AURENC BEBJA: THIRRJA E JUAN PEDRO ALADRO KASTRIOTIT NDAJ PATRIOTËVE SHQIPTARË (31 JANAR 1902)

Francë – 14 Dhjetor 2016: Revista Pariziene « l’Echo des Jeunes », në numrin e saj të 238-të, të 1 tetorit 1903, përshkruan Juan Pedro Aladro Kastriotin (1845 – 1914) si një njeri me një zgjuarsi dhe një energji të jashtëzakonshme, fisnik dhe dijetar që fliste rrjedhshëm tetë apo nëntë gjuhë: frengjisht, spanjisht, gjermanisht, anglisht, italisht, holandisht, rumanisht, pa llogaritur dhe dy dialektet shqiptare. Revista shton se ai kishte një kujtesë fenomenale dhe një dituri mbresëlënëse.
Juan Pedro (lindur në Jerez të Spanjës) u arsimua në Universitetin e Seviljes; Fillon karrierën si avokat, duke vijuar më pas (1867) si diplomat në ambasadën spanjolle në Vjenë, Paris, Hagë etj. Pas karrierës diplomatike, ai bëhet deputet dhe meqë mbreti i Spanjës, Alfonsi i XII-të, e vlerësonte atë, e dërgon si përfaqësuesin e tij në kurorëzimin e mbretit të Rumanisë.

Pas vdekjes së Alfonsit të XII-të, ai shkëputet nga karriera politike dhe shkon të jetojë në Paris. Në qetësinë e sheshit Lamartine, ku jetonte në mesin e librave të tij, Princi, i ndihmuar nga sekretarët e tij, mbante lidhje aktive me Shqipërinë dhe të gjithë ata që interesoheshin për fatin e këtij kombi të lashtë.
Sipas revistës, prejardhja e tij shqiptare shpjegohet nëpërmjet stërgjyshit të tij, i cili ishte martuar me princeshën Kastriota, trashgimtaren e patriotit të madh Skënderbe.
Ëndrra e Juan Pedros ishte « Shqipëria e lirë » dhe për këtë arsye u drejtohet asokohe patritotëve shqiptarë me këto fjalë :
« Vëllezër Shqiptarë,
Emri Kastrioti, të cilin e mbaj lart dhe me nder, më ngarkon me detyrime të mëdha dhe të shenjta. Ky emër përmbledh të gjithë historinë e lavdisë shqiptare ; ky emër kujton gjithashtu pesë shkekuj zije (vajtimi).
Unë kuptoj se sa serioze janë këto detyrime para jush dhe botës së qytetëruar, por me ndihmën e Zotit dhe tuajën, unë marr përsipër gjithçka.
Shërbëtor i përulur i Shqipërisë, i lindur në një tokë të huaj si rezultat i peripecive që detyruan të mërgonin paraardhësin tim mbretëror, Gjon Kastriotin, djalin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, nuk kam ditë e natë, pasion tjetër apo mendim tjetër vetëm se shpëtimin tuaj. Dhimbja juaj është e imja, aspirata juaj është i imja.
Diplomacia evropiane të mos frikësohet, vepra jonë është një vepër paqeje. Pretendimet tona nuk janë të padrejta, ne nuk kërkojmë pronën e të tjerëve, ne duam vetëm atë që kanë edhe popujt e tjerë në botë : një Atdhe.
Thirrja jonë është: Zoti qoftë me ne ! Emri i lavdishëm i Skënderbeut është flamuri ynë. Me këtë britmë dhe në hijen e këtij flamuri, të bashkohemi të gjithë, myslimanë, ortodoksë dhe katolikë ! Unë, shërbëtor i përulur i atdheut shqiptar, ju kërkoj të luftoj përkrah jush në luftërat e shenjta të çlirimit.
O trima, o Shqiptarë. »

Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

________________
Në 104-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë/
Kush e dogji flamurin e Ismail Qemalit?
SHERADIN BERISHA: FATI I FLAMURIT HISTORIK TË ISMAIL QEMALIT
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=5914

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura