SHKATЁRRIMI I ASETEVE TЁ INDUSTRISЁ SЁ NAFTЁS ….

Shkatërrimi aseteve të industrisë naftës, s’lidhet me mungesën e vizionit për zhvillim, por me korrupsionin e kupolës së lartë politike PS-PD

Nga Isuf Tushe – Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike

Ka ditë që në media dhe rrjetet sociale jepen opinione apo diskutime nga disa kolegë naftëtar mbi: Shkatërrimin e Kombinatit Gjigand të Naftës Ballsh, të cilët e arsyetojn me mungesë vizioni afatëgjatë në sektorin e energjisë nga ana e qeverisë! Unë mendoj JO! Shkatërrimi industrisë naftës me gjithë asetet e saj, ku bënë pjesë edhe Uzina Përpunimit Thellë të Naftës (UPTHN), Ballsh, s’ka të bëjë fare me mungesën e një vizioni afatëgjatë për zhvillimin e sektorit të energjisë, se po t’a donin atë mbanin pranë tyre specialistë si Inxh. Nako Petro, etj. Por ka të bëjë me mungesën e karakterit dhe moralin e atyre që kanë qeverisur në gjithë këto vite, të cilët ju mungon plotësisht dëshira që sektorët si nafta/gazi, qymyret, bitumet, minerat, të zhvilloheshin në shërbim të ekonomisë, sepse janë baza kryesore e zhvillimit saj dhe medoemos rritin mirëqënies popullit, ashtu siç e kishin vërtetuar vehten. Strategjia ose objektivi kryesor i kësaj kupole politike, qysh në fillim kur n’a premtuan “demokracinë”, ishte vetëm për ti vjedhur dhe shkatërruar pasuritë minerare që të pasuroheshin vetë sa më shpejt, ashtu e bënë siç e deshën dhe i sollën varfërinë popullit.

Inxh. Nako Petro, është një specialist i mirëfillët, ndër pionerët e parë me kontribute në sektorin e rafinerimit të naftës, që bashkë me kolegët e tij e ngritën, e zhvilluan dhe drejtuan atë në shumë vite. Ai ka kohë që shkruan për zhdukjen e këtij sektori gjigand, me katër uzinat që përpunonin gjithë naftat që nxirreshin nga vendburimet tona dhe për cilësinë e tyre, për karburantet që ato prodhonin për tregun e brendshëm dhe për eksport, për rëndësinë dhe përfitimet që kishte ekonomia, për gjëndjen teknike të tyre por sidomos për UPTHN, Ballsh, e cila me pak investime modernizohej dhe do konkuronte me produktet e saj në tregjet huaja, etj. Por Inxh. Nakon, kolegët e tij dhe punonjësit e saj si dëgjoi asnjëri nga ato që duhet ti dëgjonin, qeveritë, ashtu siç nuk n’a dëgjuan as ne specialistët e instituteve të naftës që punuam dhe sakrifikuam mjaftë për kërkim-zbulimin, zgjerimin dhe shfrytëzimin e vendburimeve të naftës/gazit në 5 dekada dhe që po treten si kripa në ujë.

Menjëherë pas vitit 90′, kjo klasë politike e papërgjegjëshme, dy uzina i çoi për SKARP, ndërsa atë në Fier dhe gjigandin e Ballshit, UPTHN, i privatizoi, ndërkohë që punonin me fitim. Kjo, pas privatizimit kaloi një histori të dhimbëshme, ku konçesionarët jo vetëm që e vodhën dhe s’investuan asnjë lek por ja shisnin njeri-tjetrit dhe i fundit e braktisi si mall pa zot derisa qeveria Rama e jepte me qira tek oligarkët e tij. Pastaj i ndërpreu furnizimin me naftë bruto, për t’a nxjerrë përgjithmonë nga puna dhe më pas e dërgoi për SKARP. Në gjithë këtë periudhë, ajo punoi për oligarkët e qeverive, Berisha dhe Rama, kurse shteti s’mori anjë lek fitim dhe punonjësit e saj punuan pa rrogë. Pasojat e rënda të këtij shkatërrimi po i vuanë konsumatori shqipëtar dhe gjithë ekonomia, ato po i vuajmë ne por do ti vuajn edhe brezat tanë edhe kur s’do të ketë kriza energjie, sepse resurset natyrore janë baza e zhvillimit ekonomik!

S’ka asnjë llogjikë ekonomike apo profesionale, që të katandisësh në këtë gjëndje katastrofike gjithë këto pasuri natyrore minerare nëpërmjet privatizimit, ndërkohë që ato ishin me fitim dhe kur gjithë bota këto i ka bazë kryesore zhvillimi për ekonominë. Për të justifikuar privatizimin, me kujtohen shumë mirë orientimet e mbrapështa me thirrje aluçinate që Sali Berisha, kur mori pushtetin, ja drejtonte turmave të rrugaçërisë që e ndiqnin nga pas, “ i prishni dhe shkatërroni nd/jet”, etj., që ti ulimë vlerën se do ti privatizojm. Pra, qëllimi ishte i qartë që ti shkatërronte për ti privatizuar tek oligarkët e tij dhe ti vidhnin. Si mund të privatizosh, një pasuri kaq të madhe, një uzinë, një fabrikë, etj., kur ajo është në aktivitet dhe me fitim? Formalisht hartuan dhe miratuan ligje dhe stërligje për privatizimin e nd/jeve ekonomike dhe pasuritë natyrore, por në fakt asnjë prej tyre s’u privatizua konformë ligjeve që miratuan. Ato të gjitha ju falën oligarkëve, shokëve, miqëve, militantëve që “çliruan Shqipërinë nga komunizmi”, rrugeçëve, hajdutëve dhe për fasadë gjetën ndonjë të huaj pa asnjë lek në xhep dhe e vëndosën në krye si konçesionar apo gjoja investitor strategjik, që do investonte për të rritur prodhimin, etj., që se kishin idenë se ç’farë ishte nafta dhe as kompani, se për eksperiencë s’bëhej fjalë se në to prapë skllevëritë naftëtar apo minator shqipëtar do punonin.

Institucionet shkencore i prishën se nuk ju duheshin më, as specialistët me eksperiencë, as parku i madh i sondave të shpimit, sepse s’kishin ndërmënd të zhvillonin kërkimin në fushat e reja mineralmbajtëse dhe institucionet shtetërore i mbushën me pseudospecialistë mediokër militantë. Në cilin vend të botës prishen institucionet shkencore, bile as në vendet që s’kanë vendburime nafte apo minerale dhe as në ato ku këto janë private. Pas miratimit të ligjit të privatizimit, shëmbullin e parë e dha qeveria Meksi, pa u konsultuar me institucionet shkencore, me naftëtarët apo me banorët e zonave për rreth, në 94’-ën, i dha me konçesion vendburimin Patos-Marinës kompanisë Premier Oil JV me kompaninë Albpetrol dhe i fali gjithë studimet gjeologo-gjeofizike, teknologjike, matjet kanteriale, të dhënat e prodhimit, ato laboratorike, etj. Dhe me urdhër të Albpetrolit, nd/jet e nxjerrjes i nxorën në fondin e ndalur gjithë puset me debite të larta nafte dhe më pas i mori në inventarin e saj kjo kompani, e cila i vinte menjëherë në punë. E shfrytëzoi sa deshi vendburimin, pa bërë asnjë investim, vodhi sa deshi, nuk pagoi asnjë detyrim financiar ndaj shtetit dhe u largua duke marrë me vehte edhe studimet tona. E njëjta skemë privatizimi u aplikua edhe në minierat e kromit, etj. Atëherë, po këtë vizion apo ide ku e gjetën këta qeveritarë?

Menjëherë, që në fillim, ne specialistët e institutit e kundërshtuam privatizimin e naftës, veçanërisht vendburimet ekzistuese dhe kërkuam takim me përfaqësues të qeverisë demokratike, por ata s’na përfillën fare, kurse ajo e Nanos, kur mori pushtetin, me kërkesën tonë na dërgoi ministrin e energjisë Ylli Bufi në takim, i shoqëruar me ca deputet bashipozuk që s’ja dëgjuam njëherë zërin në parlament. Ai erdhi gjoja për të dëgjuar dhe diskutuar me ne lidhur me zhvillimin e industrisë naftës në ekonominë e tregut, por qëndroi sa me pirë një kafe dhe iku. Takimi që në fillim u pa se ishte formal për rëndësinë që kishte dhe problemet që ne donim të trajtonim për t’i dhënë zgjidhjen më të mirë të mundëshme. Megjithatë, edhe për ato pak probleme që arritëm të trajtojm, ne s’muarëm kurrë, asnjë përgjigje.

Largimi i Premier Oil nga Patos-Marinës, ndërkohë që shteti humbi nga ky konçesion, n’a dha një mësim se privatizimi resurseve minerare ishte pa interes dhe duhej ndërprerë, por qeveria Nano-II në vitin 2004, në vend që t’a shtetëzonte, ja dha prapë me konçesion specialistëve kanadez të saj. Ata kishin studimet tona dhe e dinin se këtu kishte rezerva të mëdha nafte, por s’kishin as kompani, as eksperiencë dhe as kapital për të investuar. Konçesioni u dha pa tendërim dhe me favore financiare për taksat dhe fitimin ndaj shtetit. Pasi nënshkruan kontratën, krijuan kompaninë Bankers Petroleum Albania (BPAL) dhe filluan aktivitetin në vendburim ose më sakët ndryshuan rrymën e parave nga arka e shtetit në llogarinë e saj bankare. Pa bërë asnjë investim, ajo filloi nga skemat mafioze me fryrje shpenzimesh, me investime fiktive, etj., dhe rapotonte se del me “humbje”, pra që në vitin e parë ajo “vetëfalimentoi”. Pasi mbushën llogaritë bankare dhe xhepat e tyre, filluan të hedhin pak investime në teknologji për të stimuluar shfrytëzimin barbar, që s’rekomandohet në këtë tip rezervuari.

Kjo situatë vazhdoi në 8 vitet e qeverisë Berisha, 13 vite nën qeverisjen e Ramës, i pari i fali TVSH kurse Rama në vitin 2016, ndërroi konçesionarin kanadez me atë kinez dhe i fali të gjitha detyrimet financiare ndaj shtetit, bashk me gjobën mbi 100 milion Euro. Pra, BPAL ka 22 vjet që shfrytëzon barbarisht këtë vendburim, mashtron me fryrje shpenzimesh/investimesh, raporton se del me “humbje”, ka krijuar rrjetin e tij me skema mafioze korrupsioni, me të cilat vjedhë dhe ndanë me kupolën politike dhe drejtuesitë kryesor në institucionet shtetërore gjithë fitimin që del nga vendburimi. Ndërkohë vazhdon normal aktivitetin dhe shkatërron pasurinë kombëtare, pronat private, ka ndotur rëndë ambientin dhe po rrezikon shëndetin e banorëve, s’ka paguar asnjë detyrim financiar shtetit por vetëm një taks minimale minerare dhe nuk aplikon për falimentim, kurse qeveria me institucionet e saj heshtinë, ndërsa drejtësia bënë pazare të pista me dosjet e korrupsionit.

Berisha gjatë qeverisjes në 2007-2008 ju fali oligarkëve gjithë vendburimet tjera të naftës/gazit dhe parcelizoi minierat e kromit Kurse Rama pas 2013-ës, në gjithë vendburimet hoqi oligarkët e Berishës dhe vuri të tijët, i zgjati 10 vjet afatin konçesionit të bakrrit, kromit dhe këtë të fundit ja hoqi Samir Manes dhe ja fali një oligarku mafioz turk. Marëveshjet hidrokarbure dhe minerare, të gjitha dështuan qysh në vitin e parë të aktivitetit, por të njëjtën kontratë kanë përdorur si qeveria Berisha ashtu edhe ajo e Ramës për dhënien dhe ri-dhënien me konçesion të vendburimeve të pasurive natyrore minerare tek oligarkët e tyre, pa bërë asnjë ndryshim në termat e saj. Si është e mundur përdorimi apo ri-përdorimi i një kontrate të dështuar? Këto veprime s’flasin për mungesë të ideve apo vizioni por janë të qëllimshme, në kundërshtim me ligjet e privatizimit, mbajnë erë të rëndë korrupsioni dhe përbëjn vepër penale.  

Po rafineritë e naftës, Kuçovë, Cërrik pse i prishi Berisha, po UPTHN Ballsh pse ja dha oligarkut tij Taçi se ajo ishte me fitim dhe ky hajdut mafioz ndante publikisht fitimet e saj me Liri Berishën, po Rama pse i vuri kazmën dhe e shkatërroi, duke mashtruar popullin me teknologjira të vjetra, me naftat e rënda dhe viskoze? Me këtë ky kënaqi oligarkët e tij të importit karburanteve dhe zhduku konkurencën e lirë se ajo prodhonte karburante. Kënaqi konçesionarët oligarkë në vendburimet e naftës dhe kryesisht kompaninë BPAL, që s’donte t’a furnizonte atë me naftë bruto. Po parkun e sondave pse e çoi për SKARP Berisha? Këta duhet të përgjigjen ligjërisht për këto vjedhje dhe shkatërime që kanë bërë në naftë dhe miniera.

Se kanë nga padija apo mungesa ideve, se idetë i kanë specialistët, naftëtarët dhe minatorët, që këta i hoqën nga puna dhe i mënjanuan plotësisht, si pyesin kurrë. Bile edhe kur ata ngrenë zërin për këtë vjedhje marramëndëse dhe shkatërrim total që po i bëjnë pasurisë minerare, se ajo është puna, sakrificat, djersa dhe gjaku i tyre, që e zbuluan/shfrytëzuan për 5 dekada dhe me këto të ardhura u zhvillua ekonomia, u rritë mirëqënia popullit dhe vendi doli nga prapambetjet shekullore. S’është e thënë që politikanët të dinë gjithçka, po strategjia dhe veprimet e tyre janë të qëllimshme që t’a vjedhin dhe shkatërrojn atë për interesat e tyre pasurore dhe politike, kurse populli të mbajë syt nga çmimet e tregut botëror dhe të vuajë pasojat e rënda ekonomike që kjo klasë politike i ka shkaktuar. Pra, me të drejtë Inxh. Nako Petro shkruan se: Kur bursa “tështinë”, konsumatori shqipëtar merrë pneumoni.

Po kur konçesionet dështuan plotësisht që vitin e parë, qeveritë pse su konsultuan njëherë me specialistët e fushës për ti marrë mendimin se ç’farë duhet të bëjmë me pasuritë natyrore minerare?, po vetëm ndërrojn oligarkët por pa ndryshuar termat e kontratës, ju shtojn favoret me qëllim që të mos i paguajn detyrimet financiare shtetit dhe më keq me këtë kontratë të dështuar vazhdojn akoma të japin konçesione tek oligarkët, miqtë e tyre me kompani anonime, pa tendër, pa garë, pa kapital investues, pa transparencë, me firmë dorazi në tavolinë dhe e paraqitin si investim amerikan, për të marrë mbështetje politike që të qëndrojn gjatë në pushtet dhe të vjedhin akoma pasuritë publike dhe taksat e popullit. Privatizimet në naftë apo miniera bashkë me asetet e tyre, me këtë mënyrë dhe në kundërshtim me ligjet nga kjo klasë politike, e kanë humbur tërësisht qëllimin për të cilin u dhanë me konçesion se shteti s’ka marrë asnjë lek fitim në gjithë këto vite, sepse ato janë kthyer në qëndra të fuqishme korrupsioni, hajduterie, në varre për minatorët, naftëtarët, skllavëri për punonjësit, varfëri ekstreme për popullin.

Populli, shteti dhe ekonomia kanë humbur jo vetëm fitimin që merrnin nga këto pasuri natyrore minerare para privatizimit, por po humbin edhe resurset natyrore që po shkatërrohen nga shfrytëzimi pa kriter dhe babëzia e klasës politike për ti vjedhur. Këto pasuri natyrore minerare, janë puna, djersa dhe gjaku i naftëtarëve, minatorëve, pra janë paratë e popullit. Konçesionarët, s’kanë zbuluar asnjë ton naftë, asnjë metër kub gas, asnjë ton krom, bakër, etj., por shfrytëzojn, vjedhin dhe shkatërrojn ato që zbuluam ne specialistët shqipëtar në 5 dekadat e sistemit të kaluar. Kjo tragjedi e paparë që po ndodh tek ne me resurset natyrore, s’ka ngjarë në asnjë vend të botës, është unike në vendin ton, prandaj urgjentisht duhen shtetëzuar vendburimet ekzistuese, që të shpëtojm atë që ka mbetur dhe ti zhvillojn vetë shqipëtarët, ndryshe se shpejti nga nëntoka jonë s’do nxirret më, as naftë, as gaz, as minerale, sepse edhe ky sektor do dështoi plotësisht, ashtu siç dështoi sektori kërkimit, që për t’u ri-ngritur kërkon investime dhe këto sigurohen vetëm nga vendburimet ekzistuese.

Këto të vërteta janë kryesore që s’trajtohen në ato “forume për naftën”, faktet janë sheshit, prandaj ju sugjeroj kolegëve se është koha që ne specialistët të reagojm ashpër, të denoncojm shkaktarët e kësaj katastrofe, ata dihen kush janë, ka edhe nga “kolegët” tanë, ne duhet të flasim me emëra politikanësh konkret dhe s’janë pak por një koluni e tërë, një organizatë kriminale e konsoliduar në vite që e drejton kupola lartë politike PS-PD. SPAK-u duhet të hetoj me detaje shkatërrimin, vjedhjen dhe korrupsionin e pasurive minerare. Ne duhet ti tregojm të vërtetën popullit, opinionit botëror dhe sidomos drejtësisë, SPAK-ut, për këtë kategori hajdutësh ordinerë dhe të korruptuarish, me këta s’ka mënyrë tjetër komunikimi, s’duhet flolur më me gjuhë “diplomatike apo etikë”, këtyre ju duhet thënë e vërteta në sy dhe publikisht, i duhet kthyer RESTUA, pikërisht ashtu si po sillen me ne.

Me këtë sjellje dhe qëndrim arrogant që po mbajnë ndaj mendimeve dhe djersës tonë, me pasurinë e popullit, po na prekinë në dinjitet dhe shkelin me këmbë. Dëmi ekonomik është disa herë më i madh si vlerë monetare, krahasuar me atë të rrugëve, inceneratorëve, porteve, aeroporteve, etj., se aty nuk janë vjedhur miliona, por miliarda Euro pasuri minerare kombëtare dhe më shumë se kaq ka mbetur në nëntokë nga shfrytëzimi barbar. Nëse nuk e bëjmë këtë, këta hajdutë ordiner dhe shkatërrues të  pasurive natyrore do të përfitojn mjaftë nga ligjet e buta të kodit penal dhe SPAK-u në kushtetet e presionit që po ushtron politika, me siguri, do ti klasifikoj me akuzën “shpërdorim detyre”, gjoja nga mungesa e ideve, vizionit, si njerëz të paditur dhe jo shpërdorim detyre për korrupsion apo vjedhje dhe shkatërrimin e pasurisë minerare jo me qëllim, se pikërisht kështu po i trajtoni ju në atë “forum” dhe bile mund të bëjnë fajtor ata që shkruajn për korrupsionin dhe për shkatërrimin e pasurisë minerare!

Ka aq shumë për të diskutuar dhe shkruar mbi historinë e shkatërrimit, korrupsionin dhe vjedhjen e resurseve natyrore minerare në vendin ton, sa nuk mjafton një koment në facebook, një shkrim në media, m.gj.se ato që paguan qeveria s’na i botojn dhe as ndonjë emision në TV-et e saj ku flasin vetëm gazetarët dhe ekonomistët për problemet që duhet ti trajtojn specialistët. Sepse ato janë teknike të komplikuara dhe të kamufluara, qëllimisht me skema mafioze, për ti grabitur këto pasuri. Prandaj në radhë të parë ato kanë karakter teknik, pastaj ekonomik dhe është SPAK-u ai që duhet të bëjë hetimin e tyre. Megjithatë, shpresojm që hetimet të mos jenë të pjesëshme apo një fasadë spektakolare për të manipuluar opinionin publik se gjoja po luftojm korrupsionin në naftë dhe jo të përqëndrohen vetëm në Patos-Marinës, por të hetohen edhe gjithë vendburimet e tjera dhe jo vetëm në naftë por edhe në miniera bashkë me asetet e tyre, sepse skemat e grabitjes dhe shkatërrimit janë të njëjta, COPY PASTE dhe drejtuesitë e kësaj tragjedie, ku vidhen miliarda Euro, është kupola e lartë politike PS-PD. I bëjë thirrje publike partive të reja opozitare, socialistëve dhe demokratëve, nëse ka mbetur ndonjë patriot, që t’a bëjnë këtë kauzë të tyre dhe të ndalojn këtë grabitje masive dhe shkatërrim të pasurive natyrore minerare! Ti konsiderojn të jashtëligjëshme të gjithë tenderat dhe konçesionet, që do japi kjo qeveri e papërgjegjëshme në këtë periudhë kaq të trazuar! – (Isuf Tushe – Përgjigje Kompanisë Bankers Petroleum dhe Zgjidhja që i Kërkohet Qeverisë Shqipëtare për 21 vite).

Pra, ashtu si gjithë pasuritë natyrore minerare dhe asetet e tyre, që po i shkatërron një nga një korrupsioni, edhe UPTHN-ja Ballsh si shpëtoi dot kësaj epidemie të çmendur që ka “infektuar” klasën e lartë politike PS-PD, qeveritë që ajo krijoi dhe oligarkët e saj. Detajet rreth gjigandit të naftës, që s’i vjenë më ekonomisë tonë, i gjeni në linkun:https://telegraf.al/…/inxh-isuf-tushe-si-korrupsioni…/

Sot s’kanë më vlerë debatet mes nesh se ç‘farë duhet të kishte bërë kjo kupolë politike PS-PD, me industrinë e naftës apo minierat, në këto 36 vite. Se ç‘farë duhet të kishte bërë duhej të pyeste shkencëtarët e vërtetë të saj dhe jo servilat militant që mbajnë rreth vehtes. Sot e rëndësishme është të analizojm të kaluarën e dështuar dhe si t’a korigjojm atë për të projektuar sa më të sigurt të ardhmenë afatgjatë, që t’a bëjmë siç e ka bota dhe nga t’a fillojm? Ndërkohë duhet t’ja bëjmë të qartë popullit se kjo klasë politike e kalbur tërësisht nga korrupsioni, se ka dëshirën të ri-ngrejë atë që qëllimisht e shkatërroi vetë, se i cënohen rëndë interesatë e saj financiare. Ajo ka punë vetëm me drejtësinë dhe SPAK-u duhet ti kthej popullit pasuritë natyrore minerare dhe paratë e vjedhura! Këtë duhet t’a bëjë sot se nesër është vonë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura