BEDRI ISLAMI: PËRDHOSJA E HISTORISË

(Pashtriku.org, 24. 11. 2012) – Ka disa kohë që në Shqipëri flitet me të madhe se historia duhet rishkruar, se ka pasur faje e gabime, trajtime jo shkencore, se, më në fund, e vërteta duhet thenë, ashtu si ka qenë. Që historia, në pjesë të saj, duhet rishikuar, kjo nuk do mend. Koha, ngjarjet, njerëzit, këndvështrimet evulojnë, dokumentat e reja sjellin trajtesa të ndryshme.
Për rishikimin e historisë më shumë se gjithë të tjerët therrasin pushtetarët e sotëm në Shqipëri. Një pinjoll i tyre, në bashkinë e Tiranës, as më pak e më shumë deklaroi se “Avni Rustemi ka qenë terrorist e vrasës”. Nëse kjo është rishkimi i historisë, kurrë mos qoftë. Se kush ishte Avni Rustemi dhe cili ishte akti i tij ndaj tradhtisë, kjo ka zënë vendin e vet në historinë tonë.
Por le të kthehem tek tema që shenova në fillimin e këtij reagimi. Qeveritarët e sotëm thërrasin për rishikiminë e historisë, por vetë e përdhosin atë deri në mashtrim.
Dy shembuj:
Shembulli i parë: sot, e premte, në Tiranë u vendos shtatorja e Hasan Prishtinës. Megjithëse shumë më e vogël së shtatorja e këtij burri të madh të vendosur në qytetin e Kukësit, përsëri ajo shtatore i bën nder Tiranës. U thanë fjalë të jashtëzakonshme për Hasan Prishtinën, të cilat, pavarësisht se nga kush u thanë dhe me cilin qëllim u thanë, përsëri Ai i meriton të gjitha, e, edhe më shumë.
Duam të besojmë se ky është një nderim i sinqertë, por pak ditë më parë, me nderime të jashtëzakonshme e të pamerituara, u pritën eshtrat e Zogollit, të cilat u vendosën në mauzole. Për Zogollin u thanë, po ashtu, fjalë të larta, si burrë trim, atdhetar i madh etj etj. Si të mos mjaftonin fjalët e qeveritarëve shqiptarë, erdhi nga Kosova edhe një zonjë, që një ditë u zgjua presiedente dhe na dha “mësim” se po vendosen vlerat.

…………………………………

Shtatorja e Hasan Prishtinës në Tiranë

……………………………………………………….

Cila nga përkufizimet është e sakta; ajo per Hasan Prishtinën apo ajo për Zogollin. Te dyja nuk mund të jenë të sakta.
– I pari, Hasan Prishtina, gjithë jetën e shkriu për kombin, i dyti, Zogolli, gjithë jeten punoi për vete.
– I pari, Prishtina, gjithë pasurinë e shkriu për popullin e tij; i dyti, Zogolli, edhe kur ia mbathi, në prill 1939, e vetmja gjë që bëri ishte grabitja e floririt shqiptar; – i pari, Prishtina, gjithë jetën ishte për Shqipërinë etnike, i dyti ishte kundër saj dhe vrau gjithë prijësit e Kosovës, ndërsa Shote Galica vdiq për bukën e gojës, as 30 km larg Zogollit;
– i pari, Prishtina tha me plot gojën se nuk me blen as gjithë ari i botës dhe më mirë një pushkë në malet e Kosovës se sa një mijë fjalë në parlamentin turk, i dyti, Zogolli, erdhi në pushtet, në dhjetor 1924 përmes forcave serbe dhe me paratë e Serbisë;
– i pari, Prishtina kishte ëndërr Shqipërine, sido që të ishte ajo, i dyti, edhe kur u plak, jashtë vendit të tij, bënte plane e marreveshje me policinë serbe për të ripushtuar Shqipërinë;
– i pari, tradhtisht u vra nga dora e Zogollit, i dyti, festoi për vrasjen e tij;
– i pari, Prishtina, gjithë jetën e tij nuk preu askënd në besë, i dyti, Zogolli, kurrë nuk e mbajti fjalen e tij…
Tani cili është atdhetar… në histori kush do të zërë vend.. sepse nuk mund të ketë vend për të dy, kur ishin jo vetëm të ndryshëm, por të kundërt, kur njëri luftoi e dha jetën për Shqipëri, ndërsa tjetri e braktisi atdheun, kur ai kishte nevojë për te.

……………………………………..

 Homazhet për ish-Mbretin Zog…

………………………………………………

Sali Berisha, Bujar Nishani dhe Atifete Jahjaga falsin për Ahmet Zogun.

………………………………………..

Shembulli i dytë: pak ditë me parë, në Kuvendin e Shqipërisë u nderuan disa figura drejtuesish të ndryshëm, në kohë të ndryshme. Kryeministra, figura politike etj, mes tyre edhe Ibrahim Rugova e familja e Adem Jasharit.
Ndërsa jepej nderimi, drejtuesi i spektaklit politik tha mes të tjerave, se zotri Rugova e filloi aktivitetin e tij politik në vitin 1990.
Kjo nuk është e vërtetë, dhe e vërteta, edhe kur është e hidhur, duhet thënë.
Rugova e filloi aktivitetin e tij si anëtar i Lidhjes Komuniste jugosllave, saktësisht i Lidhjes Komuniste serbe, në degën e saj në Kosove. Megjithëse, si dihet, babai i tij ishte vrarë nga serbët, ai përsëri gëzoi besimin e tyre, pasi e pranuan si anëtar të Lidhjes së tyre Komuniste, e cila, duhet thënë, ishte dyfish e zezë, e zezë si një lidhje komuniste, dhe e dytë, si lidhja komuniste e një vendi që kishte pushtuar vendin tënd.
Në Lidhjen Komuniste Rugova militoi më shumë se 10 vite dhe dha prova se ishte besnik. Ky ishte shkaku që ai do të zgjidhej sekretar politik i Lidhjes Komuniste në Institutin Albanologjik, pikërisht pas demonstratave të vitit 1981, dhe pikërisht në një qendër, e cila po etiketohej si qendra e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar në Kosovë. Ne cilesinë e sekretarit politik kërkoi në procesin e diferencimit, ku ishte pjesë e rëndësishme, marrjen e masave të ashpra ndaj Rexhep Qosjes, masa të thella, pa asnjë lëshim. Besimi që fitoi më tej e bënë atë kryetar të Lidhjes së Shkrimtarëve në Kosovë, njëri ndër postet politike më të besuar të regjimit serb në Kosovë.
Se si vazhdoi me tej kariera e tij politike, kjo është një temë tjetër.
Por kariera politike e zotri Rugovës nuk filloi në vitin 1990, por të paktën 15 vite para saj, nuk filloi si lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por si sekretar politik i Lidhjes Komuniste të Kosovës, degë e Lidhjes serbe, dhe kjo është e verteta. Kjo e vërtetë nuk duhet fshehur, pasi edhe në anën tjetër të etnisë shqiptare ndodhet një ish sekretar politik.
Ata që bëjnë thirrje për të qartësuar historinë, ata që bëjnë emisione të veçanta në prag të 100 vjetorit për të gjetur hijet e Ismail Qemalit, ata që deshën një përmendore për Esat Pashën, nuk mund të bëjnë historinë. Ata e përdhosin ate.. por jo përgjithmonë.
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura