ECJA MUND TË PARANDALOJË 40 SËMUNDJE!

Pashtriku.org, 27. 04. 2014 – Ecja në ritëm të lehtë është forma më e mirë e ushtrimeve aerobike, që këshillohet nga ekspertët për të përmirësuar dhe ruajtur shëndetin e përgjithshëm të organizmit. Por çfarë në të vërtetë bën ecja? Duke qenë një stërvitje aerobike, rritja e nevojës për oksigjen (nga ajri) shton ritmin e zemrës tuaj dhe bën që ajo të jetë e gatshme të pompojë më shumë gjak gjatë një të rrahure dhe rrit qarkullimin e gjakut nëpër trupin tuaj. Kjo sjell më shumë oksigjen dhe lëndë në trurin tuaj dhe organet tjera të rëndësishme, rrit aftësitë e mushkërive për të thithur oksigjenin, ul shtypjen e gjakut dhe ndihmon reduktimin e yndyrave trupore. Ecja është gjithashtu një aktivitet i cili bart peshën trupore; ajo mban eshtrat tuaj të shëndetshëm duke i angazhuar muskujt dhe eshtrat kundër gravitetit. Nga kjo kuptohet se ecja ndihmon edhe në uljen e rrezikut nga osteoporoza dhe frakturat e eshtrave.
***
Propozime të mira për vitin 2014
Për të qenë në formë, të rriturit duhet të kryejnë 150 minuta në javë (të ndarë në 30 minuta në ditë për 5 ditë) aktivitet fizik, fillimisht me ritme të ngadalta dhe më pas pak më të forta. Nëse doni të dobësoheni atëherë dyfishojini minutat, pra ecni rreth 300 minuta çdo javë. Ndërsa për fëmijët është e nevojshme të paktën 60 minuta ecje në ditë. Ndonjëri nga ju pyet me të drejtë se përse duhet të veprohet pikërisht me këtë mënyrë? Sepse lëvizja parandalon më shumë se 40 sëmundje patologjike kronike dhe të zakonshme, si diabetin, depresionin, kancerin e zorrës së trashë, të gjirit, hipertensionin, sëmundjet kardiovaskulare, obezitetin, ankthin dhe osteoporozën.

Përparësia e ecjes rekreative qëndron në faktin se, personat që merren me këto aktivitete, eshtrat e tyre i rezistojnë katër deri në shtatë vite më shumë zbutjes dhe dobësimit të eshtrave të tyre. Këto rezultate dhe hulumtimet e tjera të bëra gjatë studimeve të ndryshme dëshmojnë që ecja si aktivitet fizik ndihmon shumë në ruajtjen e qëndrueshmërisë së skeletit njerëzor. Kjo sëmundje dhe gjendje e eshtrave i godet më shumë femrat dhe ka të bëjë me porozitetin e eshtrave, për shkak të mungesës së kalciumit. Ecja e rrit ngjeshmërinë e eshtrave dhe nivelin e kalciumit, duke e zvogëluar në maksimum rrezikun e thyerjeve apo deformimeve.
Këto i bën të ditura Kolegji Amerikan i Mjekësisë Sportive (ACMS) i cili e pagëzon vitin 2014 si “vitin e revolucionit të palestrës”, sepse sporti është ilaçi më i fuqishëm që ekziston. “Aktiviteti fizik është një “ilaç” i mrekullueshëm dhe studime të fundit tregojnë se ilaçet dhe ushtrimet mund të japin rezultate identike”, thotë ish-presidenti i këtij kolegji, Bob Selis (Bob Sallis).
Ekspertët amerikanë ju sugjerojnë që të filloni të ecni, por aktivitetin fizik duhet ta rrisni me kalimin e kohës me një kombinim të ushtrimeve aerobike, që shtriqin dhe forcojnë muskujt. “Ju mund të përdorni biçikletë stërvitjeje në shtëpi ose të shkoni në palestër, por në qoftë se këtyre do t’u shtoni vetëm një shëtitje të përditshme ju do t’i shihni më shpejt rezultatet. Shumë studime demonstrojnë që bërja e 10 minutave aktivitet fizik në ditë jep mjaft benefite për shëndetin.
Ecja ndër të tjera ju bën që mos të ndiheni vetëm, pra ju socializon. Mjafton që ta provoni, sepse më pas do t’ju ngjitet vetë.
Sporti i tillë është, theksohet në Kolegjin Amerikan të sportit të mjekësisë. Pra mjekët e sportit të këtij kolegji po i bëjnë tashmë mjaft të ditura të mirat e sportit në trupin e njeriut:
– të ecësh për 10 minuta, në tru stimulohet prodhimi i endorfinave që zvogëlojnë stresin, tensionin, nervozizmin dhe lodhjen.
30 minuta aktivitet fizik reduktojnë rrezikun e glaukomës dhe në 5 vjet përgjysmojnë rrezikun e sëmundjes Alzhaimer.
Ndërkaq, nëse do të bëni 30 minuta në ditë ushtrime fizike ju nuk do të sëmureni shumë herë nga ftohja dhe gripi, ndërkohë shëndeti i zemrës do të përmirësohet prej forcimit të rrahjeve të zemrës dhe prej qarkullimit më të mirë të gjakut. Po kështu forcim do të pësojnë edhe muskujt e barkut, të krahëve, të shpinës etj.
Për më tepër, presioni i gjakut do të përmirësohet, rreziku i osteoporozës do të zvogëlohet, po kështu edhe rreziku i kancerit të zorrës së trashë te 31% e femrave.
Tridhjetë minuta ecje në ditë forcojnë këmbët, përmirësojnë ekuilibrin dhe djegin më shumë yndyrë. Pra “Kanuni” për vitin 2014, sipas ACMS, është për këtë arsye: “çdo trup duhet të ecë”!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura