ISMAIL QEMALI PËR LE SIÈCLE (1912): ‘PAVARËSIA E SHQIPËRISË DO TË JETË BAZA E RENDIT DHE EKUILIBRIT E POPUJVE TË BALLKANIT DHE TË PAQES EVROPIANE.’

Francë, 14 Nëntor 2019: “Le Siècle” ka botuar, të enjten e 26 dhjetorit 1912, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me intervistën e Ismail Qemalit për pavarësinë e Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

DEKLARATË E ISMAIL BEUT
Romë, 24 dhjetor. — Ismail Beu, çlirimtari i Shqipërisë, bëri këto deklarata :
“Populli shqiptar është i lumtur të shohë se të gjitha fuqitë kanë njohur të drejtën e tij për të jetuar në mënyrë të pavarur dhe për të gëzuar të mirat e qytetërimit. Ne jemi të bindur se e gjithë Evropa do të jetë e interesuar për fatin tonë dhe do të kthehemi në territorin tonë kombëtar, i cili, kompakt dhe i bashkuar, do të jetë baza e rendit dhe ekuilibrit në interes të popujve të Ballkanit dhe të paqes evropiane.
Ne jemi gjithashtu të lumtur të theksojmë se Evropa dëshiron të zgjidhë çështjen ekonomike e cila është e vetmja që në të ardhmen mund të kufizojë pretendimet e Serbisë, të papajtueshme me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë që Shqipëria dëshiron të mbajë me të gjithë fqinjët e saj.
Ne besojmë fuqimisht se çështja e qarkullimit të lirë serb në të gjithë Shqipërinë është, në parim, shumë e drejtë dhe do të zgjidhet praktikisht duke respektuar pavarësinë e Shqipërisë së ardhshme.”
Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura