VOTOJENI THEMELIMIN E KUVENDIT, MOS U PËRRALLISNI MË SHUMË!
Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Lenka marionetë
Lenka Haxhiu po këmbëngulë të bëhet kryetare e Kuvendit, pa dashurinë e opozitës, të një pjese të pakicave përkundër Kraki – isjes të bashkëpartiakëve, injorantë legjendarë . Po e paraqesin si Iron Laddy, Zonja Teneqe që ua paska futur frikën opozitës. Pastaj, një injorant enciklopedik paska thënë se Lenka nuk po votohet shkaku se është femër. Çfarë idioti, pa diplomë! Lenka Haxhiu është marionetë e Kurthit sikur edhe “udhëheqësi i seancave 48 orëshe”, është e detyruar ta luaj lojën e Kurthit sepse pa Kurthin jo që nuk do të bëhej lojtare e valleve të pushtetit por nuk do të kërcente as në kanaxheqe. Nuk e kam të qartë pse po këmbëngulë të bëhet kryetare e Kuvendit kur profili dhe kapaciteti i saj intelektual ia mundëson lehtësisht të jetë gjykatëse në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazbur e në rastin në vogël kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës apo këshilltare seniore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Fatkeqësi që i tëri ky kapacitet intekektual juridik të shpenzohet në Kuvendin e Kosovës, si pasuese e ashtu – kështuhit, me nofkën Glauk Konjufca, ministër për punë të jashtme në qeverinë Kurthi 3, nëse formohet. Që nga fillimi Kurthi nuk i ka pasur votat as për kryetar të Kuvendit e as për qeveri prandaj e ka përdorur dhe po e përdorë Lenkën si material shpenzues për disa përdorime. Kjo është e mbaruar për këtë rol. Kurthi e ka luajtur lojën dhe e luan pasi në Kosovë nuk ka opozitë vepruese për ka opozitë improvizuese. Po të kishte opozitë që sheh përtej hundës së Dimalit, që në propozimin e parë do ta votonte kandidatin / en e LVV-së e jo të bjenë në kurthin e Kurthit. Tash opozita e paska zbuluar ujin e nxehtë se Kurthi nuk i paska votat dhe mbi këtë shkumë sapuni po e feston fitoren e vogël apo, sipas meje humbjen e madhe. Liderët e opozitës është dashur ta kenë një takim 2 minutësh pas së cilës do të dilnin në një konferencë të përbashkët për media me deklaratë se Kurthi nuk i ka numrat por se ne si opozitë shtetndërtuese ia votojmë propozimin për të shmangur bllokimin e tij prej anarkistit aristokrat. Edhe pas këtij votimi shumica e votave do të ishte e opozitës sikur që vendimmarrja do të ishte opozitare. Lenka Haxhiu, nga një marionetë e Kurthit domosdoshmërisht do të bëhej marionetë e opozitës. Një herë marionetë, gjithmonë marionetë! Pas themelimit të Kuvendit, as Kurthi e askush nuk do të kishte mundësi të provokojë zgjedhje, pa pajtimin e të gjitha subjekteve politike. Ky ishte rast i lëshuar nga opozita që i ka dhënë Kurthit përparësi dhe kohë. Tash, edhe nëse e votojnë Lenka Haxhiun, nëse Kurthi nuk ka vota për qeveri, blenë kohë duke mos ua votuar kandidatët për nënkryetarë të opozitës. Një herë vjenë vera kah dera.
Po qeveria:
Ndërkombëtarët duan të formohen institucionet sa më parë, jo që Kosova të anëtarësohet në Këshill të Evropës e as shkaku i gjendjes së rënduar ekonomike por se duhet të jetësohet Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit që siguron autonomi territoriale dhe politike për serbët dhe Kishën serbe. Kësaj i frikësohet Kurthi sepse, nëse jetësohet si e tillë është tradhëti e ndyrë kombëtare sikur edhe ngjitje e sovranitetit të Kosovës dhe integritetit territorial në bisht të sorrës. Këtë e ka bërë falë “këshillave të mençur” të mercenarit Weller dhe filojugosllavit Surroi, që të dy përfitues të mëdhenj material. Kurthi po e luan rolin e Abazoviqit, pa asnjë dyshim! Kosova është pa miq, ka bërë shumë armiq, askush nuk po merret me te përveç burokratëve të Brukselit që e takojnë antikombëtarin, Besnik Rrencin. Kosova është në rrugën e zhbërjes pasi të krijohen dy sovranitete paralele, mbetjet mortore të një Kosove të dëshiruar dhe realitetit të një sovraniteti paralel që polli nga Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit të cilën Kurthi po insiston ta nënshkruaj menjëherë. Si eksperiment e keni sovranitetin e një organizate të strukturuar kriminale me akronimin ZRrE, në njërën anë dhe sovranitetin real të “Elektroseverit”, në anën tjetër. E more taravol! Opozita duhet që nesër ta votojë kandidatin e propozuar nga LV për kryetar / e të Kuvendit. Pas një ore duhet ta votojë qeverinë Kurthi 3 nëse do që ta fusë Kurthin në kanalizimin e historisë! Çdo veprim apo hezitim vetëm sa e purifikon Kurthin dhe ia zgjatë jetën politike. Nëse nesër nuk votohet themelimi i Kuvendit dhe qeveria Kurthi 3, opozita do të mbetet krejtësisht e lakuriquar, politikisht dhe strategjikusht. Kurthit fort I përshtatet kjo pamençuri e opozitës, mbi të e ndërton strategjinë e mbajtjes së pushtetit. Nëse opozita kthjellet duke votuar kryetarin e Kuvendit dhe qeverinë Kurthi3, jetëgjatësia e Kurthit nuk do të zgjasë më shumë se 12 muaj. Opozita ka kohë të mendojë deri nesër në ora 10.00. Pas kësaj ora më nuk fo të punojë për opozitën nëse do të mjaftohen me Kraki- sjen se Kurthi i paska vetëm 57 vota!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
30 prill 2025 Prishtinë