Vjenë, 24 maj 2017: – Halmstad, 18,19 maj 2017 – Në përgjithësi në diasporë përqindja e atyre që vijojnë mësimin shqip është shumë e ultë dhe nuk e kalon 2 % , Suedia shembull me vijueshmëri rreth 60%…shtetet tona duhet ta ndihmojnë mësimin amtar, një detyrim i tyre kombëtar e kushtetues. Prof. Dr. Agim Vinca: “Ata që donë ta copëtojnë kombin duan ta shkatërrojnë një të arritur epokale siç është Kongresi i Drejtshkrimit”
U takuam seminareve në vendlindje me përvojat tona profesionale rrethanash të ndryshme të punës e jetës. Nevoja e mësimit nga njëri tjetri na solli në konferencën e organizuar nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare “Iliria” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Suedi. Tema e konferencës ishte “Gjuha amtare, dygjuhësia dhe integrimi”. Seminari ishte gjithëpërfshirës për gjithë mësimdhënësit e të gjitha niveleve shkollore. Drejtues i realizimit të konferencës ishte Murat Koci i rrethuar nga aktivistë të mirënjohur mes tyre nikoqiri, Nuhi Mazreku e Shaban Gashi, mësues e veprimtar. Nga vendlindja morën pjesë z.Nuhi Gashi dhe Shyhrete Reçica nga MASHT së Kosovës, Prof. Dr. Agim Vinca. Ligjëratat ishin të larmishme dhe me vlera praktike dhe organizative. Mësimi më efikas bëhet mes të barabartëve, ashtu ishte dhe kësaj radhe. Në emër të organizatorit përshëndeti mësuesi Murat Koci i cili paralajmëroi programin dyditor, drejtuesit e seancave, referuesit duke shtuar se sa është mësimdhënia nxitëse dhe sfiduese në praktikën tonë, metodologjia e didaktike në rrethanat aktuale sociale e teknologjike.
Referues i parë ishte z.Christer Jönsson, shef njësie në qytetin e Halmstad-it me temën “Mirsevjen në Halmstad, informim aktual për mësimdhënien në gjuhën amtare në Komunën e Halmstad-it”. Eksperte në shumë gjuhësi, Zyrafet Loshaj, shtjelloi rolin e gjuhëve në mësim me theks në mësimin amtar. Nga Greqia, kryetarja e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë Anila Velaj shtjelloj temën e saj “Krenari kombëtare apo ndërgjegje kombëtare? Roli i mësuesit të gjuhës amtare në këto dy dimensione”. Një temë hulumtuese nga realiteti në rrethin e fëmijëve dhe prindërve shqiptarë në Greqi. Entela Sörmen Tabaku, ligjëruese në Universitetin e Upsales në Suedi mbajti kumtesën “Dygjuhësia në shërbim të ruajtjes së gjuhës amtare, identitetit kulturor e kombëtar”. Prof. Dr. Agim Vinca nga Universiteti Prishtinës u paraqit me temën mjaftë me interes: “Letërsia dhe gjuha shqipe në funksion të ruajtjes së gjuhës dhe identitetit kulturor e kombëtar”. Pas temës u zhvillua një bisedë e frytshme ku dolën paqartësi lidhur me gjuhën e unifikuar shqipe në vitet shtatëdhjeta. Prof.Dr.Agim Vinca mes tjerash tha: “Ata që donë ta copëtojnë kombin duan ta shkatërrojnë një të arritur epokale siç është Kongresi i Drejtshkrimit” Ai dha shembuj të shumtë lidhur me vendimet e marra në atë kohë rreth gjuhës shqipe si thesar i pakrahasueshëm unifikimi me elemente të gegërishtes dhe toskërishtes në gjuhën standarde. Shyhrete Recica, (MASHTK, inspektor) mbajti ligjëratën e saj “Shkolla shqipe në trojet etnike dhe diasporë (Suedi) dhe mbështetja reciproke”
Pas dreken e ditës së parë u organizua paneli diskutues ku morën pjesë: Prof. Dr. Agim Vinca, Nuhi Gashi, Fatmire Ismaili Bunjaku, Zyrafete Losha, Hazir Mehmeti, Anila Kila, Shyhrete Reçica, Arben Vata dhe Hazbi Lalinca. U shtruan probleme rreth vijueshmërisë, mësimdhënies, rrethanave të ndryshme të mbajtjes së mësimit në diasporë, krahasime gjuhësore. Në përgjithësi në diasporë përqindja e atyre që vijojnë mësimin shqip është shumë e ultë dhe nuk e kalon 2 % , një konstatim nga z.Nuhi Gashi. Në Suedi vijueshmëria është diku rreth 60% si vend shembull në krijimin e kushteve për mësimin e gjuhëve amtare. Në Austri diku rreth 19% edhe pse kushtet e ofruara janë përafërsisht të njëjta. Në Greqi, Itali, Francë, Zvicër dhe disa vende tjera, mësimi amtar është në nivel shoqatash dhe nuk mbështet nga institucionet vendore.. Furnizimi me tekste është shumë i mirë falë përpjekjeve të Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe bashkëpunimit te saj me Shkollën e Lartë Pedagogjike të Zürich –ut , projekt i drejtuar nga Prof. Dr. Dr. Bassil Schader. Nga ky projekt tani kemi 19 tekste sipas standardeve bash kohorë me te cilat mund të mburremi karshi kombeve tjera. Si konstatim tjetër doli, se shtetet tona duhet ta ndihmojnë mësimin amtar, një detyrim i tyre kombëtar e kushtetues.
Në ditën e dytë seancat u drejtuan nga Xhevat Isufi dhe Shaban Gashi. Përfaqësuesi nga Ministria e Arsimit z. Nuhi Gashi u paraqit me kumtesë “Fenomeni “shacat” shikuar nga perspektiva të shumta dhe në raport me mësimin e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare”. Një hulumtim i bazuar në fenomenet në të folurit e përditshëm tek të rinjtë dhe tjerë në Zvicër. Zyrtarja e lartë në Ministrinë e Arsimit në Suedi, Nermina Vikström mbajti kumtesën “ Informata aktuale nga Enti Shkollor në Suedi lidhur me mbështetjen e gjuhës amtare dhe ndihma në studime”. Ishte një temë me interes duke mësuar mbi mundësit e shumta që institucionet përkatëse suedeze ofrojnë për mësimin dhe studimin e gjuhës amtare. Xhevat Isufi, mësues dhe veprimtar i njohur prezantoi një praktikë të re në shfrytëzimin e faqes së internetit në mësimin e gjuhës amtare. Një formë mësimore e së ardhmes e hartuar nga vet autori në faqen Qendra e Gjuhëve – Modesmalalbanska në Komunen e Ängeholmit, ku kanë qasje nxënës e prindër. Një kumtesë të përbashkët nga përvoja profesionale paraqitën së bashku mësueset Fatime Kuçi dhe Bahtije Ratkoceri. Pikë programore ishte prezantimi botimeve të reja nga Prof. Dr. Agim Vinca. Ai lexoi disa poezi nga përmbledhje e tij e fundit me poezi “Nostalgji” të cilat u pritën me interes nga seminaristët. Hazir Mehmeti, prezantoj Abetaren e parë në Austri, tekst mësimor sipas standardeve bash kohore në alfabetimin specifik në diasporë. Pjesëmarrës tjerë ishin: Qerim Raqi, Mihane Hyseni, Xhavid Hasani, Burhan Kuci, Merita Pllana, Fixhrije Syla, Shpresa Selmani, Hava Haliti, Haki Behrami,Isuf Topilla, Arben Vata, Avesta, Mirela Kurtishi, Sadik Kelmendi, Beqe Shala, Sylejman Berisha, Sherife Kuci Morina, Emine Jashari, Ntonika Konomi, Qerime Gurguri, Marjeta Pepi, Adem Qerimaj, Ymer Gerbeshi, Sanije Selmani, Ardiana Hasani, Valbona Januzi,
Konferenca u karakterizua me dialog të haptë njohës dhe kërkues në rrugëgjetjet e formave të reja të veprimit dhe mësimdhënies në afirmimin e mësimit shqip në diasporë, me theks në Suedi. Mbrëmja kulturore me këngë shqipe të kënduara nga këngëtarja Afërdita Xani ishte për të mos u harruar, ishte orë muzikore e cila dha shije në shuarjen e mallit mërgimtar.