DARDAN BELA: IDE EKONOMIKE MBI ZHVILLIMIN DHE RRITJEN E NIVELIT TË JETESËS

Tiranë, 24. 05. 2014 – Studiuesi Epidamn Zeqo në shkrimin e tij “Mitet ekonomike dhe idetë e reja” (botuar tek Gazeta Shqiptare, 15 maj 2014) shtron me të drejtë në konceptimin ekonomik edhe çështjen e ndërtimit në Shqipëri, duke stimuluar me të drejtë debatin mbi idetë ekonomike. Një temë interesante, sa edhe koherente. Historikisht, qëllimi i njeriut ka qenë, është dhe do të jetë, të sigurojë rritjen dhe përmirësimin; e kjo sidomos buron natyrshëm me krijimin e çifteve të reja, që po ashtu, natyrshëm, mendojnë edhe për krijimin e një familje të re dhe sigurisht edhe zgjerimin e saj, duke i shtuar vlerat më të mira të mundshme të trashëguara dhe të mësuara e të linduara.
Po aq interesante, nëse shohim me vëmendje trendin e ndërtimeve, të paktën sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave (edhe pse me “rezerva”), vërehet se: Ka mesatarisht një ritëm ndërtimi prej afro 11. 500 banesash në vit nga 1981-1990. Ndërsa për një periudhë “paralele”, por të shtrirë në tjetër kohë dhe sistem – përkatësisht vitet 2001 (me afro 512. 387 ndërtesa) dhe viti 2011 (censusi numëron 722. 262 banesa) dëshmon për një ritëm prej afro 21.000 ndërtesa banimi në vit, për dekadën e parë të shekullit të ri. E thënë ndryshe, kjo dëshmon një shifër thuajse me + 80% në rritje. Më kujtohet një “ritëm” intersant që Michael Moore i jepte kapitalizmit duke vënë theksin pikërisht të ndërtesat për banim në kohën e prindërve të tij të cilat mundet të merreshin lirisht të shlyheshin pa siklete, madje edhe të kishte teprica kursimesh; e gjithë kjo pasi USA ishtë një superfuqi e padëmtuar rëndë nga periudha e pasluftës dhe nuk kishte akoma konkurentë të fuqishëm, si Gjermania, apo edhe Japonia që akoma po “meremtonin” pasojat e egoizmit që sjell lufta. Në fakt arsyeja është e thjeshtë, e kuptueshme. Por shpejt, me rritjen e konkurencës, ra tempi dhe shumë nga industritë e fuqishme si ato të autombilëve, apo edhe zbulimi i zonave të reja të naftës e bën me pak të fuqishme këtë superfuqi duke cënuar kompanitë që drejtonin vendin dhe automatikisht duke ulur edhe numrin e të punësuarve prej shkurtimeve në masë.

– Studiuesi Epidamn Zeqo –

Një gjë e tillë vetëm sa përkeqësoi situatën duke rritur numrin e kredive të këqija dhe paralelisht duke sekuestruar dhe më pas konfiskuar shumë prej shtëpive të cilat në pamundësi për të gjetur një blerës quan një rënie të vlerës së tyre, si dhe të vetë portofolit të bankave, e madje edhe në ndonjë faliment si ato që u përjetuan më parë; pra ishe një dështim që rrënjët i kishte te keqorientimi i ekonomisë pa vënë theksin te përparësitë krahasuese në raport me zhvillimet koherente të Euro-Azisë, madje edhe Brazilit. Po ç’ne kjo analogji me Shqipërinë, a kanë ndonjë pikë lidhje USA (sistem kapitalist) me Shqipërinë (nga monizëm në një ekonomi të brishtë tregu)? Mirë apo keq, deri para 25 viteve çdo i ri i diplomuar dhe marrë me meritë dijet e përvetësuara në institucionet publike, e kishte të paktën të sigurtë një vend pune, edhe pse ndoshta mund t’i duhej të kaptonte fushat e malet, madje për orë të tëra; por në mbrëmje, në kthim për në shtëpi bënte “gjumin e qetë” sa i përket shmangies së stresit së të nesërmes – krejet ndryshe nga çfarë ndodh sot. Intelektualëve madje u caktohej edhe një dhomë shtesë (psh. Nga 2+1 në 3+1 etj.) e njëjta gjë ndodhte edhe me artistët etj. Pra, një çift i ri kishte teorikisht por edhe pratikisht mundësinë që të ndiqte aspiratat e krijimit pa problem të familjes, mjaftonte që të jepte më të mirën në studime dhe më pas në punë… Shtëpia nuk përbënte problemin kryesor. Po sot?
Sot, në këto dy dekada të para “lirie”, me një ekonomi tërësisht të “shkallahatur” (nuk e di se si më erdhi kjo fjalë ndër mend) sa i përket orientimit ekonomik, ka pak mundësi në raport me ç’ka ishte dje. Shikohet normalisht që numri i ndërtimeve është dyfishuar mesatarisht por ama, për kë?! Për ata që transferohen dhe migrojnë brenda vendit, apo për ata që emigrojnë dhe më pas vijnë e ndërtojnë sërish në vend? Me një treg pune tërësisht të deformuar, pikërisht për shkak të “shkallahatjes” së sistemit arsimor nga të ashtëquajtur pedagog, në fakt të papërgjegjshëm (ku një pjesë e tyre duhej të ishin pas hekurave), që venë vetën porsi ato tranjerët e paaftë që nuk arrijnë të venë “veton” në fushën e lojës para urdhërit të presidentë-pronarëve për të shitur ndeshjen, kanë zhytur rininë në një vorbull ku gjithësecili mendon se është “profesor” dhe mendon për dy, tri, katër mastera apo edhe kryerjen me pahir të një fakulteti të dytë apo të tretë, mjfaton që të ruhet vendi i punës që rrallë herë e meritojnë, duke vënë “shkelmin” djersës së shumë, por shumë pak elementëve që arrijnë të shtyjnë mes kësaj zallamahie.
Por ç’ndodh, ku ka përfunduar familja, etja e natyrshme e bekuar nga vetë Zoti për të bashkuar një Vajzë dhe një Djalë… Pikërisht, edhe kur krijohet ky bashkim, jo për fajin e tyre (edhe për fajin e tyre në rast se i përkasin lojtarëve që shiten) kanë shumë vështirësi të gjejnë shtëpi qoftë edhe me kredi, për shkak të pamundësië për të patur atë siguri që ishte para 25 viteve, sa i përket vendit të punës. Sot kjo vorbull e gatuar me shije të hidhur në 20 vite, ka dhënë efektet jashtë mase negative te brezi i ri (i plakur në bankat e shkollës – 80% pa frikë, të paaftë, dhe kjo jo gjithmonë për fajin e tyre, në raport me ç’kanë marrë/dhënë në bankat të shkollës e fakultetit), pasi ky brez e ka tepër të vështirë të sigurojë të ardhmen duke parë konkurencën vazhdimisht të pandershme -të gatuar nga të tretë por edhe të vetë- gatuar.
Pra, lënia në harresë e ekonomisë së prodhimit sipas parimit të përparësisë krahasuese, dhe kalimi direkt vetëm në ekonimi shërbimi që prodhi “barërat” e para të këqija si: avokatë e juristë me kurse tremujore që japin leksion pë të drejtën ndërkombëtare, mjekë ngelës në shkollë të mesme, që u zinin vendin gjimnazistëve të dalluar, një lukuni ekonomistësh që: “o burra, u hap ekonomia dhe u bë deti kos” rendin e në fund një pjesë e tyre përfundojnë si kamarierë, në call center (duke deformuar rëndë edhe karakterin dhe të vertëtën që u imponohet ta hedhin gjatë orëve të telefonatave) apo në punë të tjera ku pseudo-pronarët u kërkojnë dhe imponojnë të shkruajnë “de-juro” asgjënë e “de-facto”, që nuk japin as zanat dhe as një lloj prosperiteti. Sa garanci ka një bankë sot të ofrojë një kredi një çifti të këtij “trendi”, veç në mos pastë një kolateral sa dyfishi i shtëpisë për t’a mbuluar atë – ku u pa përfitmi këtu?!
Kjo është vetëm njërë anë e medaljes së “mysët/lugët”Sigurisht që kjo është një barrë që duhet kaluar, ashtu si duhet akuar dhe shkërmoqur një herë e përgjithmnonë edhe informalitei i skalitur keqazi në mendjen e shqiptarëve. Ç’mund të themi për përpjekjet e qeverisë për të shtuar shkallën e formalizimit të ekonomisë? Në fakt, kjo ndoshta do të jetë edhe guri më i rëndësishëm i THEMELIT të formimit të një KULTURE me të vërtetë koshinete, për faktin se: ashtu si merr, edhe duhet të japësh e të zhvillosh ekonominë e vendit tënd dhe të fëmijëve të tu, por edhe të fëmijëve të tjetrit, e të tjetrit, e të tjetrit…
Sot, informaliteti nuk është aspak habi të jetë “de facto” në 60-70%. Po i referohem vetëm faktit të efektit të tvsh-së nga blerjet bazë familjare. Siç edhe e dimë, është një tatim që prek tërthorazi vetëm konsumatorin final; pra për ta sqaruar është qytetari ai që në fund paguan efektin në çmim. Tregtari vetëm sa bën transferimin e kësaj vlere tvsh-je, nga xhepi i qytetarit, në arkën e shtetit, dhe normalisht, në funksion të të mirave dhe shërbimeve publike, si rrugë (që të mos bëhet shpina me baltë kur bie shi, etj). Po ç’ndodh kur tregtari, në vend që këto para t’i kalojë nga xhepi i qytetarit në llogarinë e thesarit kombëtar, i mban direkt si hajdut, në xhepin plot grykësi të tij?! . Si mund të ndodhë kjo? Në 5.000 lekë blerje që bën qytetari, 20 % janë TVSH = 1,000 lekë të cilën tregtari e mbedh nga QYTETARI, dhe tregtari është i DETYRUAR t’a kalojë këtë shifër prej 1.000 lek në THESARIN KOMBËTAR. (Qeverisjet, pamvarësisht formatit politik kanë shpalosur si në mbretëri, despotizëm, totalitarizëm, demokraci apo kapitalizëm, objektiva që së pari kanë të bëjnë me rritjen e mirëqenies së përgjithshme të popullatës dhe e dyta buron nga e para dhe i referohet sigurimit të afrimitetit me popullatën apo rizgjedhjes së një mandati, për kohët e sotme.- I referohem temës së diplomës “Jepini Çezarit, ç’është e Çezarit”.

Tatim i sheshtë apo progresiv, Efekti në rishpërndarjen e të ardhurave – Shkurt 2013) Vetëm 4,000 lek janë të tregtarit që i përkasin djersës së punës së tij – 1,000 lek tvsh janë djersa e QYTETARIT që ia jep shtetit në këmbim të të mirave publike që ai përfiton prej tij. E KUNDËRTA QUHET VJEDHJE. Interesante, po të shkosh në një pikë të ashtëquajtur “shumicë lagjeje”, rreth orës 19.00 vëren se numri i kuponave të prerë ka arritur në rastin më të lartë jo më shumë se 15-20 klientë gjatë gjithë ditës (normalisht numri duhej me të drejtë të ishte 100-150 klientë, me raste kasa tregon numri. Qesharak, tragjik-komik, si 1 apo 2 apo vetëm tre klientë, kur katër të tillë mund t’i gjesh për dy minuta, që kërkojnë nëpër raftet e dyqanit për kos e qumësht etj. Dikur kështu ndodhi në një rast që kërkova me të drejtë kuponin si qytetar; mu kujtua ky nr. 3 klientë si ato tipat që lexonim në fillore: “s’di, s’dua, s’mund”. A thua vallë kaq gënjeshtar dhe mashtrues janë të gatuar njerëzit!?…
Gjithësesi, marrim situatën në dorë, dhe t’i bëjmë një analizë tepër të thjeshtë vetëm në një dyqan lagjeje. Në çdo 4 pallate ka të paktën një pikë “të ashtuquajtur shumicë”. Çdo pikë shumice mbulon afro 4-20 familje për pallat = 80 familje për katër pallate. Çdo familje shpenzon “pa frikë” 20.000 lek të reja në muaj te kjo pikë e lagjes. Me lëshimin dhe marrjen e kuponit tatimor nga kasa fiskale e tregtarit, efekti është: 16,667 lek të cilat i shkojnë tregtarit si djersë për punën e tij, si dhe 3,333 lek tregtari ia mban qytetarit dhe i kalon për llogari të thesarit kombëtar të shtetit. (“…Pushteti nuk mund të marrë nga çdo njeri pjesë prej pasurisë së tij pa pëlqimin e tij… Qeveritë nuk mund të mbështeten pa shpenzime të mëdha, dhe është e përshtatshme që çdo njëri i cili gëzon pjesën e tij të mbrojtjes, duhet të paguajë nga pasuria e tij pjesë për mirëmbajtjen e saj.
Por edhe ajo duhet të jetë me pëlqimin e tij, dmth pëlqimin e shumicës, duke e dhënë atë ose vetë, ose nga përfaqësuesit e zgjedhur prej tyre…” John Locke (1632-1734) – po aty). Si ndodh realisht…Për sa kohë që qytetarit nuk i jepet/nuk merr kuponin tatimor, kjo blerje për qytetarin, shitje për tregtarin mbetet e padeklaruar, dhe si e tillë çon në këtë rezultat: Tregtari merr 20,000 lek nga të cilat 3,333 lek që i takonin buxhetit të shtetit, të cilat nuk i paguan tregtari por qytetari me qëllim që të përfitojë të mirat publike (si arsim, rrugë, mbrojtje, kujdesje sociale, etj) I VIDHEN QYTETARIT nga TREGTARI, që i fut padrejtësisht këto para në xhepin e tij. Përpos kësaj, tregtari nuk paguan as tatimin që i takon mbi të ardhuat/fitimin e realizuar, që i ka fshehur. Efekti total – thënë ndryshe kemi një shifër afarizmi prej 20,000 lek për familje. 80 familje nga katër pallate që blejnë në një dyaqan = 1,600,000 lek në muaj. 1,333,333 lek i takonin tregtarit dhe diferenca, tvsh-ja, duhet të kalojë në buxhetin kombëtar. Por ndodh e kundërta: TVSH prej 266,667 lek për çdo muaj, tregtari i lagjes (që hiqet edhe si burrë/grua i/e mirë duke të falur një 10 lekësh në peshore) u përvetëson (thënë troç u vjedh) komshinjëve të tij, pasi në vend që këto para t’i kalojnë në buxhetin e shtetit, i futën direkt në thesin e makutërisë së tij. Gjatë vitit ky efekt arrin në shifrën e 266,667 lekë në muaj 12 muaj/vit = 3,200,000 lekë në vit. Ose e shprehur në valutë, vjedhja vetëm nga tvsh-ja që tregtari i lagjes u bën familjeve të katër pallateve, arrin në 32,000 $ në një vit kalendarik. Sigurisht që këto para, kjo shifër prej 32,000 $ në vit që normalisht qytetari i paguan për të katër në buxhetin e shtetit dhe jo në xhepin e tregtarit të lagjes, do të ishin më se të mjaftueshme për të realizuar për këto 80 familje të këtyre 4 pallateve:10,000 $ një lulishte me pemë dhe kënd lojrash, ndriçim, aksesorë sportive etj. 12,000 $ suvatim dhe lyerje brenda dhe jashtë të këtyre 4 pallateve. Pjesa tjetër prej +10,000 $ mund të përdorej nga qeveria për t’ia shtuar fondit të shtrimit të rrugëve kombëtare, rritjes së pensioneve, kujdesit shëndetësor…
Të gjitha këto janë të mira të munguara nga grykësia e një (shumë) tregtari/(ëve) dhe nga pakujdesia e qytetarit/ëve që akoma duhet të mësojë dhe të kultivohet me idenë së: TVSH, nuk janë para të tregtarit por janë para të tijat që tregtari e ka për DETYRË ligjore t’ia kalojë buxhetit të shtetit, në funksion të ofrimit të të mirave dhe shërbimeve publike. Dhe kjo vetëm për 4 pallate që shkojnë e blejnë në një pikë të ashtuquajtur “shumicë lagjeje”.
Për ta llogaritur në rang kombëtar këtë efekt secili mundet fare mirë t’i bëjë vetë llogaritë. Pra, si konkluzion, mendoj se: konsolidimi fiskal do të jetë themeli i zhvillimit të qëndrueshëm dhe pozitivisht të fortë të Shqipërisë por edhe Kosovën (tashmë me elemininin gradual të kufijve), pra të gjithë Kombit Shqiptar.
– Autori është Ekonomist.

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura