Një studim i shkurtër mbi Zeusin dhe Pellazgët në origjinën e shfaqjes së «qytetërimit helen»
Nga Dr. Mathieu Aref, Paris më 07. 02. 2026
Ka shumë nga ata që e dinë se unë jam një adepte i përesosurisë dhe mbi të gjitha, i ndërgjegjshëm në gjithçka që bëj, i drejtë dhe i vendosur dhe kurrë nuk ndërmarrë një studim ose projekt kërkimor pa qenë i sigurt se informacioni i disponueshëm do të më lejojë ta studioj atë pa pengesa, pavarësisht nga kompleksiteti i lëmës. Para se të nis ndonjë studim ose kërkim, duhet të sigurohem që nuk po marr rrugën e gabuar ose nuk po ndjek një gjurmë të rreme, e cila në mënyrë të pashmangshme do të më çonte në një rrugë pa krye. Më në fund, kur arrij në përfundime koherente, bindëse ose relevante, atëherë mund të zbuloj rezultatet e studimeve dhe kërkimeve të mia.
E thash gjithë këtë, për faktin sepse nëse pohoj diçka, jam siguruar se ajo çështje është studiuar shkencërisht me ndërgjegje dhe me shumë kujdes, në mënyrë që përfundimet e mia të jenë të qarta, koherente dhe të pakundërshtueshme. Rrjedhimisht përmbahem dhe kurrë nuk kuturisem të jem i paqartë ose i pasaktë në asnjë nga përfundimet e mia. Përndryshe, preferoj të hesht sesa të nxjerr budallallëqe si disa fillestarë, amatorë apo edhe akademikë mediokër, mjerisht!
Më poshtë, dua t’u përgjigjem disa pyetjeve të bëra nga lexuesit e librave të mi dhe faqes sime në Facebook. Ata janë të intriguar nga emri «Zeus». Ky emër është keqpërdorur dhe keqkuptuar plotësisht, qoftë për shkak të injorancës, neglizhencës, ose mungesës së njohurive historike dhe gjuhësore, ose (Kjo është një nga hipotezat e mia) sepse disa (sidomos armiqtë trashëgues të Pellazgo-shqiptarëve si edhe shumë autorë modernë) e kanë errësuar qëllimisht atë… për t’i shërbyer ideologjisë së tyre, paragjykimeve të tyre dhe kryqëzatës së tyre për të shkëputur etnonimin “Pellazgë” (si paraardhës të Shqiptarëve) dhe për ta përvetësuar atë në dobi të Heleneve… dhe për t’ua lënë Shqiptarëve etnonimin «Ilirë»! Fatkeqësisht, e gjithë historia e Greqisë është e mbushur me këto lloj gabimesh, paqartësie, kontradikte, fshehtësish, gënjeshtra, manipulime dhe mashtrime të tjera…
Pas kësaj parathënieje, kthehem te pyetja e shtruar: kush është «Zeusi» dhe çfarë shpjegimi ka emri i tij?
Do ta shpjegoj edhe një herë, edhe pse kam folur shpesh për te këtu. E sqaroj përsëri për shkak se është një ngjarje themelore në studimet dhe kërkimet e mia pellazgjike (historike dhe etnolinguistike). Në të vërtetë falë Zeusit e kam ndjek rrugën që kam ndjekur, shumë kohë – para pesëdhjetë viteve të mia të punës së vështirë dhe të vazhdueshme, të përfshirë në tezën time të paraqitur në Sorbonë/Paris.
Isha 15 vjeç dhe ende ndiqja Liceun Francez në Heliopolis / Kajro, kur lexova për herë të parë në Iliadë se “Zeusi” ishte «PELAZGË» (kënga XVI, 233/236): “Zeusi Mbret, Dodonas, perëndi e largët, Pellazg, që mbretëron mbi Dodonë…”. Kur mësova se Zeusi ishte PELAZGË, u gëzova pamasë dhe nuk mund t’u besoja syve të mi! «Zeusi nuk ishte grek» sikur e kisha mësuar në librat e Historisë si edhe në fjalorët dhe Enciklopeditë! Por gjëja më e jashtëzakonshme është se pesë vjet më parë (isha rreth 10 vjeç), babai im më kishte thënë: «Mbaje mend, biri im, se ne jemi populli më i vjetër në Europë dhe jemi pasardhës të Pellazgëve!» Që atëherë e tutje u interesova për historinë e vendit tim dhe origjinën time. Dhe ky interes ka vazhduar deri më sot. Faleminderit, Atë, faleminderit, Homer!
Në «Jeta e Pitagorës», Porfiri (biografi i tij) rrëfen një epigram që i atribuohet Pitagorës, të gdhendur në një varr: «Këtu prehet i vdekuri Zan, i cili quhet Zeus». Kështu, kjo e lidh “Zanin” me Zeusin në një kontekst Egjeo-Kretan. Në të vërtetë, emri i vërtetë i perëndisë supreme të panteonit olimpik është ZAN/ZANI, në gegënishten (= «Zë /Zëri» në toskërishte), ndryshe nga grekët që e quajnë «Zeus».
Pitagora ishte një Pellazgo-tirrhen (i lindur në Samos, një ishull pellazg si Lemnosi). Pse kishte të drejtë Pitagora? Sepse disa elementë të studimit tim përputhen dhe mbivendosen: priftëreshat ose priftërinjtë e shenjtërores së Dodonës (kryeqyteti i kultit të Pellazgëve) interpretonin ZANIN (Zërin) e Zotit përmes fëshfërimës së gjetheve të «Lisit të Shenjtë» të Dodonës. Pse lisi ishte i shenjtë për pellazgët ? Sepse në parahistori, Pellazgët (Njerëzit e Shpellave = Sh’Pellazgët) ushqeheshin me «lëndët» e Lisit, të cilat shërbenin si ushqimi i tyre kryesor.
Lisat janë të pasura me niseshte dhe lëndë të tjera ushqyese e vitamina: të pasura me karbohidrate (50%), por me një indeks të ulët glicemik, me lipide (30%) dhe me proteina (7%), dhe gjithashtu përmbajnë kalcium, kalium, fosfor, magnez dhe vitamina B! Ky nderim i “Lisit të Shenjtë” ishte një “kujtesë e së kaluarës, e ruajtur në kujtesën kolektive për mijëvjeçarë… një ‘njerëz shpellash’ të ushqyer nga lisa përveç produkteve të gjuetisë së tyre. Kjo është arsyeja pse ‘Lisi ishte i shenjtë’ dhe u bë një lidhje e patjetërsueshme midis priftërinjve të Dodonës dhe ‘ZËRIT’ të zotit = ZAN/ZANI, i cili manifestohej përmes fëshfërimës së gjetheve të këtij ‘Lisi të Shenjtë'”.
Pra, ja një shpjegim i detajuar, koherent dhe i pakundërshtueshëm. Lëndet e Lisit janë të pasura me niseshte dhe veti të tjera ushqyese dhe të pasura me vitamina: të pasura me karbohidrate (50%), por me një indeks të ulët glicemik, me lipide (30%) dhe me proteina (7%), dhe gjithashtu përmbajnë kalcium, kalium, fosfor, magnez dhe vitamina B!
Ky nderim i «Lisit të Shenjtë» ishte një «kujtesë e së kaluarës (reminishensë), e ruajtur në kujtesën kolektive për mijëvjeçarë … një «Popull i shpellave» të ushqyer nga lëndët e Lisit përveç produkteve të gjuetisë së tyre. Kjo është arsyeja pse «Lisi ishte i shenjtë» dhe u bë një lidhje e patjetërsueshme midis priftërinjve të Dodonës dhe «ZËRIT» të zotit = ZAN/ZANI, i cili manifestohej përmes fëshfërimës së gjetheve të këtij «Lisi të Shenjtë». Pra, ja një shpjegim i detajuar, koherent dhe i pakundërshtueshëm.
Pastaj janë të gjitha polemikat që rrethojnë «emrin» e Zeusit, për të cilin askush nuk ka qenë ende në gjendje ta shpjegojë emrin në gjuhën shqipe, dhe veçanërisht në dialektin «gegë» të Shqipërisë veriore dhe lindore. Për më tepër, deri tani, askush ende nuk ka pohuar se «Zeusi nuk është grek». Jemi të përmbytur me gabime, paqartësi, gënjeshtra, shpikje, fshehje dhe manipulime të ndryshme: «Askush nuk e ka vënë në dukje këtë fakt të justifikuar, të vërtetuar e të provuar…
Së fundmi, për të përfunduar këto fakte të provuara, duhet theksuar se TË GJITHË autorët e lashtë pohuan unanimisht se Pellazgët [paraardhësit e Zanit/Zeusit!] ishin një popull «para-helenik dhe parahistorik» dhe ata nuk njihnin asnjë tjetër. “Mikenasit” nuk mund të kenë qenë grekë, pasi Helenët e parë nuk u shfaqën vetëm pas shekullit të 8-të p.e.s. Për më tepër, gjatë periudhës së njohur si “Epoka e Errët” (1200-800 p.e.s.), nuk kemi asnjë provë, aludim ose dëshmi për ekzistencën e Helenëve në atë kohë. Prandaj, Helenët nuk mund të kenë qenë «Mikenas», sepse të vetmit Mikenas të njohur nga autorët e lashtë ishin banorët e «qytetit» të Mikenës në kohën e tyre.
Për më tepër, shumica e emrave në poemat epike shpjegohen nga «gegënishtja» e Shqipërisë veriore dhe lindore (të cilën e kam shpjeguar shumë herë në librat e mi edhe këtu në rrjetin tim facebook, prandaj nuk do t’i përsëris më). Një fakt tjetër që vërteton se poemat epike ishin pellazge (si… Zeusi, për shembull) dhe se Mikenasit mund të kenë qenë vetëm Pellazgë dhe jo Helenë… meqenëse ata nuk ekzistonin gjatë kësaj periudhe të ashtuquajtur mikenase, një term i shpikur nga pseudo-arkeologu Heinrich Schliemann në fund të shekullit të 19-të, për shkak të keqpërdorimit të emrit «mikenas».
Në fragmentin e Iliadës (XVI, 233/236), Zeusi jo vetëm që përcaktohet si «Pellazg», por referohet edhe si «Mbret» dhe «Dodonas»: dmth «krejtësisht vëndas (autochton) dhe Pellazg»! Gjithë këto elemente nuk kanë hyrë në veshët e një shurdhani! Prandaj, këtu ka dy elemente kontradiktore që duhet të analizohen me kujdes: «Zot dhe mbret»! Kjo është arsyeja pse fillova studimet e mia duke kërkuar shpjegimin e këtyre tre epiteteve. Sapo kam shpjeguar atë për Zeusin, dhe tani do të shpjegoj atë për «Mbret’in».
Pausania është i vetmi autor antik që ka shkruar gjërë e gjatë për «Pelasgos-in» mbreti i parë dhe «eponim» i Pellazgëve (Përshkrimi i Greqisë, VIII, Arkadika – 1.4.). Prandaj, është një dilemë t’i përzihen të dyja menjëherë pa thënë asgjë në mënyrë të qartë: ose ai ishte Mbret ose ai ishte Zot! Por meqenëse duhet të bëhet një zgjedhje, mendoj se ai ishte një «Mbret» që u bë «Zot», në të cilin rast «Pelazgu» (“Njeriu i parë” sipas Pausanias) duhet të ketë qenë një mbret i hyjnizuar nga populli i tij gjatë jetës së tij… Pastaj më vonë ai u bë Zan/Zani për shkak të fëshfërimës së gjetheve të lisit të shenjtë (“i shenjtë” sepse lëndët e tij fillimisht i ushqyen pellazgët për mijëvjeçarë), duke sugjeruar se ishte zëri i Zotit.
Sa i përket zërit që ngrihej përmes fëshfërimës së gjetheve të lisit (të Zan/Zanit), priftërinjtë dhe priftëreshat e Dodonës besonin se nga ato fëshmërima dilte «Zëri» i vetë Zotit, duke u manifestuar në këtë mënyrë, dhe për t’i dhënë një emër, ata thjesht e quanin “ZËRI”: ZAN/ZANI, siç bënin Kretasit dhe Pitagora (Pellazg/Tirrenas)!
Duke mos pasur qasje në të dhënat arkaike dhe sipas gjithçkaje që kam mundur të hulumtoj, studioj, krahasoj (me referenca të ndryshme), të kuptoj dhe analizoj si edhe intuitë dhe lexim midis rreshtave: jam plotësisht i bindur se Pelazgu («njeriu i parë i lindur nga toka», sipas Pausanias) ishte me të vërtetë një MBRET «hyjnor», domethënë, i «hyjnizuar gjatë jetës së tij» nga populli që e adhuronte dhe të cilëve u kishte mësuar kaq shumë gjëra… veçanërisht si të mbijetonin duke u ushqyer me lëndët e Lisit (i cili ishte bërë “i shenjtë”). Prandaj nuk është për t’u habitur që në Iliadë ai përshkruhet si «Zot, Mbret dhe Dodonas».
Është madje kurioze të vihet re se Zeusi në panteonin olimpik «sillej si një mbret», duke shpërndarë detyra te secili prej ministrave të tij (perëndive dhe perëndeshave) me barazi shembullore midis burrave dhe grave: një «karakteristikë pellazge» e «matriarkatit», ku gratë ishin të barabarta me burrat, ndryshe nga patriarkati lindor i futur nga Helenët në Europë.
Midis Keltëve, «Lisi», me rrënjët e tij të thella dhe trungun imponues, simbolizonte lidhjen midis «tokës» dhe «qiellit». Ai përfaqësonte lidhjen midis botëve sipër (qiellit) dhe poshtë (tokës). Keltët e shihnin atë si një ruajtës të njohurive stërgjyshore dhe një mbrojtës të trashëgimisë së tyre kulturore. «Lisi, një pemë e shenjtë e Keltëve, simbolizon forcën, jetëgjatësinë dhe mençurinë, duke reflektuar respektin e tyre të thellë për natyrën».
Prandaj, lisi ishte shumë i rëndësishëm në kozmologjinë kelte, ai frymëzonte nderim dhe respekt. Ndikimi i tij vazhdon të ndihet sot në traditat, legjendat dhe praktikat e popujve të lashtë. Nuk është për t’u habitur që Keltët adhuronin «Lisin e Shenjtë», pasi është një trashëgimi e përbashkët me Pellazgët. Teokriti, rreth 315–250 p.e.s., (Idilet, VI, XI, XVI ) dhe Apiani, rreth 90–160 pas Krishtit, (Histori – Iliriku II, Maqedonia II): këta autorë pohuan «Keltët, Galatasit dhe Ilirët». Këto të fundit (ishin vetë Pellazgët) përfaqësonin vetëm një «emër» që iu është veshur Pellazgëve kur ikën në Veriun e lartë të Greqisë (strehim i sigurt për t’iu shmangur nënshtrimit dhe asimilimit të pushtuesve helen).
Helenë (dhe pastaj Romakët) e quanin «popull i lirë” dmth i pavarur dhe jo i nënshtruar. Pêr më tepër theksoj se emri “Druidë” (priftërinjtë keltë) baza rrenjësore e tij rrjedh nga fjala shqipe “DRU” = pëmë: Lisi është një pemë dhe sidomos një “bimë” shumëvjeçare me trung të trashë, të fortë e me degë të shumta që dalin në një lartësi nga toka (fjalor i shqipes/Tiranë 1984).
Por fjala e saktë botanike është “Dushk”. Bësoj se fjala arkaike e lashtë është “DRU” e cila mund të jetë e përdorur nga Pellazgët dhe Keltët. Në këtë drejtim, gjuha shqipe është në gjendje të deshifrojë ose interpretojë fjalë, emra dhe emra vendesh nga tokat me origjinë kelte. Do të bëj një shkrim gjuhësor më të hollë.
Së fundmi, duke mos arritur të gjejnë “gjuhën mëmë” të Europës, gjuhëtarët modernë “indoeuropianistë” (shekujt 18/19 edhe të sotëm sepse ajo ideologji ende vazhdon) përdorin sanskritishten (vedike, avestike), indo-iraniane ose “tokariane” si dëshmitarët më arkaikë midis disa gjuhëve (greqisht, latinisht, etj.) në një krahasim sistematik. Në vend të këtyre gjuhëve proto-indo-europiane (PIE), ata duhet të ishin përqendruar me zell në studimin e kujdesshëm të një gjuhe që kishin në dorë, por që e neglizhonin ose e injoronin: SHQIPEN, dhe veçanërisht dialektin “gegë”, më afër pellazgjishtes së vjetër dhe pellazgo-jonishtes.
Unë e konsideroj këtë gjuhë pellazgo-shqiptare të vjetër pa dyshim si “gjuhë amtare” të Europës (të cilën e quaj një “fosile të gjallë”) që gjuhëtarët e parë dhe ata që pasuan nuk ishin dhe nuk janë në gjendje ta zbulonin ose studionin, dhe kjo është ajo që i shtyu ata të kërkonin diku tjetër, si të thuash… shumë larg! Kjo gjuhë është origjina e Etruskëve, Helenëve, Keltëve dhe Latinishtes, me ndërhyrje të mëvonshme të sjella nga migrimet sllave, serbo-bullgare, nga kodrat e Uraleve të Azisë Qendrore (pra kontributet e shumta të sanskritishtes, etj.), dhe gjuhet fino-ugriane (hungareze, finlandeze estoneze, letoneze). Gjuha shqipe, me sa duket, nuk i ka interesuar shumë këta gjuhëtarë – jo shumë kuriozë, dhe madje edhe më pak të mprehtë! E kam trajtuar këtë çështje shumë herë këtu dhe gjetkë, por nuk do të elaboroj më tej sot, pasi nuk është fokusi i këtij teksti.
Përfundim
Zeusi përshkruhet si “pellazgjik” në Iliadën e Homerit (XVI, 233/236). Në Kretë (ku lindi: “humnera e shenjtërores së malit Iushtas”) ai quhej “Zan, greqishtja e lashtë” (=Zan, në shqip, gegënisht), ashtu si Pitagora (580-495 p.e.s.), i cili pohoi (sipas biografit të tij Porfiri) se emri i tij i vërtetë ishte ZAN/ZANI dhe jo “Zeus”, siç e quanin grekët. Gjithë këto elemente të përshkruar këtu përfaqësojnë një PËRPUTHJE TË PËRSOSUR midis Iliadës, Pelazgut/Pelasgos (Njeriut të parë “i lindur nga Toka”, sipas Pausanias), priftëreshave ose priftërinjve të Dodonës, gjuhës amtare të Pitagorës, “Popullit Parahistorik” (Sh’Pellazg) dhe “gjuhës shqipe”, domethënë:
- Se të gjithë “autorët e lashtë” pohuan unanimisht se Pellazgët ishin një “popull para-helen dhe parahistorik” pasi ata nuk njihnin asnjë tjetër. Nga ana tjetër, ata nuk ishin në dijeni të një “qytetërimi miken” sepse të vetmit mikenas që njihnin ishin “banorët e qytetit të Mikenës”. Ishte pseudo-arkeologu Heinrich Schliemann (një tregtar i pasur gjerman) që “shpiku” shprehjen “qytetërim miken” sepse kishte zbuluar një thesar të lashtë (një maskë ari funeral) në qytetin e “Mikenës” (prandaj…shpikja: “qytetërim miken”) në Argolis/Greqi… të cilën ai gabimisht ia atribuoi “Agamemnonit”, heroit të Iliadës!
- Onomastika e Iliadës dhe Odisesë mund të shpjegohet dhe interpretohet përmes shqipes (“gegënishtes” nga Shqipëria veriore dhe verilindore), të cilën unë e konsideroj “gjuhë amtare” të Europës dhe një fosile e gjallë. Për më tepër, jo shumë kohë më parë, një konsorcium gjuhëtarësh në SHBA më në fund njohu historicitetin dhe lashtësinë e gjuhës shqipe në Europë!
- Se pellazgët nuk ishin vetëm një popull “parahistorik”, por edhe një popull “parahelen”, ashtu siç përshkruhen (si të tillë) nga të gjithë autorët e lashtë.
- Se, si një popull parahistorik, Pellazgët ushqeheshin me «lëndet e Lisit» (një nga ushqimet kryesore të popujve parahistorikë, sipas të gjithë prehistorianët dhe etnologët: provë e mëtejshme e origjinës së tyre parhistorike.
- Pse lisi ishte i shenjtë për Pellazgët? Ishte i shenjtë sepse lisat e tij ushqyen paraardhësit e tyre për mijëvjeçarë para zbulimit të bujqësisë në periudhën neolitike (8000 p.e.s.) … duke ilustruar, sipas Pausanias, “një qytetërim gradual dhe të dallueshëm indigjen arkadian”. Ky qytetërim, pas pushtimit të Pellazgjisë (në thelb Arkadia, Argolisa, Thesprotia, Thesalia dhe ajo që do të bëhej Peloponezi), u uzurpua, u modifikua dhe u manipulua nga pushtuesit Helenë të huaj (prandaj jo indigjenë).
- Se Pelazgu konsiderohet nga Pausania si njeriu i parë dhe mbreti vendas i Arkadisë, pasi u ka mësuar nënshtetasve të tij të hanin lëndë Lisi të pjekura dhe ka shpikur bazat e qytetërimit, siç është ndërtimi i kasolleve dhe veshjeve prej lëkure deleje, duke shënuar një përparim nga këto aftësi mbijetese drejt bujqësisë (Koha Neolitike) dhe zanateve më të përpunuara, dhe më pas, me kalimin e kohës, drejt një qytetërimi më të sofistikuar… Dhe së fundmi përmes shpikjes së shkrimit («Gërmat Pellazge» sipas Diodorit të Sicilisë (Biblioteka historike – III, 67; V, 74 dhe në vijim § V. 3. c.)… duke ilustruar, sipas Pausanias, një “qytetërim gradual dhe të dallueshëm vendas Arkadian”.
Rrethi është i plotë. Kjo është arsyeja pse teza ime përmbys të gjithë historinë e pranuar përgjithësisht. Kjo është arsyeja pse më shohin me dyshim, madje më përjashtojnë, jo vetëm nga Grekët (dhe gjithë popujt e huaj, jo vendas, të Ballkanit) por edhe nga autoritetet zyrtare shqiptare dhe historianët modernë (ata që janë përgjegjës për historinë «e pranuar përgjithësisht» kundër së cilës unë kam luftuar për më shumë se 50 vjet). Ata nuk vunë re nga asgjë, as nuk e kanë kuptuar mashtrimin grek… as pse unë e vë në dyshim qytetërimin grek ashtu siç mësohet kudo në botë: shkolla, universitete, enciklopedi, institucione kulturore dhe akademi të tjera. Në tekstet shkollore të historisë, ne nuk mësojmë të Vërtetën, por gabime, paqartësi, marrëveshje për të fshehur të vërtetën, gënjeshtra dhe sidomos për të fshehur :
- uzurpimin e njërit prej qytetërimeve më të lashta (Pellazg) dhe shenjtërores më të lashtë pellazge në Europë (Dodona),
- Gjuhën amtare të Europës (pellazgo-shqipja), trashëgimtare (një fosil i gjallë) dhe ende i gjallë në shqipen moderne, dhe veçanërisht në dialektin «gegë» të Shqipërisë veriore dhe verilindore… larg pushtuesve: «streha e fundit e Pellazgëve» pas pushtimit të «Pellazgjisë» nga pushtuesit Helenë,
- Çfarë kishin bërë për të fshirë të gjitha gjurmët e pararendësve të tyre (Pellazg) të cilët i kishin pushtuar.
Por asnjë krim kurrë nuk është i përsosur! Është e mjerueshme, është e trishtueshme, është e vajtueshme dhe është dëmtuese për HISTORINË, për ne bijtë e Pellazgeve … dhe për të arritur në këtë pikë tragjike!





————-
ROLI HISTORIK I PELLAZGO – SHQIPTARЁVE …
https://pashtriku.org/roli-historik-i-pellazgo-shqiptar%d1%91ve/
© Pashtriku.org