Berlin, 9 shtator 2020: Dija ime modeste i bëri një lexim tri tezave të Richard Grenellit, këshilltar e ndërmjetës i Trumpit në dialogun Kosovë – Serbi, ose Belgrad – Prishtinë, si thuhet për të ruajtur sedrën e hollë serbe.
E para, duke shpjeguar “pajtimin ekonomik” si uvertyrë e gabuar e pajtimit historik, thotë se intenca ishte investimi në Serbi për të dobësuar influencën ruso-kineze.
Rrjedhimisht Kosovën e kemi në dorë. Tani duhet të bëjmë lojën e Serbisë: llastimin, shantazhin a kushtëzimet e saj. Mbase realiste por, gjithësesi, e padrejtë. Mirëpo ç’diplomaci është kjo që zbulon kartat e saj para botës?
E dyta, shton ai mëtej, dy shtetet dakordohen të zgjerojnë burimet e energjisë. Dhe, veçanërisht i rëndësishëm është ky objektiv për Serbinë. Aktualisht ajo ka një varshmëri të qindpërqindtë nga Rusia. Ndaj duhet shkëputur nga darët e saj.
E pra, sërish rezon fuqie të madhe, por poaq e padrejtë që resurset e vogla nacionale të Kosovës së vogël t’i japin tagrin gjeopolitikës së re në përballjen e titajve dhe interesave globalë të tyre…Në fakt, pjesë e ka kësaj gjeopolitike ishte çlirimi i Kosovës. Por ajo u etnocidua dhe a nuk mjaftonte kjo dramë që Serbia të humbte çdo legalitet që kish rrëmbyer mbi të?!
E treta, së fundmi, ndërmjetësi Richard thekson se zhvendosja e serbes dhe hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, nënkupton lëvizjen e Ballkanit perëndimor në anën e perëndimit.
Ç’kuptim ka ky pretendim? Asnjë shtet i Europës nuk ka rivendosur ambasadë në Jerusalem. A do të thotë kjo se Europa nuk është akoma perëndim dhe për t’u bërë e tillë duhet çertifikimi diplomatik i Jerusalemit?
Marrëzi! Tipike për Grenellin, ndryshe, sipas shtypit gjerman, ish-ambasadori më i ngathët e më i padashur në Berlin.
Postime të Lidhura
KIMETE BERISHA: KORRUPCIONI I SHENJTË! PAPA FRANҪESKU PRANON ‘ME TË NJOHSHËM’ TA ‘PAGËZOJË’ TË BIRIN E EDI RAMËS!
Prishtinë, 23. 09. 2014: Karizma e tij është aq e madhe, arroganca dhe narcisizmi i tij është aq…
PAKOJA E AHTISARIT PO BËHET VARR I REPUBLIKËS SË AHTISARIT!
Me funksionimin e Serbisë në Dardani PAKOJA E AHTISARIT PO BËHET VARR I REPUBLIKËS SË AHTISARIT! Nga Sheradin…
Dilaver Goxha: Akuzat e Milaim Zekës
Tiranë, 17 prill 2021: Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e…
DR.JAKUP KRASNIQI: ADEM JASHARI – HEROI LEGJENDAR KOMBËTAR I PËRMASAVE TË GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEUT
Prishtinë, 04. 03. 2015 – Përvjetori i 17’të i marsit të Adem Legjendarit – (“Po të kishte çmim…