QËLLIMI I LEXIMIT!

QËLLIMI I LEXIMIT!

Nga Chiara Lorusso

“Kam lexuar shumë libra, por shumë prej tyre i kam harruar. Por atëherë cili është qëllimi i leximit?

Kjo ishte pyetja që një nxënës i bëri dikur mësuesit të tij. Mjeshtri nuk u përgjigj në atë moment.

Megjithatë, pas disa ditësh, ndërsa ai dhe nxënësi i ri ishin ulur pranë një lumi, ai tha se kishte etje dhe i kërkoi djalit t’i jepte pak ujë duke përdorur një sitë të vjetër të ndotur që ishte aty në tokë.

Studenti filloi, edhe pse e dinte që ishte një kërkesë pa asnjë logjikë.

Sidoqoftë, ai nuk mund ta kundërshtonte Mjeshtrin e tij dhe, pasi mori sitën, filloi të kryente këtë detyrë absurde.

Sa herë që zhyste sitën në lumë për të sjellë pak ujë për t’ia çuar Mjeshtrit të tij, ai nuk mund të bënte as një hap drejt tij që të mos mbetej as edhe një pikë në sitë.

Ai u përpoq dhe u përpoq me dhjetëra herë, por, aq sa u përpoq të ecte më shpejt nga bregu te Mjeshtri i tij, uji vazhdoi të kalonte nëpër të gjitha vrimat e sitës dhe humbi gjatë rrugës.

I rraskapitur, u ul pranë Mjeshtrit dhe tha: “Nuk mund të marr ujë me atë sitë. Më fal mjeshtër, është e pamundur dhe kam dështuar në detyrën time”

“Jo – u përgjigj plaku duke buzëqeshur – nuk ke dështuar. Shiko sitën, tani është si e re. Uji, duke u filtruar nga vrimat e tij e ka pastruar atë”

“Kur lexon libra – vazhdoi Mjeshtri plak – je si një sitë dhe ata janë si uji i lumit”.

 “Nuk ka rëndësi nëse nuk mund ta ruash në kujtesë gjithë ujin që ka rrjedhë, sepse librat, megjithatë, me idetë, emocionet, ndjenjat, njohuritë e tyre, të vërtetën që do të gjesh ndër faqe, ata do të pastrojnë mendjen dhe shpirtin tuaj dhe do t’ju bëjnë një person më të mirë dhe të rinovuar.

Ky është qëllimi i leximit”. / @zgjohuni

( Pashtriku.org, 25 Prill 2022 )

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura