ARBAN BISLIMI: JEMI BËRË SHOQËRI E SPEKTAKLIT DHE E GRUPEVE TË INTERESIT!

Viti, 12 tetor 2018: E drejta për “indiferencë” është vlera më e lartë e tolerancës. Njerëzit me orientime fetare, seksuale, me etni apo ngjyrë të ndryshme nga shumica nuk kanë nevojë për marshe të veçantë, për spektakle, për t’u veçuar në çfarëdo mënyre nga populli në të cilin jetojnë. Edhe fukarat dhe të mjerët tanë nuk kanë nevojë për tu bërë të famshëm në televizor! Jemi bërë shoqëri e spektaklit dhe e grupeve të interesit aktiv dhe profesionist dhe kjo përbën një largim të rrëzikshëm nga realiteti shoqëror i yni dhe një kërcënim për demokracinë…
Të vetmit që përfitojnë nga spektaklet dhe fushatat vetdijësuese janë OJQ-te, bizneset, mediat dhe tryezexhinjtë.
Indiferenca e natyrshme e shqiptarëve të Kosovës për jetën private të tjetrit, bindjet, orientimet është një vlerë që mundëson Kosovës të jetë vendi më tolerantë në Evropë ku nuk regjistrohet asnjë sulmë fizikë, asnjë vetëvrasje për arsye të orientimëve të tilla të individit. Kjo nuk do thotë se nuk ndodh ndonjë rast, por dukuritë e tilla në krahasim me vendët më të avancuara në botë (kryesisht perëndimore) janë aq të vogla sa do të na kishin zili këto vende. Këtë vit në Francë numri i sulmëve fizike ndaj LGTB-ve është rritur përsëri me 15%, përqindjet e sulmeve jo fizike janë alarmante… E njejta vlen për vendët tjera Evropiane…
Grupët e interesit dhe minoritetët aktive fetare dhe ato të OJQ-ve luajtën edhe kesaj radhe secili particionin e vet, me rëndësi të vazhdojnë përfitimet e profesionistëve dhe rrogëtarëve të aktivizmit… Secili që ka marrë pjesë në këto tema të panevojshme vetëm ka shtrembëruar dhe dëmtuar imazhin e Kosovës me apo pavetdije…

Prandaj, le të vazhdojmë të jemi indiferentë pozitivisht ndaj aspektëve të jetës private të tjetrit, ndaj ngjyrës, etnisë, bindjëve politike të tij! Ne duhet të vazhdojmë të trajtojmë individët vetëm në bazë të veprave, aftësive, sjelljëve të mira apo të këqija të tyre ashtu siç kemi bërë deri sot. Cdo devijim nga “Indiferenca” jonë dhe marrje me jetën, orientimet apo bindjet private të tjetrit vetëm sa e keqëson sjelljën tonë individuale, kolektive ndaj tij. Vetëm sa e stigmatizon më shumë tjetrin, e veçon nga shoqëria.
Njerëzit nuk kanë nevojë për projektor mbi veçantit apo dallimet e tyre, ata nuk kërkojnë gjë tjetër veçse të drejtën për “indiferencë”, për ti lënë të qetë me hallet, qejfet, karakteristikat dhe jetën e tyre.
Në gjuhën angleze për të thënë “lëre rehat”, thonë “leave him alone” (lëre vetëm)… Kemi gjëra për të mësuar nga anglofonët. E për ata që jetojnë duke bërë spote vetdijësuese, marshe e anketa me fonde e rroga te majme për kauza pseudo-fetare, pseudo- për të drejtat e njeriut, etj… Më pak dëm do të bënim po të gjenin një punë të vërtetë e të jetojnë nga mundi i vet …
Mua më brengosë më shumë Ai muslimani, minoritari apo ai homoseksuali që vritet çdo tre ditë në Kosovë duke punuar në ndërtimtari dhe u munduar të mbajë familjen e tij se kauzat imazhinare të ndërmarrësve dhe mercënarëve të fondëve ndërkombëtare. Më shumë kam hallin e Qendrave strehimore për gratë viktima të dhunës në familje që nuk financohen se për spotet vetdijësuese publicitare të ca OJQ-ve… Pa spote vetdijësuese viktimat jetojnë, pa qendra strehimore, infrastrukturë mbështetëse publike, etj, viktimat nuk kanë ku gjejnë realitet tjetër… Edhe homoseksualet që mund të kenë probleme në familjet apo rrethin e tyre nuk jetojnë më mirë pa qendra strehimore e infraskturë mbështetëse… Vetëm në këto gjëra NUK DUHET KURRË TË JEMI INDIFERENT siç jemi sot! Ani pse NUK KA FONDE NDËRKOMBËTARE PËR KËTO GJËRA JETIKE !
Kush dëshiron të merret me këto tema shoqërore le të merrët me to, se me foto, selfie e tryeza nuk trajtohen këto probleme!
Kaq për këtë temë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

IN MEMORIAM

NJË NËNË QË IA DHA ATDHEUT NJË DËSHMOR TË KOMBIT Shkruan: Prof.dr.Nusret Pllana IN MEMORIAM NJË NËNË QË…