Prishtinë, 23 shkurt 2018: Sot, një portal me emrin “SHQIP NEWS” ka keqpërdor një foto të Adem Demaçit me Azem Sylën, i shtrirë në spital, ku në emër të tij prononcohet rreth demarkacionit.
Pas shumë ngjarjeve politike pasojnë edhe shumë prononcime politike, madje edhe prononcime në emër të disa personaliteteve kombëtare siç është Adem Demaçi. Shumë herë e sidomos tani, shumë portale elektronike japin deklarata politike të Adem Demaçit, të cilat i ka dhënë shumë kohë më parë, por që koincidojnë me zhvillimet e fundit politike (rasti i fundit është një portal të cilit kur i shkrova më thanë se do ta heqin shkrimin, për çfarë edhe iu falënderohem që më kursyen nga leximi i lajmeve koti).
Të gjitha deklaratat që publikohen me dhe në emër të tij (të Adem Demaçit – sh.b) janë (keq)shfrytëzim nga këto portale, duke e pas parasyshë gjendjen e tij shëndetësore.
Sa për rikujtim, që nga Marsi i viti 2015, Adem Demaçi nuk ka dhënë asnjë intervistë. Me vjen keq për të gjithë ata që vihen në lajthitje, e sidomos për ata “zemërgjerët” të cilët nuk e kursejnë nga ofendimet më të rënda. Megjithatë, baca Adem është shumë mirënjohës dhe jogjykues për të mjerët (ky përceptim është mendim i imi) që nuk kanë bërë asgjë për këtë vend, e tani vërsulen duke e ofenduar).
Baca Adem, përkundër se ka shumë probleme në artikulim të fjalëve, të vetmet fjalë që i thotë të plota janë:
– atdheu,
– kombi,
– nëna Shqipëri dhe
– bashkimi kombëtar.
Edhe pse në këtë gjendje shëndetësore, ai i përcjellë të gjitha lajmet dhe është shumë i vetëdishëm për të gjitha ngjarjet politike, andaj ju kisha lutur të mos spekuloni dhe keqpërdorni emrin e tij!
Postime të Lidhura
BARDHYL MAHMUTI: KËRKOJMË NJË MOBILIZIM TË GJITHANSHËM POLITIK KUNDËR REGJIMIT TERRORIST TË SHKUPIT
(Shkup, 02. 05. 2012) – Që nga 12 prilli i vitit 2012, datën kur u vranë në rrethana…
PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: NGA SHPALLJA E AUTONOMISË DERI TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
Tetovë, 29 nëntor 2017: Pas përpjekjeve shekullore të popullit shqiptar për çlirim nga sundimet e huaja, që nga…
VERIU BOMBË E KURDISUR!
VERIU BOMBË E KURDISUR! Nga Sheradin Berisha, Fb, 06. 12. 2022 – Pashtriku 12. 01. 2023 Bombat e…
OLSJAN TOPALLI: PËRSE PO BRAKTISET SHQIPËRIA?!
Elbasan, 24. 11. 2015: Shqipëria ky vend i vogël i gjendur në zemër të Ballkanit, në Jug-Lindje të…