XHEVAHIR CIRONGU: Ç’PATËN YJET E NATËS?

Durrës, 3 maj 2017:

 

 

 

 

 

Ç’PATËN YJET E NATËS?
Të thash se do të vija,
dhe ti më prisje me krah hapur!
Sa dhe ngjyrat e ylberit në qiell
me fjalë e premtimet bashkë
nga përmballimi
u përqafuan atje në krua.
Ç ‘ patën yjet e natës?!
Të trembur zbritën nga kupa e qiellit,
sa dhe fjalët me ngjyra ylberi
ato të gjitha u dehën,
dhe etjen e dashurisë
tek ai krua e shuan.
Dhe yjet e dehur nën zë uruan
në vetminë e natës pa zhurmë,
në gotën e qelqtë me ujë
tek ne të dy ndriçuan
dhe fjalët e zjarrta
etjen aty e shuan.
Durrës, 3 maj 2017

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

TI

TI Nga Prof. Argjira Ukimeri, Prizren – tetor 2024 TI Parajsë Hyjnore e frym’zimit Qi l’edhaton vitet e…