Anton Çetta – shërues i plagëve të kombit
Profesor, Anton Çetta, me peshën e rëndë mbi supe të ditëve dhe netëve të liga, i heshtur e me duar të pastra e zemër të butë, trokiti në çdo derë të trojeve tona për të shëruar hasmëritë dhe gjakmarrjen, këtë plagë shekullore të shkaktuar nga vetvetja.
Profesori s’mbante armë, as pushtet, as flamuj krenarie personale. Mbante vetëm fjalën, atë fjalë të thjeshtë, por të shenjtë, që në ato kohë të errëta ishte shumëfish më e fuqishme se plumbat.
Profesori Anton, i njohur për modesti e sinqeritet, asnjëherë nuk u shfaq si hero. Vazhdimisht thoshte: Vetëm të bashkuar dhe si një trup i vetëm e mundim këtë të keqe të madhe.
Ai nuk kërkonte duartrokitje, as lavdi. Qëllimi i tij i vetëm ishte që hasmëritë e shndërruara në zakon të mos u liheshin si trashëgimi brezave të ardhshëm, që ishin absolutisht të pafajshëm.
Profesori, në çdo Kuvend të burrave, ulej me përulësi. Me fjalën e tij të matur, qetësonte zemrat e atyre që ndër vite ishin të ndrydhura nga plagët e hakmarrjes.
Ky ves i ligë e kishte sjellë popullin shqiptar buzë greminës. Kur fliste profesori Anton, mbretëronte heshtje e plotë. Ai nuk gjykonte. As nuk urdhëronte.
Por të gjithëve u kujtonte se gjaku nuk lan gjakun, se urrejtja nuk sjell mirësi e as drejtësi. Shtrirja e dorës së pajtimit dhe falja janë trimëria më e madhe e një burri të vërtetë e largpamës.
Ishte kohë kur nënat e mbanin frymën pezull për çdo hap të djemve të tyre, ndërsa fëmijët rriteshin nën hijen e një fati që nuk e kishin zgjedhur. Në atë errësirë, Anton Çetta ndezi një dritë që nuk digjte, por shëronte.
Shuajti zjarrin që digjte zemrat e nënave dhe fëmijëve jetimë dhe, në vend të tij, mbolli shpresë të re që kjo e keqe do të flaket njëherë e përgjithmonë.
Ky projekt i studentëve të Universitetit të Kosovës dhe i profesor Anton Çettës nuk ishte vetëm pajtim gjaqesh. Ishte pajtim i shpirtit me vetveten. Ishte kthim i njeriut te njeriu.
Ai e dinte se plagët nuk mbyllen brenda natës. Po ashtu e dinte se dikush duhet të jetë i pari që e shtrin dorën e pajtimit. Profesori u bë ajo dorë e zgjatur që rrafshoi humnera, mbylli kujtime të përgjakura, mbi shekuj të rënduar nga zakone që kishin humbur arsyen.
Në relievin e përthyer shqiptar, ku historia ka lënë gjurmë të thella të traumave nga kjo e keqe me pasoja katastrofike, figura e profesor Anton Çettës qëndron si një dritë që nuk shuhet kurrë.
Jo si monument i ngritur me gur, por si kujtesë e gjallë se një popull mund të shpëtojë vetveten kur zgjedh faljen, flak hakmarrjen dhe zakonet prapanike.
Profesor, Anton Çetta, pa zhurmë e pa bujë, u bë simbol i paqes dhe humanizmit. Ai nuk ndryshoi vetëm fatin e disa familjeve, por edhe një nga epokat më të errëta të popullit tonë.
Në rrjedhën e historisë sonë, vepra e tij duhet të kujtohet si mesazh dhe si ndërgjegje që vëllavrasja të mos përsëritet më në trojet tona.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesor Anton Çettën, që me punën e tij të palodhshme u shndërrua në melhem të plagëve të kombit!
ARIF EJUPI
SHPIRT KRYELEGJENDË
SHPIRTI POPULLIT TË SHQIPTARISË
BREZE BREZATIME OUUU, QIELLORE
SHQIRTI I ROKULLIT SHKRIPKAVRISË
RREZE RREZATIME HEEEJ, DIELLORE;
ZOTI I T’ZOTIT TË TERË GADISHULLIT
SI BABË E NENË TEK TJERA KOMBEVË
MOTI I MOTIT ZËR GJERË ATISHULLIT
TI SHKABË GJENË E GJERË GLOBEVË!
POPULL KOMBI O, NDËR MË I SHËNJTI
YJE PREJ YJEVË AUUU O, TË DIELLORIT
ROKULL GLOBIT NDËR MË I SHTRËNJTI
HYJE HEJ, HYJEVË OUUU TË QIELLORIT;
HYREGJENDË O QË SHKRIPKA VËRRISË
DALUR MOTIT PLOJET OU, NDËR PLOJE
KRYELEGJENDË AUUU TË SHQIPTARISË
FALUR ZOTIT TROJET HEJ NDËR TROJE!
ATËHERË PRINDI OUUUH, NEPËR TROJE
MË HYE HYJE AUUU, KRYELEGJENDARË
FATËVLERË LINDI HEJ, VEPËR KREDOJE
NË KRYE YJE OUU OR, HYEREGJENDARË;
SHPIRTI I KOMBIT TË TERË SHQIPTARISË
RREZATIME OUU, NDËR RREZE DIELLORE
HIRTI I GLOBIT E GJERË SHQIPKAVRRISË
BREZATIME HEEEJ OR, BREZE QIELLORE!
QIELLI I LARTI OUU, TERË MË BREZATIME
RIGUFUAR ME HYJE O MË HYEREGJENDA
DIELLI I ZJARRTI HEEJ GJERË RREZATIME
TRIUMFUAR NËN YJE MË KRYELEGEJNDA;
BABË DHE NENË OU, PORSI MBRETËRERIE
PLOTI OUU, NDËRGJEGJA MË GRANDËMA
SHKABË GJENË AUUU OREEE SI PERËNDIE
ZOTI PËRGJEGJKA O, GJERGJA MË ADEMA.!
4 11 2026 MANI NEW JERSEY USA, VJERSHA
VEPRË 28 “SHPIRTI I KOMBIT” TANI NË BOTIM