SHKRIMI
e diel, 23 shtator 2018

ISA BOLETINI, SHQIPTARI I FAMSHËM DHE MINISTRI I LUFTËS NË QEVERINË E PËRKOHSHME, FLET PËR KUFIJTË E SHQIPËRISË (LE RADICAL, PRILL, 1913)

Francë, 24 Shtator 2017: Gazeta franceze, “Le Radical”, ka botuar, të mërkurën e 9 prillit 1913, në faqen n°3, intervistën e patriotit dhe trimit shqiptar, Isa Boletini, në lidhje me përcaktimin e kufijve të Shqipërisë. Atdhetari shqiptar, ashtu siç i ka hije një lideri, ka mbrojtur asokohe çështjen e kombit tonë, madje duke dhënë edhe disa këshilla për fqinjët tanë.



Isa Boletini (1864 - 1916)


Në vijim, do të gjeni intervistën e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “ Dars (Klos), Mat – Albania":

Kufijtë e Shqipërisë

Romë, 8 prill. - Në një intervistë, Isa Boletini, shqiptari i famshëm, i cili aktualisht shërben si Ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, ka shprehur:

“Në qoftë se është ende e pamundur të shprehemi për vijën e saktë të kufijve, mund të themi se shqiptarët nuk do të heqin dorë kurrë nga qytetet e Gjakovës, Pejës, Manastirit, Shkupit, Shkodrës dhe Janinës, nga që i konsiderojnë logjikisht pjesë të territorit të tyre. Këto qytete janë kryesisht shqiptare; ata na përkisnin për shekuj me radhë; në zemër, ato kurrë nuk kanë reshtur të jenë tonat. Bashkëqytetarët tanë i banojnë pothuajse tërësisht. Na u tha që edhe sikurse Evropa të na japë një status, ne nuk do të jemi të sigurtë ndaj ndonjë rreziku tjetër.

Në fakt, na shpjegojnë se Fuqitë e Mëdha i patën garantuar solemnisht Turqisë integritetin e territorit të saj, dhe megjithatë Turqia u nënshtrua nën shtytjen e tërbuar të shteteve aleate.

Mos vallë edhe Shqipëria do të shypet ? Unë jam i lumtur t’u përgjigjem këtyre shqetësimeve duke i siguruar miqtë tanë.

Krejt ndryshe është situata jonë : populli shqiptar është një popull homogjen, i nxitur nga patriotizmi i zjarrtë, lufton për një ide. Ai nuk shpall luftë, por mbizotëron dhe triumfon nëpërmjet kryengritjes.

Shikoni të kaluarën tonë: lëvizjet tona kryengritëse kanë qenë gjithmonë lëvizje fitimtare. Shtetet e Ballkanit kanë çdo interes të jetojnë në mirëbesim me shtetin autonom të Shqipërisë. Në rast të shkeljes së drejtave, në kundërshtim formal dhe të qëllimshëm të Evropës, njëqind mijë luftëtarë që kemi në dispozicionin tonë, nuk do të vonojnë të sulmojnë së shpejti shtypësit, nëse Serbia, Greqia dhe Mali i Zi përpiqen të mbajnë nën sundim qytetet shqiptare që kanë pushtuar, atëherë atyre do t’u duhet të mbajnë ushtritë përjetësisht në gjendje lufte. Një perspektivë e tillë do t'i lodhte para nesh.”



Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de Franc.

____________________________________________


Aurenc Bebja, Francë - Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks