DR.PËRPARIM DEMI: SISTEMI DEMOKRATIK DHE REALITETI POLITIK NË SHQIPËRI

Bukuresht, 06. 10. 2015: Kam kohë pa shkruar dhe pa bërë analiza për ҫështje të politikës shqipetare. Kjo ka pas për bazë jo vetëm proekupimet e mija ditore, por dhe dizakordin tim me situatën e “anarkisë” dhe regjimit amalgam politik të instauruar gjatë këyre 20 vjetëve të fundit në vëndin tonë. Kam ndjekur me vëmëndje situatat gjatë periudhave të nxehta të zgjedhjeve si dhe gjatë periudhave të ftohta ndërmjet tyre. Me keqardhje kam konstatuar në politikën shqipetare mungesën e principialitetit, ҫ’orientimin ideollogjik, mungesën e koherencës dhe të transparencës. Gjatë kësaj periudhe, mund të shprehem se ka sunduar prepotenca partiake dhe e liderëve të tyre, konjukturalizmi, e deri në mungesë të plotë të një strategjie kombëtare që duhej vendosur me një konsensus të gjithë faktorëve politikë të vëndit. Këto gjëra kanë stimuluar korupsionin e gjeneralizuar dhe polarizimin e shoqërisë.
Ndoqa me shumë vëmëndje një emision televiziv ( Dr. ErionPiciri (Instituti i Lidershipit) i ftuar në UTV News nga gazetari Alen XheliliDt 28.09.15) ku diskutohej një temë shumë interesante dhe po aq aktuale, e cila kërkon një debatim të gjërë publik. Diskutimi kursiv dhe koherent i z.Piciri më dha kënaqësinë të dëgjoj zërin e një lideri në rritje, i cili me kompetencë intelektuale dhe profesionalizëm vuri pikat mbi “i”, duke tërhequr vijën ndarëse midis sistemit demokratik të vërtet dhe realitetit politik në vëndin tonë. Për mendimin tim problemi shqipetar, kombëtar dhe shtetëror, mosrealizimi i tejzgjatur i aspiratave të popullit tonë, i ka rrënjët në paaftësinë (për tu shprehur delikat) e klasës tonë politike për tu shkëputur nga kthetrat e periudhës diktatoriale, duke rënë në një kontraditë të pa zgjidhëshme, të ngritjes së demokracisë me metoda diktatoriale. Pavarsisht nga deklaratat demokratike dhe slloganeve perëndimore, gjithkush mund të dallojë tendencën dhe dëshirën e mazhorancave politike për të ripërtërirë sistemin parti-shtet. Koncentrimi i pushtetit në një dorë, u vu re sa herë është ndruar mazhoranca në Kuvënd.

Dr.Erion Piciri (Instituti i Lidershipit) i ftuar në UTV-News

Mungesa dhe zëvëndësimi i funksionarit publik me atë politik deri në nivelet e ulta të administratës, mos funksionimi i ndarjes së pushtetit etj., sollën për pasojë koruptimin e klasës politike pavarsisht nga ngjyra apo emri i saj. Pa folur pastaj për gabimet makroekonomike, politikat fiskale dekurajuese, degradimit të sistemit të edukimit dhe atij shëndetësor, buxhetimi i pabalansuar, aplikimi inkorekt apo zbatimi preferencial i ligjeve, legjislacionit të paqartë, në mjaft raste kontradiktor, mos stimulimi i kapitalit autohton në favor të atij të huaj etj., të cilat polarizuan shoqërinë, rritën shkallën e varfërimit të saj dhe stimuluan emigrimin e burimeve njerzore. Treguesi i pakënaqësisë popullore po i afrohet nivelit kritik, prandaj sot dëgjohen zëra që flasin për destabilizimin e Shqipërisë.
Cila është rrugëdalja ?
Pikërisht për këtë foli Dr.Piciri në emision. Thjesht, shkurt dhe qartë. Diagnoza të sakta – argumente solide – rrugëzgjidhje afat shkurtëra dhe me afat të gjatë, të perspektivës.
– Ndarja e qartë e pushtetit,
– tërheqja e mendimit shoqëror,
– rivlersimi i votës së popullit,
– demokratizimi i brëndshëm i partive,
– riformulimi i kushtetutës dhe stabiliteti legjislativ,
– drejtësia e pavarur,
– funksionari publik profesionist, janë disa nga pikat e diskutuara në këtë emision.
Me sa kuptoj unë, ai nuk i foli vetëm klasës politike, por dhe publikut të gjërë, pasi bëri një informim didaktik për gjëra që përbëjnë bazën e demokracisë perëndimore dhe në mënyrë të veҫant të asaj amerikane, ku ai është edukuar dhe jo vetëm teorikisht por duke marrë pjes aktive në praktikën e saj. Ky specialist dhe konsulent i zgjedhjeve demokratike skanoi difektet e sistemit tonë zgjedhor, duke ofruar rrugën e të ardhmes demokratike.
Ndoshta është vëndi të diskutoj më gjërë për mandatimin. Partitë politike gjatë fushatës së zgjedhjeve vijnë me një program politik, për të cilin kërkojnë votën e zgjedhësve (presupozojmë që ato nuk blihen). Kjo do të thotë se zgjedhësit duke e votuar mandatojnë mazhorancën për aplikimin e programit të prezantuar. Nëse kjo nuk ndodh dhe mazhoranca me aktivitetin e saj paszgjedhor aplikon një tjetër program, për të cilën nuk ka mandat nga populli, atëhere duhet të pranojmë se ajo funksionon jashtë kushtetutës dhe shkel elementin bazë të demokracisë, ndodhet jashtë legjitimitetit. Kjo vlen dhe për sejcilin deputet apo kryetar bashkie. Sistemi demokratik presupozon që ҫdo qeveri funksionon në kuadrin e mandatit të marrë për një program të caktuar qeverisës. Jashtë tij, në raste të veҫanta, në raste speciale dhe kur është apsolutisht e domozdoshme, ajo duhet të kthehet tek populli dhe të kërkojë rimandatimin për korrektimin apo riorientimin e programit te saj, qoftë dhe për një shtesën të bërë programit. Kjo realizohet me referendum ose me zgjedhje të parakohëshme. Një shëmbull demokratik i kësaj natyre ishte rasti i fundit i zgjedhjeve të parakohëshme në Greqi. Qeveria e Ciprasit nuk kishte mandat nga populli për marrveshjen që mbylli me debitorët, prandaj dha dorëheqjen dhe riorganizoi zgjedhjet duke informuar popullin për arsyet që e detyruan atë të mos kufizohej nga mandati i marrë mbi bazën e programit që kishte parazgjedhjeve.
Unë jam shtetas europian, jetoj në një vënd ku demokracia ka filluar të ndërtohet. Këtu pak a shumë gjërat funksionojnë, por jo pa probleme, pasi rezistenca e sistemit të vjetër është e kuptueshme për vëndet e lindjes. Lufta kundër korupsionit po thellohet për ditë. Një department i prokurorisë së antikorpsionit po heton me qindra raste të niveleve të ndryshme. Mbi 100 funksionarë të lartë (ministra, deputetë, kryetarë bashkish, këshilltarë) po vuajnë dënimet në burg. Këto ditë është arestuar kryetari i bashkis së kryqytetit me akuza të rënda korupsioni. Vet kryeministri aktual pret ditën e gjykimit për evazion fiscal, falls në dokumente, trafik influence etj. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Kroaci. Pra në se ka vullnet dhe vendosmëri, instalimi i sistemit demokratik bëhet i mundur.
Fatkeqësisht Shqipëria akoma se ka filluar këtë rrugë akoma, ka ngec në fazën deklarative, pa veprime konkrete. Shkëputjen e plotë të sistemit gjygjësor nga politika, do e quaja hapin e parë drejt demokracisë së vërtet të besueshme.

– Kontakti me autorin: [email protected]

Total
0
Shares
3 comments
  1. Hi there! I know this is kinda off topic but I’d figured I’d ask.
    Woulkd you bbe interested in trading links or maybe guest writing a boog post or vice-versa?
    My blog covers a lot of the same subjects as yours and I believe we could greatly benefit from each other.
    If you’re interested feel free to shoot me an email.
    I look forwaqrd to hearing from you! Fantastic blog
    by the way!

    Look at mmy site :: https://Telegra.ph/Kakie-sloty-v-onlajn-kazino-Vavada-mozhno-nazvat-naibolee-populyarnymi-12-23

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura