Viti, 15. 02. 2015 – Shqiptaret e te gjithe brezave, edhe pas krijimit te shtetit shqiptar ne nje te katerten e Shqiperise, u perpoqen dhe luftuan me te gjitha menyrat dhe mjetet per clirimin e tokave te pushtuara te Shqiperise dhe bashkimin e tyre ne nje shtet, ne nje Shqiperi. Ky ishte edhe BETIMI, kjo ishte edhe platforma, kjo ishte edhe perpjekja dhe Lufta Antipushtuese Clirimtare e UCK-se dhe e kombit shqiptar per clirimin dhe bashkimin e tokave te pushtuara te Shqiperise nga Jugoserbia e krajlave dhe e Tito-Rankovicit…
Nderhyrja e NATO-s i dha fund kesaj Lufte me debimin e Serbise nga ajo Kosove qe kishte mbetur pas copetimit te tokave shqiptare ne disa republika jugoserbe…!
Lufta per clirimin e tokave shqiptare te pushtuara nga Maqedonia sllave dhe per ato te Lugines se Presheves vazhdoi me nje intensitet me te vogel ne kushte dhe rrethana te reja… Edhe rezultatet ishin me te vogla per shqiptaret e atyre krahinave…
(Ilustrimin e përgatiti editori i pashtriku.org, sh.b)
Vendosja, sidomos e Administrates se OKB-se (UNMIK) ne Kosove u be pengese e madhe per shkeputjen dhe pavaresimin e plote (edhe de jure) te Kosoves nga Serbia dhe per bashkimin e saj me Republiken e Shqiperise (me shtetin AME)…! Pengese hic me e vogel, nese jo me e madhe, u be edhe nje klase politike e paafte, e pa zonja, lakmicare dhe e percare! Paaftesia e tyre, lakmia per pushtet dhe para, percarja dhe ngaterresat e tyre te ulta ia zgjaten jeten UNMIK-ut dhe pranise tjeter nderkombetare plote nje dekade (ne fakt po vazhdon edhe sot)…!! Nuk eshte pa faj dhe pa pergjegjesi as Tirana zyrtare, e cila hicej si nje shtet gati neutral karshi Kosoves ose benin zhurme “patriotike”-folklorike (si Sali Berisha)…!! Kete situate anarkie dhe peshtjellimi (paqartesie) e shfrytezoi me mjeshtri (kuptohet ishte edhe mbeshtetja e Rusise, sidomos…) Serbia, e cila u rikthye ne Kosove…!! Kjo gjendje faktike (prania e Serbise!) dhe trysnia, shantazhi dhe kercenimi e “detyruan” klasen politike te Kosoves te bente leshime te dhimbshme ne Vjene…!! Kjo klase politike e paafte, e korruptuar dhe e kapur (kush nga e kaluara dhe kush nga e tashmja e tij…!) jo vetem qe hoqi dore nga bashkimi i Kosoves me shtetin e saj, por i beri leshime te medha Serbise neofashiste…!!
Shpallja e Pavaresise u be ne nje Kosove te copetuar perbrenda dhe me nje prani kercenuese te Serbise ne vendin tone…!
Megjithate, Pavaresia ishte nje feste mbarekombetare, ishte nje hap i madh perpara, i cili do te mund te krijonte bazen e sigurte per ecje perpara ne qellimet kombetare shqiptare… Por, jo, nuk ndodhi keshtu! Qeveria e Hashim Thacit (nje mandat me LDK dhe nje me Pacollin…!!) dhe personalisht Hashim Thaci, i shantazhuar nga qarqe, qeveri dhe organizma te huaja, rinisi bisedimet e reja me Serbine per statusin e Kosoves dhe rregullimin e saj te brendshem…!! Ne bisedimet e Brukselit dhe me marreveshjen e 19 prillit, Hashim Thaci hapi pakon e Ahtisarit, edhe ashtu te demshme per Kosoven, dhe beri leshime te reja, te cilat po e shnderrojne republiken tone ne nje shtet me sovranitet te dyfishte, me sistem politik te dyfisht dhe ne nje shtet te dy kombeve: atij shqiptar dhe atij serb…!! Kjo edhe ishte filozofia kuislinge e Rugoves: “nje Kosove te hapur ndaj Shqiperise dhe ndaj Serbise…”!!
Gjate sundimit te UNMIK-EULEX-it dhe gjate ketyre shtate viteve te pavaresise edhe gjendja ekonomike e Kosoves u perkeqesua ekstremisht! Permes “privatizimit” (kontrabandimit) u rrenua ekonomia e dobet e Kosoves dhe u grabiten e plackiten pasurite e saj! Qeverite e Hashim Thacit (me koalicionet e tyre) deshtuan ne te gjitha fushat e jetes ne Kosove…! Jeta e qytetarit tone gjate qeverisjes se tij tetevjecare erdhi duke u keqesuar…! Korrupcioni ekonomik, financiar, politik dhe moral mori permasa kerecenuese per stabilitetin e Republikes! Pasiguria ekonomike, politike, sociale dhe shendetesore e qytetarit tone mori permasa frikesuese…!! Kjo u be shkak i nje zhgenjimi, deshprimi dhe depresioni te pergjithshem! Shpresa se ne Kosove mund te jetohet nje dite me mire ishte vrare nga kjo klase politike, qe edhe tash eshte ne pushtet dhe po e shkarravite Kosoven…! Ne keto kushte shperthyese Prishtina politike, ne bashkepunim dhe marreveshje te heshtur (ndoshta edhe te “zeshme”!) me Beogradin dhe Brukselin organizoi shpernguljen e madhe (ekzodin) e permasave te papara prej kohes se luftes te shqiptareve…!!
Nje shperngulje te ketille te organizuar e kishte bere Beogradi ne marreveshje me Turqine para Luftes se Dyte Boterore! Keshtu gelonin stacionet e trenave aso kohe nga shqiptaret qe po ia mesynin Anadollit…!! Pamjet ishin te njejta, vec se tash ngjarjet zhvilloheshin ne satcione autobusesh!
Keto, ne menyre te permbledhur, jane shkaqe dhe arsye te mjaftueshme qe shqiptaret dhe Kosova ta shnderrojne 17 shkurtin ne Dite proteste, angazhimi e perkushtimi deri atehere kur Republika jone te behet plotesisht e pavarur nga Serbia, plotesisht e lire nga kjo klase e korruptuar, e paafte dhe e kapur politike, deri atehere sa Kosova te jete e zonja me i mbajte, me u garantu qytetareve te saj kushte dhe jete normale dhe deria atehere kur Kosova te jete e lire me vendos per te ardhmen e saj shqiptare dhe te bashkuar ne nje Shqiperi… Por kjo nuk behet duke ikur nga Republika jone…!