PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: KRIZA POLITIKE NË MAQEDONI DHE INSTITUCIONET NDËRKOMBËTARE

Tetovë, 18 prill 2017: (Kriza e përkeqësuar politike dhe institucionale në Maqedoni mund të tejkalohet vetëm përmes ndërhyrjes së institucioneve ndërkombëtare)
***
Të gjitha përpjekjet dhe debatet në lidhje me krizën politike dhe institucionale në Maqedoni, pas bllokadës së krijuar nga partia tanimë opozitare, VMRO-DPMNE, përmes Presidentit të shtetit, Kryetarit të Parlamentit, Qeverisë dhe institucioneve të tjera nën kontrollin e saj, por edhe përmes protestave të organizuara nga anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie, të frymëzuara me urrejtje patologjike ndaj popullit shqiptar dhe ndaj pjesëtarëve të partive opozitare fituese në zgjedhjet e fundit parlamentare, me shumicë të konfirmuar deputetësh për formimin e qeverisë së re, mbeten këto zgjidhje të mundshme:
1. Të ndërpriten menjëherë debatet joproduktive në Parlament, të cilat janë edhe antikushtetuese, për shkak të bllokimit të punës së tij dhe obstruksioneve ndaj shumicës parlamentare nga ish kryetari i këtij Parlamenti;

2. Ministrat dhe zëvendësministrat në Qeverinë aktuale, nga radhët e partive parlamentare që përbëjnë shumicë për formimin e qeverisë së re në Maqedoni, të japin dorëheqje të parevokueshme;
3. Të ndërpriten menjëherë debatet joproduktive në mediat e vendit, me qëllim të shterjes së mundësive për provokimin e incidenteve, eskalimin dhe daljen e situatës jashtë kontrollit, të cilën e synon partia VMRO-DPMNE, përmes protestave të orientuara kryesisht në përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike, substanciale për ekzistimin e Maqedonisë si shtet në të ardhmen.
4. Në emër të partive politike parlamentare dhe të deputetëve që përbëjnë shumicë në përbërjen e re të Parlamentit të Maqedonisë:
– duke mos pasur mundësi për sigurimin e mekanizmave kushtetues dhe ligjorë për dalje nga kriza politike dhe institucionale;
– me qëllim të zhbllokimit të institucioneve të shtetit, të cilat për muaj me radhë mbahen peng nga strukturat e ish pushtetit;
– duke pasur parasysh se vetëm institucionet ndërkombëtare mund të sigurojnë mekanizma për tejkalimin e krizës politike në vend dhe zhbllokimin e institucioneve të uzurpuara nga strukturat e papërgjegjshme të pushtetit të deridjeshëm;
T’u drejtohen: Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Parlamentit Evropian, OSBE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, kompetente për parandalimin e konflikteve, ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, me çka do të parandalohej rrezikimi i paqes në vend dhe e ardhmja euroatlantike e Maqedonisë, me ndërmarrjen e masave parandaluese për shpërthimin e ndonjë konflikti, të cilin e provokojnë një kohë të gjatë disa struktura politike të papërgjegjshme dhe kriminale në këtë shtet.
Përplasjet e mëtejme mes forcave politike me orientim demokratik dhe properëndimor dhe strukturave kriminale të ish sistemit, me orientim proserb dhe prorus, çojnë pashmangshëm në konflikt të hapur, me pasoja të paparashikueshme për të ardhmen e vendit.
(18 prill 2017)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

IKNI …

Thaçi, Rama, Berisha, Mustafa, Meta etj., bëjuni shqiptarëve një “të mirë” historike-largohuni! Nga Skender Sadri KAPITI (Këtë shkrim…