LA LIBRE PAROLE (1913) / ISMAIL QEMALI NË DALJE TË MINISTRISË SË JASHTME FRANCEZE: ‘ESAT PASHA, TRADHËTAR DHE I ÇMENDUR!’

Francë, 15 Nëntor 2019: “La Libre Parole” ka botuar, të martën e 29 prillit 1913, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratën e Ismail Qemal beut, në dalje të ministrisë së jashtme franceze, ndaj Esat Pashë Toptanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Kriza Evropiane
Fuqitë e Mëdha dhe Mali i Zi
Ismail bej Qemali në Quai d’Orsay (Ministrinë e jashtme franceze)
“Dje, z. Pichon, ministër i jashtëm i Francës, priti kontin Szecsen, ambasador i Austro-Hungarisë, z. Isvolski, ambasador i Rusisë dhe baronin Schoen.
Ai priti, gjatë pasdites, Ismail Qemal Beun, kreun e qeverisë së përkohshme shqiptare.
Ne nuk dimë se për çfarë diskutuan ambasadorët me z. Pichon, por Ismail Qemal Beu i pyetur në dalje të Quai d’Orsay, protestoi kundra grusht-shtetit të Esat Pashës, të cilin e përshkruan si tradhtar dhe të çmendur!
Ismail Qemal Beu nuk mendon, për momentin, të kthehet në Shqipëri, ku rivali i tij i lumtur ka në dispozicion një ushtri serioze.
Ai mendon se është më e përshtatshme të shkojë në Londër për të mbrojtur çështjen e “Qeverisë së Përkohshme” në Konferencën e Ambasadorëve.”
Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura