Durrës, 22. 10. 2015: Ishte një rastësi kur unë u njoha me pikturat e Manjola Hoxhollit. Në fillimet e para ku mora kontaktet me pikturat, ato mu dukën si foto aparati me ngjyra. Dhe, pas disa rishfaqjeve para syve në ekranin e monitorit të kompjuterit në opsionin ‘’Piktura’’, me vëmendje ndoqa ciklin e pikturave të cilat më dhanë ndjesi e shije të veçanta. Korsia e pikturave të kësaj piktore të re, të hedhura edhe në facebook, për nga numerikja janë pak, por brendia e tyre dhe mënyra stilistik- estetik që na paraqesin ato, kanë dimensione shumëplanshe dhe ngjyra të ndezura si zjarri vullkanik që burojnë nga shpirti i vetë piktores. Talenti i piktores së re Manjola Hoxholli, vjen si një ‘’meteor’’ që zbret nga qielli i shpirtit të saj, e si të tillë, pikturat e derdhura në telajo janë të ngrohta e vezulluese për syrin e vizitorit në përgjithësi, e në veçanti për ata që adhurojnë pikturën. Pikturat e saj kanë ‘’magjiken’’ e tyre, sepse qysh me shikimin e parë ato të rrëmbejnë e të bëjnë për vete. Mënyra e të pikturuarit të Manjola Hoxhollit është e veçantë. E themi këtë sepse aty gjen pak ‘’Van Gogh’’, apo ‘’Pikaso’’ pra, te ngjyrat e përdorura plot diell e prush zjarri që përcjell për te publiku nëpërmjet pikturës.
Manjola Hoxholli ka lindur në qytetin e Lushnjes. Në vitin 2007 martohet në Elbasan dhe ka dy fëmijë të mrekullueshëm. Qysh e vogël Manjola spikati talentin e saj si letrare por edhe piktore. Me lapsin karbon skiconte nëpër fletoret e shkollës, saqë një ditë mësuesi i vizatimit i tha se do bëhesh piktore në të ardhmen e afërtë. Por, edhe mësuesi i letërsisë shkoj më tej duke i thënë se ke dell të shkruash prozë. Kjo e befasoj më shumë vajzën e talentuar, saqë këto mendime e fjalë e nxitën më tej talentin e sapo lindur që i buronte nga thellësia e shpirtit për të vazhduar rrugën e bukur, por të vështirë të artit.
– Piktorja Manjola Hoxholli –
Përveç atyre që i jepnin kurajo për të vazhduar talentin e saj , Manjola u ndesh në rrugëtim e sipër për t’i ngjitur shkallët e artit edhe me mediokrit e kohës, të cilët e shikonin talenten e re me një përbuzje e indiferentizëm sepse gjoja ajo s’ka talent në letërsi e pikturë. Këto e shumë mentalitete të tjera virusale që manifestoheshin te mediokrit, vajzën e talentuar të myzeqesë s’e thyenë dot. Përkundrazi, i dhanë impulse e forcë deri në ‘’Diamantin’’ e shpirtit të zemrës ku mbretëronte taleni i saj.
…Dhe ja si shprehet për këto Manjola Hoxholli:
‘’Pasioni për pikturën ka filluar shumë herët, pothuaj në të njëjtën kohë kur fillova të mbaj lapsin në dorë, të mesoja e të bëja grepat në abetare. Nuk mbaj mend shkakun apo shkendijën që ndezi tek unë pasionin për të riprodhuar, çdo gjë që shikoja në letër. Gjithmonë mbaja një fletë, dhe sa herë që bëja detyrat, përvidhesha tek fleta si në një botë tjetër, ku më lejohej të modeloja apo riprodhoja imazhe, ide. Ishte një botë e imja, e ruaja me xhelozi, pa lejuar kënd të hynte në të. Mbaj mend, se herë pas here dilja prej kësaj bote hipnotike, me ‘’dhunë‘‘, pasi ishte mami ajo që më përmendte dhe më risillte në realitetin e detyrave. Jo vetëm piktura ka qenë pasioni im, arti i të shkruarit gjithashtu, më tërhiqte në këtë botë të ‘’fletës‘’ ta quajmë kështu. Krahas viteve që rridhnin, kultivohej dëshira për të shkruar e pikturuar. Duke parë këtë pasion kaq të thellë e shpërthyes, më filloi të më jepte një farë drejtimi, që unë të angazhohesha më tepër. Filloi botimi i parë i një vjershe në një gazetë lokale kur isha në moshën 8-9 vjeçe. Emri i gazetës nuk më kujtohet, por më kujtohet zhgënjimi i parë që mora, pasi që, vjershës sime i ishte bërë një redaktim absurd, përveç titullit nuk kishte asnjë strofë, e madje asnjë fjalë nga origjinalja. Ky dekurajim më stepi, por nuk më frenoi, dhe shumë shpejt fillova të shkruaja një novelë. Dhe rreth moshës 15-16 vjeçe e përfundova novelën me titull ‘‘Legjenda e vilës buzëdetit‘‘, duke i veshur një kopertinë të realizuar prej meje, si dhe ilustrimet. Në vitin 2000 kjo novelë përfundoi në shtepinë botuese ‘’Dita 2000’’ dhe botimi u realizua në saj të Eva Lenës. Gëzimin më të madh e ndjente ime ëmë. Kisha filluar të shoqërohesha me shkrimtarët e tjerë të rrethit dhe të merrja pjesë në promovime të ndryshme. Po aty pashë hipokrizinë që derdhej lumë për çdo të ri që promovonte një vepër të tij. Hipokrizia ishte e atillë përsëritëse, sa i mësova përmendësh ligjëratat e secilit prej tyre. Shumë shpejt u largova dhe këtu e ndërpreva karrierën time si një shkrimtare, ndërsa piktura vazhdoi të më shoqeronte çdo ditë’’.
***
Vërtet Manjola Hoxholli nuk ka mbaruar akademinë e arteve, por me talentin e saj natyral, të lindur, por dhe këmbngulja e pasioni për pikturën, e ka ‘’Dipllomuar’’ veten tashmë si një piktore me ‘’Pashaportën akademike të pikturës’’, duke realizuar me një mjeshtëri e kolor ngjyrash në gjithë zhanrat e pikturave , e sidomos të portretit e të peizazhit. Pikturat që kanë dalë nga dora e saj dhe peneli mbi telajo që derdh larmi ngjyrash, ngjasojnë si një foto aparati me njgjyra. Këtu qëndron edhe befasja e kësaj piktore të re, që tashmë po afirmohet çdo ditë e më shumë te publiku që do artin e në veçanti pikturën. Nga vetë natyra Manjola është e thjeshtë, fjalëmbël e komunikueshme me të tjerët, këto cilësi e vyrtyte ajo i shpreh edhe nëpërmjet pikturës. Vetë pikturat janë si një kartolinë që e mban në dorë dhe e shfaq para syve si një ekran që eksploron natyrën. Po të vështrosh peizazhet e kanioneve të lumit Osum që janë pikturuar nga Manjola Hoxholli, me të vërtetë të magjepsin, sepse ajo ka lënë mbi telajo ngjyrat e shpirtit të saj. Natyra, ngjyrat dhe shpirti plot kolor, na sjell para syve tanë copza nga vendlindja jonë shqipëri. Ajo shpërthen si vetëtima që del nga Mali i shenjtë Tomorri e na thotë: ”Eja dashamirës i artit dhe pikturës të marrësh pak ”oksigjen” në këto piktura ku është natyra jonë e bukur shqiptare!’’. Sa bukur! Ujvara e shpirtit derdhet si zanë mbi shkëmb, dhe nga ”loti” i ujvarës merr freskinë e jetës ku natyra ”puthet” me ndjenjat tona.
Në gjithë rrafshin e tyre, pikturat e Manjolës kanë freski e gjallëri. Aty merr udhë një lule, një gur i gëdhendur, një pemë me lule e fruta, portrete njerëzish që mbartin me vete midis të tjerave edhe botën e brendshe psikologjike të tyre.
Piktura më është bërë pjesë e jetës sime,- na thotë me krenari Manjola Hoxholli.
Kur e pyesim pse nuk vazhdove akademin e arteve, ajo na thotë se miopët e kësaj bote të izolojnë. Kështu, me vështirësi e sakrifica ajo vazhdoi studimet e larta në universitetin ‘’Aleksandër Xhuvani’’ në Elbasan për gazetari. Në vitin 2008 mbaroi studimet e nivelit të parë ‘’Bachelor’’ për gazetari; e më pas niveli dytë mastër për ‘’Ekonomia dhe e Drejta për Administratë Publike’’. Në vitin 2012 mbaron masterin e dytë në fakultetin Ekonomik të Elbasanit.
***
Po t’i vështrosh me kujdes pikturat e punuar nga dora e saj, të cilat tashmë janë bërë pjesë e shpirtit e pronë e tyre të shumë qytetarëve që adhurojnë pikturën, këto të punuara me laps e bojra vaji në telajo. Te këto piktura me përmasa të ndryshme, ajo ka dhënë një pjesë nga bota e saj shpirtërore si nënë , por edhe si piktore. Te koleksioni i pikturave për kanionet e Osumit, këtë mrekulli që na i ka falur natyra, ajo i ka punuar me një mjeshtëri të rrallë, saqë natyra përrreth e gjithçka ku ajo ka pikturuar brenda sfondit të telajos, në çdo detaj spikatin të qarta elementët e peizazhit të ngjyrave që ajo ka përdorur. Ky është një gërshetim mjeshtëror të ngjyrave që ka përdorur kjo piktore e re, të cilën e bën të dallueshme nga piktorët e tjerë, sepse ngjyrat e përdorura dhe stili i këndvështrimit artistik, na japin para syve tanë pamje të gjallë e në lëvizje; por njëkohësisht dhe mbushje shpirtërore që të afron impresione me realen natyrë.
Të njëjtën gjë e gjejmë edhe në pikturën ‘’Ura e Kasabashit’’ mbi lumun Osum (Monument kulture), të cilën për nga përqasja me ambjentin rrethues të peizazhit e ngjyrave që ka përdorur kjo piktore, e bën pikturën të jetë në lëvizje si vetë lumi që kaln poshtë kësaj ure etj.
-Po për portretin?
Të flasësh për portretin e pikturuar nga Manjola Hoxholli është pak e vështirë. E themi këtë, sepse ajo të befason me atë visatim e ngjyrim prefekt, madje do të thosha ‘’magjik’’, të cilën na e jep të gjallë që me shikimin e parë. Piktura ka shumë elementë në vetvete, e si e tillë për te portreti (njerzish) kërkon jo vetëm stilin e mënyrën e veprimit piktoral, por ai kërkon përmasa e shtysa të tjera të elementit artistik; pra edhe atë psikologjik e të mendimit të botës së brendshme, që një gjë të tillë e bëjnë vetëm ata njerëz të artit që kanë botë të madh brenda vetes. Pa këtë zbërthim të botës së brendshme psikologjike të portretit e të elementëve të tjerë teknik e artistik, nuk mund të realizohet një portret i mirëfillt i arrirë nga ana vizionale artistike.
Kjo piktore e re, por vizionare ka mundur të thyejë ato barriera përgjatë punës së saj, e të dali triumfatore duke na dhënë portrete të mirëfillta sa artistike aq sa edhe të gjalla e duken sikur na flasin. I tillë është portreti i një fëmije që ka realizuar kjo piktore.
Me të drejt mund të themi pa frikë sepse peneli dhe bojrat që përdor mbi telajo Manjola Hoxholli të mahnitin. Këto di t’i përdori vetëm një artiste e vërtetë që ka një botë të madhe në gjithë qënien e saj, ku rri zgjuar si një lule zambaku i bardhë arti në përgjithësi dhe në veçanti piktura.
Shumëkush që ka parë nga afër pikturat e Manjola Hoxhollit është shprehur hapur, që njerëz të tillë me talent të veçantë duhen përkrahur nga organet kompetente të qeverisë lokale e qëndrore, nga gjithë shoqëria për t’i dhënë mundësinë e zhvillimit të talentit në dobi të artit e kukturës sonë kombëtare.
– PIKTURA QË TË JAPIN MESAZHE JETE –