Pashtriku.org, 23. 05. 2015 – (“Ne nuk jemi të veçantë. E dashurojmë vërtet vëndin tonë, por akoma mëshumë dashurojmë të vërtetën dhe drejtësinë” – Pashko Vasa) – Pellazgët ishin banorë të parë europianë – Shpesh kam lexuar nëpër shkrime të ndryshme se «viti 2012 është viti i Kombit Shqipëtar». Sigurisht që shumica elidhin këtë shprehje me rastin e 100 vjetorit të formimit të shtetit tonë, më 1912. Dhe ku ka më bukur se sa këtëpërvjetor, ta nisësh me një ngjarje madhore në një Institucion si Universiteti i Sorbonës, siç qe mbrojtja e doktoraturësnga historiani shqiptar Arif Mati «Kërkime mbi Pellazgët, origjinës së civilizimit grek» (3 janar 2012). Na erdhi keqvetëm për Ambasadën e Shqipërisë në Paris, së cilës nuk i kishte ardhur akoma viti 2012, dhe rrjedhimisht nuk morrënpjesë.
Pa u nisur nga titulli, siç mund të duket në pamje të parë, problematika e trajtuar nga historiani, nuk ka të bëj thjeshtme paraprijësit e «civilizimit grek», një popullsi që pa mëdyshje nga të gjithë historianët është emërtuar «më e lashta nëEuropë», por të trajtuar si «të zhdukur» «të mjergullt» dhe «që nuk na ka lënë historinë e tyre të shkruar». Disa, këtostudime shqiptare mbi Pellazgët, i gjykojnë «për qëllime politike» (1) apo i hedhin poshtë sepse «nuk janë pranuarpërgjithësisht». Rëndësia e studimit të Arif Matit, qëndron jo vetëm tek vlerësimi i trashëgimisë së gjithanëshme të lënë nga këta Pellazgë hyjnorë, por edhe sepse lidhet me ORIGJINËN dhe GJUHËN e kombit shqiptar (trajtuar edhe tek libri “Shqipëria, ose Historia e një populli para-helen”). Ky studimi dëshmon, që Pellazgët nuk janë zhdukur si popull, por janë asimiluar, tjetërsuar dhe mbijetuar në ditët e sotme, tek popullsia e Kombit Arbër. Se, në studimin e trashëgimisë të popullsisë arbërore, gjëndet material i bollshëm, për të zbuluar mëndësinë, dëshifruar shkrimet, emërtimet dhe domethënien e shumë simboleve “misterioze” apo fakteve historike të Lashtësisë së herëshme. “Përkrenarja e famshme kelte me brirë (cjapi apo dashi) që mbante Pirro II (319-272 pk) ishte e ngjashme me atë të Aleksandrit të Madh. Të njejtën përkrenare mbante edhe heroi kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti (1405-1468)…Kjo vërteton zanafillën e përkrenares me brirë që mbahej nga sovranët, në veçanti nga ata me zanafillë thrako-ilire (2 )
Po, kush ishin këta Pellazgë, që u “sorollatën” si Zot-ër të deteve (Deti Jonë!) dhe ju dhanë atribute të Perëndive, Mbretërve të tyre të famshëm? (shiko Niko Stillo “Etruskishtja Toskërishte”) Këta banorë të parë europianë, që u shtuan në shumë “fise” dhe “fara”, i lanë jo vetëm një arkiv të pasur gjuhësor, por edhe të zbulimeve shkencore, kulturore dhe fetare, shoqërive të mëvonshme në Europë, dhe bashkë-kohëse në Afrikën Veriore, Azinë e Afërme dhe të Largët e deri përtej Oqeanëve. Gjithashtu krijuan modele të drejtimit të shtetit, dhe të edukimit të elitave të ardhëshme, që frymëzuan edhe intelektualët e Rilindjes europiane të shk 18-19. (3)
Një trashëgimi kaq e pasur e Lashtësisë europiane, e krijuar gjatë 50’000 – 150’000 viteve, sepse gjuhët e njeriut të sotëm mendohet të jenë zhvilluar gjatë kësaj periudhe kohore (4) nuk mund t’i mbanin vetëm shpatullat disa shekullore të Greqisë, që fillon me shk 6 pk me botimin e poemave të Homerit. Nga shtjellimi i fakteve, autori pohon se “Gabimi më i madh i kryer, ka qënë sepse Greqia është vendosur në qëndër të të gjitha studimeve historike dhe gjuhësore”, (5) megjithëse nga Homeri “Helenët nuk janë cituar kurrë si Popull apo si Komb ». (6) Ky është thelbi i punimit prej798 faqesh duke shfrytëzuar 338 autorë dhe të dhëna nga shumë fusha të tjera shkencore, të paraqitur nga historiani Arif Mati.
Në këtë studim, sillen dëshmi të autorëve të Lashtë, të papërfillura nga studiuesit e dy shekujve të fundit, e për rrjedhojë të papasqyruara në librat e Historisë që studiohen sot. Gjithashtu paraqiten fakte të deformuara, me të cilat çdo lexues do të mund të njihet me daljen në botim, në frëngjisht dhe në gjuhën shqipe, të librit të ri të Arif Matit. Studimi dëshmon se ka ardhur koha të mesohet nga brezi i ri, e vërteta Historike dhe jo sajesat politike, të autorëve të Lashtë e të ditëve tona. Për këtë qëllim, është e domosdoshme të rishikohet SKEMA e trajtimit të Lashtësisë, nga ana e Historiografisë Europiane dhe asaj Botërore. Dhënia e titullit “Doktor në shkencën e historisë së Antikitetit (Greqia para-helenike) e Universitetit të Sorbonës”, dëshmoi vlerësimin më të lartë të punës së Arif Matit, e nëpërkëmbur dhe e shpërfillur nga Albanologjia zyrtare shqiptare, dhe një profesionalizëm shkencor të akademikëve francezë Dominique Briquel, Charles Guittard dhe Guillaume Bonnet.
Përse duhet rishikuar Skema e trajtimit të Historisë së Lashtësisë?
Pa njohur historinë ekonomike dhe politike të shekullit 18-19, nuk mund të kuptohet Skema e ndjekur për hartimin e Historisë së Lashtë që studiohet sot, e cila bie ndesh me faktet historike. Çfarë shënoi shekulli 18-19 në Kontinentin Europian? Kjo periudhë emërtohet si koha e krijimit të Shteteve-Kombe, që “kishin një qëllim të dyfishtë: të ngrinin një fuqi ekonomike për të forcuar shtetin, dhe duke përfituar nga fuqia e shtetit, të favorizohet rritja ekonomike për ta pasuruar shtetin… Fitimi dhe pushteti, duhet të trajtohen së bashku” shprehej tregëtari dhe politikani anglez i shk 17 Ser Josiah Child (7) Në këtë periudhe, midis Mbretërive kishte një kundërshti të ashpër, shpesh të përgjakshme, për monopol tregëtar, europian dhe ndërkombëtar, për zgjerimin territorial të shtetit dhe zoterimeve koloniale. “Fitimi i kolonive ku ndodheshin minierat e metaleve të çmuara ishte qëllimi kryesor i zbulimeve dhe kolonizimeve” (8) Mjeti i vetëm për arritjen e këtyre synimeve ishte: një ushtri e fortë dhe një popull i motivuar, për të sakrifikuar jetën “për Atdheun!”. Këta shekuj, shënuan kulmin e Rilindjes Europiane.
Disa historianë e përcaktojnë si një “revoltë” kundër kulturës mbisunduese franceze në Europën e asaj kohe. Një veprim, i nxitur si kundërveprim të pushtimeve të Napoleonit (1769 – 1821). (9) “Lufta kundër kulturës unike (shk.18) kalon nëpërmjet mohimit të modelit francez” – Laibnic shprehej – është më mirë të jesh një origjinal i gjermanishtes, se sa një kopje e frëngjishtes” (10) Disa të tjerë, e komentojnë si një nevojë për të krijuar një shtet-komb, që të kishte origjinën, gjuhën, folklorin dhe heronjt e vet legjendarë, të cilët do ta lidhnin emocionalisht, popullatën shumë-etnike brënda kufijve të tij. Një nga nacionalistët gjerman të shk.18, Fredrich Ludwig Jahn, theksonte kuptimin politik të idesë kombëtare: “shteti nuk është asgjë pa Popullin dhe një qeveri e mënçur, nuk e vendos shtetin mbi popullin, por popullin brënda shtetit” (11)
Pavarsisht arsyjeve të shumta, që sollën këtë lëvizje, fillimisht politike dhe intelektuale, e më vonë patriotike dhe çlirimtare, që të gjithë synonin të dëshmonin se sa “të lashtë” ishin, dhe se meritonin të vlerësoheshin dhe të nderoheshin nga të tjerët, apo të përligjej krijimi i shteteve të reja. Historia e Lashtë që mësohet sot në të gjitha nivelet e shkollës, për popujt europianë, nuk është edhe aq “e lashtë”. Ajo është hartuar me materialin e mbledhur dhe studimet e folkloristëve, gjuhëtarëve, arkeologëve, historianëve dhe intelektualëve të fushave të ndryshme të shk. 18-19. Për t’u përfaqësuar me një Histori duhesh gjëndur pasuria kulturore dhe origjina, e trashëguar. Veprat e Homerit dhe të figurave të politikës dhe kulturës më në zë, të Greqisë së Lashtë dhe Perandorisë Romake, përbënin materialin mësimor edukativ europian dhe ishin përfaqësuesit e vetëm të lashtësisë. (12)
Në periudhën e Rilindjes, filozofi C.F. Chasseboeuf – Volney, paraprijës i shkencave të entologjisë, antropologjisë dhe sociologjisë së shk. 20, më 1795 pohon se “duhej të kërkoheshin burime të tjera kulturore, të ndryshme nga ato të Greqisë dhe Romës” (13) Në 1800 , Universiteti i Kopenhagenit shpalli konkurs për të zëvëndësuar mitologjinë greko-romake me atë gjermane ose kelte (14) Intelektualëve ju kërkua, të rizbulonin nga “goja e popullit” poemat “homerike” të vëndit të tyre. I pari qe skocezi James Mancpherson, që më 1761 botoi “Fingal, Poemë e Lashtë Epike në 6 vëllime shkruar nga Ossian, i biri i Fingalit” që “dëshmoi” se ekzistonin tradita të tjera në themel të kulturës europiane. Por gjuhëtarët e kohës, faktuan se Mancpherson “nuk ka mundur të gjente epopenë e shk. 3, veçse në përfytyrimin e vet”.(15) Përpjekje të tilla u bënë edhe në vënde të tjera. Këto përpjekje poetike, nuk shkonin më herët se mesjeta dhe dështuan me “vërtetësinë” e tyre historike.
Ishin gjuhëtarët gjermanë, që dhanë provat e para shkencore të lidhjes midis popujve “të vjetër” e “të rinj”, duke bërë krahasimin e fjalorit dhe strukturës gjuhësore të gjuhëve. Filologu gjerman Friedrich von Schlegel pohon se:“sanskritishtja ishte një gjuhë farefisnore me gjuhën latine, greke, persiane dhe gjuhët gjermanike.” (16) Në këtë mënyrë, u gjënd “filli” gjuhësor dhe historik, për të lidhur lashtësine e popujve të shk. 18-19, me po atë model “greko-romak” nga i cili synuan të shkëputeshin dhe doli në dritë Historia e Lashtësisë së fiseve Ariane apo e popujve indo-europian. Në “Fjalime mbi nacionin gjerman”, Fichte (filozof gjerman shk.18) vërente se vlera thelbësore e identitetit gjerman qëndronte në vijimsinë e jashtëzakonshme gjeografike dhe gjuhësore dhe vetëm gjermanët, «nga të gjithë nacionet e tjera të Europës moderne» kishin «mbetur në vëndbanimet e tyre të origjinës së popullit nga rridhnin», nga të cilët kishin «ruajtur dhe formuar më vonë, gjuhën origjinale». (17)
Lashtësia Greko-Romake u quajt “djepi” i qytetrimit europian të shk. 18-19 dhe hyjnizohet deri në atë shkallë, sa mbreti bavarez Ludovik, në Mynih ndërton kopjet e monumenteve të Antikitetit të Athinës, duke përfshirë edhe Panteonin e famshëm.
Skema e “popujve Arian”, mohoi faktet historike, të qënies së një “Europe Pellazgjike” të Lashtësisë.
Në rast se Bashkimi Europian, synon në një unifikim të politikave ekonomike, ushtarake dhe drejtuese, atëhere mund të themi në mënyrë figurative, se ai po shkon drejt modelit të “Europës” së popujve Pellazgë, që shtrihej jo në kufijt e sotëm kontinental, por në atë, që ne e emërtojmë “Hapsira Mesdhetare”. Kjo hapsirë përfshinte pjesën më të madhe të Kontinentit Europian, Azisë së Afërme dhe Pjesën veriore të Afrikës. Niveli shoqëror, kultura fetare, zbulimet e shumta: në ndërtim, në përdorimin e pasurive natyrore, njohjes së ligjeve të natyrës, etj., e kësaj Europe Pellazgjike, rrezatohej në hapsira shumë më të largëta, nëpërmjet rrugëve tregëtare (“rruga e mëndafshit” u fillua prej tyre) dhe pushtimeve koloniale (Veriut të Europës së sotme, të Azisë së Mesme dhe të Largët) duke u bërë një burim grumbullimi të pasurive marramëndëse të dinastive të tyre. Në këtë hapsirë (që shtrihej në tre kontinente) gjallonin shumë fise dhe fara, të një gjaku dhe gjuhe, që kishin faltoren e tyre “Dodonën” në Thesproti, tek e cila vinin e faleshin nga çdo cep i Perandorisë. Në këtë “Europë Pellazgjike”, komunikimi -“Fjala” ishte “masmedia” dhe “Morali”- garancia e Konventave të Europës së sotme, dhe përbënin bazën e edukimit të elitave të ardhshme drejtuese.
Fillimisht, në “Veriun” e Europës së Lashtë, (nga Danubi e deri në Jon), ku praktikuan metalurgjinë dhe nisën shpikjet e tyre të para, që i bënë “superfuqi” ushtarake, bujqësore dhe detare, më pas “qëndra“ u spostua në Afrikën Veriore, ku vijoi të lulëzojë shkenca dhe besimet, që i dedikohen Perëndisë-Thot, si mjete të sundimit dhe të drejtimit, e për këtë arësye i mbanin në kasafortën e padepërtueshme të pushtetit të Priftërinjve. Vetëm njeriu me aftësi të dallueshme, mund t’i merrte këto dijeni në formën e mësimeve gojore, duke ushtruar në maksimum memorien, përmes një periudhe të gjatë kohore prej 15-20 vitesh. Ata u bënë më vonë “mësues” dhe drejtues të fiseve të tyre të origjinës (Greqi, Romë, bregun e Azisë së Afërt) apo të grupimeve “të reja” (Kristianizmit dhe Islamizmit, etj). “Të gjithë udhëheqësit e mëdhenj fetare, prej Moisiut deri te Krishti, kanë qënë Initiates të Mistereve Egjiptiane (të shkollës së Thotit pellazg-shën. im)… kjo shpjegon se përse të gjitha fetë, në dukje të ndryshme, kanë një bërthamë të përbashkët ngjashmërie, besimin tek Zoti, besimin te pavdeksia dhe kanë një kod etik (18)
Në shekujt që pasuan “qëndra” e kësaj “Europe Pellazgjike” shkëlqeu në politikë, shkencë dhe kulturë në jugun ballkanik (Athinë, Spart), bregun perëndimor të Azisë së Afërt dhe gadishullin italik (Perandorinë Romake) pothuaj me po atë territor gjeografik. Në këtë hapësirë Pellazgjike, komunikimet tregëtare, kulturore, fetare apo fushatat pushtuese midis fiseve dhe farave të një gjaku (siç ndodhi në Trojë), nuk u shkëputën asnjëherë, dhe sot i befasojnë dhe i çoroditin studiuesit me ngjashmëritë e dukshme ndërtimore, të poçerisë, perëndive dhe sidomos toponimeve, të arritura deri në ditët tona. Kudo në këtë hapsirë, ata ndiheshin si në shtëpinë e tyre. Kudo gjenin fise të ngjashme, me po atë gjuhë të folur në dialekte të ndryshme, por shumë të qartë për të gjithë.
„Një gjë është e sigurt, se pellazgët dhe etruskët kuptoheshin midis tyre: sintaksa dhe struktura e gjuhës etruske rigjendet në shqipen e sotme, prej me shume se 2000 vjetësh më pas, pa folur për toponime dhe antroponime të shumta të cilat shpjegohen falë kësaj gjuhe“ (29)
Sulmet e popullsive të huaja, të cilët ishin në kërkim të vëndeve të begata dhe të përshtatshme klimaterike, nga Veriu dhe Lindja, gradualisht e shkatërruan “Europën Pellazgjike. Këtu, tretet Historia dhjetra-mijë vjeçare e “Europës Pellazgjike” dhe ndërtohet Historia e Lashtësisë dymijë vjeçare e Europës Indo-Europiane, që studiohet sot. Kjo histori, në tekstet mësimore, fillon me pushtimin e Kontinentit nga fiset “indo-europiane” nga Azia e Largët. Në studimin e tij “Gjuhësia Ballkanike” Pr. Shaban Demiraj pohon se: “Të dhënat arkeologjike dhe historike dëshmojnë se Gadishulli Ballkanik ka qenë i banuar nga popuj të ndryshëm edhe para ardhjes së fiseve i.e. (=indoevropiane), që e kanë “indoevropianizuar” atë prej kohësh të hershme“ (20) Ky është edhe “blloku”i parë që duhet shëmbur nga “muri” i Historisë së sotme të Lashtësisë. Arif Mati deshmon se “Nuk ka patur pushtim të Europës nga Azia, përpara atij të Hunëve, të Alainëve, të Avarëve, në shk. 4/5 e të bullgarëve në shk. 6/7 apo të magjarëve (hungarezëve) në shk. 9 pas Krishtit. ( 21)
“Europa Pellazgjike” u flijua në shk. 18-19
“Shumë njerëz habiten kur mësojnë se Modeli Arian (Historia e sotme e Lashtësisë – shën im) , që shumica prej nesh ka arritur ta besojë, është zhvilluar vetëm përgjat gjysmës së parë të shk.19 (22). Lashtësia, ku gjetën burimin artet, shkenca, filozofia, format drejtuese të shtetit dhe lindën ideologjitë politike, ju atribuan tërësisht jugut të gadishullit ballkanik, të emërtuar më vonë Greqia Antike. Nga shqyrtimi i fakteve Arif Mati ju drejtohet studiuesve të lashtësisë:“A nuk është lajthitje të këmbngulish të emërtosh pa prova të prekshme, sikur të jetë “greke” gjithshka që në të vërtetë nuk ka qënë e tillë? Fraza “përpara mbritjes së grekëve”, e përmëndur nga autorët antike, (Hekate i Miletit dhe Herodoti etj)…do të jetë shpërfillur nga autorë të shumtë moderne” (23) “Nëse ne kerkojmë në legjendat e lashta, mitet historike apo shkrimet më të lashta greke, nuk do të gjejmë asnjë gjurmë të emrit grek, apo Graikos, Helenëve apo Dorianëve!” (24)
Arsyet e mohimit të “Europës Pellazgjike” janë të shumta:
E para – për faktin e thjeshtë se gjatë Rilindjes (shk. 18 – 19), “lashtësia greko-romake ishte burimi i vetëm i kulturave bashkohore”(25) dhe shkencat gjuhësore dhe arkeologjike, ishin në hapat e tyre fillestare.
E dyta – se Historia e Lashtë e shekujve para dhe pas lindjes së Krishtit, “u ndërtua” sipas ideollogjisë së “njeriut progresist” (të Fuqive industriale dhe ushtarake europiane) të shk. 18-19 për interesat e shtetit që përfaqësonte, i cili pretendonte një “lashtësi” që nuk e kishte si popull. Historiani francez Leon P. Homo (1872-1957) në librin e tij “Italia zanafillore” vëren se: ”kjo nuk është e gjitha, (lashtësia) jo vetëm është shpikur, por edhe është shtrëmbëruar. Një numër ngjarjesh bashkohore projektohen në të kaluarën, e cila kësisoj gjëndet e sajuar me imazhin e të sotmes…Shpërfytyrohet ose të paktën shuhet sensi i historisë, pra duke e përpunuar rrëfimin e ngjarjeve të lashta për shkak të prirjes për krenari kombëtare“ (26)
Së treti se “Historia” e këtij “njeriu progresist” që i përkiste “Rendit të Ri”, simbol i zhvillimit (industrial dhe tregëtar) dhe pushtetit (kolonial) ishte e pamundur të lidhej me “Europën Pellazgjike”, që përfshinte pjesë të kontinenteve të tjera, ku në shk. 18-19 jetonin akoma “popuj të pazhvilluar”, e për këtë arësye duhej çpërfillur. Rilindja ka mësuar shumë nga tradita greko-romake, në trajtimin e Historisë. “Dionisi i Halikarnasit… ka bërë gjithshka për t’i ndarë të dy etnitë: duke i bërë Etruskët (fis pellazge-shën im) barbarë dhe Pellazgët, (i kthyen – shën im) në grekë të ardhur nga Greqia për të kolonizuar Italinë, dhe si rrjedhojë t’i kthejë romakët në pasardhës të denjë të një populli të qytetruar siç janë grekët, (27) Për t’i bërë të besueshme këto teza, “studiues të famshëm kanë qënë të përfshirë në përdorimin e së shkuarës për qëllime politike” (28)
Se katërti, “Europa Pellazgjike” me misteret, gjuhën dhe botkuptimin e saj fetar dhe kulturor, ka mbetur e pazbërthyeshme në ditët e sotme. “Për fat të keq për Modelin Arian, gjatë 160 vjetëve të shkuara, filologjia indo-europiane dështoi në dhënien e ndonjë ndihme për shpjegimin e miteve dhe të fesë greke” (29) Kjo edhe për shkak të çpërfilljes së historisë, traditës kulturore dhe gjuhës së popullit arbër, për aresye ideologjike dhe politike.
Arif Mati sjell fakte te shumta se “Shqiptarët janë jo vetëm pasardhësit direkt të Ilirëve, por njëkohësisht edhe “të një gjinie” me vëllezërit e tyre të gjakut Thrake, Frigjasit, Getët, Dakët, Epirotët dhe Maqedonasit, të gjithë të dalë nga populli i pamatë etnik pellazgjik” (30) E gjithë ngrehina e Lashtësisë së vetë Greqisë (e ndërtuar në shekullin 18-19), u bazua gjithashtu tek “filli” gjuhësor i “greqishtes së lashtë”, tek epopeja e Homerit dhe zbulimi i teksteve të “Linearit A” dhe “Lineari B” . Në fakt, pohon studiuesi Arif Mati, ajo “është më afër dialektit geg (të shqiptarëve) të sotëm, se sa ndaj gjuhës së sotme greke!” (31) Ajo që duket të jetë “greqishtja e lashtë” apo dialekti “miken” nuk është gjë tjetër veçse “pellazgjishtja e lashtë” (32)
Në periudhën e Rilindjes pati shumë studime të gjuhëtarëve gjermanë, por edhe atyre arbëreshë, për gjuhën shqipe, por qëllimisht u lanë jashtë teksteve historike. Studiuesi arbëresh Xhuzepe Krispi, pohon se “duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është gjë e bukur të vëresh se ajo të kthen, në pjesën e saj më të madhe, te shqipja… gjuha me të cilën flitej në shekuj para Homerit“ (33). Por, “njëriu progresist” i shk. 19, nga maja e Olimpit të politikës europiane të asaj kohe, kishte vendosur ta fshinte jo vetëm nga Historia, po edhe nga harta Europiane këtë popullsi, megjithëse kishte“një gjuhë autoktone që ngjitet më tej se Neolitiku» (34)
“Ky studim mbi Pellazgët, – shprehet në mbrojtjen e doktoraturës, historiani Arif Mati – na çon për të menduar dhe për të bërë pyetje në lidhje me origjinën e Greqisë, të grekëve, të historisë së tyre, të kulturës dhe gjuhës së tyre.”Vetëm atëhere, Historia e Arbërve, do të zërë vëndin që i takon, në Historiografinë e Lashtë Europiane dhe atë Botërore. Vetëm atëhere, Historiografisë së Lashtësisë, do t’ikthehet MORALI i saj shkencor, dhe kjo, në saj të një pune shumëvjeçare, metodikës shkencore dhe një përkushtimi të palëkundur ndaj së vërtetës historike, si ajo e studiuesit Arif Mati.
____________
Referencat
(1) – Anthropological Journal of European Cultures, 2009. PELASGIC ENCOUNTERS IN THE GREEK-ALBANIAN BORDERLANDBorder. Dynamics and Reversion to Ancient Past in Southern Albania. Gilles de Rapper
(2) – f478 Arif Mati “Mikenet = Pellazget” Plejad,2008.
(3) – f193 Martin Bernal “Athina e zeze” shtepia bot “55”,2009
(4) – Saimir Lolja “Gjenet, Popuj, Gjuha” Shekulli 20-05-2004
(5) – f38 Arif Mati “Mikenet = Pellazget” Plejad,2008.
(6) – f. 579 Arif Mati “Shqiperia ,Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen” Plejad, 2007
(7) – f207 Rondo Cameron – Larry Neal “Historia ekonomike e botes,nga prehistoria deri ne shk 17” , 2009
( 8) – f212 po aty
(9) – f38, 39 Patrick J.Geary “Il Mito delle Nazioni” , 2009
(10) – f 33, 42 Annë – Marie Thiesse “Krijimi i identiteteve kombëtare” Prishtinë, 2004
(11) – f 74 po aty
(12) – f31 po aty
(13) – f60 po aty
(14) – f59 po aty
(15) – f27, 29, 31 po aty
(16) – f41 Patrik Geary “Il Mito delle Nazioni” , 2009
(17) – f39,40 po aty
(18) – f 297,298 George James “Trashegimi e vjedhur”, 2009
(19) – f125 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Plejad ,2008
(20) – Shaban Demiraj “Gjendja gjuhësore e gadishullit ballkanik në lashtësi” tek ‘Gjuhësia Ballkanike” KapII (dielli.net/pdf/historia/GjuhesiBallkanike.pdf )
(21) – Arif Mati, intervista 2007 “Deri më sot, nëpër shkolla mësohet një Histori e cunguar”(22) – f29 Martin Bernal “Athina e zeze” shtepia bot “55”,2009
(23) – f35 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Plejad,2008.
(24) – f.41 po aty
(25) – f31 Annë-Marie Thiesse “Krijimi i identiteteve kombëtare” Prishtinë, 2004
(26) – f 127 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Plejad,2008
(27) – f123 po aty
(28) – f25 Patrik Geary “Il Mito delle Nazioni” , 2009
(39) – f379 Martin Bernal “Athina e zeze” shtepia bot “55”,2009
(30) – Arif Mati, intervista 2007 “Deri më sot, nëpër shkolla mësohet një Histori e cunguar”(31) – f235 ArifMati “Shqiperia ,Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen” Plejad, 2007
(32) – f22 Arif Mati “Mikenet = Pellazget” Plejad,2008.
(33) – f11,12 Xhuzepe Krispi “Shqipja nënë e gjuhëve”2009
(34) – f 281 Arif Mati “Shqiperia , Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen” Plejad, 2007
Pelasgians – Pelargians – Pellazget
Pelasgian Inspirations, Life Before Greece.
About Pelasgians Origin and Illyrians
Pelasgic culture of the Albanians………………………………………………………………….
(Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org, sh.b)