RIKUJTESË – ATA JANË VETË LIRIA
Nga Prof.dr. Nusret Pllana
Të dashur vëllezër e motra,
Të nderuar miq,
Meqenëse, për herë të parë, pas 26 vitesh të luftës gjenocidale në Kosovë, me rastin e DITËS BOTËRORE TË FËMIJËVE, mbahet një Akademi përkujtimore dhe një Ekspozitë dokumentare me titull” “RIKUJTESË – ATA JANË VETË LIRIA”, të përgatitur nga: Nusret Pllana, Esat Shala e Hasan Morina, kushtuar 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shetëror të Serbisë pushtuese, në emër të Shoqatës joqeveritare “YJET QË NUK VDESIN”, ju ftojmë të merrni pjesë në këtë Manifestim kulturor, edukativ e shkencor, që do të mbahet më, 1 qershor 2025, me fillim në ora 13:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Prezenca Juaj e nderon gjakun e 1432 fëmijëve tanë, për të cilët nuk qem të zotët, as për 26 vite rresht, t’ua ngrisim qoftë edhe një Obelisk të vetëm!!
Mirë se vini!
P.S. SKENARI I PROGRAMIT
Një minut nderim për fëmijët e vrarë …!
Një kumtesë shkencore do ta ketë Prof.dr.Sabile Keçmezi – Basha
Një fjalë rasti do ta ketë Ish zëdhënësi i Zonës Operative të Karadakut, reporteri i luftës së UÇK-së, publicisti Ismet Sylejmani.
Kori i fëmijëve – nxënësa të dy Shkollave Fillore: “Halil Bajraktari” dhe “Ali Gashi”, të Komunës së Drenasit, do t’i interpretojnë dy këngë korale për fëmijët e vrarë, të dirigjuar nga Prof.Hajzer Gjoshi.
Një Fjalë përshëndetëse do ta ketë Prof.Hanëmshahe Ilazi – autore e librit “A vriten engjëjt?!”.
Dy vajza të mitura, të mbijetuara të luftës së viteve 1998/1999, do të dalin para publikut me nga një rrëfim të tyre, si dëshmitare okulare të luftës gjenocidale në Kosovë.
Këngëtari i mirënjohur Skender Hasi – na nderon me një këngë kushtuar të pagjeturve.
Në fund të programit, e madhja Shkurte Fejza me të bijën Besiana Behluli, do të dalin në Skenë me këngën: ” 1432 Engjëj”, me tekst të poetit Faruk Tasholli.
Moderator: Nusret PLLANA
Mirë se vini!
———
“Shqiptarët harrojnë shpejtë, i harruan fëmijët e vɾᶏɾë në luƒtë”,”13 fëmijë janë të vɾᶏɾë në familjen e Adem Jashari, 23 në familjen Muçolli”, Pllana numron familjet që serbët ia vɾᶏnë fëmijët
https://www.facebook.com/dukagjinirtv/videos/935732971934941
***
https://www.facebook.com/100086419067073/videos/pcb.688655690691727/4104176319902006
***
1432 ARSYE PËR TË MOS HESHTUR – Akademi dhe Ekspozitë në Kujtim të Fëmijëve të Rënë
https://www.facebook.com/share/19zprKSZAR/?
——————————-
DITA BOTËRORE E FËMIJËVE
Më 1.06.2025 përkujtojmë 1432 fëmijë shqiptar viktima të krimit të gjenocidit shtetëror serb gjatë luftës në Kosovë 1998 / 99.
Krimet e gjenocidit shtetëror serb, të kryera në Kosovë, janë të veçanta, të pashembullta, sidomos krimet ndaj fëmijëve.
Të pashembull gjenocidin shtetëror serb e përcaktojnë këto kritere:
Koha e zgjatjes së luftës, sipërfaqja e zhvillimit të luftimeve, numri i banorëve në atë sipërfaqe numri i të vrarëve, mosha, gjinia e tyre etj.
– Koha e luftës : 10 muaj
– Sipërfaqja e luftës: meqë luftimet në mes UÇK-ës dhe ushtrisë gjenocidale serbe janë zhvilluar në rajone rurale, atëhere sipërfaqja duhet të jetë afërsisht 6000 km2.
– Numri i banorëve : në rajonet e luftimeve duhet të kenë qenë afërsisht 500.000 banorë.
– Numri i të vrarëve : 13.500 civilë
– Gjinia: dy gjini, meshkuj, femra
– Mosha: nga fëmijë deri te pleqtë
Nga 13.500 të vrarë, 1432 janë fëmijë.
Ky numêr 1432 fëmijëve të vrarë nga ushtria serbe përbën një krim të veqant gjenocidi të pashembuull në botë .
Ky numër 1432 i tejkalon shifrat e fëmijëve të vrarë kudo në luftëra botêrore.
Sipërfaqja, koha, numri i banorëve rezident, numri i të vrarëve, dhe numri i fëmijëve 1432, Kosovën e bënë varr të veçantë fëmijësh, krim gjenocidi të shtetit serb .
Nga 1.000.000 banorë shqiptarë rezident në Kosovë gjatë luftës me 13.500 të vrarë, që i bie 1.35 % e banorëve të vrarë.
Kurse nga 13.500 të vrarë, meqë janë1432 fëmijë, që nëse e shndërrojmë në përqindje është 10.6 % .
Kjo përqindje prej 10.6 fëmijë të vrarë e bënë krejtësisht të veçantë krimin e gjenocidin serb të kryer në Kosovë .
Serbia është shtet gjenocidist.
Pse jo?
—————————
KRENARI KOMBЁTARE!