FAHRI DAHRI: MENDIME LIDHUR ME PLATFORMËN E FORUMIT INTELEKTUAL KOMBËTAR

Itali, 17 dhjetor 2019: Forumit intelektual kombëtar!
Ju uroj punë të mbarë, të frytshme, të paanshme dhe jo politike!
E lexova me vëmëndje të veçantë platformën e “Fondacionit Albana”, një nismë e domosdoshme, e cila ka mbi dy dekada që i ka munguar shoqërisë tonë:

●-Së pari, gjithnjë në këndvështrimin tim, do të ishte me interes të njiheshim me intelektualët firmëtarë të këtij “Forumi”.
●-Së dyti, në disa pika të platfomës, jepet përshtypja se bëhen përpjekje për të pëmbushur kërkesat politike aktuale, si krijimi i qeverisë tranzitore etj.
Në arësyetimin tim, këto kërkesa janë të parealizueshme, sepse plotësimi i pikave të tjera të platformës, kërkon një kohë më të gjatë se sa periudhat mujore, ndofta edhe një apo dy vjeçare dhe kjo me kusht që politika të ketë arritur pjekuri në përgjegjshmërinë dhe ndërgjegjshmërinë për ti shërbyer Atdheut, popullit duke u bazuar në parimet e demokracisë.
Megjithatë, parprakisht po shpreh disa mendime-shtesë:
A).- Të krijohet “Këshilli i të Urtëve”, si strukturë shtetërore kushtetuese.
Këshillii të Urtëve, të shqyrtojë paraprakisht çdo projejtdekret, projektligj, projektvendim, ku të prononcohet me shkrim për përmbajtjen ose jo të vlerave për sigurinë kombëtare, për ndikimet politike, diplomatike, ekonomike, sociale dhe efektet pozitive apo negative në formimin e edukimit mbarëpopullor.
●- Qendrimet dhe mendimet e “Këshillit të të Urtëve”, detyrimisht të jenë pjesë përbërëse e çdo projektakti ligjor që u paraqiten, sipas rastit, Këshillit të Ministrave, Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të R.SH.
● Këshilli i të Urtëve, të përbëhet nga specialistë të aftë, të jenë të çertifikuar nga organet përkatëse. Vlerësimet për secilin anëtar të jenë detyrimisht në disa drejtime:
a/ aftësia profesionale;
b/ pastërtia e burimeve pasurore;
c/ Mosha dhe vjetërsia në profesion (mbi 50 vjeç dhe jo më pak se 10 vjet në ushtrim profesioni);
d/ dhënie hkontribute reale në përsosjen e fushave profesionale përkatëse;
e/ të mos ketë qenë pjesë e asnjë krahu politik (të mos ketë qenë anëtar i asnjë partie politike, brenda apo jashtë vendit);
f) të mos jenë të dënuar asnjëherë dhe për asnjë shkak (qoftë dhe politikisht).
i) pika “a”, për shtetësinë shqiptare të shqiptarëve etnikë, të rishikohet që të jetë në koherencë me ligjet e shteteve ku banojnë shqiptarët etnnikë.
h) të rishikohet pika 6 për krijimin e parlamentit me dy dhoma. Kjo nuk është e mundur aktualisht, mbasi parlamentarët e këtij tredekadshi nuk e kanë justifikuar një përzgjedhje të tillë. Vetë zgjatja e tranzicionit dhe dëmet e mëdha që ka pësuar shoqëria jonë në të gjitha drejtimet, nuk u a mundëson një pozicion të tillë të nderuar.
j)- Lidhur me shkronjën “dh”(vendosjen e çështjes çame në rendin e ditës në bisedimet për kufirin detar me Greqinë), sugjeroj të trajtohet si çështje e veçantë për vetë veçoritë specifike dhe tragjeditë antinjerëzore të ndërmarra ndaj saj ndërkombëtarisht.
“Çështja Çame dhe gjenocidi Grek”, përveç se është problem kombëtar, në qendrimet e mbajtur ndaj saj, përfshihen edhe veprime të pajustifikuara ndërkombëtare të kundraligjshme si:
– vendimet fatkeqe të Fuqive të Mëdha në vitin 1913 me coptimin e Shqipërisë etnike (natyrale), të paargumentuara dhe me rrjedhjoja mbi 100 vjeçare në dëm të theksuar të antishqiptarizmës, me pasoja të rrezsikshme për të gjithë popujt e Gadishullit të Ballkanit.
– shkelje arrogante e “të drejtave ndërkombëtare të njeriut”;
– përvehtësim i pasurive të tundshme dhe të patundshme të pronarëve autoktonë të shqiptarëve të Çamërisë (çamëve);
– masakrat, dhunimet, përdhunimet, mos njohja e të drejtave të pakicave etnike (si të ish banorëve autoktonë çamë myslimanë dhe banorëve autoktonë çamë të krishterë);
– dëbimi masiv i dhumnshëm, i një komuniteti të tërë nga vendbanimi i tyre që nga lashtësia (duke plotësuar të gjitha elementët përbërës të gjenocidit);
– persekutimi etnik dhe fetar në të gjitha aspektet e jetës së shqiptarëve të krahinës së Çamërisë.
– të dalë përgjegjësia e shtetit Grek për shfaqjet raciste etno-fetare ndaj etnisë së banorëve autoktonë të Thesproti/Çamërisë.
– të nxirret përgjegjësia e Bashkimit Europian, në veçanti e shtetit Britanik që lejoi shtetin Grek të kryente masakrat ndaj banorëve çamë myslimanë, nën mbikqyrjen e misionerëve të saj gjatë L2B.
– të nxirret përgjegjësia e kalimit në heshtje nga qeveria komuniste për periudhën 1946 deri në vitin 1990 e “Çështjes Çame”.
– të analizohen qendrimet e qeverive postkomuniste, të cilat “Çështjen Çame” e kanë trajtuar dhe e trajtojnë si problem ndihmës në fushtatat zgjedhore, përfshi dhe partitë politike nga viti 1991 e deri sot.
– “Çështja Çame”, për nga pozicioni gjeografik, historik, social dhe të thesareve antike që përmban nëndhé, në tërësinë saj mijëravjeçare, kërkon impenjim ndërkombëtar, sa shkencor dhe serioz për zgjidhjen e drejtë, të paanshme, jashtë preferencane fetare, brenda të gjitha ligjeve ndërkombëtare. Nëse do arrihet të kuptohet dhe të trajtohet kështu “Çështja Çame”, automarikisht, pa asnjë vështirësi dhe shumë thjeshtë merr zgjidhje dhe çështja e “Detit”, që parashtrohet në këtë Platformë.
B).- Anëtarët e Këshillit të të Urtëve, të zgjidhen nga forumet e specialiteteve përkatëse, si: nga Këshilli i lartë i drejtësisë (KLD); Këshilli i lartë i gjykatësve (KLGJ); Instituli i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA-Audit); Akademia e Shkencave; nga Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB) dhe në ushtri, e tjerë sipas sektorëve më kryesorë. Përzgjedhja e tyre të bëhet transparente ku të sigurohen edhe mendimet e qytetarëve.
C)- Anëtarët e Këshillit të të Urtëve zgjidhen vetëm njëherë dhe me kohë të përhershme.
D).- Forumi në fjalë të kërkojë të përfshihen në kërkimet arkeologjike dy palëshe shqiptaro-greke edhe në prefekturat aktuale të shtetin Grek, të Thesprotisë, Prevezës, Artës, Janinës, Konicës, Kosturit etj.
●- Të krijohet një strukturë e veçantë brenda Institutit të gjuhësisë, e cila të merret me dialoktologjinë e krahinës së Çamërisë dhe të folurës arvanite. Të kërkohet ngritja e shkollave shqipe në krahinat e Epirit të Jugut.
E).- Sugjeroj që propozimet tuaja për krijimin e një qeverie tranzitore, etj. nisur nga gjendja aktuale politike, mendoj se duhen riparë, sepse:
Së pari duhet të kërkohet bërja e ndryshimeve themelore në Kodin Zgjedhor, ku të përfshihen propozimet tuaja, e cila nga përvoja jonë jo e mirë kërkon kohë mbi mujore.
Me ribërjen e Kodit Zgjedhor, atëhere të fillohet puna me organizimin e zgjedhjeve, të cilat nëse do arrihej miratimi i Kodit të Ri Zgjedhor si më sipër, do të ishte mrekulli që zgjedhjet të përkonin me ato të vitit 2021.
Studiues Fahri Dahri. Itali, më 13 / gusht / 2019

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura