për Shqipërinë dhe shqiptarët nga Tivari e Ulqini deri në Artë dhe Prevezë.

        Por sa ishin këta hebrenj që u urbanizuan në Vlorë, kur në kohë të venecianëve, në Vlorë ka pasur për një periudhë të gjatë një apo dy hebrenj në rolin e tregtarëve të mallrave të pricipatave shqiptare me Venedikun dhe Raguzën? Në vitin 1506 pas pranimit të tyre prej Sulltan Bajazitit, kolonia hebreje e qytetit të Vlorës kishte arritur në 97 shtëpi kundrejt 665 shtëpive shqiptare të krishtera…Ndërsa në vitin 1597 ka të rregjistruar vetëm 50 kryefamiljarë hebrenj…[6].

        Vijmë në shekullin e XX, në mesin e këtij shekulli, kur familjet hebreje me banim në qytetin e Vlorës numuroheshin me gishtat e dorës. Atëhere përse duhet ngritur një muze në qytetin e Vlorës për hebrenjtë dhe  për më tepër një Muze Kombëtar të Hebrenjve. Mund të ngrihej një muze i tyre në Berat, ku komuniteti i tyre ka qënë më i qëndrueshëm, madje atje ata kanë pasur edhe një Sinagogë. Pra për këdo del e qartë që kjo zonë historike është një zonë që është banuar den baba den nga vlonjatët. Emigrantët kanë ardhur dhe kanë ikur si era me shi.

       Atëhere përse duhet një Muze Kombëtar Hebraik? Kujt i shërbën ky muze? A mos është ky muze si “gozhda e nastradinit” ku frymëzime antishqiptare duan t’i ngulin një  “gozhdë” mu në zemër të qytetit simbol të Pavarësisë? Vazhdojmë më tej. Përse shteti italian nuk ngre një Muze Kombëtar të Shqiptarëve në Palermo, Leçe apo Bari për 200.000 shqiptarët që shkuan atje si emigrant në shekujt e XV-XVI?!! Apo nuk është edhe e njëjta periudhë me atë të ardhjes së hebrenjve në Vlorë dhe Berat. Vazhdojmë më tej. Përse shteti grek nuk ngre një Muze Kombëtar të Shqiptarëve, arvanitasve, në Atikë, Peloponez, Thesali, Eube, apo në ishujt, që kanë shkuar atje si emigrant, brenda Perandorisë Bizantine, me dhjetra mijë  në shekujt e XIII, XIV dhe XV?!! Pse shteti turk, megjithëse ka disa milionë shqiptarë që kanë shkuar atje, si në periudhën e Perandorisë Osmane, ashtu edhe më vonë të dëbuar nga trojet e tyre në Kosovë, Maqedoni, Çamëri etj, nuk ngre një Muze Kombëtar Shqiptar?!!!

        Përse pushtetarët tanë bëhen “më katolikë se papa”? Apo Shqipërinë dhe Vlorën e kanë “mall të babait” dhe bëjnë me to çfarë të duan dhe si të duan, se vlonjatët kanë ulur kokën si qetë në grazhd dhe nuk ndihen. Dëgjon shpesh herë në Vlorë  të thuhet, se për këtë apo për atë çështje nuk do Kryetari i Këshillit të Ministrave, apo të pengon Ai, apo nuk do Ai, apo nuk e ka qejf Ai. Përse vlonjatët për çfarë janë, për t’i bërë temena Atij? Këshilli bashkiak i Vlorës për çfarë është, për t’i thënë peqe-lepe Atij. Për çështjet e mëdha, sidomos ato që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore dhe historike, identitetin kombëtar dhe ngjyrimet patriotike që Vlora i ka fituar me gjak dhe sakrifica, me heroizëm të pashëmbullt duke hyrë në histori nga Porta e Madhe, duhet të vendosin vetë vlonjatët dhe vetëm ata. Jo po të thonë, se Ai është investuar shumë në Vlorë dhe e ka zbukuruar  shumë atë. Në rradhë të parë Vlora është e bukur vetë, se bukurinë ja ka falur zoti. Në rradhë të dytë, edhe në e ka zbukuruar, detyrën ka bërë, sepse edhe Vlora e ka zgjedhur dy herë rresht deputet të saj, gjë që Ai, për mendimin tim, nuk e meriton. Kryeministrat dhe kryetarët e bashkisë do vinë dhe do ikin. Por vlonjatët dhe labërit do të mbeten këtu dhe duhet të mbeten dinjitozë, jo të lerosur nga disa palo politikanë.

        Kthehemi edhe një herë atje ku e nisëm, tek kryetari i bashkisë. Për Muze Kombëtar të hebrenjve ai del me flamur i pari. Po për një muze arkeologjik përse nuk del ai? Po për një muze të Luftës Nacional-Çlirimtare përse nuk del ai?  Po për një Muze Kombëtar të Luftës së Vlorës përse nuk del ai? Sidomos këtë vit që ndodhemi në jubileun e lavdishëm, të 100 vjetorit të kësaj epopeje legjendare të pashëmbullt në histori. Ku labërit, togje togje, çeta çeta (ashtu si tremijë vjet më parë, luftëtarët legjendarë të Luftës së Trojës shkuan në një përballje gjigandësh, që në kohët moderne quhen Luftëra Botërore) shkuan në luftë kundër një pushtuesi modern, një gjigandi përbindësh lufte me topa, mjete të blinduara, avionë dhe anije lufte, i koracuar me hekur dhe beton; ndërsa ata të paarmatosur si duhet, por me një shpirt të madh patriotik. Ja se si i kujton këta heronj një pjësëmarrës i kësaj Lufte, Ago Agaj: “…veshja e zezë hajduçe e tyre, leshrat e gjata deri në supe, mjekrat gjer në krahëror, stolitë dhe armët e shumta të hedhura përsipër i tmeronin ushtarët e huaj…”[7].  Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare përbëhej nga 12 luanë (kujtojmë numrin e shenjtë pellazgë-12). Prandaj edhe kjo Luftë ishte e Shenjtë, Hyjnore. Kjo luftë edhe një herë të kujton heronjtë mitologjikë pellazgë si Jazoni, Belerofonti dhe Herakliu që luftuan kundër përbindashve gjigandë si Dragoi, Kimera, Cerberi dhe Hidra e Lernës me 100 kokë. Dhe ashtu si heronjtë mitologjikë pellazgë edhe labërit fituan mbi këtë bishë të stërmadhe dhe shpëtuan Shqipërinë, e cila në planet e Fuqive të Mëdha, disa muaj më parë, ishte vendosur të zhdukej nga faqja e dheut. Dhe ne sot të mos i kujtojmë me nderin dhe respektin e duhur. Turp. Njëmijë herë turp. Rëntë mallkimi më i rëndë për ne, nipërit dhe stërnipërit e tyre.

        Si kujtohen ata? As me këngë dhe me valle. As me një takim përkujtimor sa për të kaluar rradhën. E kam thënë edhe në një shkrim tjetër, kujtohen duke ngritur një Panteon Madhështor të këtyre heronjve legjendarë, heronj që nuk kanë për të ardhur më në historinë e Vlorës. Harojeni. Duke u ngritur shtatore të mëdha, ashtu siç ishin edhe vetë ata, në rrugët dhe sheshet kryesore të Vlorës. Duke ngritur një grup të madh skulpturor, ashtu siç është ai, i Monumentit të Pavarësisë në Vlorë. Ishte Lufta e Fundit e Madhe që Vlora dhe Labëria, Paria dhe Fisnikëria e Vlorës dhe e Labërisë e bënë. Dhe u ndanë me nder dhe lavdi. Në ka Luftë që Vlonjatët dhe Labëria mund të krenohen është Lufta e Vlorës, pasi Luftën Nacional-Çlirimtare e bëri e gjithë Shqipëria, ndërsa këtë luftë e bënë ata dhe vetëm ata. Dhe hynë në Histori.

Vlorë, më 24 shkurt 2020.

Pas dy vjetësh po shkruaj…

        Jemi pas dy vjetësh, në vititn 2022, dhe muzeu filloi te materializohet, dhe, kuptohet, u pëlqen apo nuk u pëlqen vlonjatëve, qeveria dhe bashkia u ka dhuruar izraelitëve sheshin më të mirë të qytetit dhe në qëndër të tij.

ATSH njofton: Projekti fitues për muzeun, vendndodhja e të cilit do të jetë në Vlorë, u prezantua sot në prag të ditës ndërkombëtare të muzeve, nga studio e njohur izraelite “Kimmel Eshkolot Architects”.

Në ceremoninë e prezantimit të projektit fitues të Muzeut Hebraik Shqiptar, ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan per Zhvillim, Michael Granoff, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, etj.

Në fjalën e tij Kryeministri Rama theksoi se “është një nga gjërat më të munguara në gjithë hapësirën e territorit të vendit tonë një muze i një historie e të jashtëzakonshme dhe mbase i një prej faqeve më të arta të historisë së shqiptarëve, që është historia e shpëtimit të hebrenjve për të cilën në këtë vend nuk ka asnjë adresë akoma”.

“Jam realisht i kënaqur që sot hedhim një tjetër hap drejt krijimit të adresës së parë të kësaj historie, një muze hebraik në Vlorë ku ka pasur një komunitet të rëndësishëm hebre dhe ku është mundësia të ngrihet një strukturë e tillë në lagjen ku ishte i përqendruar komuniteti hebre i Vlorës”, nënvizoi Rama.

Këto na thotë ATSH. Por nuk është ky problemi. Problemi i vërtetë është ai që thotë kryeministri. E ndjekim atë nga njoftimi i ATSH.

        Kryeministri Rama theksoi se “ashtu sikundër ka shumë dokumente, madje dhe raporte të shkruara nga të dërguar të posaçëm të komuniteteve të ndryshme hebreje, si për shembull komuniteti hebre i SHBA-së, ku dëshmohet për një vend i cili ka një gatishmëri të posaçme për t’i mirëpritur hebrenjtë për t’i dhënë atyre strehë, për t’i dhënë atyre tokë, për t’iu krijuar atyre mundësinë që të krijojnë vendbanime. Në më shumë se në një rast, në këto raporte shkruhet se Shqipëria është streha ideale për të qenë toka rezervë e hebrenjve dhe kjo shkruhet nga vetë të dërguarit e këtyre komuniteteve.” [8]


        Atëhere me të drejtë mund të pyesim: Ç’farë është kurdisur në kuriz të shqiptarëve? “Shqipëria është streha ideale për të qenë toka rezervë e hebrenjve”. A mos vallë izraelitët kanë ndërment t’a braktisin një ditë Izraelin dhe të vijnë të banojnë në Shqipëri, kuptohet, pasi t’i kenë përzënë shqiptarët? Me çfarë të drejte ky kryeministër tradhëtar ua dhuron trojet shqiptare hebrenjve që të krijojnë vendbanime? Kush mund të jenë këto vendbanime? Menjëherë na kujtohet nisma e kryeqeveriut e 100 fshatrave, të cilat ai i sistemoi, rregulloi dhe i ujdisi. Për hir të së vërtetës këto janë ndër 100 fshatrat më të bukur të Shqipërisë. Por, me të drejtë të zotit, mund të pyesim: A mos vallë Edvin Rama, këto 100 fshatra i rregulloi, kuptohet me paratë e shqiptarëve, jo për shqiptarët, por për hebrenjtë? Pasi po bëhet fjalë për vendbanime hebraike, dhe, këto 100 fshatra shqiptare fare mirë mund të kthehen në 100 vendbanime hebraike.

        Tani, përsëri, dhe me të drejtë zotit, mund të shtrojmë pyetjen tjetër: A mos vallë shqiptarët, nga qeveria e tyre tradhëtare, do të jenë të detyruar të luftojnë si palestinezët kundër izraelitëve, të cilët do të krijojnë vendbanimet e tyre, të cilat kuptohet do t’i mbrojnë me ushtri dhe polici? Nëqoftëse shqiptarët, një orë e më parë nuk e largojnë nga pushteti këtë tradhëtar me damkë në shërbim të çifutit Sorro, i cili e ka kthyer Shqipërinë, por edhe Kosovën, në një çiflik të tij; atëhere ditë të zeza kanë për të ardhur për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Besnik Imeri   24 qershor 2022


[1] Ferit Duka, “Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare”, Bot.UETPRESS,Tiranë-2009,f,119

[2] Ferit Duka, “Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare”, Bot.UETPRESS,Tiranë-2009,f,117

[3] Ferit Duka, “Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare”, Bot.UETPRESS,Tiranë-2009,f,111.

Monarkia Spanjolle (Ferdinandi+Izabela) shpalli dekretin më 31 mars 1492, me anë të të cilit kërkohej dëbimi përfundimtar i hebrenjve nga Spanja dhe Sicilia. Shëmbullin e tyre e ndoqi edhe sovrani i Portugalisë, Manueli i I, i cili po me dekret të posaçëm të shpallur më 5 dhjetor të vitit 1496 kërkonte gjithashtu dëbimin e hebrenjve portugezë nga Portugalia.

[4] Ferit Duka, “Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare”, Bot.UETPRESS,Tiranë-2009,f,114

[5] Ferit Duka, “Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare”, Bot.UETPRESS,Tiranë-2009,f,112.

Sulltani osman Bajaziti i II, duke ecur në gjurmët e paraardhësit të vet Mehmet Fatihut, shpalli në vitin 1492 një dekret të posaçëm për pranimin në tokat e Perandorisë Osmane tëtë gjithë refugjatëve hebrenj të dëbuar nga Spanja dhe Portugalia.

[6] Ferit Duka, “Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare”, Bot.UETPRESS,Tiranë-2009,f,115

[7] Ago Agaj, “Lufta e Vlorës”, Bot.TOENA,Tiranë-2002,f,116

[8] Muzeu Hebraik në Vlorë, Rama: Shpëtimi i hebrenjve, një prej faqeve më të arta të historisë së shqiptarëve. Gazetare Klotilda Saraçini, ATSH.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura