Nëntë vjet më parë, (më 1 dhjetor 2013) kur u organizua balotazhi i zgjedhjeve lokale të datës 3 nëntor 2013 paskam bërë këtë analizë. Lexoni që të kuptoni zanafillën e zhvillimeve të sotme politike …
***
Këto zgjedhje legjitimojnë ndarjen e Kosovës në baza etnike!
ZGJEDHJET LOKALE E DËMTOJNË INTEGRITETIN E BRENDSHËM TË KOSOVËS!
Nga Sheradin Berisha, më 1 dhjetor 2013
Plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës në dy etnitete (në shqiptare dhe atë serbe) nuk është risi. Ky plan i projektuar nga Dobrica Qosiç (1993), ndonëse gjatë periudhave të caktuara është përdorur si planë rezervë për realizimin e synimeve serbe, po të lexohet me kujdes Pakoja e Ahtisarit do të spikaten me lehtësi shumë elemente të modifikuara, të cilat reflektojnë qartë këtë ndarje.
Dihet mirëfilli se substrati i ndarjes së Kosovës ngjashëm me Bosnjë dhe Hercegovinën (BiH), është hedhur menjëherë pas përfundimit të luftës me krijimin e enklavave serbe brenda Kosovës, e cila me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së u vu ushtarakisht e politikisht nën protektoratin ndërkombëtar. Rrjedhimisht në këtë kohë u shkëputë pjesa veriore e Kosovës (Leposaviçi, Zubin Potoku dhe Zveçani, duke përfshirë këtu edhe Mitrovicën verore deri në urë të lumit Ibër ku u vendosën trupat e NATO-s, KFOR-i Francez.
Kjo ndarje e vijëzuar tashmë në pakon e Ahtisaarit, u legalizua edhe me miratimin e zemërgjerëve të ashtuquajtur “Grupi i Unitetit”, si rezultat i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit (me ndërmjetësimin e ekipit të emisari të OKB-së Marti Ahtisaari) që u zhvilluan gjatë vitit 2005 – 2007 në Vjenë.
* * *
Partitë politike PDK-LDK-AAK-AKR dhe institucionet e Kosovës, duke e pranuar PAKON E AHTISAARIT, (të bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila definon qartë sovranitetin e pjesshëm të Republikës së Serbisë në Kosovë!)… kanë pranuar ndarjen e Kosovës në dy ETNITETE.
Ndërkaq negociatat politike që u zhvilluan në Bruksel, ku u arrit marrëveshja Thaçi-Daçiq-Ashton më 19 prill 2013, kanë çimentuar konceptin e ETNITETIT SERB, në formë e përmbajte – përmesë njësisë Autonome të sebëve në Kosovë, që në këtë fazë embrionale po quhet: “ASOCIACIONI I KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE NË KOSOVË”!
Ky “ASOCIACION…”, me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013 dhe ato të balotazhit që po mbahen sot, përmes listës serbe që përfaqëson Qeverinë e Serbisë, legjitimon pushtetin e Serbisë në komunat me shumicë serbe dhe ndarjen e Republikës së Kosovës (lexo Ahtisarit) në baza etnike!
Me këto zgjedhje, çartazi po dëmtohet tërësia unike territoriale e Kosovës, dhe në këtë mënyrë po vështirësohet vullneti i shqiptarëve për BASHKIM në një SHTET KOMBËTAR me SHQIPËRINË.
( 01. 12. 2013)
——————-
Nga arkivi, më 1 dhjetor 2013
ZGJEDHJET LOKALE E DËMTOJNË INTEGRITETIN E BRENDSHËM TË KOSOVËS!
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10201160431189291&set=a.1761915884105&type=3