KOSOVA E PAVARUR SI PROJEKT ANTINACIONALIST

Bashkëbisedim me Milazim Krasniqin dhe Halil Matoshin, në Facebook, më 07.10.2022 në temën:

KOSOVA E PAVARUR SI PROJEKT ANTINACIONALIST

 Shkruar: nga Milazim Krasniqi

Kërkesa e gjatë për statusin e Kosovës si një republikë në kuadër të federatës së Jugosllavisë dhe, më vonë, projekti i pavarësimit të Kosovës, nuk mund të cilësohen si projekt nacionalist shqiptar. Ky është një projekt gjysmak, i bazuar në kalkulime të ngjarjeve që ndodhën në ish federatën jugosllave. Në fakt, Kosova e pavarur e nxjerr jashtë kalkulimeve nacionaliste çështjen shqiptare, sepse duke e formuar shtetin e Kosovës më vete, mbyllet rruga e bashkimit me Shqipërinë. Në kriteret që i kanë paraprirë përcaktimit të statusit të Kosovës, komuniteti ndërkombëtar ka futur edhe klauzolën sipas së cilës Kosovës i ndalohet mundësia e bashkimit me ndonjë shtet tjetër. Përfaqësuesit e Kosovës në Konferencën e Vjenës (2007) e kanë pranuar këtë klauzolë dhe ajo është në fuqi. Prandaj, pavarësia e Kosovës nuk është pjesë e projektit nacionalist shqiptar. Në fakt, çlirimi i Kosovës ka ardhur si rezultat i intervenimit të NATO-s për shkak të “katastrofës humanitare”, të provokuar nga regjimi i Millosheviqit dhe, më vonë, si rezultat i një akordi ndërkombëtar për pavarësimin e saj. Kosova e pavarësuar në bazë të Planit Gjithëpërfshirës të Marti Ahtisarit, në bazë të të cilit u hartua edhe kushtetuta e shte¬tit të ri, është shtet multietnik, me një bashkësi të komunave serbe, që ka disa elementë të një autonomie territoriale, me një spektër ligjesh që mbrojnë kishat dhe manastiret e Kishës Ortodokse Serbe përtej çdo standardi të njohur në Europën e sotme. Kjo do të thotë se Kosova e pavarur nuk është shtet nacional i shqiptarëve dhe as ka gjasa që në mënyrë të lirë të bashkohet me Shqipërinë. Pra, nacionalizmi shqiptar nuk është as themelues e as ndërtues i këtij shteti të ri.

Që nacionalizmi shqiptar nuk është në themelet e këtij shteti e as participues serioz në ndërtimin e tij, shihet shumë lehtë edhe nga mënyra se si po ndërtohet ky shtet. Mungesa e vullnetit për të ngritur një burokraci të aftë, mungesa e efikasitetit të pushtetit gjyqësor, korrupsioni i kudondodhur që po ia zë frymën ekonomisë dhe shoqërisë, mungesa e reformave në arsim e shëndetësi, janë vetëm disa nga treguesit se nuk ka një shtytje nacionaliste në ndërtimin dhe në zhvillimin e këtij shteti. Shteti i Kosovës është i denacionalistizuar nga politikat e UNMIK-ut, KFOR-it, EULEX-it dhe gjithë agjencive e faktorëve ndërkombëtarë që punojnë në këtë vend që nga viti 1999. Natyrisht, një ndikim në këtë proces denacionalistizimi kanë pasur edhe politikat e mefshta dhe konfuze antinacionaiste të Shqipërisë. Mungesa e një platforme të qartë nacionaliste në Shqipëri në gjithë këtë periudhë, e ka lënë edhe Kosovën dhe viset e tjera të banuara me shqiptarë pa busull në këtë drejtim. (Fragment nga libri im “Nacionalizmi shqiptar”)

***

DISKUTIME

Halil Matoshi

Profesor Milazim, mendoj se jo mungesa po tepria e nji nacionalizmi shqiptar (romantik e folklorik për krye të herave) po e ndrydh besnikninë dhe lojalitetin e kosovarëve për shtetin e ri si “Njisi e rritun” politikisht. Kosova ka nevojë për patriotizëm kushtetues, ligjor e jo per nacionalizëm agresiv. Madje ndeshja në Kosovë e dy nacionalizmave (shqiptar e serb) po e bën shtetin kosovar projekt të papërfundumë sepse të tillë e duen, për kusuritje historike!

***

Milazim Krasniqi

I nderuar Halil, qasja ime mbetet konstante qe nacionalizmi shqiptar eshte gjenerator i  kombit tone qe nga Rilindja e kendej. Ne librin tim kam konstatuar se nacionalizmi shqiptar si projekt unik ka deshtuar, gje qe ka sjelle katandisjen tone. Aktualisht i permbahem qendrimit per nje komb me dy shtete. Prandaj mendoj se duhet te forcohet shqiptarizmi, vecmas ne Kosove, e cila do te duhej te shnderrohej definitivisht ne Piemont shqiptar, meqe ne Shqiperi nacionalizmi shqiptar eshte i falimentuar. A eshte e  mundshme? Me kete model te shtetndertimit tone jo. Nga ana tjeter, nuk shoh asnje mundesi te formohet nje komb kosovar. Nuk ka substance per nje komb te ri, pasi e gjithe historia jone eshte ne kuader te kombformimit shqiptar.  Ne nuk kemi kujtese, as figura, as gjuhe jashte kombit shqiptar. Komb kushttues shqiptaret, siaps modelit amerikan,  zor se mund te behemi. Fatkeqesisht, problemet i kemi jo vetem te hapura po edhe te grumbulluara.

***

Sheradin Berisha

Halil Matoshi, kush janë për ty kosovarët që përbëjnë kombin kosovarë?!

***

Halil Matoshi

Milazim: Profesor, cili nacionalizëm e ndërtoi Zvicrën, (jo ai gjerman!?) Austrinë po edhe ShBA-të pos vullnetit politik të njerëzve të lirë. Sëkëndejmi nji austriak gjermanishtfolës âsht në gjendje me e bâ dekën për Austri po jo për asnji Gjermani. Nji gurk’ha des nepër botë për Ushtrinë Mretnore Britanike e nji amerikan me gjyshën gjerman, grek a kinez des për idealin e kombit amerikan dhe nën flamurin e tij. Nacionalizmin etnik shqiptar e zvetboi Enver Hoxha dhe tashti shoesh rikthehet si karikaturë e imperializmit (dominim kulturor – gjuhësor dhe eventualisht zgjanim territorial, por jo modernist e pro Kosovës shtet të fortë. Kosova shtet ligjor i frikëson nacionalistat e të majtes shqiptare  se te të djathtas ti e din qe i shpërbâni komunjarizmi.

E nacionalizmi serb di çka do për 100 vjetët që vijnë:

Institucionalizmi i Open Ballkan ku akomodohet “Bota serbe” me pak “Botë shqiptare” Breda saj dhe normalizihet  mosnjohja e shtetit kosovar!

***

Halil Matoshi

Sheradin: Kombi modern ndërtohet nga shteti, pra qytetarët që i nënshtrohen të njâjtit rend kushtetues – ligjor e të njajta ë ligje dhe nuk krijohet nga grupe etnike! Tash s’du me teoritizu së na zë mjesi.

****

Sheradin Berisha

Prof. Milazim Krasniqi

Në fakt …

PAVARËSIA E KOSOVËS ËSHTË DERIVAT I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE!

Pavarësia e Kosovës si embrion i Pakos së Ahtisaarit është derivat i shumë dokumenteve-marrëveshjeve ndërkombëtare për Kosovën, të arritura gjatë viteve 1999- 2008.

Cilat janë ato dokumente-marrëveshje?!

1) Marrëveshja e Rambujesë (Shkurt/Mars1999)

2) Marrëveshja Ushtarake -Teknike e Kumanovës (NATO/Serbi,  9 qershor 1999)

3) Rezoluta 1244 e KS të OKB-së ( Nju Jork, 10 qershor 1999)

4) Korniza kushtetuese e Kosovës (Prishtinë, 15 maj 2001)

5) Marrëveshja Hakerup – Çoviç për Kosovën (Beograd, 5 nëntor 201)

6) Plani i implementimit të standardeve para statusit për Kosovën (Nju Jork, dhjetor 2003)

7) Raporti i Kai Aides për Kosovën (Nju Jork, 13 qershor 2005)

8 )  Gjashtë Parimet e Grupit të Kontaktit për zgjidhjen e statusit të Kosovës (Nju Jork, 9 nëntor 2005)

9) Pakoja e Ahtisaarit (Nju Jork, Vjenë, 2 shkurt 2007)

10) Traktati i miqësisë Kosovë – Serbi (Nju Jork, Vjenë, 30 gusht 2007)

11) Raporti i Treshes së Grupit të Kontaktit (Ishinger, Uizner, Kharcenko, BE-SHBA-RUSI) për Kosovën (Nju Jork, Vjenë, 4 dhjetor 2007)

12) Deklarata e Pavarësisë (Nju Jork, Bruksel, Prishtinë, 17 shkurt 2008)

13) Gjashtë pikat e Ban Ki Moon’it! (OKB – Nju Jork, 13 qershor 2008)

14) Kushtetuta e Republikës së Kosovës (Nju Jork, Bruksel, Prishtinë, 15 qershor 2008)

Të gjitha këto marrëveshje të përgatitura nga qendrat politike ndërkombëtare, që kulmuan me “Pavarësinë e Kosovës” dhe “Kushtetutën e Kosovës” (Lexo – Ahtisaarit, 15 qershor 2008), lideshipi politik e institucional i Kosovës e kanë artikulluar si „vullnet“ të popullit (!!!) Dhe, kjo lojë – kundër vullnetit dhe të drejtës së popullit për vetëvendosje (sipas konventave ndërkombëtare) do të intensifikohet me dialogun e ri Beograd – Prishtinë (2010 – 2012) për çështje të ashtuquajtura pragmatike’teknike (bisedimet Edita Tahiri – Borko Stefanoviq), a në të vërtetë ato ishin politike dhe këtë gjë e dëshmojnë tashmë bisedimet Thaçi – Daçiq, që po zhvillohen në Bruksel. Në fakt, me këtë dialog politik po negocohet Pakoja e Ahtisaarit për t’u implementuar gjashtëpikëshi i Ban ki mun’it, i cili do të rezultoj me krijimin e një etniteti serb në Kosovë, i modeluar tashmë për veshin tonë, si: “ASOCIACION I KOMUNAVE SERBE NË KOSOVË”! ….

———–

Shkëputur nga një analizë më e gjatë e publikuar më 27 shkurt 2013, rreth dy muaj para nënshkrimit të marrëveshjes Thaçi – Daçiq – Ashton, në Bruksel, për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe:

***

SHERADIN BERISHA: O MILET, ËSHTË MOMENTI I FUNDIT QË HASHIM THAҪI TË NDALET – NGA BOSNJËZIMI I KOSOVËS!

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=4602304972057&set=a.1761915884105&type=3

***

Milazim Krasniqi

I nderuar Sheradin, në tezën themelore më duket se pajtohemi.

***

Sheradin Berisha

Milazim Krasniqi, po, po, sepse kjo pavarësi me planin e Ahtisarit nuk është vullnet i shqiptarëve, është derivat i marrëveshjeve ndërkombëtare.

***

Halil Matoshi

Sheradin: Dmth shtet p’ej zori na bânën se na kurqysh me dashtë! Zoti nihmë!!!

Po cili shtet në botë âsht bâ pa ndërhymje Ndërkombëtare zotni? Bile bâmja e shtetit shqiptar âsht në kondita të njâjta me shtetbâmjen tonë veç se në vend të NATO-s atëherë ishte Perandoria Austro-Hungareze! Faktet nuk durojnë emocione! Janë krejt të thata!

***

Sheradin Berisha

Halil Matoshi Të kuptova! Ti në prezantimet publike vazhdimisht afirmon kombin kosovarë, a mund të na tregosh kush janë kosovarë që përbëjnë kombin kosovarë?

***

Halil Matoshi

Sheradin: Të gjithë ata qe vullnetshëm i bashkengjiten titullarit të kombit (që në Pakon Ahtisaari janë shqiotarët) siç kanë bërë të gjitha etnitë pos serbëve që mbahen peng nga nacionalizmi serbian që në doktrinë âsht klerofashizëm. Kush e përbën kombin helvetik apo atë amerikan?

***

Sheradin Berisha

Halil Matoshi sipas Pakos së Ahtisarit Kosova është shtet multietnik, i shqiptarëve, serbëve, boshnjakëve, romëve, egjiptasve dhe ashkalive, dhe kjo prezentohet edhe në flamurin me gjashtë yje,  e jo shtet kombëtar kosovarë? A është kështu?

***

Halil Matoshi

Sheradin: Jo. Lexoe drejt. Asht shtet i shqiptarëve dhe komuniteteve pakicë!

***

Sheradin Berisha

Halil Matoshi nuk e keni lexuar drejt.

Sipas nenit 3 të Kushtetutës ku definohet barazia para Ligjit, thuhet se:

“1. Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera …”, Pra RK përbëhet nga shoqëria shumetnike e komuniteteve, dhe shqiptarët janë komuniteti më i madh në këtë shoqëri shumetnike!

***

Halil Matoshi

Sheradin: Pse u dashka të përmenden Ora veç shqiptarët? Sepse janë titullarë të kombit. E për barazi para ligjit, natyrisht se janë të barabartë! Në kombin modern shumëetnike nuk ka rende qytetare.

***

Milazim Krasniqi

Ma arsyetuat postimin me kete debat. Qendrimi im mbetet i palekundur se Kosova duhet ta forcoje shqiptarizmin, se komb kosovar nuk mund te krijohet sepse nuk ka substance per kombformim, ndersa rruga dhe menyra e shtetndertimit eshte shtrat Prokrusti per ne shqiptaret, nga i cili mund te dilet vetem me me shume shqiptarizem, qe nenkupton shnderrimin e Kosoves ne shtet te suksesshem dhe partner te besueshem te ShBA e NATO-s.

***

Sheradin Berisha

Halil Matoshi, çfarë shteti kombëtar është kjo republikë, kur në kuvend pa shumicën e komunitetit serb nuk mund të miratohen shumë ligje të këtij vendi? Kosova në kushtetutë definohet si shoqëri shumëtnike, jo si komb shumetnik. Ka dallim emërtimi shoqëri prej emërtimit komb. Me shoqëri kuptojmë gjithë qytetarët e një vendi pa dallim kombi, kështu siç e kemi edhe flamurin me 6 yje, ndërkaq me komb përcaktohet qartë etnia – kombi!

***

Sheradin Berisha

Prof. Milazim Krasniqi

Kam shkruar shpeshherë për këtë çështje në këtë kuptim siç e shtroni ju.

Lexo më vijm:

SHERADIN BERISHA: REPUBLIKA E ADEM JASHARIT DUHET T’I THOTË STOP REPUBLIKËS SË MARTI AHTISARIT!

Pashtriku.org, 6 shtator 2017: Është iluzore dhe njëkohësisht mashtrim i madh për shqiptarët, të thuhet me plot kuptimin e fjalës se, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran!

– Atëherë çka është Kosova?

– Është republikë e Pakos së Ahtisarit, që ka:

– 95% shqiptarë,

– 3% minoritet serbë e 2 % minoritete jo’serbe,

– 10 komuna etnikisht serbe,

– 44 kisha e manastire serbe si: zona eksterritoriale të mbrojtura me ligje të veçanta,

– 10 vende të rezervuara për deputetët serb në Kuvend e Kosovës,

– 2/3 e shumicës së pakicës serbe në këtë Kuvend.

Pastaj ka:

– pjesëtarë të shërbimeve sekrete të Serbisë, brenda AKI’së,

– pjesëtarë të strukturave policore të Serbisë, brenda Policisë së Kosovës, dhe komandatin serb të policisë në veri të Kosovës,

Pastaj ka:

– postën e Serbisë,

– telekomin e Serbisë,

– bankën e Serbisë,

– spitalet e Sebisë,

– planprogramet e Serbisë në të gjitha nivelet e arsimit serb në këtë republikë ahitisariane,

Pastaj ka:

– partinë ‘listën Srbska’ e cila përfaqëson interesat e Serbisë në Kuvend, në Qeveri dhe në institucionet tjera të republikës së Ahtisarit,

– dhe kjo ‘sërbskë’ udhëheq me 10 komunat etnike serbe, të cilat sipas marrëveshjes Thaçi-Daqiç-Eshton, të arritur më 19 prill 2013, në Bruksel, priten të bashkohen në njësinë autonome etnike serbe të quajtur Asociacion (Zajednicë),

– dhe kjo Zajednicë pritet të ketë, kuvend, kryetar të kuvendit etj.etj!!!

Kjo është Republika e Ahtisarit!

***

Tani shtrohet pyetja:

– Kush mund ta ndryshojë këtë republikë të dëmshme për të ardhmen e Kosovës?

– mund ta ndryshojë shumica shqiptare!

– Në ç’mënyrë?

– në mënyrë institucionale!

Për ta ndryshuar këtë republikë të Ahtisarit (e cila kurrë nuk ishte aspiratë e shqiptarëve), si punë e parë dhe urgjente e kuvendit dhe qeverisë së re, duhet të jetë ndryshimi i Kushtetutës së Ahtisarit, për t’i hapur kështu rrugë, Republikës së Adem Jasharit, për të cilën janë flijuar historikisht mijëra shqiptarë!

Si përfunim

Nëse nuk ndodhë ky ndryshim, atëherë nuk mund të themi se kemi shtet të pavarur dhe sovran, por kemi republikë të Ahtisarit, e cila qeveriset nga Prishtina dhe Beogradi nën mbikëqyrjen e qeverisë së Brukselit, që unë e quaj qeveri e vëllait të Madh (SHBA’BE)! /

====================

REPUBLIKA E AHTISARIT SI SHTRATI I PROKRUSTIT

Nga Sheradin Berisha 

***

REPUBLIKA E AHTISARIT ËSHTË DERIVAT I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE DHE SI E TILLË ME MARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE RREGULLIMI I BRENDSHËM PO DIZAJNOHET QË TË PËRFUNDOHET

Nga Sheradin Berisha

Total
0
Shares
1 comment
  1. HEU, KOSOVA SHTET E PAKOS TË AHTISARIT! EU, SI HORRPROVA SHKRET ATIJ
    VARRIT; QË ME PLAN RUSO SERBO JUGOSLLAVE AUH, NËN KLAN PUSO VERBO
    TUGOSHKAVE; DHE ME NOSTALGJIK ËH, POSTALFIK SI KOMB-KOB SERBO RUSO
    JGOSLLAVO TUGOSHAVE; QË TË SHKILEJ DHE NGILEJ KRYELEGJENDA ORE MU
    E ADEM KRYELEGJENDARIT HEJ GRANDEM HYEREGJENDARIT DHE TË SHKILEJ
    DHE NGILEJ ME HILEJ MBI GJAKUN DHE PRAGUN E UÇK-SË ÇLIRIMTARE SI DHE
    DUKE NDRRUAR FLAMURIN DHE HIMNEN MBI FLAMUR TË KRYELEGJENDARË O,
    UÇK-SË ÇLIRMTARE ME BETIMIN LUFTËTARË ÇLIRIMTARË MBI FLAMUR HIMNE
    ” NËSE NUK PLOTËSOJË BETIMIN QË TA ÇLIROJË ÇDO PËLLËMBË TEK TROJEVE
    TONA PËR LIRI, PAVARËSI, DEMOKRACI, RIBASHKIM DHE RIATDHESIM T’MBARË
    KOMBËTARË MBARË SHQIPTARË, ATËHERË MERITOJ T’GJYKOHËM ME VDEKJE
    PËR TRADHTI MBARË KOMBËTARE MBARË SHQIPTARE!! PRANDAJ DHE ANDAJ,
    SHTETIN LIRINË, PAVARËSINË, DEMOKRACINË KOSOVES MUND TË PLOTSOHEJ
    AS PËR SE AFËRMI: IDEALIN SAKRIFICAT ME MUND ME GJAK SHEKULLORË OH,
    TEMPULLORË; PËR LIRI, PAVARËSI DHE DEMOKRACI N’MBARË TROJET TONA QË
    ENDË JEMI KOMPAKT ME SHUMICË APSOLUTE AUTOKTON ORIGJINALË IDEALE
    VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRIA-PËLLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA!
    MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura