PROF.DR.SABILE KEÇMEZI-BASHA: PJESË NGA PROCESVERBALI I BISEDËS SË KOMISIONIT TË SEKRETARIATIT TË KOMITETIT KRAHINOR ME SHOKUN MIQA MIJUSHKOVIQIN, I MBAJTUR ME 27 SHTATOR 1966 (6)

Prishtinë, 13 dhjetor 2019:
PJESË NGA PROCESVERBALI I BISEDËS SË KOMISIONIT TË SEKRETARIATIT TË KOMITETIT KRAHINOR ME SHOKUN MIQA MIJUSHKOVIQIN, I MBAJTUR ME 27 SHTATOR 1966

Të pranishëm:
Ilija Vakiqi, Bllazho Lutica, Sinan Hasani dhe Asllan Fazlija
Edhe më tej Mijushkoviqi mbante ders se komisioni merrej me thashetheme

Ilija Vakiqi,
Ne herën e kaluar u morëm vesh që të bisedojmë edhe një herë, para se të rezimojmë konkluzionet dhe mendimet tona, të cilat do i paraqesim në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Krahinor. Poqese ke edhe diçka të re të na thuash dhe të na ndihmosh që të vijmë deri tek vlerësimi i përgjithshëm për të gjitha këto.
Miqo Mijushkoviqi,
Ne, atë ditë kemi bisedua për shumë çështje. Nuk dijë për diçka të re, karakteristike që mundem me iu thënë. Mundem me iu thënë se tani ndodhem në një situatë të veçantë. Dhe sigurisht kur njeriu tani dëgjon se çka krejt flitet, thuhet por edhe shkruhet thjesht nuk di se çfarë të mendoi. Situata është e tillë sa gjithçka po bartet, dhe poqese njeriu këto i dëgjon del se ne ishim edhe spiun te Shqipërisë. Poqese është në interes të partisë që të krijohet kjo atmosferë, unë atëherë nuk di se çfarë të them. Duhet që të gjitha këto veç e veç e konkretisht të spastrohen. Mendoi se të gjitha këto nuk i ndihmojnë as punës së spastrimit, dhe nuk është në rregull që të sulmohen të gjithë njerëzit e shërbimit. Poqese ka diçka për ndonjërin atëherë le të përgjigjet ai.
Ilija Vakiqi,
Unë mendoi se nuk është e jotja që të flasësh, që qëndrimi i jonë nuk është që të themi gjëra të pavërtetuara. Megjithatë, e drejtë e njerëzve është që t’i thonë mendimet e veta, që lirisht të diskutojnë, sigurisht pa thënë gënjeshtra. Veç kësaj ne ia kemi zënë për të madhe shtypit për shkrimet sensacionale.
Mijushkoviqi,
Megjithatë, këto gjëra askush nuk i ka demantua. Ajo çfarë është thënë ekziston sikur e vërtetë. Askush nuk është kundër të vërtetave. Duhet gjërat deri në fund me i sqarua, dhe të lirohen nga gjërat e pavërteta. Por, poqese krijohet një atmosferë e tillë, poqese shtypi shkruan, dhe askush nuk i demanton, dhe kjo del se është e vërtet. Përndryshe këto gjëra të cilat po ngrihen në diskutime duhet verifikuar.

Tri çështje të rëndësishme që lidheshin me Mijushkoviqin
Vakiq,
Kishte qenë mirë poqese na i sqaron tri gjëra, të cilat në këto biseda janë të lidhura kryesisht me ty. Ti në bisedë me një numër të shokëve nga sekretariati krahinor, ke fol se Lukiqi duhet ta zëvendësoi Veselinovin. Poqese ke zhvillua këso bisedash ku është burimi i tyre. E dyta, Shërbimi i juaj ka kërkuar deklarata nga persona të komprometuar, spiun ose nga ata që kanë qenë të dënuar, sikurse edhe nga disa emigrant lidhur me kuadrin politikë. E treta, Cilat janë arsyet që Shaban Kajtazi ka qenë i anashkaluar kur u bënin aksionet më të rëndësishme të SHSSH në kohën kur ishte ndihmës sekretar.
Mijushkoviqi,
Nuk e përjashtoi mundësin se nuk kam folur diku lidhur me këto gjëra. Megjithatë mendoi se kjo është si pasojë e asaj se unë kam pasur një mendim tjetër për Vojkanin dhe se çfarë ka folur çarshia e Beogradit. Kjo ka qenë mendimi dhe vlerësimi, i cili ka mbizotërua tek një numër i caktuar i njerëzve se Vojkani duhet të zëvendësoi Zharkun. Ky mendim nuk ka ardhur nga vija e shërbimit, por ka qenë mendim i shumë njerëzve po ashtu edhe i imi personalisht. Kështu kam mendua edhe atëherë kur ka ardhur për sekretar organizativ. Kam qenë i bindur se poqese vjen deri tek ndonjë ndryshim në Serbi, Vojkani sigurisht se do të vij si sekretar politik. Mendoi se kjo nuk ka qenë me ndonjë pasojë apo ka pasur ndonjë tendencë.
Ne kemi shërbime të veçanta që punojnë me emigracionin, dhe për përfitimin e disa personave dhe për të zhvillua aksione nga ana e tyre. Kjo nuk është veprua vetëm me këta emigrant, kemi veprua edhe me çetnikët, ustashët dhe të tjerët. Unë kam dëgjua se Qedo Mijoviqi ka kontaktuar me Malokun. Qeda në rrethin tonë është vlerësua si ekspert për këto çështje. Ai me ata rregullisht ka pasur kontakte dhe ka ekzistuar bindja se edhe ka suksese. Ai jo rregullisht ka punua në këtë, nganjëherë e kemi huazuar, mu për këtë ky kontakt me Malokun ka shkua nëpër mes tij.. Ne në krahinë në këtë nuk kemi punua, se kjo ka qenë nën mbikëqyrjen e UDB-ës federative e republikane.
Kjo për Shabanin, rregull i shërbimit ka qenë se ai që nuk është drejtpërdrejt i angazhuar nuk duhet të dijë asgjë për të. Rrethi i punës së Shabanit, nuk i ka përfshi punët e sigurisë, dhe normalisht që ka qenë jashtë tyre. Unë mundë të them bindshëm se ndaj Shabanit nuk ka pas ndonjë mosbesim. Unë e di se ai rregullisht ka qenë tek Rajku, dhe shumë gjëra i ka dëgjua. Askush nuk ka heshtur së foluri kur Shabani ka hy në zyrë.
Ilija Vakiqi,
Në rrethet e UDB-ës ka ekzistuar bindja e mos besimit në biseda e ndeja në vetëqeverisje, reforma dhe politikën kadrovike.
Misho Mijushkoviqi,
Gjithkund, jo vetëm tek ne janë thënë fjalë lidhur me këto. Njerëzit kanë fol lirshëm, sigurisht ka pas edhe kritika për gjëra të caktuara. Megjithatë ndonjë rezistencë e organizuar ndaj sistemit vetëqeverisës nuk ka pasur, këtë mundem me iu thënë. Në fund të fundit vetëqeverisjen edhe vet e kemi filluar në shërbimin tonë. A kjo, ishte në pyetje stihia, fletë shumëçka dhe pa kontroll për gjithçka, po edhe për këtë.
Deformimet kanë filluar nga lartë
Sinan Hasani,
Këto deformime që kanë ndodhur tek ne, që janë edhe jashtë sistemit të UDB-ës, ne gjithsësi duhet ti ndriçojmë. Për shembull, të gjitha këto raste të veprave kriminale për të cilat flitet, të thuhet se kanë qenë stihi dhe janë orientuar nga këtu, po ashtu janë drejtuar nga organet më të larta. Ose, këto procese për të cilat po bëhet fjalë, pastaj dualizmi në qëndrime dhe në politik. Çka qëndron pas saj. Nga fillon kjo.
Mijushkoviqi,
Unë, herës kaluar e kam thënë se çfarë mendoi për këtë. Nga viti 1960 jam këtu dhe mendoi se këtë duhet ta kemi parasysh se të gjitha këto gjëra kanë ndodhur para këtyre viteve. Kur bëhet fjalë për raportet tona, unë mund të them se diskutimin e Duqes e kemi dhënë në transmetim në të gjitha stacionet policore, për shkak që ne kemi dashur që të njoftohen me qëndrimet dhe politikën e raporteve nacionale. Megjithatë unë mendoi se edhe përbërja e kuadrit ka ndikuar shumë në këto raporte. Ne kemi njerëz qe 20 vjet janë në të njëjtin funksion. Nuk mundem me thanë se ata njerëz nuk kanë qenë të ngarkuar me disa gjëra, e cila është manifestuar edhe në raportet nacionale.
Asllan Fazlija,
Shabani na ka tregua se ju ka propozua që diskutimi i Duqes të jepet në stacione policore, por ka hasur në rezistencë, dhe iu është dashur që të intervenojë tek Duqe lidhur me të dhe tek pastaj kjo është kryer.
Mijushkoviqi,
Nuk e di se a ka pas rezistencë. Ne edhe me qëllim këtë e kemi incizua. Aty kanë qenë të pranishëm të gjithë nga krahina dhe nga UDB-eja e Prishtinës. Ndoshta ka pasur diskutime lidhur me mënyrën e organizimit të dëgjimit, megjithatë mendoi se nuk ka pasur rezistencë për të mos e dëgjuar.
Vlerësimi i Mijushkoviqit dallonte nga qëndrimet krahinore
Blazho Ljutica,
Mendoi se duhet të kthehemi në periudhën e vitit 1960 e këndej. Atëherë kur ti ke ardhur, ke qenë udhëheqës i shërbimit dhe duhet të na ndihmosh që sa më të plotë ta kemi pasqyrën në ato vite. Këtu kanë ardhur Llukiqi, Stefanoviqi, ti ke shkua në këshillim në Beograd. Vetë ke thënë se Kosova e Metohija ishin shpallur si territori më i rrezikshme në Jugosllavi. Duhet të na thuash se çfarë politike u udhëhiqte ndaj Kosovës. Ky botëkuptim nuk është formuar nga koha kur ti ke ardhur, kjo ka qenë edhe më herët, por po na intereson, ti si komunist si ke shikua në këto gjëra. Ti ke qenë anëtar i Komitetit Krahinor. Ke marr pjesë në të gjitha mbledhjet ku janë shqyrtuar dhe janë dhënë vlerësime politike. Në anën tjetër, informatat dhe vlerësimet tuaj kanë ndryshuar nga vlerësimi i Komitetit Krahinor.
Mijushkoviqi,
Nuk kam arsye që të fsheh diçka, as për shkak të Stefanoviqit, dhe për askënd tjetër. Çeça këtu ka ardhur vetëm një herë zyrtarisht. E kemi pasur atë këshillimin për të cilën kemi folur. Përveç kësaj, ka ardhur disa herë në gjueti. Ndërsa sa i përket Serba Saviqit, ai asnjëherë nuk ka ardhur në mbledhje tek ne, prej se u zgjodh sekretar edhe pse shumë herë ne e kishim thirr. Kam pasur vetëm takime zyrtare me të në Beograd. Kryesisht unë nuk kam pasur biseda të veçanta lidhur me pozitën e Kosmetit. Ne kemi biseduar lidhur me punën tonë lidhur me organizata armiqësore që i kishim zbulua, për dobësitë dhe lëvizjet. Ne iu kemi dërgua informata në Beograd. Sa kemi gabua në ato informata dhe vlerësime është çështje tjetër. Ne informatat i kemi bazuar në ato lëvizje të organizatave dhe ato kanë qenë prodhim i tyre. Në ato, është fol për përzierjen e Shqipërisë, organizimin e grupeve dhe organizatave ilegale, për dëgjimin e radio Tiranës, dhe në bazë të tyre kemi ardhur deri tek vlerësimi, të cilat jo çdoherë janë përputhur me vlerësimet e Komitetit Krahinor. Ndoshta kjo është edhe normale, se vlerësimet tona janë bazua në këta tregues, sigurisht se kanë qenë të njëanshme.

Kërcënimet e përditshme nga udbashët
Vojkani më së shumti ka ardhur këtu. Ai më mirë se të gjithë e ka njohur situatën në Krahine. Ai jashtëzakonisht mirë ka qenë i informuar për gjendjen dhe situatën në këtu. Megjithatë edhe më të nuk kam zhvillua ndonjë bisedë të veçantë.. Ai është pak prepotent dhe arrogant dhe nuk besoi se ndonjëherë ishte lëshua në bisedë me mua për ndonjë çështje të rëndësishme politike. Megjithatë, kur ka qenë Kosova në pyetje është
shikuar me një sy të veçantë. Gjatë këtyre viteve Kosova është shikuar si një teren ku duhet të kemi kujdes të veçantë. Kjo mënyrë e trajtimit është kryer në mënyra të ndryshme, si në mbledhje, në biseda, nëpër mes të dhënies së detyrave. Ky lloj orientimi ka qëndruar nga të gjithë resorët. Mua më kujtohet kur ishte në pyetje sistemimi i policisë. Ne atëherë kishim 1050 policë dhe kërkuam që të pranojmë edhe aq për sistemim, ndërsa sekretariati republikan na i shtoi në 1.450. Ne bile iu kundërshtuam këtij numri. Kjo ka ndodhë para dy-tri viteve. Por kjo ishte rezultat i trajtimit të Kosmetit, ndoshta këtu ishte në pyetje edhe marrëdhëniet me Shqipërinë. Ndoshta atëherë ka qenë në pyetje edhe zvogëlimi i njësiteve ushtarake, andaj edhe është shtua numri i policëve. Megjithatë, ne asnjëherë nuk e kemi plotësuar atë numër. Sigurisht kur njeriu e shikon situatën realisht dhe e vëren se ka orientime që në Kosovë ekziston situata kaotike, e pa sigurt andaj edhe masat duhet të merren konform me të. Në anën tjetër del se ne ishim shumë realist për punësimin në shërbimin e sigurimit të shtetit, dhe kjo ishte edhe vlerësimi i tyre.
Mijushkoviqi e pranon se ka pasur deformime ne SHSSH
Ljutica,
Ku i shef ti, tani, pas Plenumit të Katërt e të Gjashtë deformimet të cilat kanë ndodhur në krahinë.
Mijushkoviqi,
Mendoi se këto deformime që kanë ndodhur në kohët e fundit kanë vazhduar, dhe kanë qenë rezultat nga ajo që ka ndodhur më herët. Megjithatë, po më duket se tani në diskutimet që po ndodhin nuk bëhet dallimi në periudhat e caktuara, që kam folur edhe në takimin e mëhershëm. Kulmimi i këtyre deformimeve mendoi se kryesisht ka ndodhur me aksionin e mbledhjes së armëve dhe Procesin e Prizrenit. Dhe normalisht me deformimet edhe më vonë ka vazhduar. Unë nuk kam qenë në situatë që t’i ndërpres praktikat e mëhershme të të gjitha deformimeve, por jam munduar që të punoi mirë. Nuk ka pasur asnjë vërejte edhe nga ana e komitetit dhe asnjëherë në ndonjë takim nuk na u ka tërheq vërejtja për ndonjë dobësi. Gjërat ecnin e unë jetoja me besimin se çdo gjë ishte e përkryer. E tani vij deri aty që duhet të pyes veten se si asht e mundur që nuk i kemi parë këto gjëra, organizata partiake ka punuar në terren, si ka qenë e mundur të mos marrin ndonjë sinjal, të na vejnë në dukje. Për atë periudhë unë vetëm mundem me thanë, të përsërisë se përnjëmend këto kanë ndodhur.. Të gjitha këto dobësi kanë vazhduar. Por mendoi se nuk e di a ka pasur keqpërdorime të rënda, vrasje dhe raste të ngjashme. Jemi munduar që të gjitha gjërat ti kanalizojmë, ti kontrollojmë, ti zvogëlojmë dhe ti ndalojmë. Një numër të caktuar njerëzish i kemi dënuar, disa edhe i kemi largua nga shërbimi për shkaqe të arsyeshme. Jemi munduar që keqpërdorimet ti kthejmë në minimum. Ndërsa ato që nuk kemi mundur t’iu ikim, jemi angazhuar ti kontrollojmë, dhe mu këto kanë ndikuar që të kemi disa deformime. Ne si shërbim kemi ardhur në një gjendje të japim vlerësime për çka do dhe gjithçka, bile edhe për punime shkencore. Po ashtu edhe për çdo komunist, pa marrë parasysh se ku punon ai si dhe për shumë gjëra tjera. Ky ka qenë një sistem i cili na ka imponua këso detyra. Ne kemi qenë të obliguar që në këto çështje të punojmë. Ne edhe iu kemi kundërvu këtyre, se në çdo orë na kanë ardhur kërkesa të reja, por ky ishte shërbimi e ne iu përgjigjeshim asaj.
Ljutica,
Mirëpo është shkrua edhe për gjëra që nuk janë kërkua,
Mijushkoviqi,
E dini si është kjo, kërkohen shumë gjëra, pastaj njeriu shkruan edhe për to duke menduar se ndoshta edhe kjo kërkohet. Qe, për shembull, rasti i shpërnguljes së serbëve nga Kosmeti. Për këtë nganjëherë edhe në kokë në vete kemi bërë informata, edhe pse krahina e republika s’na kërkonte. Dhe ne për të gjitha këto e informonim komitetin krahinor. Ndoshta komitetin krahinor nuk e informonim për të gjitha, por e informonim për çdo detal të rëndësishëm, dhe ne mendonim se ky forum politik duhet t’i dijë dhe të jetë i informuar për më të rëndësishmet.

900 dosje ndaj kuadrit politik shqiptarë në Kosovë
Sinan Hasani,
Flitet që prej vitit 1960 janë hapur 900 dosje për punëtorët politik, e kujt ishte iniciativa.
Mijushkoviqi,
Këtë shifër nuk e kam të çart. Unë tani nuk jam në gjendje që ta mohoi, megjithatë mendoi se kjo është një lajthitje. Mendoi se këto janë gjëra të vjetra, të dhëna të vjetra. Tek rastet e ndryshme, tek përpunimi i tyre, janë përmendur njerëzit e caktuar dhe janë futur në evidencë. Veç kësaj, për disa persona është kërkuar verifikim nga persona të huaj, por edhe për nevoja të komitetit. Gjithashtu edhe kjo është futur në evidencë. Por, këto nuk janë dosje, nuk është përpunim aktiv i tyre. Për këtë mendoi se kjo shifër nuk është e saktë dhe kjo e dhënë nuk është për dosje.
Ljutica,
Këto janë gjëra të reja nga 1960 e këndej, e këto janë për kuadrin politik duke filluar që nga sekretari i organizatës themelore deri tek anëtari i Komitetit Krahinor e edhe tek anëtarët e Komitetit Qendror.
Mijushkoviqi,
Mirë dihet që është një anëtar i KQ, por atëherë ky person nuk ka qenë as anëtar i Komitetit Krahinor e as anëtar i KQ të LKJ-së. Përndryshe për të tjerë nuk di. Thjesht nuk mundem ta marri me mend se kush duhet të jenë të tjerët. Po mendoi se fjala është për ata që kemi bisedua më herët, ose këto janë të dhënat e mëhershme që diku janë përmendur dhe janë futur në evidencë. Ndoshta për një numër të njerëzve në zyra të caktuara edhe është punuar diçka.
Edhe naqellnikët e SHSSH kane ditur për dosjet
Vakiqi,
Naqallnikët tani thonë që ne nuk kemi ditur për këto.
Mijushkoviqi,
Nuk është e vërtet që nuk kanë ditur. Unë mundem me thanë që nuk kam ditur për asgjë. Por nuk ka mundur me ndodhë që naqallniku i SHSSH në zyra nuk ka dit asgjë. Operativisti asnjëherë nuk ka mundur me dal në terren pa dijen e tij, dhe ai të mos e dijë se ku është ai. Kur operativisti shkon në terren ai e ka pas obligim ti jap raport detaj naqellnikut që ta njoftoi me raportin e bashkëpunëtorit. Poqese nuk ka gjëra konkrete, ai edhe shenjat e tij është dashur t’ia përcjell naqellnikut. Unë kam mundur të mos kem njohuri për shumë gjëra, thjesht ne nuk kemi mundur që të përcjellim dhe të dijë çdo gjë. Por e tërë kjo ka shkua në baza të vijës hierarkike. I pari , ka qenë naqallniku i UDB-ës për Kosmet, ndihmës sekretari, pastaj sekretari. Të gjithë ne e kemi përcjell punën në terren, por sidomos ai që është më i afërt në punë ai edhe di më së shumti. Pastaj ka qenë në pyetje edhe sistemi, organet më të larta kanë shtyrë punët më shumë në bazë të linjës së tyre, kanë kontaktuar direkt me zyrat tjera të shërbimeve. Për shembull Ljuba Shotra, shpesh ka ardhur, ka kontaktuar me Rajkon, pastaj më kanë informuar mua për disa çështje, për të cilat kishim bisedua.
Sinan Hasani,
Në mbledhjet e komunistëve, aty ku u sqaruan gjërat në Plenumin e katërt, Rajku ka deklaruar se këtu tek ne askush nuk është përgjua.
Përgjoheshin te gjithë miqtë e Mark Krasniqit
Mijushkoviqi,
Ne lidhur me të veç kemi biseduar. Aty na ka ikur një gabim, ata këtë e kanë bërë, por pa dijeninë ton. Ky është rasti me Enver Gjergjekun. Megjithatë, neve na kanë thënë se ai është përgjua për shkak të Mark Krasniqit.
Vakiqi,
Nuk është vetëm kjo në pyetje, ai është përgjua për veten e jo për dikë tjetër. Për të është hapur edhe dosja.
Mijushkoviqi,
Besoni se kjo po më befason. Ne kemi pasur, edhe unë personalisht kam pasur mendim të mirë për të.
Vakiqi,
Sa kanë ndikuar informata e juaja në vlerësimin e orientimeve ndaj Kosovës e Metohisë.
Mijushkoviqi,
Ju thash se kjo qëndron. Se të gjitha këto informacione kanë pasur ndikim për vlerësimin e këtyre. Unë kam thënë se këto informata janë bazuar në disa tregues mu për këtë kanë qenë dhe të njëanshme. Sigurisht se ka pasur edhe ngarkesa tek disa kuadro që kanë pasur edhe ndikim në situatën e krijuar. Tani mund të nxjerrim përfundimet se informatat tona kanë qenë tendencioze , por unë nuk do të mundem të pranoi se këtu ka pas ndonjë qëllim të caktuar.
VIJON…
_______________________
PROF.DR.SABILE KEÒªMEZI-BASHA: KUADRI ARSIMOR SHQIPTAR NË SHËNJESTËR TË UDB-ës (5)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9369

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura