Pashtriku, 7 prill 2019: Politikani Oliver Cromwell (1599 – 1658) ne vitin 1653 me fjalimin qe ka mbajtur ne Parlamentin Britanik, ka bere nje thirrje te fuqishme, e cila edhe pas 366 vitesh e ruan aktualitetin. Eshte nje mesazh i qarte i shek.XVII qe i pergjigjet parlamentareve te shek.XXI – ne Shqiperi dhe Kosove!
Ju ftoje ta lexoni ne kujdes!
“Ka ardhur koha qe une t’i jap fund uljes tuaj ne kete vend, te cilin e keni cnderuar me perbuzjen tuaj ndaj cdo virtyti dhe duke e ndotur me praktikat tuaja te cdo vesi te mundshem.
Ju jeni nje grup percaresish dhe armiq te te gjithe qeverisjes se mire.
Ju jeni nje kope vagabondash mercenare, dhe, ashtu si Isau, do te shisnit vendin tuaj per nje gjelle corbe dhe ashtu si Juda do te tradhtonit Zotin tuaj per te mbushur xhepat.
A ka ngelur qofte edhe nje virtyt te ju?
Ekziston ndonje ves qe mos ta keni?
Ju jeni me te pafe se kali im. Ari eshte Zoti juaj.
Cili nga ju nuk e ka shkembyer ndergjegjen per ryshfete?
A ka ndonje ne rradhet tuaja qe ia ndjen sadopak per te miren e Komonuelthit?
Ju prostituta te neveritshme, a nuk e keni perdhosur kete vend te shenjte duke e shnderruar tempullin e Zotit ne nje cerdhe hajdutash me parimet tuaja imorale dhe bemave te liga?
Oliver Cromwell (1599 – 1658)
Jeni bere ne menyre te patolerueshme te urryer nga i gjithe kombi. Jeni caktuar ketu nga populli per te ndrequr halle, ju beheni halli me i madh.
Per kete arsye, vendi juaj ngrihet per te pastruar kete stalle te Augiut, duke i dhene fund perfundimisht mbledhjeve tuaja te padrejta ne kete Shtepi, qe me ndihmen e Zotit dhe me forcen qe me ka dhene, kam ndermend ta kryej.
Rrjedhimisht ju urdheroj qe te largoheni menjehere nga ky vend nese doni te shpetoni kokat.
Ikni, shporruni! Shpejtoni! Mu hiqni sysh ju skllever te shitur! Po ashtu! Hiqmani ate stoli te shndritshme aty dhe kycini dyert.
Ne emer te Zotit, nisuni!”
Kjo eshte thirrja epokale qe Oliver Kromuell i ka bere Parlamentit Britanik me 1653, te cilin pas pak ditesh e shperndau.
Thone se historia perseritet, por ne nje stad me te larte. Mos valle kjo histori duhet perseritur sot ne Shqiperi dhe Kosove? Si thoni? /