SHKRIMI
e hënë, 19 shkurt 2018

ADEM BOLETINI: 'BABAI IM, ISA BOLETINI, NUK KA VDEKUR (LA TRIBUNA, NËNTOR 1915)

Francë, 23 Shtator 2017: Gazeta franceze, “Le Journal”, ka botuar, të premten e 26 nëntorit 1915, në faqen n°3, një shkrim për Isa Boletinin dhe zërat që qarkullonin për vdekjen e tij. Për tu dhënë fund këtyre dyshimeve, media franceze është bazuar në gazetën italiane, “La Tribuna”, e cila ka botuar, një ditë më parë për këtë çështje, intervistën e saj me Adem Boletinin, djalin e atdhetarit shqiptar.

Çfarë i ka rrëfyer asokohe Adem Boletini medias italiane? Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja - Blogu «Dars (Klos), Mat- Albania»:

Isa Boletini nuk ka vdekur

Romë, 25 nëntor - Adem Boletini, djali i Isa Boletinit, oficer në ushtrinë italiane, mohon vdekjen e babait të tij, agjitatorit të famshëm shqiptar.

I intervistuar nga “La Tribuna”, ai deklaroi se nuk ishte në dijeni se babai i tij kishte vdekur. Madje, për vdekjen e të atit flitet shpesh.

Isa Boletini ndodhet aktualisht në Cetinje, tha ai.

Pas rrëthimit të Shkodrës, ai pranoi ftesën e qeverisë malazeze për të jetuar në kryeqytetin e vogël me dy vëllezërit e mi.

Dy vëllezërit e mi të tjerë, bashkë me dy prej motrave të mia, janë me nënën time në Mitrovicë.

Isa Boletini ka një dashuri të madhe për vendin e tij dhe dëshiron një Shqipëri të pavarur.



Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France.


------------------------------------------------------------------


Aurenc Bebja, Francë - Blogu © Dars (Klos), Mat - Albania.  


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

DOKUMENTAR

DR.MATHIEU AREF: 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks