Tiranë, 3 qershor 2018: Të nderuar miq, antarë dhe simpatizantë të Qendrës së Studimeve Pellazgjike!
Kryesia e Qendrës së Studimeve Pellazgjike në mbledhjen e saj më 27 tetor 2017 vendosi, që simpoziumi i V i radhës së qendrës sonë të mbahet gjatë muajit tetor 2018 në Vlorë dhe ditët e fundit u caktua data 20 tetor 2018.
Gjatë simpoziumit të pestë do të referohen kumtesa të ndryshme, që bëjnë fjalë për aspekte të ndryshme të historisë së lashtë të shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike. Vend të rëndësishëm do të zejnë edhe kumtesat mbi lashtësinë e gjuhës shqipe dhe të dialekteve të saj. Në simpozium do të referohet edhe mbi studiuesen e telentuar vlonjake Nermin Vlora Falascci, që i dha jetë gjuhës ilire me studimin e mbishkrimeve të saj.
Për referuesit në simpozium dhe për studiuesit më aktiv do të shpërndahen fletë MIRNJOHJE, në emër të Kryesisë së Qendrës Pellazgjike.
Përmbledhjet deri ½ faqe, mund të jenë edhe në anglisht dhe do të botohen në revistën DODONA.
Për mbarëvajtjen e punës së simpoziumit dhe për përgatitjen e materialeve, kërkojmë ndihmë financiare nga të gjithë.
***
FTESË
Z/Znj……………………………….
Në se dëshironi të mësoni më shumë dhe të referoni mbi historinë e lashtë të popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe, ju ftojmë të merrni pjesë në Simpoziumin e V-të Ndërkombëtarë, që organizohet nga Qendra e Studimeve Pellazgjike në Vlorë, më datën 20 tetor 2018, ora 9:00, në mjediset e Bibliotekës së Qytetit, Vlorë. Kumtesat dhe diskutimet tuaja janë të mirëpritura.
“Qendra e Studimeve Pellazgjike”, Kryesia, Tiranë 3 qershor 2018