Kukës, 3 nëntor 2018: Abstrakt: Në këtë artikull të shkurtër do përpiqem të përshkruaj praninë e elementit shqiptar në greqi., konstatimin e Jakob Philipp Fallmerayerit rreth një popullsie shqipfolëse në terren që flisnin një gjuhë krejt të ndryshme nga grekët. Qëllimi im nuk është të diskutoj tezat e J.P.Fallmerayer, mbi autoktoninë e shqiptarve dhe as për të fajësuar rolin e tij udhëheqës në përcaktimin dhe veçimin e identiteteve kombëtare në Ballkan. Ishte shumë e vështirë për mua si student i historisë në artikulimin dhe përmbajtjen e gjithë këtij punimi.
Hyrje
Migrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëzor. Krahasuar me popullsinë në vendin e origjinës, migracioni shqiptar mori përmasa të mëdha gjatë gjithë rrjedhjes historike. Në varësi të trysnisë, shqiptarët u detyruan të largohen nga vendi i origjinës dhe të vendosen në diasporë. Migrimi i arbëreshëve në Greqi filloi në fund të shek. XIII dhe vazhdoi për shumë vite nga një “rajon” i quajtur Arbëria. Migrimi përfshiu edhe pjesën e Despotetit të Epirit.
Arbëreshët së pari migruan në Thesali dhe në rrethinat e tjera. Rajonet me një prani të fort tradicionale të arbëreshëve janë gjetur kryesisht në një zonë kompakte në Greqi juglindore, domethënë nëpër Atikë (sidomos në Atikë lindore), Beotika jugore, në veri-lindje të Peloponezit, në jug të ishullit Eube, në veriu të ishullit Andros etj.
Motivet shtegtuese dhe migruese nga djepi amë i një etnie, drejt një vendi të huaj konsiderohen si fenomene të karakterit politik. Besoj se arsyeja e drejtë e shkarjes së shqiptarëve thellë nga zonat e jugut, në viset e sotme të Greqisë, mund të shpjegohen me shfaqen e varfërisë, por edhe si pasoj e destabilizimit të bërthëmës drejtuse arbërore. Sipas disa autorëve thekson Sh. Raça, shtegtimi dhe ngulmimi i shqiptarëve në epirin e vjetër e ndërlidhnin njëkohësishtë me invandimin serb. Në shekullin XIII burimet historike konfirmojnë fenomenin e migrimit të një grupi “shqiptarësh” drejt Apulis duke kërkuar lëmoshë. Thesalia u bë një rajon i vendngulmimeve të shqiptarëve. Historiani gjerman Hertzberg, që përmend kryengritjet kundër Andronikut III, në mënyrë të tërthortë tregon praninë masive të shqiptarëve në këtë rajon në vitin 1339. Madje shpesh-herë shtegtimet dhe ngulmimet shqiptare janë quajtur si “murtaja e zezë” duke i krahasuar me gjenovezët mesjetarë. Migrimi shqiptar identifikohet në disa periudha. Migrimet e para fillojnë në shek. XIII, por më të njohura dhe më shumë të dokumentuar i përkasin shekullit të XV, që janë ato të arbërve dhe arvanitasve. Ato lidhen me largimin e një numri të madh banorësh të trevave shqiptare, veçanërisht nga jugu i vendit, pas pushtimit të Gadishullit Ballkanik nga Perandoria Osmane dhe pas vdekjes së Skënderbeut. Rezultat i këtyre valëve migratore ishte krijimi i ngulimeve të rëndësishme shqiptare në Italinë e jugut, Greqi, në bregdetin e Dalmacisë etj. Si një dukuri shumëdimensionale, migracioni ka ndikime të ndryshme ekonomike dhe shoqërore si për vendet e destinacionit ashtu dhe ato të origjinës.
a) Migrimet shqiptare në Greqi dhe tezat e J.P.Fallmerayer-it
Migrimi ka qenë historikisht pjesë e zhvillimit njerëzor. Imigrimi i turmave e popujve nga Evropa Veriore e nga Azia dhe ngulmimi i tyre, madje edhe zbritja kalimthi dhe fushatat plaçkitëse të vetë hordhive të vogëla të barbarëve e sllave në jug të Danubit janë shënuar, me ritme të shpejta dhe në mënyrë të përpiktë.
Tezat e hedhura nga akademikut bavarez, Jakob Philipp Fallmerayer, tronditën mendimin historik në gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Për herë të parë, pas formimit të shtetit kombëtar grek, u vu në dyshim vazhdimësia greke në territoret e veta historike dhe një rëndësi e veçantë i’u dha dyndjeve të popujve sllavë dhe shqiptarë në territoret e asaj që njihej si Greqia e lashtë. J.P.Fallmerayer, historiani bavarez në veprën e tij “Elementi shqiptar në Greqi” që u botua në tre fashikuj në vitet (1857-1860/61), e konsideruar si e para “Histori jetësore e tërsore” e cila në pjesën më të madhe të saj trajton historinë e shqiptarëve gjatë mesjetës, prejardhjen dhe lashtësinë e shqiptarëve dhe ka detaje të rëndësishme për periudhën e Skënderbeut. Sipas Fallmerayerit, pas përmbysjeve revolucionare të gjithanshme që sollën stuhitë e dyndjeve barbare dhe vendosjen masive të sllavëve në Ballkan, tashmë nga trashëgimi i Greqisë antike nuk kishte mbetur gjë veçse toka, gërmadhat, kurse në venat e këtij populli “nuk rridhte më asnjë bulë gjaku grek”, e për këtë arsye nuk mund të bëhej fjalë për asnjë lloj kontinuiteti historik, aq më tepër që në shekullin e XIV një dyndje e dytë masive, tani shqiptare, i kishte mbuluar dhe viset më të thella greke deri në Peloponez. Më tej ai vazhdonte se: tani atje jeton një fis i ri i vallazëruar me fisin e madh të sllavëve. Si element i dytë i popullsisë së atjeshme janë për t’u përmendur shqiptarët, Sllavët skithikë, arnautët, ilirë, fëmijët e vendeve veriore, të një gjaku me serbët e bullgarët, dalmatët e moskovitët (rusët) janë ata që i quajmë sot helenë.
Historiani gjerman Fallmerayer në një letër më (11 shkurtit 1834), ai thotë se e tërë Atika është e populluar nga shqipfolës dhe në kryeqytet gjejmë njerëz që e dinë greqishten vetëm se u nevojitet. Në Beoti, përjashtuar tre lokalitete, vihet re e njëjta gjendje. Sigurisht që ky përcaktim shprehte një realitet të njohur të kohës, por që me kalimin e kohës ndryshoi në dëm të popullsisë arvanite. Popullsia arvanite, e pranishme që prej shek. XIII në Greqi kaloi përmes proceseve të ndryshme të asimilimit në kohën e formimit të shtetit kombëtar grek. Këto procese asimiluese ishin bazuar në ato karakteristika që kishin ndihmuar për të themeluar kombin grek si identiteti fetar, urbanizimi i menjëhershëm që hyri mbretëria e re greke dhe sidomos rajoni i Atikës ku kjo popullsi ishte më tepër e përqëndruar. Fallmerayer, hasi “shqiptarët” me emërtimin arvanit në gadishullin e Moresë, për të cilin ai shkruajti një vepër me titull: “Histori e gadishullit të Moresë”. Sërisht në parathënie gjendet informacion për idetë e autorit. Ajo fillon me tezën provokuese: “Fisi i helenëve është asgjësuar në Europë. Bukuria e trupave, fluturimi diellor i shpirtit, harmonia dhe thjeshtësia e zakoneve, arti, pista e vrapit, qyteti, fshati, madhështia e kolonave dhe tempujt, madje edhe emri i tyre thuajse është zhdukur fare nga sipërfaqja e kontinentit grek.”
Në vitin 1827, në Mynih doli nga shtypi “Historia e Perandorisë së Trapezundës”., dhe në parathënien e kësaj vepre ai kishte shkruar se “kombi i famshëm i helenëve është zhdukur nga radhët e popujve dhe është zhytur në errësirën e një nate katërshekullore”. Në vitin 1835, botoi në Shutgart një tjetër studim, me anë të të cilit synonte të përforconte teorinë e tij për grekët. Ai titullohej: “Ç’ndikim pati për fatin e qytetit të Athinës dhe të krahinës së Atikës pushtimi i Greqisë nga sllavët”?
Studiuesi konstaton se popullsia e famshme e athinasve të lashtë, ashtu si grekët klasikë të Peloponezit, është shkatërruar nga dyndjet e fiseve barbare. Në rastin e Athinës pasardhës të grekëve paskëshin qenë sidomos shqiptarët. Shqipja atje paska qenë gjuhë zotëruese. Në vitin 1836, në Shtutgart doli vëllimi i dytë i “Historisë së gadishullit të Moresë gjatë mesjetës”. Falmerajeri sjell informacion edhe për shqiptarizimin e Greqisë. Sipas tij, dy të tretat (2/3) e Moresë kanë qenë të populluara nga shqiptarë; Atikën ai e quan “Shqipëria e Re”. Ky vend nuk ka asnjë lidhje të afërt me helenizmin dhe Shqiptarët i konsideron si “fragment të ilirëve” dhe për gjuhën e tyre thotë se ka ngjashmëri me atë të vllehëve. Ai gjithashtu merret me historinë e shqiptarëve dhe dyndjen e tyre në Greqi. Ajo që të bie në sy është se Fallmerayer në parathënien e vëllimit të dytë flet edhe për politikën e ditës.
Ai mendon se kryengritja greke nuk kishte shpërthyer, për shkak të çrregullimeve të padurueshme, as nuk paska qenë kryekëput një vepër e popullit grek, por më tepër një lëvizje e nxitur nga jashtë. Pa ndërhyrjen e fuqive europiane ajo do të kishte dështuar. Pas qëndrimit në Athos, Maqedoni e Thesali, u nis për në Athinë, ku mësoi se tezat e tij për grekët i kishin rënë në vesh një publiku të gjerë. Ardhja e tij atje shkaktoi një fushatë shtypi dhe sulme të pandërprera verbale kundër tij. U akuzua se nuk kuptonte greqisht dhe se paskësh shkruar një libër me “marrëzira gjermane”, ku popullsia e Greqisë së sotme paraqitej si një përzierje e kolonëve barbarë nga Sarmatia, Shqipëria dhe Rusia. Fallmerayer “hakmerret” për fyerjet. Lexuesve u’a paraqet athinasit si më poshtë: “E kush janë atikasit e sotëm”? Banorët e sotëm të Atikës janë dyndur nga një fund province te tjetra dhe në rrënojat e lashtësisë janë vendosur shqiptarët e krishterë. Albano-shqiptarët, sipas tij ishin një popullësi barbare që flitnin dy gjuhë, besimtar të kishës anatolike, një popullësi që merrej me blegtori e bujqësi. Kafkën e kokës shqiptarët e kishin të trashë, trupin të fortë e të hollë. Ata i përkisnin një gjaku të pastër dhe të shëndetshëm, ishin punëtorë, zanatçinj, njerëz me gjykim të shëndoshë. Nuk kishin literaturë, as libra e as alfabet., ishin njerëz që e quanin veten romak (römer) dhe të krishterë. Nuk kishin marrë pjesë në luftën për liri. Madje, me turqit kishin pasur marrëdhënie të pjesshme dhe luftëtarët trima të lirisë i kishin asgjësuar.”
Ai thekson se jo më pak se gjysma e mbretërisë së re greke, siç është ajo sot, duke përfshirë pjesën më fisnike dhe të ruajtur me xhelozinë më të madhe të Heladhës së vjetër, nga kritika historike pretendohet si pronë e popullit gjysëmbarbar të shqiptarëve të imigruar nga Epiro-Iliria. Falmerajeri qorton vazhdimisht dhe tërheq vëmendjen Nikokles për shtrembërimin e historisë dhe për mosnjohjen e gjuhës shqipe. Ai shkon edhe më tej dhe tregohet shumë specifik duke ju referuar imigrimit të shqiptarëve në Heladhë dhe që kanë pushtuar lagjen “Plaka” të Athinës. Dhe kjo e fundit dikur e bukur e madhe dhe artdashëse, ishte një qytet-fshat i vogël shqiptar-barbar. “Kapitenët dhe marinarët shqiptarë të Hidrës, për shkak të shkathtësisë e trimërisë së tyre, duhej të ishin helenë, sepse ishte e pamundur që shqiptarët të kishin cilësi të tilla., por, në të vërtetë, nuk kishte ndodhur kështu. Revolucioni kishte qenë “një revolucion krejtësisht shqiptar e jo helen.”
b) Polemikat e J.P.Fallmerayer-it mbi prejardhjen dhe lashtësinë e shqiptarëve
Shumë shpejt plasi lufta e Krimesë. Tani më shumë se asnjëherë Fallmerayer e paraqet Perandorinë Osmane si një shtet me vitalitet. Perëndimi do të pajtohet më shpejt dhe më sinqerisht me përpjekjet e Stambollit për arsimim, si dhe “me shthurjen e pandreqshme moskovite të të krishterëve të Bizantit”. “Turqit ende mund të ndihmohen, ndërsa grekët jo”. “Sundimi i Lindjes dhe njëkohësisht misioni i mbrojtjes nga rusët patjetër që i përkasin regjimit të padishahut, që po rinohet e qytetërohet dhe që është në raporte të mira me Europën. Pas luftës së Krimesë, vepra e fundit shkencore e Fallmerayer është punimi që është i përkthyer në shqip për herë të parë “Elementi shqiptar në Greqi”, i cili u botua në vitet 1857, 1860 dhe 1861 nga Akademia e Shkencave e Bavarisë. Studimet mbi shqiptarët ndahet në tri pjesë mbi prejardhjen dhe lashtësinë e shqiptarëve. Çfarë mund të dihet me siguri për bëmat dhe fatin e popullit shqiptar që kur u shfaq për herë të parë në histori deri në rënien e tij në zgjedhën e turqve mbas vdekjes së Skëndërbeut. Fallmerayer merret më shumë me etnogjenezën e shqiptarëve dhe historinë e tyre deri në fillimin e periudhës nën sundimin turk. Njëkohësisht, shkrimi është edhe vazhdim i studimeve të tij për çështjen greke, gjatë shqyrtimit të së cilës dolën dy kampe, ai i “idealistëve”, që marrin shkas nga Heladha antike dhe sipas të cilëve grekët, falë “superioritetit të lindur”, së shpejti do të rivendosen në krye të popujve, dhe kampi i “realistëve” (ku ai pa dyshim bënte pjesë), sipas të cilëve duhej të asyetoje në mënyrë sa më të thjeshtë dhe të mos bashkoheshe me Heladhën, por me Bizantin. Këtu nuk mjaftonte të pranoje vetëm ekzistencën e një periudhe të sllavëve bizantinë; e nevojshme qenkej edhe një sakrificë e dytë: Duhej pranuar edhe se thuajse gjysma e perandorisë së re greke do të popullohej nga pasardhësit e shqiptarëve të ardhur nga Epiri dhe Iliria. Duhet theksuar se Fallmerayer i njeh të tëra burimet e disponueshme të kohës së tij dhe studimet për shqiptarët. Ai kishte lexuar shkrimet e Lajbnicit (Leibnitz), Tunmanit (Thunmann), Likut (Leake), Pukëvilit (Pouqueville), Ksilanderit (Xylander) dhe natyrisht tërë veprat e reja të Hanit (Hahn) dhe Bopit (Bopp). Tunman (profesor i Halles në gjermani) në hulumtimet e tij për për historin e shteteve të Europës Lindore, ka paraqitur tezat e para (historiko-filologjike) për të shkuarën dhe prejardhjen e shqiptarëve të cilët ai i quan si një popull të stërlashtë të gadishullit Ilirik si dhe fqinjë të helenve. Ai rreket të tregoi autoktonin duke pohuar se: “asgjëkundi nuk është zbuluar qoftë edhe gjurma më e vogël e një emigrimi të mëvonshëm.”
Edhe Malte-Brunë vendosi theksin se “gjuha e ilirëve të vjetër dhe e shqiptarëve të sotëm shkon deri në lashtësin e thinjur, dhe që ishte në sinkroni me latinishten dhe greqishten që kur filluan të formoheshin në sferën e vet”. Fallmerayer vlerësonte veçanërisht shumë Johann Georg von Hahn. Ai thekson se është ishte i vetmi europian i kulturuar që kishte shkelur tërë Shqipërinë, kishte hulumtuar cepat më të fshehtë të saj dhe kishte përvetësuar gjuhën e këtij vendi. “Studimet shqiptare” e rradhiste ndër veprat që bëjnë epokë. J.G. Von Hahn në veprën e tij “Studime Shqiptare” bëri shumë përpjekje për të treguar lashtësinë eshqiptarëve dhe autoktonin e tyre. Po ashtu edhe Xylanderi mblodhi rreth 6000 fjalë në ishujt e greqië ku konstatoi pranin e një popullësie jo helene. Ashtu si Tunmani dhe Hani, edhe Fallmerayer e mbrojti autoktoninë e shqiptarëve dhe, me një vrull që do ta kishte merituar një objekt edhe më dinjitoz, iu kundërvu tezave të grekut Nikolaos Georgios Nikokles, i cili në disertacionin e tij “De Albanensium sive Schkipitar Origine et Prosapia” (Mbi autoktoninë e albanëve, d.m.th. shqiptarëve. Prejardhja dhe fisi) kishte pretenduar se shqiptarët qenkëshin dyndur nga Transkaukazi në Europë vetëm pas shek. VII, pak para magjarëve. Kjo çështje nuk ishte krejt e re, sepse prej kohësh dihej që në lashtësi dhe mesjetën e hershme në Kaukazin Lindor ekzistonte një vend, i cili nga grekët dhe romakët quhej Albania. Banorët e tij, albanoi përfaqësonin një konglomerat fisesh të ndryshme, pak a shumë të afërm midis tyre, prej të cilëve çdonjëri fliste një dialekt të veçantë. Mbetjet e këtyre dialekteve duhet të jenë ruajtur në gjuhën e udëve. Duke u nisur nga ky fakt, më 1703 Vinçens Zmajeviç, kryepeshkopi i Tivarit pranoi një dyndje të shqiptarëve nga Kaukazi. Teza e prejardhjes kaukaziane të shqiptarëve në Ballkan sipas Nikoklesit ruhet ende. I fundmi mund ta ketë përqafuar këtë tezë Francesco Tajani. Falmerajeri e qorton zellin e njëanshëm të Nikokles-it dhe “ndjenjën kombëtare të kuptuar gabim”.
Ai e quante fatkeqësi kombëtare nëse në Europë përhapej mendimi se shqiptarët qenkan pasardhës të ilirëve dhe, më e keqja, se ata qenkan të afërm në gjak dhe gjuhë me maqedonasit. Përpjekjen e Nikoklesit për të vënë në dyshim autoktoninë e shqiptarëve ilirë Falmerajeri e quan si “të paargumentuar historikisht, pa baza shkencore dhe jashtë çdo kritike”.
c) Tezat e Nikokles dhe reagimi i Fallmerayerit
Ashtu si Tunmani dhe Hani, edhe Fallmerayer e mbrojti autoktoninë e shqiptarëve dhe, me një vrull që do ta kishte merituar një objekt edhe më dinjitoz, iu kundërvu tezave të grekut Nikolaos Georgios Nikokles, i cili në disertacionin e tij “Mbi autoktoninë e albanëve, d.m.th. shqiptarëve. Prejardhja dhe fisi”, (De Albanensium sive Schkipitar Origine et Prosapia, Goettingen 1855) kishte pretenduar se shqiptarët qenkëshin dyndur nga Transkaukazi në Europë vetëm pas shek. VII, pak para magjarëve. Nikokles në tezën e tij argumenton se: “Heladha e vjetër nga Kozani në Maqedoni dhe deri në Peleponez mbeti e paprekur si parajsa e Odisesë nga stuhitë që kanë trondit botën”. Si kundërpërgjigje të kësaj teze J.P.Fallmerayer sjell pohimin e Han-it. “Kur katastrofa e përgjithshme mbyti tërë zonën nga Danubi deri në kufirin e Heladhës, bashkë me gjuhën, historinë dhe traditat, dhe nga kjo masë në përjashtim të fiseve që banonin në Heladhë vetëm shqiptarët mundën të ruanin dhe të shpëtonin gjuhën, zakonet, ligjet dhe kombësinë deri në kohët e reja.” Si mund të mbahen maqedonasit si vëllezër dhe të afërm të shqiptarëve, ku Maqedonia që në fillimet e historisë ka folur deri më sotë greqisht. Për të kuptuar zemërimin e Nikokles, thekson Fallmerayer se zotëria është mbërthyer pas ideve romaneske e magjike. Madje edhe Xylanderi e qërton Nikokles-in butë-butë se pse në greqishten e re paska gjetur disa qindra fjal shqipe. Që nga koha e Aleksandrit, ai që kishte kombësi maqedonase, nuk arriti të merrej vesh me një helen madje merrnin përkthyes.
Thënia e Nikokles se: “vala përmbytëse e popujve që u derdhën në Ilirikum është shumë e ngurtësuar sepse është e pamundur të mos ketë lënë gjurmë si pushtuesi apo sulmuesi.” Kisha, shkollat, administrata, monedhat e shtypi me pak fjalë të gjitha shkresat dhe dokumentat publik shkruheshin në greqishten e re, ndërsa në një pjesë të madhe të mbretërisë, në familje dhe në qarkullimin e përditëshëm njerzit flisnin shqip, vllehisht madje edhe bullgarisht. Gjithashtu pjesa më e madhe e ekuipazhit të flotës greke nuk përbëhej nga grekët por nga shqiptarët. Nikokles, shkon shumë larg dhe madje mohon atë që ka trajtuar në hartën botërore Aleksander Ptolemeu, kur përmend një fis me emrin Albanoi dhe qytetin Albanopolis. Malsinë e alpeve që e ndanë panonin e sipërme (Kroacia) nga Iliria e konsideron mal shqiptar, ndërsa Nikokles hedh posh duke përmendur si mal shqiptar nga Vevion deri në Panoninë e poshtme.
Fakti që Hahn mbrojti tezën se shqiptarët e vjetër ishin pellazgët, ato mesjetar janë autokton dhe banues të Epirit dhe Ilirisë kjo nuk u pranua nga Nikokles, madje Falmerajeri thekson se “ Pellazgët janë një element i pakonsiliduar dhe i mjegullt, aq i pakapshëm dhe që të tretet në duar, saqë ne nuk do të habitemi kur z. Nikokles do ti afrohet kundërshtarit nga kjo anë.” Nikokles, madje pretendonte se gjuhën shqipe e njihte më mir sa edhe vetë Hani. Kjo për J.P.Fallmerayer, jo vetëm nuk qëndron, por dhe vetë kolosi i madh i historisë Herodoti atje ku flet për maqedoninë, nuk i shpëton gabimeve, injorancës dhe kontraditave. Pretendimet e Nikokles se shqiptarët kanë imigruar gjatë mesjetës nga Kaukazi për në këtë tërritor, nuk është vërtetuar shkencërishtë dhe kanë mbetur thjesht supozime. Përkundrejtë kësaj teorie vetë Tunman & Xylanderi ofruan shumë të dhëna si ato në rrugë filologjike po ashtu edhe historike në favor të autoktonisë së shqiptarëve. Shqipëria ilirike, për ta kanë një gjuhë dhe kanë ruajtur zakonet e tyre në vendin e tyre të stërlashtë. Duke marrë të dhënat gjuhësore nga Xylanderi, J.P.Fallmerayer tregon evulimin e termave si përshembull: Fjala latine cicer- shqiptari e bënë kjikejer-sheqer cepa-kjep-qep piscis-pischk-peshk schimetar-shqiptar schkjipenia-shqipnia fkjinje-fqinjë etj.
Evulimi i këtyre termave tregon më së mir etapat e evulimit të popullit shqiptar. Po të ishte ashtu siç thekson Nikokles duke i paraqitur si imigrant nga Kaukazi e Skithia dhe sikur të mos ishin ndodhur në këtë vend në shekullin e Agustit si nënshtetas romak, me siguri do të kishin marrë fjalë latine, por jo ata ruajtën gjuhën e tyre, ndonse mbeti e pahvilluar në krahasim me gjuhët e tjera kulturore si latinishtja dhe greqishtja. Arba, arbër dhe Arbëria në Iliri, në përgjithësi në zonën e ashpër malore të kanonisë (Labëri e Kurvelesh) në veçanti janë emërtime të stërlashta vendesh. Si përfundim shqiptarët si një komb i shquar, i pavarur thellbësishtë i ndryshëm nga bizantinët e ligështuar, ata dalloheshin për burrëri, frymë luftarake dhe epërsi në luftë ndaj të gjitha fiseve të kontinentit Ilirik. Nikokles thekson Fallmerayer “hedh poshtë, mohon, fantazon prapësonë dhe dëshiron të mbajë në këmbë me dhunë një zhgënjim luftarak që të shkëmoqet ndër duar.”
Zelli i njëanshëm dhe ndjenjat kombëtare e kuptuar keq theksonte Falmerajeri e kanë verbuar doktorin Maqedonas, saqë ai vë në dyshim ekzistencën në truallin e Heladhës të njerzve që flisnin shqip d.m.th të njerëzve barbar dhe që nuk pranonin t’i njohin ata. Fallmerayer gjithashtu qorton vazhdimisht atë për shtrembërimin e historisë dhe për mosnjohjen e gjuhës shqipe. Ai shkon edhe më tej dhe tregohet shumë specifik duke ju referuar imigrimit të shqiptarëve në Heladhë dhe që kanë pushtuar lagjen “Plaka” të Athinës. Dhe kjo e fundit dikur e bukur e madhe dhe artdashëse, ishte një qytet-fshat i vogël shqiptar-barbar.
Epilogu
Si përfundim mund të themi se: shtegtimet e shqiptarëve nga Despotati i Epirit, Akranania si dhe Thesalia, Magmisa drejt Athinës dhe rrethinat e saj, kishte marë formë selektive dhe se ngulmimet e tyre morën trajta të zyrtarizuara. Ngulmimet shqiptare në ish dukatin e Athinës, në Atikë dhe vetë në Athinë gjatë fundit të shekullit XV, jo vetëm që i sollën helenizmit postbizantin një gjak të freskët, por në ato vise, arbëri do mbizotëronte për shumë kohë, njëkohësishtë gjuha shqipe, doket, zakonet dhe Toponimia që do vazhdoj me vite të tëra. Dihet se Thesalia ishte rajoni i parë në një hapsirë të gjërë e të lavdishme ekonomike e Greqisë, që u vërshua nga masat e fshatarve e blegtorve shqiptarë aty rreth shek.XV. Ky rajon do bëhej një pol i vërtetë prej nga arbërit që do zhvendosen në një shtegtim të dytë drejt Jugut në More dhe drejt Juglindjes në boeti e Atikë. Ngulmimet arbërore në More krijuan një popullatë numerikisht të madhe, e cila i mbijetoi deri më vonë invandimit osmanë. Sepse nga pikpamja gjeografike kjo etni, ka pasur një jetë të izoluar dhe duke rrespektuar ligjet e malësive shqiptare, i ruajti doket e zakonet.