SHKRIMI
e mërkurë, 19 dhjetor 2018

DERVISH HIMA, DREJTORIT TË LE FIGARO's (1912): 'SHQIPËRIA ËSHTË MOTRA E VOGËL E FRANCËS. NA NDIHMONI ME PENDËN TUAJ!'

Francë, 14 Korrik 2018: Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të hënën e 2 dhjetorit 1912, në faqen n°2, letrën e atdhetarit të palodhur shqiptar, Dervish Himës, dërguar drejtorit të po kësaj gazete.

Cila ka qenë asokohe arsyeja e dërgimit të kësaj letre?

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë të saj, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Letër nga një shqiptar

Budapest, 29 nëntor

Në kemi marrë letrën në vijim :

“Zoti Drejtor,


Ndërsa gjendem në Budapest për të shkuar në Shqipëri, sapo lexova në gazetën e madhe pariziane “Le Figaro” një shkresë të shpikur këtu në Budapest, lidhur me një deklaratë të bërë nga unë në lidhje me fronin e Shqipërisë.

Nuk ka asgjë të vërtetë mbi deklaratën që më atribuohet, sepse nuk kam pasur asnjë intervistë me askënd. As këtu, as në Bukuresht, nuk jam shprehur në lidhje me zgjedhjen e një mbreti për fronin e ardhshëm të Shqipërisë. Ndër shqiptarët që punojnë për realizimin e dëshirave të tij, asnjë zgjedhje nuk është bërë deri më sot. Unë nuk i kam thënë askujt se duam Dukën e Abruzzos, ose Princin Karol të Rumanisë, apo një ish-ministër të Belgjikës. I përket Asamblesë Kombëtare Shqiptare, me pëlqimin e Fuqive – besoj – që të bëjë këtë zgjedhje

Ne, patriotët shqiptarë, po bëjmë sot të gjitha përpjekjet tona për të siguruar ekzistencën tonë politike dhe për të krijuar një ligë kombëtare, dhe ne do të përpiqemi të mbrojmë kufijtë tanë të pushtuar në veri dhe jug. Ne shpresojmë që kombi i madh republikan do të mbrojë, me pendën e tij të guximshme, të drejtën dhe atdheun shqiptar, i cili është vetëm motra e vogël e kombit të madh francez.

Z. Drejtor, ju lutem pranoni sigurinë e konsideratës time më të lartë.”

Dervish Hima

Drejtor i gazetës shqiptare

“Shqipëtari”.


Nga Aurenc Bebja, Francë - (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)



Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks