FATMIR BRAJSHORI: PERGAMENË E GJALLË – KUSHTUAR HEROIT TË HESHTUR – SADIK BUJA

Cyrih, 14. 11. 2016: (Agim Sylejmani »Pergamenë e gjallë», qershor 2016, botim i Shoqatës së të burgosurve politikë!) – Të bësh një jetëshkrim, për një njeri, e që zakonisht pas vetes subjekti, duhet të ketë, një veprimtari që lë gjurmë, një sukses që mbahet mendë apo edhe një krijimtari që rrallë harrohet, s’pari duhet të kesh njohuri të bollshme, për atë emër e mbiemër, për të cilin autori, merr një barrë shumë të rëndë e që është: “ta bësh për të tjerët, që asnjëherë se kanë njohur, si njeriun e tyre më të afërt dhe më të njohur…”
Të bësh një jetëshkrim për një Personalitet kohe, për një veprimtar kohe dhe një shok, nuk do të thotë që autori, do ta transformojë zhvillimin shpirtëror të një njeriu por ai nëpërmjet fakteve dhe dokumentave, do të zhvilloj edhe intelektin mendor të personit, fizik e në rastin tonë, me këtë rast, kur kemi të bëjmë me «Heroin e Heshtur», edhe zhvillimin e tij atdhetar, karshi kërkesave tona kombëtare, në hapërim me kohën,,,
«Shkrimi i jetës» për një veprimtar të çështjes sonë kombëtare, të rrëfyer nga autori Agim Sylejmani, i cili po ashtu ka qenë në kompozim të notave të njëjta me Sadik Bujën, zakonisht deri sa nuk e realizon idenë fillestare për bërjen e librit dhe deri sa nuk e shkruan në formën përfundimtare, për heroin e heshtur, jetëshkrimin për të, barra është shumë e madhe, dhe kjo gjë të bëhet fiksim ose më mirë të themi detyrim.…
Në faktë, të shkruash një «monografi» ose «biografi» (kuptoni: shkrim i jetës), zakonisht lënda është jo trilluese, e vërtetë e ndodhur dhe e përjetuar dhe për këtë gjë, gjerë sa nuk e mbaron, të bëhet fiksuese…

Në raste të tilla, mënyra më e vështirë është se si ta mposhtësh fiksimin dhe të mos ndodhë e kundërta që fiksioni të të mposhtë ty,,,
Autori, qysh në dorëshkrim sa e kishte veprën, kur e mora për ta lexuar, e kuptova që ishte liruar nga fiksimi se «duhet ta bëj domosdo dhe dosido një monografi për një shok të idealeve të së kaluarës!»
Të «shkruash një shkrim jete për një personalitet jo të njohur për masën» privilegjin e ka vetëm ai që e njehë mirë atë dhe Agim Sylejmani, në libër, shohim se e ka njohur mirë Sadikun, të cilit i referohet dhe në këtë mënyrë, libri na del më i ngrohtë, më i gjallë e më real…
Një interpretim i jetëshkrimit të një personaliteti është bindës për aqë sa mund të jetë të lexuarit« sensitiv»,,,
Për ata që ishin, në Pentagramin e njëjtë, me Sadik Bujën, dikur, Interpretimi i fakteve të mbledhura, që u bë autori, është edhe bindës po aq sa edhe sensitiv, për vetë faktin që: lexuesi i sotshëm është përjetues dhe bashkëkohanik, i kohërave të vet heroit tonë, në librin me titull « Pergamenë e Gjallë!»
Kur e mora librin në dorëshkrim, për ta lexuar, akoma të pabotuar, me kohë isha i nxënë dhe Agimit i thash:» Ma dërgo se pastaj pas ca ditësh,e kam një javë të lirë dhe do ta lexoj pastaj të jap një mendim!»
Ai ma dërgoi.
Por kureshtja më shtynte që ca faqe t’i vështroj, ashtu për shpejt e shpejt…
Por siç ndodhë zakonisht me « jetëshkrimet» ose « Monografit», kur fillon për ta lexuar, që në faqet e para, ti pastaj e di që nuk mund të ndahesh, pa e lexuar të tërën…
Kjo ndodhë ngaqë « Biografit» ose lexohen me një frymë ose s’lexohen fare ngaqë ndodhit janë të lidhura njëra pas tjetrës siç janë të renditura ditët e javës…
Dhe kjo gjë më ndodhi edhe mua…
E fillova për një faqe kureshtjeje dhe pastaj s’u ndala gjerë në faqen e fundit të librit,,,
Ajo që dua të ndaj me ju, janë dy momente për mua shumë interesante që përmban libri,,, Në faktë, secila faqe ka dramaticitetin e vet mbrenda për mbrenda librit por që të mos ua bë, interpretimin e tërë librit, se pastaj se lexoni më, me ju po dua të ndaj dy momente shumë interesante,,,
Momenti i parë ka të bë me vështirësit, që ka hasur autori i librit, për të mbledhur dokumentacionin e nevojshëm, siç ndodhë zakonishtë kur bashkëkohanikët janë akoma gjallë, dhe të cilët; as nuk punojn gjë për heroin apo heronjtë dhe kur ti fillon, të punosh nuk të ndihmojn por përkundrazi ,e bëjnë të kundërtën: të pengojnë!
Dhe momenti i dytë ka t’bëjë me një aksion të Sadikut në fshatin e tij gjatë vitit 1981…
Episodi i parë që më bëri përshtypje gjatë leximit të librit ishte:
« Autori me këtë rast Agim Sylejmani, kërkon lëndën e parë për librin, pra dëshmi të kohës, dokumente të shkruara, të faktografuara dhe dokumentuara siç e kërkon edhe natyra e librit
Në vitin 2015, ky i drejtohet një shkolle s’bashku me vajzën e « Pergamenës së gjallë»( Sadik Bujën)Fitoren, ku kërkojn një dokument, të shkollës, me të cilën donin edhe në mënyrë të dokumentuar, të vërtetonin , që ai kishte qenë nxënës në atë shkollë… Pra, njëri kërkonte dëshmi për shokun- teksa vajza dëshmin për babain!
Por autoritetet e kësaj shkolle, në mënyrë arrogante dhe jo njerëzore, as që kishin marrë mundin per të shkuar në arkivin e shkollës, për t’hulumtuar gjurmuar dhe dokumentin, t’ja dorëzonin( edhe kopje s’paku) autorit por edhe vajzës së Sadikut…
Sikur kjo gjë, t’i kishte ndodhë autorit të librit Agim Sylejmanit, ta zëmë para 15 viteve, një sjellje të tillë s’do ta kuptoja por sot 17 vite më vonë, i kuptoj tërësishtë ngaqë nuk ka institucion publik, në Kosovë ku neotitistët nuk janë në vende udhëheqëse…
Episodi tjetër që dua ta ndaj me ju nga libri, e që është i një natyre krejt tjetër fare, me t’parin, ka të bëjë me vitin 1981,,,
«Pas demonstratave të vitit 1981, klasa politike e borgjezis së atëhershmë të Kosovës, sahanlepiresit e asaj kohe( sepse edhe koha e sotshme i ka të vetit) nuk linin Institucion, fshat e qytet, e që nuk shkonin, për gjoja sqarimin e masave për karakterin, sipas tyre armiqësor të demonstratave,,,
Në fshatin e Sadikut, i dërguar nga Komiteti shkon një farë Rifat Dragaqina, shërbëtor i pushtetit, për të informuar, sipas porosive, fshatarët për karakterin e demonstratave,,, Sadiku e kupton këtë gjë dhe merr revolen e tij të markes « Beretta », e fut në brezë dhe shkon në atë mbledhje, ku haptas u kundërvihet shërbëtorëve të pushtetit, mbron kërkesat e drejta të demonstrueve, e mbron kërkesën e Republikës dhe i detyron, komitetlinjtë të largohen të turpëruar nga fshati….
Të shkruash për dëshmorët e kombit nuk është një gjë e thjeshtë, e lehtë dhe pa përgjegjësi përkundrazi është barrë e rëndë, jo e lehtë për t’u shkruar dhe përgjegjësia është, në krahasim me gjinit e tjera letrare shumë më e madhe.
Agim Sylejmani këtë gjë e bënë me përkushtim…Duke lexuar monografin të titulluar :”Pergamenë e gjallë” kushtuar të përndjekurit politik, të burgosurit politik, veprimtarit të çështjes kombëtare Sadik Bujën, Autori heronjtë e heshtur me këtë rast Sadikun e bë më të afërt dhe simbol të një gjenerate së cilës i takonte edhe vet autori,,,
Duke respektuar të djeshmën e lavdishme, ne u tregojmë atyre që po vijnë, pra gjeneratës së re që; heroi i heshtur është edhe simbol i dukshëm, që ndez zemrat e lexuesve për ideale të larta.
Agim Sylejmani me këtë monografi për Sadik Bujën drodhi letargjinë e ndjenjës kombëtare sikurse që po pasuron, si s’ka më mirë, bibliotekat tona me libra kushtuar atyre, të cilët, Neve të gjallëve e bashkëkohanikëve të tyre, na i dedikuan lirinë.
Duke lexuar monografin dhe duke njohur shumicën e personazheve, mënyra e kompozimit të monografis, nga autori, më bëri përshtypje pozitive, mënyra se si fletë ai me ato personazhe: herë me emra ilegal, të kohës që bartnin, e herë duke komunikuar me emra real me po ato personazhe të njejta,,,
Edhe monografia është një element i formës letrare ngaqë subjekt nuk kanë vetëm veprat e gjinis epike, epiko- lirike e dramatike siç mund të jenë, tregimi, novela, romani,poema, komedia, drama, skica etj por edhe Monografia, e sidomos ajo për personalitete të fushave të ndryshme, e kanë personazhin kryesor mbrenda si çdo vepër tjetër letrare,,,
Monografin për heroin e heshtur, e pasqyron tërësia e ngjarjeve,që lidhen me subjektin kryesor dhe me këtë rast Sadik Bujën, – si personazhin kryesor të monografis, megjithëse herë pas herë na paraqiten,edhe…ca personazhe të tjera, të cilat asgjë nuk janë më të parëndësishëm, se subjekti kryesor, në këtë libër,siç është edhe vet autori, i veprës dhe bashkëveprimtari i ” Pergamenës së gjallë” Agim Sulejmani.
Agimi, siç duket zanatin e bërjeve të monografive, e ka përvetsuar si është më së miri ngaqë duke e lexuar atë, ne shohim që ai ringjallë kujtimin, trimërin, bujarin, nderin edhe besën tradicionale të kombit tonë mbarë.
Tashti kur lexon një « biografi », të një personaliteti, t’i nuk mund të jesh kritiku por në variantin më të mirë, do të duhej të ishe një lexues i mirë…
Kur lexojm vepra të zhanreve të ndryshme ( poezi, prozë, roman.. e sidomos dramë) kritiku ndonjëherë edhe mundet të mohojë origjinalitetin e veprës teksa tek monografit s’mundet ta bëjë ngaqë në njërën anë, kemi kryefjalën, e që në këtë rast është Sadik Buja dhe treguesin që e bë autori i librit Agim Sylejmani…
Çdo njeri, sipas Foksit ka një histori të dyfishtë: sociale e personale, e të cilët janë në unitet të plotë ngaqë e dyta, pra personalja kushtëzohet nga kjo e para, socialja. Tek Sadiku shohim heroin të cilin ne shqiptarët, e kemi takuar në çdo epokë: pra, është në kohën e revolucionaritetit, një i ri në konflikt, me shoqërin e padrejtë, pushtuese edhe injoruese, dhe, në fund HEROI I DEZILUZIONUAR ose i mundur nga ajo, siç është edhe fundi i heroit tonë në libër.
Pra, ngjyrat plot delikate pa nuanca romantike, në fëmijërin dhe rinin e « Pergamenës së gjallë», ku vend gjatë tërë jetës së tij, kishin zënë vend ngjyrimet e forta, shpesh herë tragjike e të rënda, që autori na i transmeton përmes një sugjestioni, të fuqishëm, në gjendje të vazhdueshme ankthi,kllapie, alarmi, kërcënim e lëngim, i dhimbshëm, zemërat mërie kundër të gjitha padrejtësive, poshtërsive dhe kurtheve që bienin aso kohe mbi vegjëlin…
Kam përshtypjen që zhanret e lulëzuara të shekullit nëntëmbëdhjetë, poezia dhe romani, sot në shekullin tonë, nuk po e kanë lulëzimin, e dikurshëm, teksa mendoj që sot, këtë lulëzim është duke e përjetuar Biografia, Monografia ose më së miri t’i themi « Jetë-shkrimi » dhe këtë jo vetëm tek ne por tek të gjithë…
Sot «Monografit» janë bërë, një dyzim i narratives dhe i përshkrimit, ngaqë jetëshkrimi mund të bëhet edhe në formë Ditari, në një kapitull dhe herë-herë si ligjeratë profetike, në kapitullin tjetër…
A, vepra e Sadik Bujës dhe e Sadikëve të tjerë, e të cilët janë « heronjë të heshtur » ose « heronjë jo të zhurmshëm. është profetike….
E, detyra e jonë është të përkulemi para këtyre veprave profetike, e të mos gjunjëzohemi para këtyre të zhurmshëve, sot, që veprat i kanë heretike!
Autorit të Librit Monografik me titull «Pergamenë e Gjallë» Agim Sulejmanit, i dëshiroi që edhe më tutje penda e tij të mos pushoj dhe të na sjellë akoma libra të llojit të tillë siç është «Monografia»!
Cyrih, më 5 Nëntor 2016

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura