Tiranë, 11. 01. 2016: Iku edhe një vit pa naftë. Në Marinëz toka vazhdon të shëmbet, nafta të vidhet, sizmografët të mashtrojnë popullin, siҫ bëhet me votimet, me parlamentin shqiptarë… Në mes të Shqipërisë Kompania Kanadeze, “Bankers Petroleum”, ka vite që vjedh naftën dhe shkatërron nëntokën e ambientin. Z. Rama ka bërë me dhjetëra udhëtime jashtë Shqipërisë, me familje dhe kompani ashtu si paraardhësit e tij, ministra dhe djajë me 100 vula në pasaportat dipllomatike… Po, si ta kuptojmë këtë që Zotit Rama nuk i bëjnë këmbët të shkojë në Marinzës, apo në zyrat e “Bankersit…”? Kam ministër Gjiknurin dhe ambasadorin Kokëdhima – thotë ai. “Nuk mund të duash asgjë, nëse vajtimi i popullit tënd nuk prek zemrën tënde” – thotë Elyar.
Jam naftëtar, kam milituar në Armatën e Naftëtarëve më shumë se 30 vite, po pensioni im është akoma poshtë 200 $, firmosur nga nomeklatura demokrate-komuniste. Kam vite që luftoj per naftën tonë, për këtë pronë shqiptare me hipotekë super shekullore, firmosur nga vetë Zoti, unë asnjëherë nuk kam aplikuar për Ҫmim Nobel, dhe as e lakmojë, unë i bëj thirrje popullit tim, të mos shikojë lojrat e qeveritarëve por të protestojë për të mbrojtur naftën tonë, që ajo të shkojë në mullirin tonë…
Ne naftetarët së bashku me popullin të bëhemi një sinxhir hekuri, të mbysim gjithë mashtruesit nga i pari deri tek ky i fundit. Pa naftë, – thotë një dijetar i madh, – bota do të kthehet në kohën e Gurit… Bije në mendime, çfarë tu uroj shokëve dhe kolegëve të mi naftëtarë?! Vini re, asnjë qeveritarë nuk kujtohet për ne! Po pa i pyesni ata, e u thoni, cilët ishin ata që e zbulun, ashtu shkallë-shkallë këta pasuri më të çmuar se Ari, me fuqi super atomike, me erë më të ndjeshme dhe delikate se parfumi…
Kam shumë shokë dhe kolegë naftëtarë, disa në Shqipëri, ca të tjerë shpërndarë nëpër botë. Metropoli im ka qënë Ndërmarrja Sizmike dhe Instituti Naftës në qytetin e Fierit. Erdhi Viti i Ri, unë bije në mendime. Dua të uroj Armatën e Naftëtarëve, po nuk di si ti uroj shokët dhe kolegët e mi. Industria e naftës u shkatërrua, ata nuk u ndien, nuk reaguan. Tani nuk ka më Sizmike, Institut, u tjetrësua qyteti Patosit, Cerrikut, Kuçovës, disa njerëz-ujq vodhën ҫ’mundën dhe më pas dogjën edhe zyrat e Albpetrolit atje në Patos…
Miku im i shënjtë, Prof. Dr. Ramadan Perhati, atje në qytetin e Shkodrës, po tretet nga meraku për naftën tonë. Ai thotë që kur të vdes, ti hedhim në varr një kovë me naftë, kurse ikona e Fakultetit Gjeologji-Minera, Prof. Dr. Alfred Frashëri, thotë se nuk po merrë vesh ku jemi, në Shqipëri apo në ndonjë planet tjetër. Vjedhje, shkatërrime siҫ bënin dikur fiset barbare.
Me trishton heshtja e shokëve dhe kolegëve të mi naftëtarë. Te gjithë i ka ngrirë cinizmi, pleqëria dhe frika. Disa shfaqen si “artistë” të vonuar, plotësojnë CV-itë e tyre të thata në facebook me poezi për dashuritë e hershme, apo me politikë, por për të mbrojtur naftën tonë nuk zgjatin dorën të marrin një vezë apo domate të qëllojnë këta këlush ministra-drejtora të drejtorive, ndërkohë që bëhet kërdija, vetëm vjedheje, mashtrim, shkatërrim, konҫesione disa vjeҫare, sepse mban ky populli i rreskosur, se, edhe i zhytur në ujë nxjerrë dy gishta për demokraci…
***
Vihem në mendime, ҫfare ti uroj Armatës së Naftëtarëve, shokëve dhe kolegëve të mi, të cilët për tu mbrojtur nga cinizmi i ndërsjelltë, kanë veshur rroba demo-socialiste. Ata naftën tani e ruajnë vetëm në memorje.
Lidhem me një koleg, ai nuk më thotë asgjë për naftën, përkundrazi më thotë se sapo kaloi të tetëdhjetat dhe se e kanë ҫregjistuar nga zyra e Gjëndjes Civile. Një tjetër me thotë, bërtit më shumë se nuk dëgjoj nga veshi majtë, një tjetër më thotë se vuan nga prostati, se po shpejton të shurrosë, një tjetrër thotë se i është futur medicinës popullore, një më tej – se po shkruan libër për Babilloninë dhe Persinë e vjetër, po asnjë nuk thotë se do të shkruj disa rreshta apo një libër për naftën. Pra, nuk di ҫfarë tu uroj shokëve dhe kolegëve të mi naftëtarë…
Kompania “Shell”, sidomos kur punon në vende si Shqipëria, ka si praktikë të saj që të korruptojë qeveritarët që të mund të fshehë të ardhurat e saj dhe të paguajë sa më pak taksa. Kompania “Shell” erdhi në Shqipëri në 2012 kur në pushtet ishte Sali Berisha, duke blerë aksionet e një skeme abuzive koncesionare nga e cila Kryeministri Berisha dhe ish-ministri Genc Ruli kanë fituar së paku 100 milion dollarë për xhepat e tyre, ose më saktë për llogaritë e tyre bankare. Këtë gjë duket se ka pasur parasysh Kryeministri Rama kur gjatë vizitës në kantierin e kompanisë “Shell” në Berat tha: “Ne jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë hapa shumë të shpejtë për ta ristrukturuar gjithë sektorin, në mënyrë që aktorë të një rëndësie kaq të lartë, sa ç’jeni ju, jo vetëm që të ndjehen mirë brenda kufirit të zonës, por të ndjehen mirë në gjithë raportet me sektorin, sepse e dimë që sektori ka qenë jashtëzakonisht problematik, jashtëzakonisht jo transparent, jashtëzakonisht i kapur nga interesa dhe fije që e kanë dëmtuar shumë perspektivën e tij dhe kanë cenuar të ardhurat e popullit…”
Një gjeolog ish i dënuar, më shkruan: Sot në lajmet e mëngjesit u dha me zë e me figurë në televizon një demonstratë proteste, i një mijë punonjësve të rafinerisë së Ballshit të cilët kishin gjashtë muaj pa marrë rrogat nga kompania konçensionare. Qeveria hesht, megjithëse është bërë garante në kontratën e tyre kolektive që përfundon më 2017 (kompania ka ndërprerë punën). Të gjitha kërkimet e shfrytëzimi janë ekskluziuvitet i të huajve. Kompania “Bankers Petroleum”, thotë se do të ndërpresë prodhimin e naftës në Patos Marinzë, nëse qeveria shqiptare nuk zhbllokon llogaritë e saj pranë Drejtorisë së Tatimeve. Kohë më parë, pas një vendimi të Gjykatës së Apelit, Tatimet bllokuan llogaritë e “Bankers Petroleum” për të mbledhur me forcë 75 milionë dollarë taksa, që kompania mendohet se i ka fshehur shtetit.
Ja si luan shteti me kompanin ” Bankers”. Ne nuk na qas njeri tek dera! Kam vajtur deri në krye fare dhe me kanë thënë: Dale të vijnë të tjerët nga jashtë. Për çdo problem që del në çdo sektor thonë: Prisni se do marrim ekspertë të huaj. Këta të huaj që vijnë punojnë si në mall pa zot dhe japin vetëm një qira 10%. Të thuash që këta pushtetarët tanë janë kaq budallenj nuk e thua dot, pra del që atë që duhet ta merrte shteti e marrin për vete dhe kështu kanë edhe pushtetin edhe parat. Këta janë në gjurmët e babait të tyre shpirtëror dhe i kanë zbatuar dhe kaluar porositë e Katovicës. Kështu që nafta, kromi, bakri, hidroenergjia etj., janë kthyer në një fatkeqësi kombëtare.
Si thua ti: A duhet të sakrifikohemi ne akoma?!
Në Shqipëri veç gangsterëve që kemi në krye, të tjerët janë të varfër, më mirë nga ata janë pensionistët që marrin 100-200 euro në qytet dhe me pak se 100 euro në fshat. Shtresa e mesme del që janë të burgosurit (!) për mbajtjen e secilit në burg harxhohen 650 euro, sa 10-të fishi i asistencës që u jepet të varfërve. Në Shqipëri nuk bëhet asgjë për naftën. Asnjë kompani nuk punon, me përjashtim të Bankers që vjedh naftën e Patos-Marinzës. Pra unë nuk jam më i gatshëm të sakrifikohem për ta. Po e zgjidhi Zoti këtë nyje, ne këtu jemi. Edhe po nuk qemë ne, janë punimet dhe projektet tona…”. Më trishtojnë shumë këto fjalë të shkruara nga nje gjeolog i denuar nga komunizmi për të ngarkuar dhe shkarkuar mijëra vagonë me Krom. Ai i shtyu me sy mbyllur gjithë këtë vagona të frikshëm, duke menduar të nesërmen, naftën. Pra, edhe në burgun e dyfishtë, qeli dhe normë ditore, ai mendonte naftën… Po, ku janë sot këto energji shqiptare?!
Nëse doni të shkatërroni një vend, një popull, shkoni i merrni të gjtha pasuritë natyrore, vendosni në pushtet disa hajdutë, shtiruni sikur bëni zgjedhje të ndershme, pranoni përditë delegatë nga Europa, lini disa gazetarë si Fev-ZI të llomotitin ҫdo ditë, lakoni ҫdo orë Berishën… Do të bëni një pushtim “paqësor”, dhe më pas të gjithë njerëzit do të ikin jashtë pa pasaporta, ca nëpër autostrada, ca nëpër tela me gjëmba… Sikur naftën tonë ta administonim ne vetë, nuk do të ndodhte ky trangresion i tmerrshëm. Sikur… Pra, nuk di ҫfarë tu uroj shokëve dhe kolegëve të mi të urtë naftëtarë… Elita e naftës shqiptare, po pastron me acid medaljet komuniste-demokratike për të shkëlqyer më shumë ditën e funeralit të tyre. Më vjen keq!
Të gjithë ne, naftëtarë dhe popull, ngelëm duke vështruar qiellin, duke ngritur duart lartë, duke ju lutur Zotit me zemër të dridhur për një ditë më të mirë, për një vit më të mirë, për një qeveri më të mirë, për një koalicion partish më të mirë, për një emisar të BE më të mirë që çuditërisht na shfaqet më i shëmtuar se i pari…
Ҫdo Vit i Ri teston gënjeshtrat e qeveritarëve monstruoz monstruoz! Një shteti, një vendi, një shtëpije, një kasolleje, që nuk kanë kanun drejtësije, nuk i takon asnjë respekt. E ardhura e naftës, është bunkeri që mbron gjithë korrupsionin shqiptarë! Provoni të gremisni i një pus naftë, apo të vidhni vetëm një fuçi nafte, vetëm një barele? Ҫ’do të ndodhte?! Nuk do të vinë tu venë prangat policët e Ramës-Tahirit, por ata të NATO’s! Është fjala për NAFTËN!.. Nuk di si ta uroj elitën e naftës shqiptare?
Ҫudi, dëgjoj gjithë drejtuesit e këtij vëndi të thonë përditë, unë nuk vjedh, ministri thotë – unë nuk vjedh, deputeti thotë – unë nuk vjedh, ambasadorët thonë – nuk vjedhim, atëhere cili e vjedh këtë vënd!? Ku shkojnë gjithë ato resurse natyrore?… Më mbyt trishtimi. Nuk di si ta uroj Armatën e Naftëtarëve, shokët dhe kolegët e mi të vjetër… Po një gjë nuk duhet harruar, lufta tjetër me siguri do të bëhet për NAFTËN!
***
ING.AHMET ҪOLLAKU: KUR NAFTA SHQIPTARE VIDHET NË MES TË DITËS!
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=4419