Prishtinë, 25. 07. 2014 – Këto ditë u dha një lajm i “rëndësishëm” për arsimin në Kosovë, mos certifikimi i Fakultetit të matematikës? Pse qenka bërë një vonesë administrative nga fakulteti përkatës?! Këtu natyrshëm shtrohet pyetja: A ka guxuar të ndodh kjo në Universitetin Publik me përvojë mbi 40 vjeçare? Arsyetimet që u dhanë dje, si nga Agjencia e Akreditimit dhe Rektorati, janë të pa shije për një vend serioz?! Kjo tregon se ne nuk jemi vend serioz. Nuk kemi institucione serioze as në arsim ku e kemi një përvojë. Nuk kemi njerëz të përgjegjshëm as në këtë segment tepër të rëndësishëm për vendin dhe perspektivën e tij. Jemi vend me njerëz që me gjasë veç improvizimit, nuk dimë gjë prej gjeje për organizim e planifikim, ashtu siç nuk po e dimë edhe çka është interesi kombëtar. Ndryshe si të kuptohet mos certifikimi i FM-së?!
Kosovës, sigurisht që i është imponuar që ta ketë një Sistem Arsimor të degraduar (së paku nga viti 1981), dje nga pushtuesi shekullor, sot nga të padijshmit, të pa përgjegjshmit dhe xhahilët, me shkollë e të pa shkollë.
– “Varrosja” e Universitetit të Prishtinës!
A thua Kosova, (vendi më i prapambetur i Europës në çdo segment të jetës), nuk paska nevojë për Fakultet të Matematikës? Kur dihet fare mirë, se vetëm nga njerëzit që kanë kryer atë fakultet nuk ka të pa punë dhe të cilët kërkohen shumë, për krejt të tjerët (publike e private) numri i të pa punëve (me fakultete) është marramendës. Këtë mund ta bënte vetëm një Agjenci e Akreditimit e kompromentuar dhe e korruptuar, e korruptuar jo vetëm financiarisht, por edhe mendërisht e moralisht, politikisht e kulturalisht etj.
A ka Ministri të Arsimit ky vend i varfër me gjithçka?!
Nëse dikush do të duhej të reagonte duke e suspenduar atë Agjenci, veprimin e parë do të duhej ta e bënte Ministria e Arsimit e mbështetur nga Kabineti qeveritar. Mos lidhet ky fakt me “kryengritësit” e atij Fakulteti? Shteti i mirëfilltë, urgjentisht do të reagonte! Pse i yni heshtë?
– Autori është Kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë – NISMA për Kosovën –
***************************************
Protestojnë studentët e Matematikës në UP….
Më 23 Korrik 2014, një grup i studentëve nga Departamenti i Matematikës në Universitetin e Prishtinës kanë protestuar para zyrave të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës (AAK) për të shprehur pakënaqësinë e tyre rreth mosakreditimit të këtij programi nga ana e Agjencisë….!!!
……………………………………………………..
(Ilustrimet janë të pashtriku.org, sh.b)