Paris, 25. 06. 2015 – Emrin e Bubulines e kisha degjuar qe ne vitet e rinise sime, por pak gjera dija rreth jetes se saj dhe luftes legjendare ne detrat e Greqise e te Mesdheut. Shume pak kisha degjuar per betejat e saj historike gjate Revolucionit grek. Dija vetem qe kishte qene arvanitase, nga Hidra, nje ishull ku kishin zbarkuar emigrantet shqiptare, arvanitasit, rreth 8 shekuj me pare, sic kishin zbarkuar dhe ne ishuj te tjere te Greqise, ne Specaj, Psaros, neper Peloponez dhe Eube. Ishte pikerisht botimi i librit “Bubulina”, i romancierit francez Michel de Grece, i cili me nxiti nje kureshtje te cuditeshme per te njohur me shume jeten e kesaj heroine. Ne fakt, ne muzeumin e Zhan d’Arkes (Jeanne d’Arc), ne Rouen te Frances, atje ku dhe eshte djegur e gjalle kjo heroine legjendare, kisha pare nje rradhe portretesh te simotrave te saj, grave te tjera heroike te botes. Dhe ato cilesoheshin Jeanne d’Arc. Midis tyre ishte figura e nje gruaje me arme ne dore, ne veriun shqiptar, te botuar ne gazeten e njohur franceze “Le Peuple”, ne fillimin e shekullit te XX me decituren “Jeanne d’Arc albanaise”. Krahas saj ishte dhe figura e Bubulines greko-shqiptare, e kesaj heroine qe i kushtoi jeten e saj Revoucionit dhe clirimit te Greqise nga pushtimi shume shekullor otoman. Nga romani i Michel de Grece, figures se dikurshme qe kisha imagjinuar per Bubulinen, imazhit te asaj gruaje te forte dhe heroike, iu shtua dhe ajo grua sensuale qe e donte aq shume jeten, dashurine, miqte, dhe qe kerkonte ne cdo cast ta perjetonte plotesisht ekzistencen e saj, me hiret, ekstazen dhe forcen e nje gruaje.
Ne veren e atij viti, kur sapo kisha mbaruar se lexuari kete liber mbi Bubulinen, shkova ne Greqi, ku i hypa anijes ne portin e Pireut per te marre rrugen drejt ishullit Egina e Poros, e me pas drejt ishujve Hidra e Specaj, dy ishuj fqinje qe kishin terhequr vite me rradhe aq shume poete, shkrimtare, udhetare e filozofe te botes, duke filluar nga Margarit Yoursenar e gjer tek Lawrence Durell, Michel Deon, Jacques Lacarrière, e shume te tjere. Gati dy dekada me pare, nje vlonjat, nje mbledhes folklori, puntor i kultures dhe i trashegimise shpirterore shqiptare, me kishte treguar ca incizime te vjetra te arvanitasve nga ishujt e Greqise. Madje dhe ne Paris kisha gjetur nje disk ne familjen e nje permetareje, ku degjova ato kenge nostalgjike me nje shqipe te vjeter qe me ringjallen gjuhen qe fliste gjyshja ime, nga Filati i Camerise. Ate dite, nen qiellin e Greqise dhe kaltersine e atij deti te paster, udhetoja i perkundur nga ajo muzike ne mandoline qe vinte e me pushtonte me nje mall te vjeter, te pakuptueshem, qe cuditerisht me risolli melodite e nje “camiko”, nje valleje dhe nje kenge qe permendej dhe ne librin e Michel de Grece.
Laskarina Bubulina (1771 – 1825)
Po i afroheshim Hidres mitike, ishullit malor e kozmopolit, me shtepite me tjegulla te kuqe dhe tarraca, ku ende jane zoterimet e fameshme te stilit venecian te familjeve te heronjve te Revolucionit grek si Kondurioti, Miauli apo Tombazi. Tombazi kishte qene gjyshi i arvanitasit Jean Moreas, apo Jani nga Morea (Jani Papadiamanti), i cili di te behej ne France nje nga poetet me te medhenj te shekullit XIX, pararendes i simbolizmit dhe mik i Verlenit, Malarmese e Apolinerit. Por anija ate dite nuk do te ndalonte ne Hidra, vendi qe e kishte magjepsur aq shume Henry Miller-in, i cili ne ditarin e tij kishte shkruar:” Gjithe qyteti te ngjan me dekorin e nje endre, nje ender e lindur nga guri. Ne cdo hap, peisazhi ndryshon e Hidra te duket si nje shkemb i vendosur mbi nje skene tetatri qe rrotullohet”. Anija beri me tutje per tu ndalur ne Specaj, atje ku gjendej dhe statuja e Bubulines, qe ngjante sikur priste ende marinaret e saj. Specaj ishte si gjithe ishujt greke, me shtepite e bardha me kanatet e dritareve here here ngjyre blu, me shpatin malor me pisha, ku lart, gati ne maje, ngrihej nje ndertese e vjeter, ndoshta e kohes se bemave te Bubulines. Te ngjante me nje lloj keshtjelle apo fortese ne rast lufte. Zbritem ne Dapia, atje ku kishte bredhur vajze e re, Bubulina. Tete topat e saj te vendosura ende aty, qendronin ende per tu kujtuar vizitoreve te huaj bemat e heroines se Revolucionit. Si dhe Hidra, Specaj ishte nje vend ku perziheshin mitet, legjendat, dhe bemat e verteta te banoreve te saj. Varri i Barbatsit, ishte lart ne varrezat, duke kujtuar gjithnje vetmohimin e marinareve trima qe ne netet pa hene, nisnin drejt anijeve turke barka me eksploziv per t’i shkaterruar. Banoret tregonin, se ato kohe, me 1827, ne bodrumet e kishes se Shen Nikolles, prifterinjte kishin fshehur trupin pa jete te nipit te Napoleon Bonapartit, i cili kishte zbritur ne ishull i mbushur gjithe plaget nga nje beteje detare. Pas lengates, ate e kishin kredhur ne nje fuci me rum ku u ruajt gjate pese vjeteve, ne menyre qe mos te prishej.
Cuditerisht, ne restorantin e pare qe ndaluam, buze portit, u shkembyem me disa shqiptare. Te tjere shqiptare sherbenin ne tryezat e shtruara ne hije. Ata na thane se ishin te lumtur te punonin nen diellin dhe paqen e atij ishulli, dhe se shume nga banoret atje flisnin ende shqipen e vjeter. Kuptohet qe deshira ime e pare ishte te gjeja gjurmet e Bubulines, shtepine ku kishte jetuar, ku kishte lindur femijet, limanin ku kishte nisur drejt luftes floten e saj dhe gjithshka qe kishte te bente me te, gjer dhe varrin. Te gjithe banoret krenoheshin me te. Ajo e kishte bere ishullin te njohur, dhe shkrimtare e historiane te shumte nga e gjithe Evropa ishin bere miq te perhershem te ishullit.
Shtepia e Bubulines ishte ne lagjen qe quhej “kunupica” qe sic thonin dhe studjuesit greke, origjinen e kishte nga fjala shqipje “kunupi”. Nje shtepi e rende dykateshe, e bardhe, si gjithe shtepite e ishujve te tjere, e mbuluar me tjegulla, ku dritaret e saj te medha shihnin kalldremet e ishullit dhe detin pertej. Oborri kuqelonte nga lulet. Nje shtepi pothuaj treqind vjecare, me kater dhoma te medha e sallone poshte e lart, ku dikur jetonte familja e burrit te saj te dyte, Bubulis. Ne fakt ajo quhej Laskarina Pinotis, por Bubulina e thirren pas vdekjes heroike te burrit te saj, Bubulis. Tavani i gdhendur i asaj shtepie, i ngjante tavaneve te gdhendura te Gjirokastres. Ne krah ishte minderi ku dikur ajo priste miqte, si dhe nje pasqyre e madhe dhe e bukur veneciane. Me tutje, gjendej nje tavoline franceze e objekte te tjera te blera ne Firence apo ne Orient, vazo porcelani me figurina vajzash anonime si dhe nje kasaforte e madhe e prodhuar ne Marseje, qe vite me rradhe kishte qene ne kabinen e anijes se saj “Agamemnoni”. Nuk mungonin aty as koburet e saj, pisqolla te vjetra ne argjend, kamat bizantine apo dhuratat e tjera nga Cari i Rusise, arme te grabitura kushedi ne c’beteje si dhe piktura te mrekullueshme me portretin e saj, sic ishte dhe nje e bashkekohesit te saj, Friedel. Po kaq befasuese ishin dhe letrat e shkruara nga dora e saj me nje kaligrafi te habiteshme per nje audidakte si ajo, jeta e se ciles, ne pjesen me te madhe kishte kaluar vecse ne detra e oqeane.
Bubulina lindi ne nje burg te Stambollit, ne ate burg qe banoret e quanin “Keshtjella e shtate kullave”. Ishte mengjesi i 11 majit te vitit 1771. Nena e saj Shqevo, kishte shkuar te takonte burrin e saj, kapedanin Pinotis, qe mbahej i burgosur nga otomanet. Ishte nje luftetar i rezistences greke qe ato vite luftonte per clirimin e Greqise. Ajo kishte shitur gjithshka qe kishte, vetem e vetem qe te shkonte te shihte burrin e saj. Rruga gjer ne Stamboll kishte qene e gjate. Me kot kishte kerkuar ta ndihmonin ne dyert e Fanarit, por me se fundit, kishte mundur ta siguronte nje leje qe te takonte burrin e saj. Cuditerisht, ate mengjes, kur mberriti ne “Keshtjellen e shtate kullave”, burrin e saj e gjeti te vdekur ne qeli. Kishte dite qe kishte vdekur. Nga dhimbja e madhe, gruaja shtatzene lindi para kohe. Burzino, shoku i armeve te Pinotis, i burgosur bashke me te, e ndihmoi gjate lindjes dhe kerkoi t’i vere emrin Laskarina, ne kujtim te nenes se tij. Disa jave me vone, me Laskarinen kerthi, Shqevo zbarkoi ne shtepine e saj ne Hidra, por shume shpejt largohet ne Specaj, ku dhe martohet per se dyti. Edhe atje banoret ishin arvanitas, por me te bute e me te thjeshte se ata te Hidres, rivales se tyre.
“Ne Specaj flasin “arvanitika”, pra shqip, gjuhen tone, – shkruan Michel de Grèce permes gojes se Laskarines. – Ne fakt, nena, ati im dhe une, ishim greke pa qene te tille. Ishim greke me shpirt e me zemer, me fe dhe me ideal, dhe sigurisht, greke te sakrifices, sepse ne jepnim dhe jeten tone per Greqine, por jo greke nga gjaku, sipas historianeve puriste. Une jam nje arvanitase, me nje fjale, shqiptare. Qe prej kohrash teper te largeta, raca jone ka patur emra te ndryshem. Valle jemi pellazge, iliriane ? Mos vjen valle gjuha jone drejperdrejt nga sankritishtja, sic e pohojne ekspertet ? Di vetem se ne kemi ardhur ne Ballkan qe prej mijra vjetesh dhe jemi shperndare neper koloni, pothuaj ngado neper Greqi. Hidra eshte shqiptare, Specaj po ashtu… ”
Laskarina u rrit ne nje ambient arvanitas, me kenget dhe zakonet e tyre, te njejta me ato te Shqiperise se jugut. Te njejtat kenge, mite e rite. Shume e re ajo dashurohet me nje grek nga Specaj, te quajtur Jonuzas, qe ate kohe, si gjithe burrat e ketyre ishujve, rrihte detet e Greqise dhe te Mesdheut. Ne historine e atyre ishujve, Bubulina do te ishte e para grua qe do te thyente zakonin e vjeter. Duke ia lene femijet nenes se saj, ajo ishte e para qe e ndoqi te shoqin ne det. Ai e mori ate ne portet e Italise dhe te Dalmacise, e coi tutje ne Smirne dhe ne portet e Spanjes, ku blinin arme prusiane dhe angleze. Ne Marseje te Frances shisnin grure dhe blinin mendafshet e fameshme te Lionit apo veren “Bordeaux”. Ne Kartagjene shisnin kaviar dhe blinin veren “Malaga”. Tregetia u shkonte mbare, edhe pse u duhej shpesh te luftonin me piratet “korsere” apo doganieret turq. I frymezuar nga Katerina e II e Rusise, Jonuzas nisi luften ne det kunder otomaneve dhe Laskarina trime e shoqeroi ne momentet me te veshtira e tragjike. Marinaret e therrisnin “kapetanica”, sepse ajo ishte e forte si nje burre dhe armet i mbante ngjeshur ne brez. Nje dite, ne Specaj, mberriti trupi pa jete i Jonuzas, vrare ne beteje me otomanet ne ngushticen e Siqilise. Laskarina 26 vjecare mbeti e ve me tri femije, por shpejt Bubulis, miku me i ngushte i te shoqit kerkon te martohet me te. Dhe perseri, duke ndjekur Bubulis, Laskarina do te vazhdonte aventuren e saj me detin, luften dhe jeten boheme. Edhe Bubulis ishte trim e njeri i aventures. Me te ajo do rrahe Atlantikun, do te shkoje gjer ne Veracruz e Buenos-Aires, ne Lisbone, Kartagjene dhe Detin e Zi. Emri i saj tashme ishte kthyer ne legjende. Por pas vrasjes se Bubulis dhe te djalit te saj ne betejat detare, emri i saj do te behej simbol i luftes per liri. Gjithshka ajo e vuri ne sherbim te revolucionit.
“Ja vdekje, ja liri! Elefteria i Thanatos!”
Bashke me nje nga bijte e saj, Bubulina ishte anetare e organizates se fshehte “Filiqi Eteria” (“Shoqata Miqesore”), e cila u be shpirti i Revolucionit. Jeta e saj kaloi neper betejat detare, gjemimet e topave dhe stuhite. Ne shtepine muze te ben pershtypje nje tabllo e anijes se saj “Agamemnoni”. Me 13 mars 1821, ne direkun e tij, ajo kishte ngritur flamurin dhe kishte nisur rrugen e madhe te luftes. Marinaret e saj, te gjithe arvanitas speciote, ajo i therriste “djemte e mij”. Pikerisht ne 3 prill te atij viti, ne majen e kembanores se kishes se Shen Nikoles ajo kishte ngritur te parin flamur te luftes per pavaresi me mbishkrimin “Ja vdekje, ja liri”, shkruar me germa te bardha ne nje sfond te kuq. Shpejt, emri i Bubulines do te shperndahej neper gjithe ishujt, e me pas ne tere Greqine e Ballkanin. Duke pershkruar betejen e fameshme te Nafplios, kronisti dhe historiani grek Argirou, shkruan: “Me kujtohet kur me 4 dhjetor 1821, ajo qendronte ne kembe mbi kuverten e anijes, duke urdheruar sulmin mbi keshtjellen e Nafplios. Por 300 topat e keshtjelles e sprapsen sulmin e marinareve te saj. Si nje amazone ne zemerate, Bubulina u thirri: “Jini gra apo jini burra te vertete?…Perpara!”
Ne kohen e Revolucionit grek, flota e Bubulines u be e tmerreshme ne detin e Egjeut dhe ne Mesdhe. Ajo luftonte kudo ku e therriste Greqia: ne Tripolica, Navarin apo Monemvasia, ne betejen e Karadros ku u vra dhe biri i saj e kudo ne brigjet e Peloponezit. Padyshim, lexuesit te sotem i duket ndoshta e cuditeshme qe nje grua si ajo, e kalitur ne zjarrin e luftes, te ishte njekohesisht dhe nje grua e ndjenjave te holla, e deshires per te bere dashuri, e kenges dhe e valleve, e pijes gjer ne ag te mengjesit. Duke shkruar per librin “Bubulina” te Michel de Grece, botuesi francez ka shenuar se “Laskarina Bubulina, kjo femer joshese dhe heroine moderne per kohen e vet, beri qe njerezit t’a adhurojne secili ne menyren e vet. Pasurine e saj ajo e vuri ne sherbim te luftes. Por dashurite e saj te stuhishme s’do ta bejne asnjehere te harroje pasionin e vertete te saj: clirimin e Greqise”.
Ku eshte varri i Bubulines?
Nje nga pyetjet e para te vizitorit te huaj qe vjen ne Specaj eshte te dije se ku ndodhet varri i Bubulines. Por ashtu si dhe mijra te tjere, dhe une ate dite, mbeta pa pergjigje. Askush nuk dinte me saktesi se ku ndodhej varri i saj. Ne mjergullen e kohes, ky detaj kishte humbur, ndoshta nga menyra e trishte e vrasjes se saj. Ajo nuk ishte vrare ne lufte por thjesht ne gjaknxehtesi e siper nga njerezit e te dashures se birit te saj. Nje plumb ne balle e kishte shuar jeten e kesaj trimeje qe kishte perballuar aq e aq here vdekjen ne det. Ishte 22 maji i vitit 1825. Revolucioni grek kishte trimfuar. Ate vit, edhe pse lufta kishte mbaruar, ajo vazhdonte te qendronte e veshur me fustanellen e saj dhe armet e ngjeshura ne brez. Bubulina ishte terhequr nga skena politike dhe mendonte per femijet e saj kur dyndja serrish e otomaneve drejt Greqise se lire e beri t’i pergjigjet perseri kushtrimit te luftes. Si mund ta linte vetem te dashurin dhe idhullin e saj, Kolokotronin, “plakun e Morese”, kete kleft trim te nje gjaku qe i kishte dale zot Greqise?…
Kureshtar per te mesuar dicka mbi vdekjen e saj, ate dite te nxehte, u nisa drejt nje shtepie tjeter, jo me larg se dyqind metra nga shtepia muze, drejt vendit ku pikerisht ajo ishte vrare. Gjithshka ishte e heshtur. Nen diellin e forte iu afrova asaj shtepie, ku shquhej ai ballkon i vogel ku ajo ishte shfaqur per here te fundit per te mbrojtur dashurine e birit te saj. Gjithshka tashme e mbulonte nje heshtje varri. Ishte banesa ku ajo kishte jetuar me Jonuzas, burrin e e saj te pare. Edhe Miller kishte shkelur ketu me 1939 per te gjetur gjurmet e Bubulines. Hapat e tij kishin kapercyer oborrin dhe ishin futur ne ate ndertese te braktisur dhe te pabanuar. “Ne shtepine Bubulines, atje ku e kane vrare, ndertesa i ngjan nje shtepie te erret, e gjithe fantazma. Poshte ne sallon, gjendet nje altar i vogel. Nen dyshemene me derrasa degjohet zhurma e minjve qe vrapojne si te cmendur nga te kater anet…”
E cuditeshme qe jeta e nje heroine te tille kishte perfunduar ne nje vrasje zemerate. Djali i saj kishte rrembyer nje vajze te Specajt dhe diten qe do te largoheshin nga ishulli, burrat e familjes se vajzes rrethuan shtepine dhe qelluan mbi Bubulinen. Nje jave me pas, ne Specaj do te vinte dekreti i perandorit rus, i cili per merita te vecanta, e shpallte Bubulinen admirale te flotes ruse te Egjeut. Qe nga ajo kohe emri i Bubulines, i kesaj zonje te madhe apo “megali qiria”, sic i thonin bashkepatriotet e saj, hyri ne legjende, ne kenget popullore qe nisen te kendoheshin nga njeri fshat ne tjetrin, nga njeri brez ne tjetrin. Shume libra u shkrojten per te. Flamuri i saj me shqiponjen mbi nje fushe te kuqe, te shndruar me pas ne blu, rrethuar nga nje shirit i kuq, valevitej tashme maje catise se shtepise. Vite me rradhe ai flamur ishte ngritur mbi anijen e saj, nga nje beteje ne tjetren, nga Argosi, ne brigjet e Patras, Prevezes, Akarnise e brigjeve te Peloponezit. Ai flamur e kishte cuar ne Tripolica ku do te takonte trimin tjeter arvanitas, legjendarin Kolokotroni, te cilin do ta dashuronte qe diten e pare qe do ta takonte. Nga greket degjova dhe legjenden per te cilen shkruante Michel de Grece, vecanerisht ne vitet e fundit te jetes se saj, kur e vetmuar, e zhgenjyer nga qeveritaret e rinj, e harruar ne dhimbjen e plageve te saj, ajo i kalonte netet neper kabarete e ishullit. Ne mesnate, e perhumbur nen avujt e alkolit, ndodhte qe ndonjerit t’i vinte koburen dhe t’a merrte ne shtepi te saj qe te kalonte naten me te.
Historine dhe jeten e stuhishme te Bubulines veshtire ta permbledhesh ne nje roman biografik. Veshtire te japesh dimensionin e saj, e megjithate, Michel de Grece, i larguar nje jete te tere nga Greqia, e kishte “shkelur” kete nje tabu te banoreve te ketyre ishujve: heroines se dikurshme i kishte dhene dimensionin e vertete jetesor, pasionin e nje gruaje, ku ngjizet dhimbja dhe dashuria, revolucioni dhe ekstaza, poezia e detit dhe deshperimi e vdekja.
Ate dite vere ne Specaj, ne vendin ku dikur kishin shkelur Lamartine dhe Bajron, Miler apo James Emerson, tere qenia ime u pushtua nga figura e asaj gruaje qe krijohej e behej e pranishme gjithnje e me shume, nga ai personazh i jashtezakonshem qe kishte kapercyer ne cakun e legjendes. Bubulina ishte nga ato gra ne kete bote ku bashkohen ne nje kulm te madh dhe ne nje ngjizje te nxehte vlerat e nje jete sa te thjeshte aq dhe heroike, sa romantike e ne eksaze aq dhe tragjike, sa paradoksale aq dhe te pabesueshme, jeta ne nje tjeter diemension sic do te donim ta perjetonim. Nen nje fllad te lehte qe vinte nga Hidra, tutje, buze detit, monumenti i Bubulines veshtronte nga horizonti. Ishte nje portret i ngjashem me ate qe kisha pikasur ne shtepine-muze, ku dukej aktorja e fameshme Irena Papas ne filmin “Bubulina” te xhiruar ne vitet 1960.
Ne shtator, ne Specaj, marinaret leshojne ne det nje anije te vjeter, te cilen e djegin duke hedhur fishekzjare. Eshte festa e Bubulines, festa me e bukur e Specajt. Gjer ne mbremje vone, shquhen flaket qe mberthejne ate anije qe digjet ngadale, sikur t’u kujtoje nje kohe tjeter. Te ngjan keshtu sikur ende digjet nje shpirt…dhe shndrit nje mit. Se ne Specaj, ashtu sic shkruante Miller, “gjithshka duket legjendare, prrallore, e pabesueshme, e mrekullueshme, e megjithate e vertete. Gjithshka fillon ketu dhe mbaron po ketu”…
Fragment nga libri “Bubulina” i Michel de Grece, perkthyer nga Luan Rama
…Ate te shtune te shenjte, nderkohe qe ne kishen e vogel ne Milus ne festonim te gezuar Rilindjen e Krishtit, atje ne Kostantinopoje, Patriarku Grigori V-te bente meshe sipas ritualit te tij mijevjecar. Ne mes te pyllit te qiparizave dhe mjergulles se temjanit, peshkopet e larot e tyre, murgjit e sherbetoret, veshur me rrobat e qendisura ne roze, blu e te verdhe, kryesonin ate rit te shenjte qe behej koncil pas koncili, qe ne kohrat e vjetra te perandorise bizantine. Megjithate, turma e njerezve ishte e rralle dhe jo si zakonisht. Shumica e perfaqesuesve te familjeve te medha greke, te ketyre princave te Fanarit, nuk ishin aty dhe binin ne sy per mungesen e tyre. Por me shqetesuese ishte kolltuku bosh i ambasadorit rus, mikut tim Strogonoff. Lajmet per kryengritjen e grekeve e kishin pushtuar kryeqytetin, i cili jetonte midis panikut, zemerates e pritjes. Pas meshes, me rroben e tij te shkelqyer, mitren e tij plot diamante dhe dorezen e shkopit plot rubine, Patriarku doli ne sheshin e kishes. Jeniceret ju hodhen nga te kater anet dhe per pak sekonda i vune litarin ne qafe dhe e varen ne porten e patriarkanes. Me gjithe kokefortesine e tij per te mos e mbeshtetur levizjen tone, atyre qe i kishin thene qe te fshihej ne ndonje ambasade apo ne ndonje nga anijet me flamur te huaj, Gregori i V-te ju ishte pergjigjur: ” Mos me ngucni qe t’ja bath! Mos u mundoni te me shpetoni. Ora e ikjes time do te shenoje ne Kostantinopoje fillimin e masakres mbi komunitetet kristiane. Si Patriark, une duhet ta shpetoj popullin tim dhe jo ta hedh ate ne thikat e jenicereve.” Gregori V-te, Patriarku i Orientit, nuk ishte nje revolucionar, por nje njeri kurajoz. Megjithate, sakrifica e tij nuk e ndali dhunen, dhe vdekja e tij hapi kutine e Pandores me plot lajme te kobeshme. Morrem vesh se ne gjirin e Korintit, turqit kishin pushtuar Galaxidhin e pasur, konkurenten tone, qe dikur ndertonte floten e saj nen hijen e shkembenjve te Delfit. Po keshtu, ata morren dhe qytetin e Patras qe u mbyt ne gjak. Peshkopi Germanos ja mbriti te ike dhe kesaj rradhe Papa Flesas nuk kishte me deshire te tallej me te.
Kurshid Pasha, hafija mizor i sulltanit, kishte mbetur ne Epir per te luftuar kunder te pamposhturit Ali Pasha, i cili refuzonte te dorezohej. Por ai nuk e kishte harruar Peloponezin. Kurshid Pasha dergoi kunder nesh nje nga lietnantet e tij me te pameshirshem, Qahja Beun. E dergonte ne krye te mijra shqiptareve muslimane, vellezerit tane te nje gjaku, por dhe armiqte tane me te urryer. Nderkohe qe ne humbnim kohe me zenkat tona boshe, ata e kishin rrafshuar Votitcen ne Peloponez, kishin marre Korintin dhe po benin drejt nesh pa ndeshur rezistence. Ishte vetem ceshtje ditesh, apo ndoshta oresh? Refugjatet qe vinin para tyre, tregonin histori nga me te tmerrshmet. Ata torturonin, vrisnin pa rreshtur, kudo e pa dallim. Por mizoria e tyre ne vend qe te na trembte, e cimentoi lidhjen tone. Ne sallen e katit te pare te bashkise se Argosit ndodhi mrekullia: me se fundi te gjithe rame dakort.
Me 25 prill 1821, ishim gati ti prisnim turqit me arme. Argoset kishin hapur gropa dhe kishin ngritur barriera dhe mure rreth qytetit te tyre. Fshati i vogel Milus ishte transformuar ne nje kamp luftarak te fshehur ne toke. Jano kishte zene vendin qe quhej Kseria. Ishte me peme te vjetra, ku dergjeshin ende ca rrenoja antike, perballe atyre shkembenjve ku dominonte keshtjella e Argos. Dikur, banoret kishin ngritur nje mur te trashe per te mbajtur ujrat e lumit Inashus, qe tashme pothuaj kishte shterur. Peseqind speciote dhe vullnetare te tjere kishin marre pozicion pas atij ledhi natyror, te forcuar me gure, bazorelieve dhe kollona mermeri, qe i kishin marre nga qyteza antike. Ne prag te betejes, shkova te shoh Janon. Tendat e tyre ishin ne rresht nen ato peme te medha, ne mes te jeshillekut dhe barit te harbuar te pranveres. Burrat pastronin dhe ferkonin armet e tyre. Zakonisht terheqese e te gezuara, kenget e tyre melankolike tani me zune gryken. Keshilli i fundit i Luftes u mbajt ne tenden e Janos. Kurre, me tha ai, turqit nuk do mund ta kapercejne shtratin e lumit dhe fortifikimet qe kishin ngritur. Ishte i bindur se do ti bente balle cdo sulmi. M’u lut te ikja sa me shpejt ne pozicionin tim. Kishte vendosur qe bllokimi detar i Nafplos te vazhdonte me cdo kusht. Misioni im ishte qe te isha gati, ne krye te ekuipazhit tim te paket te flotes speciote. Detyra ime ishte ti mbuloja trupat tona, ne rast se thyheshin dhe nese do t’u duhej te terhiqeshin drejt bregut. – “Po me impononi te rri ne praparoje. Me lini te luftoj me ju !” – u thashe. – “Te pakten per nje here, bej si te thone,” – nderhyri Papa Flesas. U habita me qeshjen hokatare te Janos dhe me erdhi tmerresisht inat. Keshtu m’u desh t’u lija lamtumiren. I bera kryqin mbi balle, duke i thene : – “Te bekofte Zoti biri im dhe dalc fitimtar !”
Pararoja turke ishte informuar dhe ne agim, ne oren dhjete te mengjesit, beteja e Argos filloi. Por une nuk shihja pothuaj asgje, vecse degjoja ca shperthime te thata e te shkurtera qe vinin prej shume larg. Nje re te holle pluhuri apo tymi dukej mbi majat e ullinjve dhe portokajve. Keto shenja te pakuptueshme nuk e prishnin embelsine e atij mengjesi pranveror. Dielli nuk digjte dhe rrezet e tij sikur perkedhelnin gjithshka. Nje fllad i lehte qe vinte nga toka, me sillte here pas here aromen e luleve dhe te bleteve qe vinin nga bregu dhe zhurmonin rreth meje. Vetem ato e mbushnin ate heshtje te madhe te atij deti te qete ne nje blu te zbehte, qe shtrihej si vaj. Ardhja e herepashereshme e lajmesve, misteriozisht ishte nderprere. Ja kisha ngulur syte bregut, duke kerkuar detajin me te vogel, por nuk shihja gje tjeter vec natyres se gjelberuar e plot diell. Vendin e plogeshtise e zuri tashme padurimi. Me pushtonin perfytyrime e pamje, te cilat perplaseshin tek une ne menyre te pakuptimte, keq-ndjellese apo te kenaqeshme. Nje emer dhe vetem nje pamje me shfaqej pareshtur : fytyra e Janos. Udha e luftes e kishte zgjedhur ate dhe i kerkonte tani qe te tregonte zotesine e tij. Mbi vete kishte marre gjithe rrezikun. Atje, ne anijen e tij ” admiral “, mbushur plot arme, veten nuk ndjeja vetem si nena e tij…
Ne fillim te pasdites, nga ana e Milus dallova ca levizje te turbullta. Vura dylbine plot ankth dhe dallova fshatare te armatosur me pisqolla te vjetra qe nxitonin drejt ledheve te ngritura nxitimthi ca dite me pare. Burrat qe u shfaqen tek porti i vjeter ishin greke qe iknin me vrap, ishin te plagosur qe ecnin duke caluar apo qe terhiqeshin me nxitim, te ndihmuar nga shoket e tyre. Ndjeva dicka te keqe dhe permes ca shenjave i dhashe alarmin flotes sone. Nga fronti i luftes s’kishim ende ndonje lajm dhe asnje nga barkat nuk po vinte drejt nesh. Mezi me mbante vendi nga deshira per te zbritur ne toke, per te mesuar se c’kishte ndodhur. Por megjithate, me duhej te rrija ne postin tim se nuk i dihej se c’po ndodhte. Nikola, vellai im me i moshuar, nga ana e Lazaruse, u shfaq papritur ne skelen e vogel duke vrapuar drejt plazhit. E njoha nga shtati i madh dhe uniforma e qendisur ne menyre te vecante. Po tundete krahun ne drejtimin tone. Me erdhi zemra ne vend. Valle a kishim fituar, edhe pse njerezit iknin ashtu? Doja t’a dija me cdo kusht dhe dhashe urdher te ulnin nje barke ne uje. Kur ju afrova bregut, ne fytyren e vellait pikasa dicka qe me tmerroi. Nuk prita te arrinte cepi i bregut, por u hodha ne det dhe me ujin gjer ne gjoks bera drejt tij. Ai m’u hodh ne krahe dhe shpertheu ne ngasherime. C’kishte ndodhur valle ? Ai nuk m’u pergjigj. Doja te beja perpara, por ai me mbajti. E shtyva me force. Burrat, te plagosurit dhe ata qe po iknin, u shtangen sa me pane. Si te mberthyer nga nje tmerr qiellor ata me hapen udhen ngadale. Doja te vrapoja, por isha e pazonja ti hidhja hapat. Duke u afruar si nje somnambul, mbrita ne sheshin e fshatit. Perpara kishes se vogel, ata kishin vendosur nje vig dhe po qendronin rreth tij. Mbi ate vig prehej im bir. Jano dukej sikur flinte, madje sikur enderonte. Syte i kishte te mbyllura dhe ne buze kishte nje buzeqeshje te lehte, sic ndodhte shpesh kur mendonte per ndonje cupe qe i pelqente. Por ne faqe, zbehtesia e tij ishte e tmerreshme. Era i luante me floket duke e treguar edhe me shume refleksin e tyre te kuqerremte. Plumbat i kishin lene dy vrima te rrumbullakte, te pastert dhe ne ngjyre te purpurt, nje ne balle dhe tjetri ne faqe. Gjashtembedhjete vrima te tjera shquheshin mbi uniforme, shumica e te cilave ne gjoks. Nga dhimbja u shemba ne gjunje, sikur nje qiell i tere te me rendonte mbi koke, e qe kerkonte te me fundoste nen toke. U be nje heshtje e madhe dhe e pambarimte, gjate se ciles ndjeva dhimbjen me te madhe ne jete, aq sa dhe krimineli me i tmerrshem, nuk do me bente te vuaja aq shume. Uleriva dhe mallkova Zotin, Shen Merine, shenjtet dhe veten time. Klithja dhe mallkimi e lehtesonte dhimbjen time. E dermuar, me se fundi i thirra Nikolas : – “Tregome, si ndodhi ?” Ndjeva qe ai hezitonte. – “Mos me fshih asgje !…” Ai mori kurajo dhe mes ngasherimeve nisi te me tregonte. Jano dhe trimat e tij, kishin rezistuar sa kishin mundur. Ishte rezistenca e tyre qe kish bere te mundur terheqjen e luftetareve drejt Miluse. Kaloresit e Qahja Beut, duke pare se s’mund te sulmonin dot perballe, i sulmuan speciotet nga pas. Kishin luftuar gjate dhe trup me trup. Qe larg, im vella e kishte pare Janon, i cili me sa dukej s’kishte me fisheke dhe ishte sulur te luftonte me thike dhe me qyten e armes se tij. Kishte vrapuar drejt nje oficeri turk, e kishte rrotulluar pushken ne ajer dhe e kishte qelluar ate duke e hedhur nga kali. Plumbat e tetembedhjete muslimaneve e qelluan ne te njejten kohe. Jano i ishte shfaqur para sysh sikur te bente levizjen e nje valleje te cuditeshme, para se te binte ne toke i pergjakur dhe pa jete, mbi trupin e oficerit turk qe po jepte ende shpirt. – “Vdiq si hero dhe Greqia e tere e nderon!” U ngrita dhe ika drejt. Askush nuk me mbajti, askush nuk me ndoqi pas. Shpejt arrita cepin e fshatit dhe me nje hap te pavetedijshem, disi mekanik, hyra ne nje fushe. Shpresoja te ndeshja turq per tu hakmarre per tim bir dhe per te vdekur sa me shpejt nga ndonje plumb apo goditje shpate. Por armiku s’dukej gjekundi. Duke gezuar fitoren, ata preferonin te mbanin pozicionet e Argos. Po ecja gjithnje, kur papritur degjova. Ne fillim nje, pastaj dy e me pas nja njezet dallendyshe qe fluturuan mbi mua. Ato me kishin shoqeruar qe me hapin e pare, pa mundur qe ti degjoja. Isha si nje njeri i shurdhet dhe i verbet. Papritur, si me magji, u gjenda ne nje mbremje te mrekullueshme pranvere. Dukej sikur gjithe natyra donte ta nderonte Janon dhe ti bente homazh. Drita e flakeruar, ajri transparent, ai qiell ne nje roze te lehte, aromat e ndryshme te burimeve dhe gjithe ato shkelqime, dukej se nuk i perkisnin asaj bote por sikur shpaloseshin per nder te tij. Atehere u nisa te kepus ato lule te egra qe e mbushnin plot ngjyra tej e mbane ate fushe. Mblidhja lulekuqe, lule gruri, narcise, anemona, zhabina e zambake, margarita e lule tace. Mblodha aq shume sa qe plot prej tyre me rane rruges. U ktheva ne fshat dhe me to mbulova trupin e Janos, duke i thurrur keshtu qefinin me te bukur. I zbukuruar dhe i mbe -shtjelle keshtu ne nje carcaf, ne e cuam ate ne kuverten e Agamemnonit, te cilen kishte komanduar. Ne apoteozen e atij perendimi ngjyre ari dhe roze, ne e zbritem ngadale gjer ne det, gjersa me se fundi ai u fundos ne te. E pamundur t’i shkepusja syte nga ajo pike e detit ku ai po humbiste, nderkohe qe siper meje, yjet, njeri pas tjetrit, nisen te ndizeshin.
Nuk di se si e kam jetuar ate periudhe. Madje nuk arrij dot ta sjell ne kujtese. Ndoshta qendroja mbyllur ne kabinen time…Kisha harruar se c’ishte urija dhe gjumi. Ato dite kane mbetur ne kujtesen time si flete te vdekura. Kisha pershtypjen se kurre nuk do te dilja nga ajo mjergull e dendur, e ndotur dhe shtypese qe kisha ndeshur dikur dhe ne Atlantik…
Dhe shqiptarët atje ende nuk kanë asnjë të drejtë kombëtare, një nga popujt më të shtypur të Europës së sotme për nga e drejta kombëtare edhe përkundër gjithë këtij kontributi që i kanë dhënë atij vendi.