Pashtriku.org, 06. 07. 2014 – Gjykimet me burgim të përjetshëm, terrori, vrasjet dhe persekutimi i shqiptarëve nga regjimi sllavomaqedonas s’ka të ndalur. Dhuna dhe përgjakja e shqiptarëve në këto dy ditët e fundit në Shkup, duket se i ka dhënë fund iluzionit të rrejshëm, të krijuar prej kohësh nga partitë politike shqiptare, se Maqedonia është shtet i shqiptarëve (se është edhe shtëpia e tyre) ku mund të realizohen të drejtat kombëtare. Tashmë dihet mirëfilli se, këto të “drejta” të proklamuara nuk u realizuan as në kohën kur Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e Menduh Thaçit “bashkëqeverisi” me VMRO’DPMNE’në e Nikolla Gruevskit, as gjatë këtyre viteve që po “bashkëqeverisë” Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI’ja) e Ali Ahmetit – me këtë parti antishqiptare, dhe duket qartazi se, VMRO’DPMNE’ja partitë shqiptare (PDSH-BDI) i ka përdorë vetëm si ekspozitura në institucionet e shtetit!
NJË FOTO FLET MË SHUMË SE 1000 FJALË!
Për t’ja ndalur turrin kësaj të keqeje ogurzezë, e cila po thellohet çdo ditë e më shumë ndaj shqiptarëve, duket se ka ardhur çasti i fundit, kur të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni – pozitë dhe opozitë, (ato që janë pjesë e parlamentit dhe e institucioneve tjera në Maqedoni, por edhe ato parti jashtë institucionale) t’i japin fund grindjeve dhe hasmërive të tyre politike në luftën për pushtet, në këtë shtet që rrah e përgjakë, burgos e persekuton, vretë, masakron e ekzekuton për çdo ditë shqiptarët. Prandaj, në këtë situatë tepër të rëndë nëpër të cilën po kalojnë shqiptarët e etnikumit shqiptar në Maqedoni, është i natyrshëm dhe tepër urgjent, Bashkimi i të gjitha Partive Shqiptare për të themeluar, institucionet e pavarura për të kulmuar me konstituimin e KUVENDIT TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI!
Le të jetë kjo një nismë e padhunshme, legale dhe krejtësisht institucionale, për zgjidhjen e çështjes shqiptare, në këtë pjesë të etnikumit shqiptar, e që ky proces natyrshëm i hap rrugë Bashkimit me Shqipërinë, Kosovën dhe copëzat tjera, të ndarë padrejtësisht në Konferencën e Londrës (1913)!
———————————————-
LEXONI: NË SHKUP U PËRGJAKËN SHQIPTARËT
NGA NJËSITE SPECIALE MAQEDONASE (FOTO+VIDEO)!
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2970