Prishtinë, 21. 01. 2016: Ka vite që politikanë dhe zyrtarë qeveritarë e partiakë talljen, lojën e mashtrimin i kanë bërë mënyrë (mbi)jetese në skenën politike-publike! Një pjesë e këtyre politikanëve angazhimet, politikat dhe veprimet e tyre të dëmshme për vendin dhe interesat e tij i mbështjellin edhe sot me ambalazhin e quajtur “rugovizëm”! Me këtë filozofi demode dhe me emrin e tij (i ndjeri ishte kryetar i LDK-së) nisi edhe loja me ndërtimin e Operës së Kosovës! U habitën qytetarët e Kosovës kur dëgjuan që Opera e Kosovës u pagzua me emrin e Ibrahim Rugovës!!
– Ç’lidhje ka I. Rugova me Operën dhe me artin?!
– Çfarë ka të përbashkët Opera me Ibrahim Rugovën?!
Ai ka qenë një kritikë letrar dhe një politikan mediokër me prirje kolaboracioniste-kuislinge…
Opera dhe I. Rugova nuk shkojnë bashkë: Opera është art, është kategori e të bukurës, ndërsa Rugova është e kundërta e tij, përfaqësues i të shëmtuarës. Operës mund t’i shkonte emri i një kompozitori ose kompozitoreje, emri i një artisti ose artisteje të Operës, Filharmonisë, Baletit, etj. Mund t’i shkonte edhe emri i Jusuf Gërvallës ose emri i Gursel Sylejmanit (edhe e ndonjë heroi a dëshmori tjetër që ishte i kësaj fushe…), që janë hero të kombit shqiptar dhe njëherit artistë, por në asnjë mënyrë emri i një njeriu që veç me artin nuk kishte të bënte, ishte e kundërta e tij. Bashkësia (komuniteti) e artistëve, po të mos ishte e kapur (tërësisht e varur nga fondet publike që kontrollohen nga qeveria!), nuk do ta pranonte kurrë një emër të tillë për Operën, një emër që politizon dhe shëmton këtë institucion arti që në propozim të ndërtimit që nuk po fillon…
Postime të Lidhura
MEHMET BISLIMI: TË FYER E TË ZHGËNJYER!
(Zvicër, 04. 10. 2012) – Jo zoti Noci, jo e keni gabim gjithë ditën (apo e shtrembëron me…
ELIFE PODVORICA JASHARI: NJË DITË GUSHTI NË ORLLAN!
Prishtinë, 03. 09. 2016: …Oh sa u gëzova, duke kërkuar një stilolaps dhe një copë letër, e gjeta…
FATON MEHMETAJ: SERBIA DJE DHE SOT
Prishtinë, 18. 06. 2014 – Identiteti i sotëm i Beogradit dhe i Serbisë përgjithësisht shihet në gjuhën e…
RIKTHIM I JASHTËZAKONSHËM I PDK-së, RIKTHIM I PRITUR I LDK-SË, AAK-ë TE VENI DHE HIBERNACIONI I LV-së!
RIKTHIM I JASHTËZAKONSHËM I PDK-së, RIKTHIM I PRITUR I LDK-SË , AAK -ë TE VENI DHE HIBERNACIONI I…