Golem, Durrës 4 gusht 2020: Historia ka rëndësi shumë të madhe për jetën e një popull dhe sigurisht edhe për pjestarët e tij të veçantë. Po kaq e rëndësishme është edhe historia e gjuhës së një populli, sepse gjuha është elementi, treguesi bazë, që e dallon nga popujt e tjerë. Kështu të dyja këto motra, historia e popullit dhe histroia e gjuhës së tij ecin paralel njera me tjetrën dhe të gjithë popujt mundohen t’i studjojnë këto dy shtylla themelore për popullin e vet, sa më mirë dhe sa më në lashtësi. Sa më i vjetër të jetë populli dhe sa më e vjetër të jetë gjuha që ai flet, aq më fisnik është ai dhe aq më i vyer dhe më i nderuar është ai popull midis popujve të tjerë. Prandaj studiuesit e çdo vendi bëjnë përpjekje të ethëshme të gjejnë dokumente sa më të lashtë për gjuhën dhe historinë e popullit të tyre, për tja ngritur sa më të lartë monumentin e tij historik.
Ngjarjet historike të kohrave të shkuara gjithmonë kanë lenë mbresa në botën shpirtërore të njerëzve. Nga kjo, këto ngjarje janë bërë frymëzim për veprimtari politike dhe kulturore të popujve gjatë gjithë kohërave të më vonëshme dhe këto arritën kulmin gjatë rilindjes kombëtare. Shembull për këtë janë një serë “rilindjesh” në vende të ndryshme të Europës gjatë shekujve 14-18 të erës sonë. Kjo lidhet me jetën materiale dhe shpirtërore të shoqërisë njerëzore dhe përbën pjesë mjaft të rëndësishme në kërkim të njohjes së identitetit për çdo popull, por në fund të fundit edhe për çdo person në veçanti.
Pse ndodh kjo?
Në jetën e përditëshme njerëzit rrethohen nga dy botë, të lidhura ngushtë njera me tjetrën:
– bota materiale dhe
– bota shpirtërore.
Kjo mënyrë jetese ka lindur që në kohrat më të lashta, në fillimet e rracës njerëzore. Kur njeriu i parë arriti të kryej veprimtarinë e parë me ndërgjegje të plotë, ky veprim u fut dhe u ruajt në ndërgjegjen kolektive. Nga kjo kohë e lashtë, pjesë e jetës shpirtërore të njeriut, bëhen të gjitha veprimtaritë, arritjet shpirtërore të tij, të cilat ruhen në ndërgjegjen e tij, në sferat e gjuhës, germave, me të cilat ajo shkruhet dhe objekteve të tjera kulturoe dhe shpirtërore. Këtu futen edhe çfaqjet shpirtërore dhe veprimtari të tjera të rëndësishme, që kanë ndikuar në zhvillimin e ngjarjeve të tjera.
Ilustrimi © Pashtriku.org
Shpesh procese të tilla ndodhin edhe në sferën e ideologjisë ose të lidhura me te, në të cilën veprime të vjetra në kohë, futen në lojë të interesave shoqërore dhe shërbejnë si veprues historik të rëndësishëm në kohë më të reja. Dhe me sa më shumë vlera ka kontribuar një komunitet i caktuar në botën shpirtërore, aq më shpesh njerëzimi sot i përdor ato në formë të aktualizuar në dëshirat dhe përpjekjet e tanishme për përparimin e shoqërisë. Në këtë rrugë vlerësohen kontributet e çdo komuniteti.
Shoqëritë e lashta në Europë, që dokumentohen historikisht me monumente kulturore dhe shkrimore dhe që kanë pasuruar jetën materiale dhe shpirtërore me qytetërimet e tyre, në vlera dhe në numur më të madh, janë:
1-Shoqëria Pellazge, lindi në Ballkan dhe u zhvillua në rajonin e Mesdheut gjatë kohëve të gurit, bakrit dhe bronzit dhe fillimin e kohës së hekurit. Me ngrohjen globale, gjatë gurmesmit (gurit të mesëm), njeriu del nga shpellat, fillon jetën endacake të mbledhës-gjuetarit, ngren vendbanimet e përherëshme, punon “arat” dhe ngren “farmat” reth15-20 mijë vjet p.e.s., kur ndeshet për herë të parë, simboli i Zeusit Pellazg, Zeuastika (Svastika). Për herë të parë ngrihen shtëpitë, përpunohet guri, balta, poçeria, mbarshtrohet bagëtia, përpunohet qumshti, lëkura, endet copa me vegjën e shpikur prej tyre dhe ndër veshjet e para ruhet në poçeri fustanella pellazge/shqiptare. Ngrihen qytet-shtetet, shkrihet metali, bakri, por shpikja më e madhe e shoqërisë është shkrimi dhe alfabeti. Ky është Qytetërimi Pellazg, nga erdhën shoqëritë më të reja.
2-Shoqëritë ilire, dardane, maqedone, epirote, thrake, dake, etruske gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s., si bija të Shoqërisë Pellazge, trashëguan gjuhën dhe kulturën dhe i avancuan më tej në kohrat më të reja me mbretëritë e para në botë. Perandoria Maqedone e Aleksandrit të Madh u shtri deri në Indi, ku përhapi kulturën dhe gjuhën maqedone, një dialekt i gjuhës pellazge/shqipe. Me ngritjen e Provincës Ilire në Ballkan gjatë Perandorisë Bizantine, zhvillohet më tej kultura dhe gjuha ilire, e afërt me gjuhën maqedone. Romakëve ju deshën afërsisht dy qind vjet luftra me ilirët, maqedonët, epirotët, thrakët etj., për të pushtuar Ballkanin.
3-Shoqëria Romake u zhvillua mbi bazën e shoqërisë etruske (një degë e shoqërisë pellazge) në Gatishullin Apenin, që më pas u përhap në të gjithë Europën, Azinë e Vogël dhe Afrikën e Veriut. Ajo ka vepruar gjatë shekujve të fundit p.e.s. deri në vitin 1453 kur ra Konstantinopoja dhe Perandoria Bizantine.
Periudha historike, kur këto shoqëri të lashta kanë vepruar, njihen me ermin e përbashkët “ANTIKITETI”.
Në bazën e Shoqërisë Pellazge, jeta shpirtërore mbështetej tek besimi pagan, me shumë zota, me Zeusin Pellazg në krye dhe perënditë e tjera të Olimpit. Në bazë të shoqërive ilire, maqedone, dardane, thrake, epirote, dake, etruske etj., kanë qenë po këto perëndi, por pat edhe emërtime të reja.
Në Shoqërinë Romake fillimisht u përdor besimi pagan, duke riemërtuar Zeusin Pellazg si Jupiter, Afërditën si Venus etj. Në vitin 350 perandori romak shpalli krishtërimin si besim të shtetit me Jezusin në krye dhe ndaluan besimin pagan. Kristianët shkatërruan faltoret pagane-pellazge dhe mbi to ndërtuan kishat dhe kopjuan të gjithë organizimin e faltoreve pagane në to. Edhe Vatikani është ngritur mbi një faltore pagane VATICAN=U ATI KAN, bile edhe emri i Jezusit është kopje e Zeusit pellazg: JEZUS = JE ZeUS = JEZUS.
Lufta e Trojës (rreth vitit 1250 p.e.s.) shënon erë të re në histori. Tronditet dhe bien përfundimisht koha e bronzit, qytet-shtetet e shoqërisë pellazge, por jehona e kësaj lufte, heroizmat e mëdha me herojtë e tyre, vazhduan të jenë në mendjen e njerëzve. Për Akilin, Hektorin, Priamin, Agamemnonin dhe perënditë pellazge Zeusin, Afërditën, Apollonin, Uranin etj., u ngritën këngë dhe himne, për trimëritë dhe bëmat e tyre, përmendore të mëdha, që ruhen dhe trashëgohen brez pas brezi.
Gjatë shekujve 8-7 p.e.s. himnet dhe këngët për herojtë dhe perënditë në këtë luftë u mblodhën dhe u sistemuan në librat “Iliasi” dhe “Odisea” të Omerit dhe “Theogonia” e Hesiodit, të dy poetë të rracës pellazge. Këto janë veprat e para të letërsisë botërore.
Më pas për shumë shekuj europianët ranë në gjumë dhe ngjarjet historike u duk sikur u harruan.
Me Rilindjen Karoline (Zumir J. 2006) gjatë shekujve 8-9, bota shënon hapin e parë të gjallërimit të kulturës antike në Europë. Gjatë shekullit 13 ndodh Rilindja Italiane, gjatë së cilës adaptohet në latinisht “Iliasi” i Omerit dhe vepra të tjera antike. Po në këtë kohë shënon fillimet e saj edhe Rilindja Shqiptare.
Gjatë shekullit 18 në historinë europiane shënohet ndikimi më i madh i antikitetit. Revolucioni Francez (1789) e përdori gjerësisht traditën e antikitetit, sidomos në fushën e literaturës, muzikës, artit, arkitekturës dhe stilin e jetës. Revolucioni francez idealin, ku u mbështet, e gjeti në Republikën Romake.
Nën shembullin e revolucionit francez edhe në Gjermani shënohet Rilindja Kombëtare, nën dritën e kohrave antike. Nga gjermanët tendenca shoqërore dhe kulturore u mbështet në traditën kulturore në Greqi. Nga kjo në Gjermani lindi identiteti, i cili u bazua në qytet-shtetet e kohës së bronzit dhe qytetërimin e lirë të Athinës, të pranuar sikur ishin ngritur nga grekët. Gjermanët dhe njerzit e tjerë, që vizitonin Ballkanin dhe sidomos territorin, që sot quhet Greqi, gjatë fundit të shekullit 17, 18, fillimit të shekullit 19 mahniteshin me veprat madhështore të antikitetit në Greqi e gjetkë, Akropolin e Athinës dhe kështjella të tjera, Mikenën, Tirinthin, herojtë e Iliasit, Zeusin dhe perënditë e tjera të lashta pellazge. Arkeologjia ende nuk kishte filluar të thonte fjalën e saj. Duke mos e njohur historinë e Ballkanit dhe popujt e tij të lashtë, intelektualët gjermanë të kohës ndërmorën hapin e gabuar, duke ia atribuar grekëve, popullsisë së re, të gjitha mrekullitë e arkitekturës dhe artit antik, të banorëve të lashtë pellazgë.
Ata nuk e dinin se këto çudira të botës antike i përkisnin pellazgëve, popullit më të lashtë të identifikuar në botë, që ka banuar Ballkanin dhe rajonin e Mesdheut.
Njohës dhe mbështetës të idealeve antike në forma të ndryshme në këtë kohë kanë qenë të gjithë intelektualët më në zë gjermanë të kohës, filluar nga Winckelmann, Gëte, Shiller, Herder, Lessing, Kanti, Hegel, Holderline etj. Produkt paralel i këtij orientimi kulturor ka qenë interesi i madh shkencor mbi filosofinë antike, për studimin e burimeve antike. Njohuritë mbi botën antike u rritën shumë. Mbështetësi më i madh i Greqisë gjatë shek. 18, J. J.Winckelmann, mësoi greqishten me qëllim që të ishte pranë “veprave të artit “greke” (!), që i dashuronte (Bernal, 2009) (1), ndërroi fenë në katolik dhe shkoi në Romë si këshilltarë arti për kardinalët . Ai pranonte se tradita kryesore e “grekëve” ka qenë estetika dhe poezia. Në librin e tij “Historia e artit të lashtë” Winkelman theksonte dobësitë e artit në Egjiptin e lashtë, për të ngritur ato të grekëve, siç i quante ai. Efekti i kësaj vepre në Gjermani qe frymëzues.
Historiani i klasikës R. Pfeifer ka shkruar:
“U bë një shkëputje nga tradita Latine e humanizmit dhe u lartësua një humanizëm krejtësisht i ri, një Helenizëm me të vërtetë i ri. Winkelman ishte nismëtari, Gëte ishte përsosësi, Vilhekm von Humbolt me shkrimet e tij gjuhësore, historike dhe eklesissastike ishte teoricieni. Në fund idetë e Humboldit patën një efekt praktik, kur ai u bë ministri prusian i arsimit dhe themeloi Universitetin e Berlinit dhe gjimnazin e ri humanist”. Humbolt, ministri prusian i arsimit futi në sistemin arsimor në shkollat gjermane lëndët mbi “helenizmin” dhe epërsitë greke gjatë historisë. Në këtë mënyrë Gjermania u bë qendra e falsifikimit të historisë së lashtë dhe detyronte rininë në mësimin e saj nëpër shkolla. “Helenizmi”, që tjetërson të gjithë trashëgiminë e lashtë kulturoe të Shoqërisë Pellazge, ilire, maqedone, dardane, epirote, thrake, dake, etruske etj., në arkitekturë, art, letërsi, muzikë, shkencë etj., në trashëgimi greke, u bë modë edhe në botën angleze dhe amerikane.
Për ta bërë më të besueshme aventurën helenistike disa “përkthyes” me ndërgjegje të prishur ndërmorën falsifikimin në masë të veprave të autorëve antikë: pa e njohur gjuhën e tyre janë falsifikuar veprat e Omerit, Herodotit, Thusiditit, Pindarit etj., ku në përkthimet janë fshirë emrat e lashtë pellazgë “heles”, “Helada”, “helen” etj., dhe në vend të tyre janë shkruar “Greqi”, “grek” etj.
VIJON…