SHKRIMI
e mërkurë, 23 tetor 2019

CANDIDE (1927) / ALEKSANDËR MOISIU DHE PUBLIKU PARIZIAN, INTERVISTA EKSKLUZIVE ME AKTORIN E FAMSHËM NË TEATRIN “L’ATELIER”

Francë, 5 Korrik 2019: “Candide” ka botuar, të enjten e 20 tetorit 1927, në faqen n°7, intervistën e Claude Prevost me aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiun, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar:

Moisiu dhe publiku parizian

Ndërsa Aleksandër Moisiu po rregullonte me kujdes, në skenën e Atelier, ndriçimin e kafkës së Hamletit, e pyes regjizorin e tij :

— A jeni të kënaqur ?

— Oh ! po ! shumë ! shumë !

Ky gëzim tregon një mirënjohje tek aktorët që takoj. Shtrëngimi i duarve bëhet më i ngrohtë me drejtorin e tyre.

— Asnjëherë – më tha ai – nuk e kam ndjerë publikun aq afër meje. Ai ndjen synimet më të vogla, hollësitë më të vogla i bien në sy para se ato të jenë përkthyer plotësisht.

Dhe gruaja e tij, bashkëpunëtorja e tij, shtoi :

— Ai paguan faturën para se të marrë atë që i takon atij !

— A ndryshon publiku gjerman në këtë drejtim me atë francez ?

— Po. Ai është në kërkim të përpjekjeve (risive), në vend që të shijojë pasivisht atë që është e bukur në vetvete. Është më i ashpër dhe mirëpret vetëm atë që shënon një hap të ri drejt modernizmit.

— Ndikimet që ai pëson nuk janë ndoshta të njëjtat ?

— Ne vuajmë më shumë sesa ju ndikimet orientale, të cilat, tek unë, zbuten falë origjinës time latine. Të gjithë popujt, madje vetë Amerika, nuk mund të shpëtojnë nga joshja e fuqishme e teatrit rus, me Chekoff (Çehov). Dhe ne, më pak se ndonjë prej tyre. Aty duhet të kërkojmë qetësinë naive, paqen e brendshme dhe rrezatuese. Në Rusi, teatri është shpirti i një populli. Jashtë popullit, nuk ka shpëtim.

— A besoni se në Francë, ajo që keni luajtur është e arritshme të kuptohet nga të gjithë ?

— Jo. Edhe pse çdo mbrëmje salla është mbushur plot, deri në karrigen e fundit, publiku përfaqëson një elitë intelektuale, një pjesë të vogël të popullit. Përderisa teatri nuk do të jetë shprehja e turmës, ne do të kemi “copëza-biskotash”, “copëza-bonbonesh”, si në Berlin ashtu edhe në Paris.

— A e mbështetni bashkëpunimin e publikut dhe aktorëve, si në Francë ashtu edhe në Gjermani ?

— Jo. Është e pamundur në të dy vendet.

Aleksandër Moisiu mendon.

— Mendova, në Moskë, se kisha përjetuar gëzimin më të madh të jetës sime, para pritjes entuziaste që mora. E kisha krejt gabim : Nuk isha ende në dijeni për pritjen që më rezervonte Parisi !

Claude PREVOST



Nga Aurenc Bebja, Francë - (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).



Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks