SHKRIMI
e martë, 27 qershor 2017

AURENC BEBJA: FIGARO - LETRA E 12 DHJETORIT 1912 PËR SHQIPËRINË NGA PRINCI PATRIOT ALBERT GJIKA

Francë – 10 Tetor 2016: Gazeta prestigjoze franceze « Figaro » ka botuar në faqen e parë të saj, me 16 dhjetor të 1912, letrën e princit patriot me origjinë shqiptare, Albert Gjika. Shqipëria sapo kishte shpallur pavarësinë dhe marrëdhëniet me fqinjët ishin të tensionuara. I shqetësuar nga rreziku i përçarjeve të territoreve shqiptare nga sllavo – rusët, princi Gjika i drejtohet gazetës për të mbrojtur interesat tona kombëtare.



Princi Albert Gjika


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France


Letra e tij :

«I nderuar Zoti Calmette,


I ndodhur në Trieste, para se të nisem për Shqipëri, u hodha si një i uritur mbi gazetën e parë Figaro që më ra në dorë. Ju i njihni mendimet e mia ndaj Francës tuaj të bukur, të cilës i detyrohem për shkollimin dhe trajnimin tim, dhe ky fakt shpjegon dëshirën time për të lexuar dhe gjithmonë lexuar gjuhën frënge.

Por, në numrin e gazetës tuaj të hënës së 9 dhjetorit, me titullin « Çfarë mendojnë në Rusi për çështjen e luftës », Zoti René Marchand publikon një intervistë të shkëlqesisë së tij, Gjeneralit Parensoff.

Kjo intervistë, e cila tregon qartë qellimet sllave, nuk mund të na përshtatet neve shqiptarëve, krenarë për origjinën dhe historinë tonë. Gjenerali Parensoff flet për Shqipërinë, të cilën ai nuk e njeh, me terma fare pak të sjellshme dhe shprehet kundra autonomisë së saj.

Sipas tij, «Shqipëria nuk ekziston». Por atëherë, pse ai pranon se shqiptarët janë pasardhësit e Pellazgëve ? Pasardhësit e Pellazgëve janë të përhapur në Spanjë, Itali, madje në Britani dhe Irlandë, por një grup prej 3 milion shpirtrash gjenden në vilajetet e Shkodrës, Janinës, Manastirit dhe Shkupit. Kjo është provë se shqiptarët ekzistojnë dhe janë të vetëdijshëm për kombësinë e tyre…

Katolikët e Shqipërisë Veriore, të njohur ndryshe si Malësorët, kurrë nuk kanë kërkuar aneksimin e tyre nga Mali i Zi. Që prej tërheqjes së Malësorëve nga lufta dhe me kthimin në vatrat e tyre, sa fitore kanë korrur malazezët ? Arsyeja se këta malësorë të vrazhdë janë tërhequr është se ata e kanë kuptuar më në fund – dhe në kohë – rrezikun e premtimeve sllave gjithmonë të rreme.

Krijimi i mbretërisë së Shqipërisë siguron paqen në Ballkan. Akordimi i daljes në Adriatik për Serbinë shkakton përçarjen e një vendi dhe një populli, dhe i bie të ndërrohet një tiran me një tjetër.

Pra vendet ballkanike janë të ndara në bazë të parimit të kombësisë, dhe në qoftë se gjenerali Parensoff do e njihte më mirë historinë e vendit të tij, ai do të dinte se Katerina e Madhe (Catherine La Grande) kishte studiuar krijimin e një mbretërie shqiptare, ku djali i saj, Duka i madh, Konstandini, do të ishte sovrani.

Po, por ja që shqiptarët nuk duan të dëgjojnë të flitet për një princ sllav, dhe menjëherë thuhet se Shqipëria nuk ekziston…

…Unë nuk jam sllavofob. I dua të gjithë popujt që mbështesin kauza të cilat janë të drejta. Para luftës, kam publikuar disa artikuj që profetizojnë suksesin e aleatëve ballkanikë dhe shkatërrimin e Turqisë.

Por gjithçka e ka një kufi dhe zelli për shkatërrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve i ka kaluar të gjitha përmasat.

Dhe ekziston prova se ka një Shqipëri, sepse ka një qëveri të përkohshme, e kryesuar nga Ismail Qemali, një nga diplomatët më të talentuar, i rrethuar nga patriotë të flaktë dhe të sinqertë. Prova se ka një Shqipëri tashmë të pavarur, e dëshmon edhe flamuri kombëtar, i cili valvitet kudo dhe ne do të dimë ta mbrojmë atë kundra çdo armiku.

Trieste, 12 dhjetor 1912

Një ushtar i thjeshtë shqi
ptar

Princi Albert Gjika »


- Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania. 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks