Dr.SADRI RAMABAJA: FEDERATA SHQIPTARE – FAKTOR KOHEZIV NË EVROPËN JUGLINDORE

Prishtinë, 6 tetor 2020: Federata Shqiptare duhet të jetë produkt i qytetarisë aktive; ajo duhet të rezultojë si kurorzim i veprës së idealistëve shqiptarë që po prodhon aktivizimi i forcave politike progresive gjithandei në truallin e Shqipërisë së natyrshme, e që jam i prirur ta cilësoi si brezi i artë i demokratëve kritik e të maturuar.
***
Në vitin 1945 diplomati dhe poeti francez Paul Claudel, shkruante: “Gjermania nuk është këtu që t’i ndaj popujt, por, të gjithë atyre kombeve të ndryshëm që rrethojnë kombin Gjerman, t’jua bëjë ta ndjejnë se, ata nuk mund të jetojnë pa njeri-tjetrin.” 1[Hans-Dietrich Genscher: 1997].
Këtë fakt duhet tashmë ta kuptojnë kombet e Evropës Juglindore (EJ) dhe ta kenë mëse të qartë se, Federata Shqiptare[FSh] do të jetë faktor koheziv dhe në shërbim të interesave të sigurisë dhe mirëqeniës për popujt e Rajonit. Shqetësimet e një lagjeje shtetesh të BE-së lidhur me rreshtimin e mundshëm të FSh në krah të aleancave gjeopolitike në ngjitje, e që do të mund të ishin kundër BE-së dhe interesave të saj jetike afatgjata, përmes promovimit të qartë e pa ekuivok të interesave tona jetike nacionale brenda BE-së, duhet menjanuar e nulifikuar me urgjencë. Dihotemia politike në këtë rrafsh strategjik nuk ka vend. Prandaj cfardo koketimi i tepruar me Turqin erdoganiste, e madje edhe me element të njohur radikal dhe të pozicionuar dikur kundër pavarësisë së Kosovës, që tashti janë në administratën e Trump-it, në dëm të Gjermanisë dhe BE-së, do ta bënin Federatën Shqiptare dhe çfardo integrimi brenda shqiptarë, të trajtohet si faktor shqetësues përë sigurinë e BE-së dhe interesave nacionale gjermane në EJ. Ne nuk guxojmë të shëndërrohemi asesi as në faktor përçarës, por as edhe anues, në çfardo gare të mundshme të brendshme mes boshtit të BE-së. Vizioni i Federatës Shqiptare si faktor kohezoni brenda EJ dhe më tej në nivele të BE-së, duhet të jetë pjesë e strategjisë sonë së veprimit dhe në të ardhmën e afërt, kur do të jemi pjesë e familjes evropjane, anëtar të denjë të BE-së – bashkësisë së kombeve që tashmë njihet si bashkësi politike.

Federata Shqiptare nuk realizohet dot brenda ,,ëndrrës amerikane”, por ajo përmbushet plotësisht si ,,ëndërr e jona, pra ëndërr shqiptare” brenda ,,ëndrrës evropiane”. Aleida Assmann në studimin e saj me titullin ,, Ëndërra evropiane” e sheh këtë fenomen politik si ,,një panoramë të përbashkët të mendimit dhe veprimit për kombet e BE-së” [ A. Assmann:2019], që duhet të jetë produkt i leksioneve të përvetsuara të historisë, por edhe si propozim i denj i saj. Kjo ëndërr e realizuar pjesërisht brenda BE-së rezulton të jetë plotësisht ”e lidhur përmes historisë së dhunës”. [A.Assmann: 2019]. Dhe kjo ndodhi dhe po ndodhë cdo ditë, meqë në Evropë historia është materje prej së cilës nuk ngjizen vetëm ëndrrat e trishta dhe traumat, por edhe ato me shije pranvere; ajo është vetë mishërimi i së ardhmes së përbashkët e formësuar mbi bazën e vullnetit politik, si garancë e paqes, mirëqenies dhe lirisë. Historia moderne e Evropës dëshmon se përmbushja e kësaj ëndrre është e mundshme. Popujt e Evropës tashmë e njohin mirë historinë e dhunës, ndërkaq përmes realizimit të
BE-së, ata kanë dëshmuar se dinë të përvetsojnë, ta njohin dhe të reflektojnë mirë ndaj leksioneve që u ka dhënë historija.
Historia moderne e Evropës, për fat të mirë, ka përgenjeshtuar mendimtar kolosal, siç ishin psh. Georg Fridrih Hegel dhe Bernard Shou, të cilët kishin ardhur në konkluzione pesimiste, duke pohuar se ,,gjithëçka që ne mësojmë nga historia, është se nga ajo nuk mësojmë dot gjë”.
BE-ja është produkt i një procesi të gjatë të të mësuarit nga historia.
Kohezioni i shtetit-komb
Në ligjëratën me titull ,,Çka është Kombi?”, të mbajtur në Sorbonë më 11.05.1882, filozofi francez Ernest Renan, përveç tjerash sheston edhe për të ardhmen e Shtetit-Komb. Me këtë rast ai vije deri te përfundimi se: ,,Kombet nuk janë të përjetshëm. Konfederata evropiane sipas të gjitha gjasave do t’i shuaj ata”. [Ernest Renan:1995]. Po të ishte Renan në jetë në vitet 1989/91, e veçanërisht në këto vitet e fundit 2015 e tutje, duke veneruar me kujdesë frymën që po përjeton riafermimi i kombit dhe shtetit-komb, sidomos në Evropën Lindore dhe atë Juglindore, fare lehtë do ta korrigjonte tezën e tij, duke i dhënë përparsi nevojës dhe domosdoshmërisë së kultivimit të kohezionit të shtetit-komb, që në realitet nënkupton shtetin modern, respektivisht shtetet-komb edhe brenda Federatës [a Konfederatës] evropiane, respektivisht ,,ëndrrës evropjane, si diçka imanente për të ardhmen e përbashkët në kontinentin tonë.
Historiani mmerikan Tony Judt, në vitin 1996 shkruan për ,, iluzionet e mëdha të Evropës”. Ndërkaq politikologu britanik Alon Milvard në një studim të tij me frymë klasike, shkruan për BE-në si ,,shpëtimtar i shteteve- kombe”. [Tony Judt:1996] Që të dytë kanë konstatuar me të drejtë se, ndërkohë, në Evropë, si në Llindje edhe në Perendim, kemi të bëjmë me fenomenin e ,,rizbulimit dhe ridëshmimit të shteteve-kombe”. Në këtë stad, shih për këtë, procesi i integrimit të brenshëm i që të dy republikave shqiptare në një shtet federal, është fare i natyrshëm, madje edhe i domosdoshëm.
Shtetet e Evropës Qendrore dhe asaj Lindore, që dikur ishin pjesë e Bllokut Sovjetik, aderimin në BE, krahas atij të çlirimit nga tutela ruse, e shihnin si proces strategjik e në dobi të sigurisë afatgjatë nacionale. Si i tillë, ky proces, mbetet për aq kohë sa mirret si i mirëqenë mendimi i presidentit rus, Vladimir Putin [2005] lidhur me cilësimin e shembjes së Bashkimit Sovjetik si ,,katastrofa më e madhe gjeopolitike e shek. 20-të” dhe për aq kohë sa në jetë është ,,doktrina Putin”.

Sidoqoftë, krizat nëpër të cilat po kalon BE-ja [2008 e tutje]. Por edhe ndeshtrashat e përditshme në raport me përmbylljen e procesit historik që ndërlidhen me të drejtën e kombeve për vetëvendosje [Irlanda, Katolonia, Skocia] pastaj çështja e hapur e shqipëtareve në Maqedonin Veriore [qoftë edhe duke ju njohur të drejtën minimale për vetëvendosje të brendshme], ajo e Sanxhakut [të Novipazarit], e Republikës Serbska [në Bosnje] etj . nuk na lënë të jemi shumë optimist, e të pohojmë se procesi i shndërrimit të Evropës nga një kontinent i luftrave në atë të paqes, krijimin e Federatës Shqiptare jam i prirur ta shoh edhe si kontribut të veçantë për ruajtjen e paqes në rajon dhe të kohezionit të shtetit- komb në BE. Katër leksionet e historisë dhe ëndrra europiane
Në librin e saj ,,Der europaeische Traum” [Ëndrra evropiane] Alajda Asman potencon katër nga leksionet e historisë, që kanë kontribuar në shndërrimin e qytetarëve evropianë në banorë të një utopie, po aq sa edhe të një historie të përbashkët:
1] Sigurimi i paqes;
2] Promovimi, respektivisht restaurimi i shtetit të së drejtës dhe ngritja e demokracisë; 3] E verteta historike dhe ndërtimi i kulturës gjermane të kujtesës;
4] Rizbulimi i të drejtave të njeriut.
Epoka prej 9 majit 1945, që shërben si datë simbolike e kujtesës për rënien e nacionalsocialistëve të Hitlerit, e që konsiderohet edhe si data e kthesës historike — fitores kundër fashizmit si ideologji, shënon edhe fillimin e historisë moderne të përbashkët të BE-së. Shih për këtë, historiani Britanik Timothy Garton ASh, pavarsisht eurokrizës, ndeshtrashave të mëdha, për pasojë, në lëmin e finabcave edhe në raportet veri-jug [Gjermani/Francë/ Danimarkë në njërën anë dhe Greqi/ Itali/ Spanjë, në anën tjetër], lidhur me historinë e së ardhmes së BE-së, në një intervistë dhënë të përditshmes gjermane ,,Süddeutsche Zeitung” me 4 korrik 2013, qe shprehur:
,Evropa,sidoqoftë është një krijesë e papërseritshme, një herë e krijuar”. [T.G.ASh: 2013]. Si të tillë — të papërseritëshme, BE-në, këtë projekt politik sui generis, e bën vet historia.
Çlirimi i Kosovës [qershor 1999], si pjesë e historisë progresive Evropiane, ka krijuar parakushtin për zgjerimin dhe përmbylljen e këti projekti; ai ka krijuar parakushtet edhe për sigurimin e paqes në EJ dhe ka hapur perspektivën për integrim të shteteve të rajonit në strukturat euroatlantike. Pa çlirimin e Kosovës nga Serbia as që do të mund të paramendohej aderimi i Shqipërisë, por sidomos ai i Malit të Zi dhe së shpejt edhe i Maqedonisë Veriore në NATO, duke çelur kështu mundësitë reale për aderim edhe në BE.
Me aplikimin e vetingut në drejtësi, edhe Shqipria aktualisht po promovon gradualisht shtetin shqiptar, këtë nukleus të Federatës Shqiptare, si shtet i së drejtës. Nëpër këtë proces [duke e përvetsuar edhe si leksion të historisë evropjane] gjithësesi do të kalojë edhe Republika e Kosovës.
Leksioni i tretë — ai që ka të bëjë me të vërtetën historike dhe ndërtimin e kulturës së kujtesës, megjithëse ka të bëjë më shumë me Serbinë, elemente të tij duhet përvetsuar edhe nga shqiptarët.
Emërtmi i rrugëve dhe institucioneve të kulturës e tj: me emrat e kuislingëve fashist të tipit të Xhafer Devës, Rexhep Mitrovicës e tj. në Prishtinë, në Mitrovië e gjetkë, kudo në Kosovë, flet për ,,mbetje në provimin e vjeshtës” në lëmin e historisë për institucionet e arsimit, e jo vetëm.
Memorizimi i së vërtetës edhe kur na dhemb ne [siç është edhe rasti me ,,Batalionin Skandebeg”], është në dobi të krijimit të kulturës së kujtesës. Ai proces do vlerësuar si leksion i çmueshëm për brezat që vijnë.
Ndërkaq për shekullin e përballjeve me projektet serbe për zhdukjen e shqipëtarëve [1877–1999], për aq sa ka nevojë ta mësojë e stivojë leksionin e historisë Serbia, po aq ka nevojë edhe Evropa.
Duke mësuar këto leksione që zë në gojë profesoresha Asman, e duke i respektuar të drejtat e njeriut, por edhe duke i kuptuar ato si pjesë përbërëse të idesë moderne që tashmë është përvetsuar nga kombet e civilizuar, gjithënjë duke pasur për objektiv modernitetin e kombit, Federata Shqiptare bëhet realitet më shpejt brenda ’’ëndrrës evropiane”.
“Riformatimi” i demokracisë-nevojë e përditshme
Luftrat në dekadën e fundit të shek. 20-të në ish Jugosllavi, disi të ‘’papërfunduara”, por edhe ringjallja e diktatorëve, fillimisht në trajtën e udhëheqësve autoritar të tipit të Orbanit, Erdoganit etj. gjithandaj në Evropën Juglindore [tandemi Vuçiq-Thaçi janë sinjifikimi këtij fenomeni], ka rrezik të shërbejnë për rikthimin e diktaturave të llojit të vet.
Në historinë shqiptare rikthimi i diktatorit Ahmet Zogu në pushtet [janar 1925], pas revolicionit demokratik të qershorit 1924, të udhëhequr nga F.S.Noli,Shqiprisë i kushtoi, përveç tjerash, edhe me rrudhjen e gjeografisë politike të shtetit [perla e Shën Naumit në jugëlindje dhe Malet e Vermoshit në veri], tok me inagurimin e diktaturës dhe shndërrimin e Shqipërisë nga një Republikë Demotrarike në ngritje, në një Monarki, fillimisht të varur nga Beogradi (3), e më pas të shitur tek Roma fashiste. (4)
Edhe republikat e reja që ishin ngritur në vitet 1930-ta gjithandej në Evropë, po përmbyseshin e gdhiheshin në diktatura shpejt e shpejt. Ky fenomen nuk kishte si mos të përfundonte në një kasaphane, siç ishte Lufta e Dytë Botërore. Urtia popullore shqiptare thotë: ,,çka mbjellim-korrim”. Prandaj, leksioni i dytë, sipas leximit të historisë evropjane që i ka bërë profesoresha A. Asman, që ka të bëjë me mbarshtrimin e së drejtës dhe ndërtimin e demokracisë, mbetet aktual për Evropën Juglindore.
”Riformatimi” i demokracisë, kultivimi i saj parmanent, mbajtja dhe selitja e saj, është nevojë e përditshme; ky proces politik, prandaj pati nevojë si për Gjyqin e Nyrbergut [ 1945 pas fundit të LDB], ashtu edhe për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me seli në Hagë pas luftrave në ish Jugosllavi- 1990–1999], që për objekt trajtimi kishte gjenocidin dhe krimet serbe para së gjithash në Bosnjë dhe Kosovë.
Nga këto dy Gjykata, rëndësi historike kishte sidomos ajo e Nyrbergut, meqë e çliroi drejtësinë si nocion universal, duke e nxjerrë atë nga gëzhoja e parimeve të drejtësisë nacionale e duke i dhënë asaj karakter të mirëfilltë univesal. Që të dy këto gjykata,i shërbyen tok projektit që ka të bëjë me ,,ëndrrën evropjane”.
Kategoritë e reja juridike që u promovuan në Gjykatën e Nyrbergut si prurje të reja në fondin juridik ndërkombëtar, si:
1] Krimi kundër paqes [luftrat sulmuese];
2] Krimet e luftës [lufta kundër pengjeve e të burgosurve në kohë lufte];
3] Krimet kundër njerëzimit [dhuna me karakter racist kundër hebrenjëve dhe pakicave tjera], do të shërbejnë si leksion historie edhe për Gjykatë e Hagës dhe udhëheqësit e zbatuesit e krimeve e masakrave që risollën skenat e llahtarshne gjithandej në ish Jugosllavi dhe në fund edhe në Kosovë — kapet e shumta të përqëndrimit e masakrat si ato në Sarajevë, Bihaq, Srebrenicë… e deri te ato në Prekaz, Reçak, Mejë… të kryera nga aparati i dhunës nën komandën e hitlert te Ballkanit- Slobodan Milosheviqi.
Në proceset në Nyrnberg dhe Hagë, konstaton A.Asman, shteti-komb më nuk ishte instanca e fundit që do të kishte të bënte me definicionin e së mirës dhe së keqes [A.Asman:2019]. Por nga ky çast historik, të gjithë kombet marrin përgjegjësi dhe detyrime për përballje me këto norma të larta juridike. Këto norma juridike që de fakto burojnë nga procesi i Nyrbergut [1945], do të gjejnë vend edhe në aktet juridike me karakter ndërkombëtar [Deklarata e të Drejtave të Njeriut -1948], por edhe në vetë kushtetutat e shteteve që po ngriteshin mbi gërmadhat e Luftës së Dytë Botërore [si bie fjala në kushtetutën e Gjermanisë Federale]. Nocioni postulat juridiko-politik se ,,dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm”, si formulim qe adaptuar edhe në preambulën e kushtetutës Gjermane.
E tillë, ajo është edhe në dy kushtetutat e dy republikave shqiptare sot.
Ora zero, Lëvizja Vetëvendosje dhe ëndrra europiane
Çlirimi i Kosovës [qershor 1999] ishte akt historik për Kombin shqiptar. Qershori i vitit 1999, lufta e UÇK-së dhe ndihma e NATO-s, pra demokracive perendimore, i jipnin fund kolonizimit dhe shfrytëzimit njëshekullor të Piemontit të kombit shqiptar. Të kujtojmë faktin se ngjarja kulmore për krijimin e shtetit modern shqiptar u zhvilluan në Kosovë: Lidhja e Prizrenit [1878], por edhe barra më e madhe e Kryengritjes së përgjithëshme për pavarsi të Shqipërisë [1910–1912], ra mbi këtë krahinë të Shqipërisë.
Çlirimi i Kosovës [1999] de fakto shenonte edhe një lloj thyerje mes diktaturës dhe demokracisë. Lindjen e kësaj të fundit [ Demokracisë], siç do të konstatonte me të drejtë profesor Ukshin Hoti, do të ishte e llojit të vetë [që zë fill me rënjen e katër dëshmorëve në fshatin Brestoc më 1994]. [U.Hoti: 1995]. Por, nëse rënja e dëshmorëve të parë të demokracisë [më 1994] nuk prodhoi orën zero, atë të një fillimi të ri, siç do ta shënojë 12 qershori i vitit 1999- ajo ditë do t’i hapë rrugë lindjes së UÇK-së, prandaj rënja e dëshmorëve të demokracisë prodhon kthesën e madhe, të atyre përmasave që kishin prodhuar demostratat e pranverës së vitit 1981. Ndërkaq orën zero, në kuptimin e shenjimit të një fillimi të ri që prodhon të ardhme, e që nuk do të lejonte mbarësimin me virusin e së keqes, duke mbyllur procesin e rikthimit në diktaturë, do të shenjojë ngritja në forcë politike me ndikim në gjithë hapsirën kombëtare e ,,Lëvizjes Vetëvendosje!”
Mbështetja dhe ndërveprimi mes forcave politike të Kosovës me atyre në BE, sipas modelit të Partisë Socialdemokrate Gjermane me Partinë Socialiste Spanjolle [1977] gjatë përpjekjeve për kalim ,,të butë nga diktatura në demokraci,” por edhe gjetkë në Evropen Jugore [Portugalia, Greqia…] do të mund të shërbente për demokratizimin dhe funksionalizimin të Republikës së Kosovës. Kjo ndërmarrje komplekse, sipas A. Asman, do të duhej të përthekonte tri rrafshe veprimi :
1] Politik-që nënkupton vullnetim politik bazuar në konceptin e shtetit të së drejtës;
2] Juridik- që nënkupton ringritjen e shtetit përmes një gjyqsori kalimtar [Transitionnal justice] dhe
3] Shoqëror dhe kulturor- që nënkupton edukimin e qytetarit dhe shndrrimin e tij në demokrat të maturuar.
Shih për këtë, veprimi aktiv i komisioneve hetuese parlamentare [sidomos i atij që kishte për objekt trajtimi dëbimin e 6 ,,gylenistëve” për Turqi dhe çështjen e Telekom-it], e shoh si vullnet politik [sidomos nga opozita] për veprim konkret në rrafshin juridik, që flet për nevojen urgjente për ngritjen e Republikës moderne të ngritur mbi konceptet e shtetit juridik në funksion edhe të çkapjes së shtetit, respektivisht funksionalizimit të Republikës.
Çështje më e komplikuar do të jetë implememtimi i fazës së dytë- ndërtimi i shtetit, meqë na imponohet me urgjencë gjygjsori kalimtar ose një proces vetingu i përshpejtuar. Nëse tashmë është fakt i pranuar nga instanca kredibile kombëtare e ndërkombëtare se ,,Gjygjësori në Kosovë kontrollohet nga Mafia” [T. Sommer: 2018], ndërkaq shteti autokrat ka prodhuar akte juridike e marrëveshje [edhe ndërkombëtare] me pasojat të reja afatgjate, atëherë e vërteta dhe drejtësia kërkojnë veprime demokratike urgjente, që rezultojnë të domosdoshme.
Në një analizë të gjatë e që ndërlidhet me këtë fenomen, Christiane Hess, vjen në përfundim se, do të duhej të logaritej edhe në nevojën për instrumente të reja juridike. Këto instrumente, nënvizon ajo, do të duhej të kishin parasyshë gjithësesi ,,përmirsimin e pozicionit të viktimave, si në nivelin juridik, ashtu edhe në planin praktik”. [Christine Hess: 2007] Ndërkohë, nëse ngriten aktakuzat e para, respektivisht fillon së vepruari Gjykata Speciale [Hagë],atëherë Kosovës, këtyre institucione të reja të drejtësisë që Hess i sheh si ,,instrumente të reja të drejtësisë”, i hiqet një pjesë e barrës gjithësesi ndër më të ndjeshmet. Studjusi i letersisë Fiedler ka potencuar se kombi amerikan kundruall kombit anglez apo atij francez, nuk është formësuar në saje të kujtimeve të përbashkëta, por në saje të vizionit të përbashkët. ,,Si amerikan, potencon ai, jemi banues të një UTOPIE të përbashkët dhe jo të një Historie të përbashkët “, [Leslieb Fiedler: 1988]. Kjo ëndërr ka karakter individual e jo kolektiv, meq nga kjo ëndërr përjashtohen segmente të tëra të shoqërisë.
Ëndërra e shqiptarëve prandaj është e realizueshme në kuadër të konceptit evropian, meqë ajo përmbushë jo vetëm vizionin e individit, por edhe të kombit.
Njëra nga dhjetë tezat mbi të ardhmen e BE-së të studjuesit zvicëran, politikologut N. Nuspliger ka për objekt thellimin e procesit integrues evropian. ,,Eskalimi i mundshëm i krizës së euros mund ta bëjë të pashmangshëm centralizimin e politikave financiare në BE. Për rrjedhojë do të ndryshojë edhe ambienti gjeopolitik përmes integrimit [unifikimit] të politikave në fushën e mbrojtjes dhe atë të politikës së jashtme”. [Niklaus Nuspliger: 2019] Në këtë kuadër të thellimit të integrimeve brenda BE-së. Federata Shqiptare nuk mund të mbetet vetëm një vizion UTOPIK, por ajo meqë është shprehje e vullnetit për bashkim, rrjedhimisht duke qenë ëndërr e kombit, shëndërrohet në një realitet historik, meq si e tillë, ajo është bartësja e kujtimeve të përbashketa historike dhe pjesë e vizioneve të përbashkëta kompatibile me vizionet evropjane. Nëse BE-ja është bashkimi vullnetar i shteteve – kombe sovrane, që mbështetë e selitë diferencat e shteteven veç e veç, Federata Shqiptare lehtësisht bëhet realitet politik për kombin shqiptar në marshin e tij integrues në këtë bashkësi kombesh të dinjtetshme.
Autenticiteti ynë kulturor dhe botëkuptimi optimist
Autenticiteti kulturor i Kombit tonë do trajtuar si forcë shtytëse në procesin e ndërtimit të Federatës Shqiptare.
Ngjashëm, si me vendet e jugut të kontinentit që bënë kalimin nga statusi politik kolonial, në vende të lira (1950–1960), në rrafshin ekonomik, ato, megjithatë, nuk arritën dot ta fitonin pavarësinë. Edhe Kosova, nën administratën e UNMIK-ut dhe më pas EULEX-it (1999–2008), u shndërrua gradualisht nga një koloni klasike e Serbisë, siç ishte, në neokoloni. Ky pozicion kaq I favorshëm për Serbinë, do të lëkundet në një masë të ndjeshme vetëm në sektorin e energjetikës, në vitin 2020, kur më në fund, u arrit të krijohet Sistemi Energjetik Unik Shqiptar.
Pavarësisht kësaj, hapësira shqiptare si tërësi, mbetet tutje në të ashtuquajturën Zonë Periferi, nëse I referohemi ndarjes së shteteve në zona ekonomike sipas Immannuel Walerstein-it (1988), e herë në Zonën — Qendër megjithëse nën “radarin” e Zonës – Qendër të SHBA-ve & BE-së, por me tendenca të rrëshqitjes në zonën e “Semi-Periferisë” (Turqia & Rusia).
Në këtë sistem të ndarjes strikte, jo vetëm ekonomike, ecja drjt faktorizimit të kombit, që nënkuptohet drejt krijimit të Federatës Shqiptare, ka si parakusht stabilitetin politik, respektivisht konsolidimin e elitës politike.
Krijimi i Bllokut Energjetik Unik duhet kuptuar si njërin prej hapave të parë që bëri politika në shërbim të unifikimit dhe zhvillimit të Zonës sonë ekonomike, do të duhej të pasohej me krijimin e “Blloqeve politike” unike në rrafshin ideologjik e kombëtar. Krijimin e Qendrës së Vetëvendosjes së fundmi në Tiranë (2019) e shoh si hap shumë serioz në këtë rrafsh.
Federata Shqiptare duhet shikuar si faktor koheziv në procesin e rikthimit të plotë të kombit në shtratin e tij autokton të selitjes së ndërgjegjies nacionale në frymën e qytetërimit perendimor.
Duke ia hequr nga dora çfardo mundësie egocentrikëve për t’na trajtuar tutje si “vend icoptuar” (TORN CONTRY) edhe në rrafshin kulturor, ne lëmë prapa në histori strategjitë e armiqëve të kombit për t’stagnuar ecjen tonë përpara, respektivisht për t’na kthyer në një drejtim krejtësisht tjetër (drejt Lindjes siç janë tendencat ndërkohë). Shih për këtë, Federata Shqiptare do të mund të shihet edhe si zgjim yni në trajtën e një Revolucioni, që nuk nënkupton braktisje të “një pjese të vetëvetes” ose “të një shtrese identitare”, por, përkundrazi, rikthim i plotë në vetëvete, tek Shqipëria e Gjergjit.
Federata Shqiptare do të mundësonte focimin e homogjenitetit tonë kulturor, në aspektin e çështjes së përkatësisë sonë civilizuese. Rrumbullakësimi i këtij projekti (FSH) ka si parakusht që të mbështetet nga së paku tre faktorë:
1. Të ELITËS politike dhe ekonomike;
2. Të POPULLIT dhe
3. BE-ja, respektivisht qendrave të saj vendimmarrëse, para së gjithash
Berlinit).
4. Mbështetja e faktorit të parë – Elitës politike dhe asaj ekonomike, duhet ndërkohë të materializohet përmes dy qeverive me projekte konkrete me pasion të theksuar. Faktori popull është një hap para elitave tona. Këtë e ka dëshmuar pjesa e kombit në Shqipërinë politike gjatë luftës, sidomos reflektimi i kuksianëve në raport me atë përmasë biblike të të dëbuarve nga Kosova (1999), por edhe ai i çdo shqiptari deri në fshatrat e thella në jugun e Atdheut.
Kjo ndjesi e të qenunit Një u shpërfaq me solidaritetin e ridëshmuar sërish më 26 nëntor 2019, me rastin e tërmetit me pasoja të rënda në Durrës, por kësaj radhe nga kosovarët – pjesa tjetër e kombit, me shpërfaqjen e solidaritetit të të përmasave të jashtëzaonshme, që burimin kishte sërish te ndjesie e të qenunit Një.

Mbështetja e duhur nga faktori itretë është e ndërvarur nga konsolidiimi i faktorit të parë; ajo pason vetëvetiu.
Ngritja e Federatës Shqiptar është projekti më madhor i Kombit; si i tillë ai nënkupton parasëgjithash ruajtjen e kultivimin e strukturës mendore, që asocion me rolin e sintaksës në ruajtjen e mëvetësisë së gjuhës. Jo rastësisht gjuhtari ynë, Tafil Kelmendi ,e kishte cilësuar atë – pra sintaksën “si Kështjellë të gjuhës”; kultivimin e stilit të të jetuarit dhe të shprehjes së ndjesive dhe riprodhimit të vërtetës.
5. Shqiptarët si komb, nuk kanë nevojë të adaptojnë e huazojnë stile të të menduarit e të të jetuarit nga të huajt, aq më pak nga ata me të cilët i lidhë vetëm aksidenti historik (të qenunit nën Perandorinë Osmane, pra të pushtuar nga ajo perandori).
6. Qytetërimi shqiptar është sa autokton aq edhe perendimor. Shih për ktë, procesin e krijimit të Federatës Shqiptare do parë edhe si hap madhr historik, që do të krijojë parakushtet për rikthim tek Shqipëria e Gjergjit, tek vetëvetja, por edhe si një garancë e mirëfilltë për ecje përpara, duke qenë plotësisht vetëvetja, pjesë e qytetërimit perendimor.
7. Federata Shqiptare shih për këtë do konsideruar edhe si një gjedh mbrojtës kundruall tendencave neootomane, respektivisht tolerimit të nanuritjes së “pjesës së konvertuar” (national conversion), që sot identifikohet si nusprodukt i islamit politik, që me të drejtë Williams e cilëson si përfaqësim i “zgjimit kulturor të një brezi strategjik, të gjallë e dinamik”. (5)
8. Kësaj dinamike të Islamit politik Federata Shqiptare mund t’ia kundërvë fare lehtë intencën e brendshme që ruan civilizimi shqiptar përmes mëtimit të ngritjes së elementeve autoktone në vlera univerzale, si: besën, toleancën, bashkëjetesën, shpirtin individual, dinamikën e grupit, forcën e Shtetit, konkurencën lojale… që reflektohen suksesshëm në fusha si: shkencë, sidomos në mjekësi e informatikë, respektivisht inovacion. Mjafton të shihen vetëm të dhënat e fondacionit THINK BANK ALBANIA (Banka e mendjes shqiptare), për të veçuar 4–5 emra nga ai numër relativisht i madhë swhkenctarësh (Dr Kristi Panqe, Dr Tomorr Imeri, Dr Eriona Heta, Dr Edi Prifti, Dr Liva Tepshi, Dr Edor Kabashi…); nga kultura (vokalistë e instrumentalistë të shkollave shqiptare sot ka gjithandej pothuajse në të gjitha shtëpitë më në zë të operave në Perendim; në sport (fudbollistë e xhudistë yje që performojnë gjithandej në të gjitha arenat sportive më cilësore të Perendimit); pop muzikë (emrat e Rita Orës, Bebe Rexhës, Dua Lipës na bëjnë të ndihemi krenar kudo)…9.
10. Ndërkohë me antarësimin e Shqipërisë në NATO, pres që civilizimit tonë, pra civilizimit perendimor, ne t’i japim edhe gjeneral të klasit të W.Clark-ut.
Mbijetesa e qytetërimit shqiptar në Shqipërinë e jashtme (Kosovë me vise) nën Jugosllavi, nën zotërimin sllav, i dedikohet kryesisht forcës shtytëse, respektivisht fuqisë rezistuese që ka ruajtur në vetëvete qytetërimi ynë autentik, që ndërlidhet, sidomos gjatë shek. 20, me egzistencën e nukleusit shqiptar – Shqipërisë politike (1912). Autenticiteti kulturor i kombit sigurisht se ka krijuar një lloj botëkuptimi (Weltanschaung) optimist dhe individualitetin specifik, që është kultivuar në ndërdijen e shqiptarit. Këtë fenomen e pasqyron më së miri reflektimi i tij (i këti botëkuptimi) tek e drejta jonë zakonore, e njohur dhe e vlerësuar tashmë edhe nga qarqet akademike të jashtme, por edhe tek mendimi politik shqiptar modern (Ukshin Hoti – Demokracia autentike).
11. Qytetërimi islam pavarësisht depërtimit të tij në trupin dhe shpirtin e një pjese të kombit tonë, dhe ndryshimeve të jashtme të dukshme që ka sjellë, sidoqoftë ai nuk ia ka arritur dot ta cenojë këtë botëkuptim të brendshëm që zura në gojë më lart, që ka burimin tek vetë etnopsikologjia e kombit.
12. Elita jonë, ajo kulturore e politike e krijuar kryesisht në Perendim (fillimisht në Itali, Austri, Francë e gjetkë) dhe së fundmi në Gjermani, në Angli, në SHBA etj., në përputhje me sistemin e vlerave autentike, ishte gjithashtu në harmoni të plotë me vetëdijen dhe formimin e brendshëm familjar e nacional, të selitura mbi tabanin autokton.
13. Përjashtim bënin ca familje të “kasabave”, ku fryma otomane po bënte depërtimin e saj si pykë në trupin e huaj, duke davaritur me këtë rast ndërgjegjen dhe identitetin nacional. Në ruajtjen e identitetit kulturor, në rrethana aspk të lehta, në vitet e pushtimit të egër otoman, si fanar drite shërbeu mendja e zemra e elitës sonë të kohës si: Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Frang Bardhi, Gjon Nikollë Kazazi e deri tek Gjergj Fishta e së fundmi At Zef Pllumi etj. … të selitur tërësisht në frymën e civilizimit perendimor.
14. Ky fakt, ka ndikuar gjithësesi në forcimin e identitetit tonë kombëtar, bazuar në parimet e gjuhës e kulturës dhe duke refuzuar ndërhyrjet e huaja të çfardo karakteri të mundshëm. Ndikimi sllav është më i pavenerueshëm në botëkuptimin tonë, meqë qytetërimi perendimor yni, edhe nga vetë serbët, është akceptuar si më superior deri vonë. Madje në rrafshin e mendimit politik, elita jonë edhe në përballjet e rrepta në fillim të viteve të ‘80-ta, do të dëshmohet më superiore.
Rikthimi i Shqipërisë politike në gjirin e civilizimit perendmor, në mekanizmat e tij të sigurisë dhe mbrojtjes siç është NATO dhe prosperimi i saj drejt antarësimit në BE, ndërkaq pozicionimi i NATO-s pro mbrojtjes së qenies shqiptare në krahinën shqiptare (Kosovë) në vitin vendimtar (1999) nga gjenocidi serb, duke përmbyllur këtë mbështetje me krijimin e republikës së dytë shqiptare në truallin e Ilirisë (2008), e rikthen edhe më bindshëm Kombin tonë tek Shqipëria e Gjergjit, duke krijuar kështu mundësinë reale të korigjimit të kolateralit historik (epokës osmane dhe pasojave që solli ajo me çarjen e kombit në rrafshin kulturor). Federata Shqiptare gjithësesi do t’i shfrytëzojë benifitet që i ofron ky rreshtim i ri i Shqipërisë politike dhe me të krijimi edhe i Republikës së Kosovës, në dobi të faktorizimit të Kombit në rajon dhe brenda civilizimit perendimor. Qendrat urbane ku është selitur qytetërimi shqiptar, si: Shkodra, Arta, Shkupi, Ulpiana… në antikitet; ato si: Janina, Manastiri, Prizreni, Shkodra… në epokën e Rilindjes, janë djepi i mëkëmbjes e selitjes së qytetërimit tonë, ku është krijuar botëkuptimi ynë, ku janë krijuar institucionet tona shoqërore e politike, por edhe stili i jetës dhe ndjesitë tona të përkatësisë nacionale.

Krijimi i Federatës Shqiptare do t’i jepte hov zgjimit e zhvilimit të kësaj ndjesie, por edhe vetëpozicionimit të faktorit shqiptar brenda civilizimit perendimor dhe familjes politike europiane (BE-së), duke forcuar e stabilizuar krahun juglindor të tij.

Shqiptarët si komb i bashkon me kombet tjerë të Perendimit, jo vetëm të qenunit gjeografikisht në të njejtin kontinent, jo vetëm historia, por edhe vlerat e përbashkëta , që janë de fakto pasaporta e prototipit HOMO OCCIDENTALIS.

Ngritja, mirëmbajtja e kultivimi i institucioneve të njejta (Shtetin, Shtetin e së drejtës — pra sistemin juridik; konstitucionalizmi; pluralizmi dhe Liritë individuale; ekonomia e tregut dhe mirëqenia sociale si vlera të përbashkëta, e përafrojnë, respektivisht e bëjnë kombin shqiptar të barabartë me kombet tjerë, pjesë integrale të qytetërimit perendimor.

Federata Shqiptare – kompatibil me projektin Evropa

Federata shqiptare, respektivisht bashkimi i dy republikave shqiptare në një njësi federale, nuk guxon, por as edhe nuk mund të ndodhë bazuar në tezen dilerante të Ramës e Thaçit, që afishohet ndërkohë edhe si një lloj kërcnimi [Gogoli!] ndaj BE-së!

Bashkimi i kombit është çështje shumë serioze që të lihet në duart e këtyre dy mashtrusve të lloit të vet! ,,Bashkimi kombëtar, shprehet Dr Islam Lauka, për të cilin flasin Thaçi e Rama, i ngjanë më shumë atij bashkimit të rapsodëve popullorë, me çiftetli dhe me lahutë, që e bëjnë ata në këngë, por realiteti është tjetër”, [Islam Lauka;2019] Teza në fjalë, de fakto promovon procesin e ndarjes së Kosovës si akt të pashmangshëm!

Këtë lloj bashkimi [pa veriun e Kosovës], që këta avanturierë politik e promovojnë, brezi aktual i politikanëve, kombi si tërsi, duhet ta demantojë e demistifikojë tërsisht. Kjo arrihet vetëm duke i larguar ata nga pushteti me votën plebishitare. Hap i radhës do të ishte funksionaliyimi urgjent i Republikës së Kosovës, që do të pasohej me promovimin gradual, në një fazë të afërt, Federatën Shqiptare si akt të natyrshëm, si përplotsim edhe i vetë BE-së në funksion të kohezionit të shtetit modern që garanton paqe e prosperitetit në Evropën Juglindore.

Projekti i Federatës Shqiptare nuk bazohet në egocentrizmin nacional ose si negacion i ,,Evropës “, siç po ndodhë aktualisht në Poloni, Hungari, Itali…Përkundrazi, që nga epoka e Rilindjes sonë kombëtare [shk.19-të] shqiptarët kishin bazuzr doktrinën e tyre politike dhe gjakimin për lirin, mbi parimet progresive që kishte promovuar iluminizmin evropjan, Revolicioni Demokratik në Francë dhe mendimi racional gjerman i kohës. Vlerat mbi të cilat ishte ngritur civilizimi Evropjan, si: Arti, kultura, arsimi dhe shkenca, si bazament i këtij civilizimi, ishin përvetësuar nga rilindasit tanë e deri në ditët tona nga të gjitha rrymat progresive politike në secilën epokë, rrjedhimisht edhe në epokën e lirisë që gëzon Kosova. Nëse psh. në diskursin politik të Polonisë zyrtare ,,projekti Evropa” nuk shihet asgjë më pak se si një verzion që do të shpiente drejt shuarjes së Polonisë si shtet e rrjedhimisht edhe të kombit polak, Federata Shqiptare përkundrazi, duhet vlersuar e gjykuar si projekt kompatibil me ,,projektin Evropa” dhe se që të dytë, tok, përmbushin e përplotsojnë njeri-tjetrin, meqë në gjykimin tonë, shteti-komb është në kohezion të plotë me Evropën Federale [konfederale]. ,,Evropa nuk d.t.th. se është projekt që rrezikon apo shuan shtetin-komb, por, përkundrazi, ai ofron gjasa për ruajtjen e identitetit dhe nxitjen e mundësive për zhvillim të tutjeshëm” [Aleida Assmann: 2019]. Në këtë kuadër Federata Shqiptare. do të ishte një faktor shtesë pozitiv, që do të ndikonte në përparimin ose zbutjen e diferencave mes lindjes e perendimit evropian.

Tok, shtetet-kombe në Evropën perendimore, lindore e juglindore do të prosperojnë projektin e përbashkët – Evropën e bashkuar.

Ashtu siç është Federata Shqiptare projekt i përbashkët i gjithë Kombit shqiptar, edhe BE-ja, do të cilësohet e pranohet gradualisht si projekt i përbashkët, ëndërr e të gjithë evropianëve. Pavarësia e Shqipërisë [1912] është produkt i luftës së disa brezave, ndërkaq Shqipria politike paraqet nukleusin e atdheut të shqipëtarëve. Republika e Kosovës[2008] është amalgamë e qëndresës timoteiane po ashtu e disa brezave, që u kurorëzua me luftën e UCK-së. Janë jo vetëm të gjallët, por para së gjithash të vdekurit (ata mbi 2500 ushtarët e UÇK-së) dhe mbi 11.000 civilë, në mesin e të cilëve 1.133 fëmijë, që i kanë hapur rrugën Federatës Shqiptare. ,,Të vdekurit janë ata të padukshmit. Por ata nuk janë të munguarit; shkruan shkrimtari Viktor Hygo. [V. Hygo: 1865].

Edhe më qartë për kontributin e dëshmorëve do të shprehet Georges Bernos: ,,E ardhmja nuk ju takon të vdekurve, por atyre, të cilët flasin [dëshmojnë] për të vdekurit dhe shpresojnë se përse ata vdiqën”, [George Bernanos: 1949].

Ideali i dëshmorëve të Kombit bëhet realitet vetëm përmes Federatës Shqiptare,vetëm ne të gjallët që dëshmojmë e shpjegojmë për qëllimin sublim pse ata ranë, mund ta ndërtojmë e gëzojmë ëndrrën shqiptare. Federata Shqiptare është vetë shteti-komb modern shqiptar i definuar para së gjithash mbi bazat konceptuale të një lloj identiteti distiktiv, i ngjizur e formësuar në bazë të gjuhës së përbashkët, teritorit dhe historisë së përbashkët.

Federata Shqiptare në procesin e krijimit të saj, për model prosperimi mund ta ketë Republikën Federale të Gjermanisë, duke shkrirë brenda kësaj përvoje pozitive edhe elementet autentike të organzimit tonë shtetëror ndër shekuj. Gjthësesi, si shtet modern, Federata Shqiptare do të jetë e ngritur mbi parimet e ekonomisë që bazohet në të hyrat vetanake tatimore. Mbi këtë bazë, transferimi i Federatës Shqiptare nga një shtet në zhvillim në një shtet modern të zhvilluar. Të ardhurat e shtetit modern të zhvilluar, bazohen kryesisht në tatimin e të ardhurave dhe fitim, përderisa një lagje shtetesh jeton para së gjithash nga të ardhurat dhe renta, nga shitja e pasurive minerale, veçmas naftës dhe gazit.

Federata Shqiptare duhet të akceptohet edhe nga fqinjët tanë, si një fuqi faktike rajonale, por edhe si një FAKTUM NORMATIV. Në të ardhmen e afërt, si pjesë e BE-së, edhe Federata Shqiptare, si të gjithë shtetet e kësaj bashkësie politike, do të jetë e ndërvarur nga shtetet tjera, pjesë e kësaj bashkësie, në raporte INTERDEPENDENTE (ndërvarësie), çka d.t.th. se veprimet krejtësisht të lira përmes këtij aderimi kufizohen ndjeshëm nga stadi i ndërvartësisë nga Brukseli. Ky stad mund të cilësohet si “diçka formale”.
15.
16. Prandaj ajo duhet të shndërrohet në FAKTUM normativ para ose gjatë procesit të aderimit të BE-së.
Federata Shqiptare nuk mund të jetë një “kopje SIMPLE” e federatës gjermane a austriake, meqë ajo do të ketë shumëçka nga autenticiteti ynë politik e kulturor si komb, por gjithësesi nga modeli gjerman ajo duhet të marrë shumëçka.

Federata Shqiptare duhet të jetë sa SOVRANE, po aq edhe DEMOKRATIKE dhe vetëm si e tillë ajo hyn në marrëdhënie dhe veprim politik të duhur me faktorët e brendshëm, po aq edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Prishtinë, shtator 2020

___________
Literatura
1. Hans-Dietrich Genscher: Erinerungen, Hamburg 1997
2. J.A.Williams, Themes of Islamic Civilization (University of California Press), Los Angeles, 1971. 3. Alajda Asman, Der europaeische Traum, 2018
3. Islam Lauka, Gjarpëri i shtëpisë rrezikon Kosovën, 2019
4. J.A.Williams, Themes of Islamic Civilization (University of California Press), Los Angeles, 1971. Faqet e internetit
5. https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia_shqip
6. https://a2news.com/2020/01/11/20-vite-ne-pushtet-karriera-politike-e-carit-putin/
7. Süddeutsche Zeitung
8. https://a2news.com/2020/01/11/20-vite-ne-pushtet-karriera-politike-e-carit-putin/
9. Më 25 prill 2005, Putin ju adresua popullit rus nga parlamenti, me një mesazh, që niste nga Bashkimi Sovjetik, që ish shembur vite më parë. “Kolapsi i Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa gjeopolitike më e madhe e shekullit. Për qytetarët rusë, ishte një dramë reale. Miliona qytetarë rusë dhe patriot përfunduan jashtë Rusisë. Epidemia e kolapsit preku mbi të gjitha vetë Rusinë, kursimet e popullit u shkatërruan, bashkë me to edhe idealet tonë më të forta”, tha ai.Shih: https://a2news.com/2020/01/11/20-vite-ne-pushtet-karriera-politike-e-carit-putin/
10. Në fillim të dhjetorit 1924, Zogu erdhi nga Beogradi në afërsi të kufirit me Shqipërinë.
Shënim:
Zogu hyri në Shqipëri me përkrahjen e trupave jugosllave, atyre bjellogardiste të gjeneralit Vrangel, të drejtuar nga Sergei Ulagaj[Врангелове команде у Врању и Скопљу (shqip. Komanda e Vrangelit në Vranjë dhe Shkup). // Politika, 4 Dhjetor 2017, fq. 19.39] dhe me vullnetarë shqiptarë të rekrutuar në viset shqiptare të zonave të ndikimit të Begollajve të Pejës, kunatit Ceno bej Kryeziu dhe pjesën më të madhe të parisë dibrane.[Daci, Fatos (5 shtator 2015). “Si e solli Jugosllavia Ahmet Zogun në fron”. Koha Jonë. Arkivuar nga origjinali origjinali më 9 janar 2016. Marrë më 8 janar 2019. ] Pjesa më e madhe e 4000 trupave që iu vunë në dispozicion ishin serbë, malazezë dhe bjellorusë. Armatimet dhe shpenzimet ushtarake u mbuluan nga Beogradi.[Frashëri 2014, f. 68–69. ] Ndërhyrja u krye nga toka jugosllave dhe greke. Në dispozicion të Zogut ishin fillimisht edhe dy batalione të rregullta të ushtrisë jugosllave të pajisura me armë të rënda, topa dhe mitraloza.[Akademia 2007, f. 238.] Me 24 dhjetor Zogu hyri në Tiranë.[ Akademia 2007, f. 246. ]

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura