Pashtriku.org, 22. 11. 2013 – (Në 50 vjetorin e vrasjes se presidentit të 35’të të SHBA-ve, John F.Kenedy) Presidenti i SHBA-ve John Fitzgerald Kennedy (1917 – 1963) u vra për shkak të një interesi të tepruar ndaj UFO-ve? Kjo është ajo që studiuesi William Lester shkruan, mbasi është i angazhuar për kërkime në këtë fushë për realizimin e studimit te tij. Studiuesi ka zbuluar në një intervistë me AOL News, se ai kishte gjetur disa letra që do të mbështesin tezën e tij. Presidenti i SHBA ka kërkuar qasje në dokumentet e shërbimeve sekrete mbi UFO-t.
Në një memorje për drejtorin e CIA, me datë 12 nëntor 1963, dhjetë ditë para vrasjes së tij në Dallas, Kennedy iu ka shkruajtur: “Është e rëndësishme që të bëjmë një dallim të qartë midis asaj që ne dimë dhe asaj se çfarë ne nuk e dimë për UFO-t dhe nëse sovjetikët e interpretojnë rritjen e bashkëpunimit tonë me Ufo si një mbulesë për veprim të shërbimeve tona sekrete. “Fjalët e shkruajtura në ato dekumente, tregojnë gatishmërinë e Presidentit, sipas Lester, që të shmangnin tensionet me BRSS. “Një nga shqetësimet e Kennedi-t,” – shkruan ai, – “ishte veshtrimi i disa UFO-ve në qiellin e BRSS. Ai ishte i shqetësuar se rusët mund të besonin se këta ishin një agresion i SHBA-ve ndaj Ruseve, e për këtë mendoj se një arsye që ai donte informacion, për t’u thënë sovjetikëve: “Nuk jemi ne mbi qiellin tuaj (për UFO-t), prandaj nuk është një provokim nga ana jonë.”
FJALIMI HISTORIK I PRESIDENTIT JOHN F.KENEDY
=============
John Fitzgerald Kennedy (1917 – 1963)
– Studiuesi William Lester –
Was JFK killed because of his interest in aliens? Secret memo shows president demanded UFO files 10 days before death –
http://www.dailymail.co.uk/news/article-1378284/Secret-memo-shows-JFK-demanded-UFO-files-10-days-assassination.html
* * *
Kenedi u vra për shkak të jashtëtokësorëve?
Publikimi i një letre të John Kennedy përmes së cilës kishte kërkuar nga shefi i CIA-s që t’ia tregojë dokumentet sekrete për objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO), 10 ditë para vrasjes së tij, kanë ringjallur spekulimet se presidenti është vrarë për të mos zbuluar të vërtetën për UFO-t.
Memorandumi sekret është njëri nga dy letra në të cilat Kennedy kishte kërkuar informacione për fenomenet paranormale më 12 nëntor 1963, të cilat CIA tash i ka publikuar për herë të parë, shkruan gazeta “Daily mail”. Shkrimtari William Lester ka thënë për gazetën se CIA i ka dhënë letrat konform ligjit për liri të informimit, pasi që kishte bërë kërkesë për hulumtime për librin e tij të ri për John Kennedyn.
Interesimi i presidentit për UFO-t, pak para vdekjes së tij me siguri se do të ngritin dyshime tek përkrahësit e teorisë së konspiracionit se kush qëndron prapa vrasjes së tij, shkruan gazeta.
Hulumtuesit e misterit të jashtëtokësorëve thonë se letra e fundit e zbuluar dëshmon se presidenti mund të jetë vrarë që të mos mund të zbulojë të vërtetën për UFO-t.
Presidenti Kenendy, përveç letrës së parë drejtuar agjencisë CIA, në të cilin kërkon dosjen për UFO-t, në letrën e dytë drejtuar administratorit të NASA-s kishte shprehur dëshirën për bashkëpunim me ish-BRSS në aktivitetet e përbashkëta në gjithësi.
Lester konsideron se Kennedy ishte interesuar për UFO, i shtyrë nga shqetësimi për shkak të raporteve SHBA me ish-BRSS. Njëra nga arsyet e shqetësimit ishte se një numër i madh i UFO-ve ishte parë mbi ish-Bashkimin Sovjetik dhe Kennedy ishte frikësuar se sovjetikët mund t’i merrnin UFO-t si sulm të SHBA-ve, duke besuar se këto janë krijime të amerikanëve, thotë Lester.
“Unë mendoj se kjo ishte njëra prej arsyeve për shkak të të cilave Kennedi ka dashur që të vijë deri tek këto informacione dhe t’i marrë nga NASA, në mënyrë që të mund sovjetikëve t’iu thotë se “shikoni, nuk jemi ne, ne nuk e bëjmë këtë, ne nuk provokojmë”, ka thënë ai.
Teorikët e konspiracionit thonë se kjo letër tash do të shtojë interesimin edhe për një dokument kontestues “memorandumi i djegur”, për të cilin njëri nga hulumtuesit thotë se e ka marrë në vitet e 90-ta. Memorandumi, siç thuhet, është nxjerrë nga zjarri me rastin e djegies së dokumenteve të CIA-s dhe u ishte dorëzuar studiuesve të UFO-ve. Në memorandum përmendet emri “Lanser”, që ishte shifra për Kennedyn.
Në faqen e parë, drejtori i CIA-s shkruan: “Sikur e dini, Lanser është interesuar rreth aktiviteteve tona, gjë të cilët ne nuk mund ta lejojmë. Ju lutem dërgoni pikëpamjet tuaja deri në tetor. Aksioni juaj në këtë çështje janë vendimtare për mbijetesën e mëtejme të grupit”.
Pronari i ri i “memorandumit të djegur”, të cilin e ka blerë më 2001, po ashtu, konsideron se Kenedi ka shtruar pyetje për UFO, për shkak të të cilave CIA “e ka hequr”.
Kennedy kërkoi sqarime mbi UFO-t nga CIA 10 ditë para se të vdiste!
Një letër jo e mbuluar nga sekreti është shkruar nga John F Kennedy drejtuar zyrtareve me të lartë të CIA, tregon se presidenti i SHBA-së ka kërkuar të informohet mbi faktet që kishin të benin me UFO-t vetëm 10 dite para se të vritej. Referimi për UFO-t përmbahet në brendësi të një prej dy letrave të shkruara nga J.F.Kennedy me temë aktivitetet paranormale në datën 12 Nëntor 1963, të cilat janë publikuar nga CIA për herë të parë.
This video shows the Secret Service officer ordering JFK’s bodyguards away from JFK before entering the Grassy Knoll area where he was shot.
– Dallas (Texas), 22 nëntor1963 –
————————————————–
Kennedy Assassination: Proof LBJ Knew
Never-before-seen footage of JFK minutes before his assassination John Fitzgerald Kennedy
Gjithsesi letrat dëshmojnë një fakt tashmë të njohur, presidentet amerikanë ishin në dijeni të fenomenit UFO, dhe kërkonin llogari mbi të por pa patur ndonjëherë shpjegime. Përveç këtyre në qiejt sovjetike dhe amerikane fluturonin objekte të paidentifikuara që armiku shpjegonte si tentativa spiunazhi por që deri sot nuk kanë marrë shpjegim.
Dhe është dikush që pretendon se arkivat e KGB që janë akoma sekret përmbajnë informacione akoma me të nxehta. Por për fat të keq, nuk egziston akoma një Freedom Act rus. Deri tani.
LINKOLN DHE KENEDI, FATE TË KRYQËZUAR
Përshkrimi Abraham Linkoln dhe John Fitzgerald Kenedi lidhen mes tyre nga kuriozitete të ndryshme dhe rastësi tragjike që përshkruan jetën dhe vdekjen e tyre.
Historia njeh analogji të jashtëzakonshme mes njerëzve që nuk kanë pasur asnjëherë lidhje midis tyre. Që nga historia e presidentëve Linkoln dhe Kenedi e deri tek fati i gjermanit Bismark, të krijohet bindja se janë përputhje jashtëzakonisht të ngjashme për të qenë të rastësishme. Le të marrim jetën e dy presidentëve amerikanë Linkoln dhe Kenedi.
Mistere analoge nga ato të treguara deri më tani kushtëzuan jetën dhe vdekjen e dy presidentëve amerikanë, Abraham Linkoln (1809-1865) dhe John Fitzgerald Kenedi (1917-1963). Të shumta dhe të jashtëzakonshme ishin edhe rrethanat që kushtëzuan jetën dhe vdekjen e tyre. Vërtet shumë, për t’iu atribuuar rastësisë.
– Abraham Linkoln dhe John Fitzgerald Kenedi –
Para së gjithash, Linkoln u zgjodh President në vitin 1860, ndërsa Kenedi u zgjodh ekzaktësisht 100 vjet më vonë, në vitin 1960. Linkoln u vra një ditë të premte, në praninë e gruas së tij, por edhe Kenedi u vra po këtë ditë dhe gjithashtu në praninë e bashkëshortes së tij.
Të dy presidentët u qëlluan me armë pas zverkut dhe menjëherë pas atentatit, ndihmat e para iu dhanë nga gratë e tyre, që kishin pranë. Linkoln dhe Kenedi vdiqën menjëherë pa mundur që të çoheshin në spital.
Por, përveç të veçantave dhe të përbashkëtave mbi vdekjen, mes tyre ekzistojnë edhe ngjashmëri të tjera. Të dy presidentët kishin emrat e gjyshërve të tyre dhe të ty ishin djemtë e dytë të familjes. Si Linkoln, ashtu edhe Kenedi, kur u martuan, gratë e tyre ishin 24 vjeç dhe të dyja vdiqën në moshën 65-vjeçare.
Të dyja bashkëshortet e presidentëve njiheshin për ndjekjen e modës dhe rinovimin që i bënë Shtëpisë së Bardhë. Si Linkoln, ashtu edhe Kenedi, kishin nga katër fëmijë, dy prej të cilëve vdiqën para moshës 10 vjeç.
Të dyja çiftet humbën një djalë, ndërsa jetonin në Shtëpinë e Bardhë. Uilli Linkoln vdiq në moshën 12 vjeç ndërsa Patrik Kenedi, në moshën 2-vjeçare. Zëvendësi i Linkolnit quhej Xhonson dhe kishte lindur në vitin 1808, por edhe ai i Kenedit quhej Xhonson, dhe kishte lindur në vitin 1908, në një largësi prej 100 vjetësh nga njëri-tjetri.
Vrasësi i Linkolnit quhej Xhon Wilkes Booth dhe kishte lindur në vitin 1839, ndërsa ai i Kenedit, Lee Harvey Oswald, i cili kishte lindur në vitin 1939, 100 vjet më pas. Po ashtu, është vërtet e habitshme teksa zbulon se shuma e shkronjave që përbëjnë emrin dhe mbiemrin e vrasësit të Linkolnit shkon në 15, po ashtu edhe ajo për vrasësin e Kenedit.
Por koincidencat e jashtëzakonshme nuk përfundojnë këtu. John Wilkes Booth dhe Lee Harvey Oswald përdornin të dy nga 3 emra. Të dy ata kishin lindur në mes të viteve ‘30, Booth më 1838-ën ndërsa Oswald më 1939-ën. Të dy vrasësit ishin jetimë nga i ati. Babai i Booth vdiq kur ai ishte 13 vjeç, ndërsa i Owsald para se ai të lindte. Të dy ata u arrestuan nga dy oficerë të ndryshëm të quajtur Baker.
Booth e vrau Linkolnin në një teatër dhe vetë u fsheh në një magazinë. Ndërsa Oswald i qëlloi Kenedit në një magazinë dhe u fsheh në një teatër. Booth dha shpirt 11 ditë pas Abraham Linkoln dhe të dy vdiqën në orën 7:20 të mëngjesit, po ashtu si Oswald që vdiq 48 orë pas Kenedit, po në të njëjtën orë si presidenti, në 13:00. Një javë përpara se të vritej, Linkolni vizitoi Monro, shtet në Merilend, ndërsa Kenedi, një javë përpara se të vritej, ishte me Merlin Monro.
Të dy presidentët kishin ndërmarrë beteja të ashpra në luftën për të drejtat e zezakëve: Linkolni për emancipimin dhe Kenedi për ligjin mbi të drejtat civile. Në momentin e atentatit Linkoln dhe Kenedi kishin në krah përveç bashkëshorteve, nga një grup miqsh, ku ato ngelën të pacenuara, ndërsa burrat u plagosën nga atentatorët (majori Rathbone në vitin 1865 dhe guvernatori Connally në vitin 1973).
Sekretari i Linkolnit quhej Kenedi dhe u përpoq që ta ndalonte Presidentin të shkonte në teatër atë mbrëmje. Sekretarja e Kenedit quhej Linkoln dhe edhe ajo u përpoq që ta ndalonte Presidentin të mos shkonte në Dallas atë natë.
Një tjetër fakt i veçantë është se burri i gruas quhej Abraham, si Linkolni. Kur ndodhi atentati, Kenedi ishte në Dallas mbi një makinë të markës “Linkoln”, prodhuar nga grupi “Ford” ndërsa teatri ku u qëllua Linkolni quhej “Ford”.
The strange coincidences of A. Lincoln and J.F. Kennedy
http://coolinterestingstuff.com/the-strange-coincidences-of-a-lincoln-and-j-f-kennedy
* * *
Të dy presidentët kishin 7 shkronja në mbiemër, të njëjtën gjatësi dhe të dy kishin studiuar juridik. Si Linkoln ashtu dhe Kenedi kishin probleme të njëjta, me sytë, vuanin nga sëmundje gjenetike dhe kishin shërbyer në ushtri. Asnjëri prej tyre nuk kishte frikë nga vdekja madje urrenin truprojat.
Të dy kishin konstatuar se sa lehtë mund të ishte t’i qëlloje një Presidenti. Linkoln një ditë pati thënë: “Nëse dikush do që të më vrasë, unë s’mund të bëj asgjë që ta parandaloj”. Ndërsa Kenedi: “Nëse dikush do të më qëllojë nga dritarja me një pushkë, askush s’mund ta ndalojë”.
Në gjuhën angleze këto fjali kanë të njëjtin numër fjalësh. Pas vdekjes, Linkoln u zëvendësua nga Andrew Johnson, ndërsa Kenedi nga Lindon Johnson. Gjatë vitit të tyre të fundit të Presidencës si Andrew si Lindon Johnson, u përfshinë nga një skandal politik që i pengoi ata të rikandidonin për një mandat të dytë…(Marrë nga “alien”)