XHEVAT BISLIMI: HASAN MEKULI PËR LITERATURËN E SHTREMBËR

Viti, 10. 02. 2014 – (“Lëre o Mark, se unë e ti për tridhjetë vite aq shumë literaturë të shtrembër kemi lexuar sa që as Perendia nuk na drejton”. Hasan Mekuli) – Diku në ditët e para të marsit të vitit 1992 në Zvicër kishin ardhur Hasan Mekuli dhe Mark Krasniqi. Gjatë këtij “turneu” ata erdhën për vizitë edhe në Shoqatën e Bil-Bienit, të cilën e kishte themeluar dhe e administronte Lëvizja Popullore e Kosovës. Aty një kohë ishte botuar edhe gazeta atdhetare, “Zëri i Kosovës”. Në këtë takim me këta dy intelektualë të ardhur nga Kosova ishte Emrush Xhemajli (sek. i organizateës – LPK’së), Ibrahim Kelmendi, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, unë, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, Beqir Beqa, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe dikush që mund ta kem harruar.

Hasan Mekuli (1929 – 1996)

I gjithë debati u zhvillua për zgjedhjet që pritej të mbaheshin në Tiranë dhe rëndësia e tyre për Kosovën e pushtuar. Sipas Mark Krasniqit po të fitonte PD e Sali Berishës dhe “demokracia” në Republikën e Shqipërisë çështja e Kosovës do të ishte e zgjidhur shume lehtë, madje gati me automatizëm. Këtë pikëpamje ai e mbronte me pasion. Ne, po i thoshim që çështja e Kosovës varet shumë dhe është e ndërlidhur me shtetin shqiptar, por jo me fitoren e asaj apo të kësaj partie ose të “demokracisë”… Kosova, sipas nesh, ishte një çështje që nuk mund të zgjidhej me dialog, me rrugë dhe mjete demokratike, paqësore, etj., që mos t’i përsërisë pikëpamjet e LPK-së në atë kohë. Jo pse ne nuk e donim një zgjidhje të këtillë të lehtë, por pse Serbia nuk do të hiqte dorë kurrë me dëshirë nga Kosova… Hasan Mekuli gjatë gjithë kohës nuk foli, vetëm dëgjonte. Pas një ore, sa zgjati debati (muhabeti), profesori Hasan Mekuli e mori fjalën e tha (tekstualisht): “Lëre o Mark, tha ai, se unë e ti për tridhjetë vite aq shumë literaturë të shtrëmbër kemi lexuar sa që as Perendia nuk na drejton”. Me kaq edhe u mbyllë debati… Këtë thënie të tij e kam përmendur shpesh në ndeja me shokë, por është hera e parë që po e shkruaj, sepse po thonë që fjalët i merr era…
Koha i dha dhe po i jep të drejtë edhe sot mendimit të thellë të Hasan Mekulit. Jo vetëm Mark Krasniqi, por edhe shumë marka, hasana e hysena të tjerë me mendje dhe shpit të shtrembëruar, që nuk i drejton dot as Perendia paska patur në këtë gjirin e popullit tonë… Literatura e shtrembër dhe ndikimi i “patriotizmit” jugosllavo-titist paska pas shtrembëruar keq mendjen dhe shpirtin e kësaj kategorie që flasin shqip, por që mendja u punonte vetëm për të huajin… Lumë si ata që kanë mundur të drejtohen dhe t’i kthehen vlerave të popullit dhe atdheut të tyre shqiptar…
* * *
ARSIMI I LARTË (UNIVERSITETI) DHE ARSIMI PËRGJITHËSISHT ËSHTË ҪËSHTJE SHTETËRORE DHE KOMBËTARE

Edhe protesta e (jo)studenteve tregoi se Republika e Kosoves duhet te shpejtoje ne konsolidimin e institucioneve dhe politikave shteterore e kombetare. Tendenca me shume rrenuese se sa ndertuese e protestes se (jo)studenteve eshte dukur gjate gjithe kohes. Fakt eshte qe organet e UP-se dhe Rektori me lakmite e tyre per te perfituar sa me shume “grada” pa zgjedhur rruge e mjete e kishin lene situaten t’u rreshqas nga dora… Keshtu dolen surrojte, dedajt, VV-ja, etj, etj. dhe e kapen situaten ne dore, duke manipuluar me nje grup studentesh militante politik… Por, ama karten ua dha Rektori, I. Gashi, me avancimin e tij te padrejte, sic thuhet deri tash. Ky grup i studenteve militante te politikes ose politikave te caktuara edhe sot “(ri)demonstroi” qellimet e tij teresisht politike, duke kerkuar te vazhdohen protestat nese nuk jep doreheqje edhe Keshilli Drejtues i UP-se! Arsyetimi i vetem, sipas perfaqesuesit te tyre, D. Jashari, sepse kater nga anetaret e tij jane te emruar nga Ministria-Qeveria! Kjo tregon se protesta e tyre nuk ka te beje fare me ceshtje akademike. Nese shkaku ose shkasi i protestes ishte skandali i Rektorit me publikimet e tij, fajin per gradimin-avancimin e rektori ne profesor te rregullte e ka Senati dhe filtrat tjere paraprak e jo Keshilli Drejtues… Nese ky grup studentesh dhe ata qe jane prapa tij mendojne qe Universitetin “Hasan Prishtina” ta bejne “republike” me vete ose nje lloj Vatikani krejt te pavarur nga institucionet e Republikes dhe nga politikat kombetare e shteterore te Kosoves, atehere duhet t’u thuhet qe e kane gabim dhe t’u thuhet STOP! Keto tendenca te karakterit anarko-vandalist vertete jane te demshme dhe te rrezikshme per te sotmen e brishte te Kosoves dhe per te ardhmen e saj dhe te kombit shqiptar. Tashme nuk eshte pune studentesh, por pune e nentokes dhe e sherbimeve te huaja qe po perfitojne edhe nga brishtesia e shtetit dhe nga politikat shpeshhere te gabuara te Qeverise dhe te institucioneve tjera… Arsimi-edukimi ne cdo vend normal, ne cdo shtet eshte ceshtje shteterore dhe kombetare. Studentet qe ia duan te miren ketij vendi, intelektualet, partite politike dhe organizatat tjera joqeveritare (te shumtate jane te varura…) duhet te insistojne qe UP-ja dhe arsimi-edukimi te “clirohen” nga ndikimi i grupeve te ndryshme joformale, nga partite dhe organizatate politike, nga keto shoqatate e tipit surroi-deda, nga grupet e interesit dhe nga ato profitabile dhe te futen teresisht nen kontrollin ligjor dhe institucional, te institucionalizohen dhe te vihen ne sherbim te qytetareve dhe te Republikes sone, te vihen ne funksion te asaj per cka jane themeluar dhe per cka financohen nga taksapaguesit tane..

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura