Pashtriku, 3 tetor 2020: Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bashkim Fazliu “Migjeni”, ka postuar në profilin e tij në ‘Facebook’, çantën të cilën e ka mbajtur gjatë periudhës së luftës 1998/99.
Aty në çantë me kërkesën e tij kanë vendosur shumë ushtarë nënshkrimet e tyre.
Shumë nga këta nënshkrues, ushtarë të asaj periudhe tani nuk janë në mesin tonë, kanë rënë dëshmorë.
Lexoni postimin e plotë të Fazliut:
Për herë të parë po e publikoj një relikt nga lufta e UÇK-së, një relikt i rrallë që mund të gjindet sot nëpër ushtarë të lirisë.
Kisha një ide atëherë që bashkëluftëtarë të ndryshëm të nënshkruheshim në çantën time e cila do t’na mbetej si kujtim lufte, pasi siç thotë Kadareja, “të gjithë ishim të fejuar me vdekjen” dhe nuk i dihej epilogu askujt.
Kjo copëz, është pjesa e prerë nga Çanta Ushtarake, ku janë të nënshkruar shumë nga ushtarët dhe eprorët e UÇK-së në Jezerc e Mollopolc, duke filluar nga Komanda e ZON-ës, ndërmjet viteve 1998-1999.
Kisha një ide atëherë që bashkëluftëtarë të ndryshëm të nënshkruheshim në çantën time e cila do t’na mbetej si kujtim lufte, pasi siç thotë Kadareja, “të gjithë ishim të fejuar me vdekjen” dhe nuk i dihej epilogu askujt.
Kjo copëz, është pjesa e prerë nga Çanta Ushtarake, ku janë të nënshkruar shumë nga ushtarët dhe eprorët e UÇK-së në Jezerc e Mollopolc, duke filluar nga Komanda e ZON-ës, ndërmjet viteve 1998-1999.
1. HYRË EMINI – “MIRA”
2. GURSEL SYLEJMANI – “AGIMI”
3. SEJDI SEJDIU – “LABINOTI”
4. NAIM BEKA – “SOKOLI”
5. VEZIR JASHARI – “FLAMURI”
6. BEKIM OSMANI – “QERSHI”
Lavdi gjithë të rënëve breza me rradhë për Liri dhe Pavarësi Kombëtare!
__________
(P.S.) Këtë relikt origjinal nuk do ta dorëzoj në asnjë muze pasi nuk kam besim në ruajtjen e tij nga asnjë muze. Ndërsa muzetë dhe kushdo tjetër mund ta kenë këtë fotografi të ekspozuar me kusht që të tregohet pronari i saj dhe ideatori i saj, përkatësisht unë, Bashkim Fazliu – Migjeni.
Me përulje para Lavdisë,
Bashkim Fazliu ‘Migjeni’
Postime të Lidhura
HISTORIANI ROMEO GURAKUQI PUBLIKON FAKSIMILEN E MARRËVESHJES SË MUKJES (GUSHT 1943)
Historiani Romeo Gurakuqi publikon faksimilen e marrëveshjes së Mukjes Historani Romeo Gurakuqi publikoi faksimilen e “Marrëveshjes se Mukjes…
NEXHMIJE XHUGLINI HOXHA ANËTARE E PARTISË FASHISTE TË SHQIPËRISË (DOKUMENTE ARKIVORE)
Pashtriku.org, 7. 12. 2016: Ish drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi në faqen e tij…
SKËNDER SUSURI: ZHURI, NJË HISTORI E SHKURTËR
Zhur, 22. 06. 2015 – (a/ Të dhëna gjeografike) – Zhuri gjendet në pjesën jugperendimore të Kosovës. Sipas…
PROF.DR.AGIM ZOGAJ: HISTORIK I USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS NË JAVOREN ‘ZËRI’ (DHJETOR 1997 – MARS 1999) (Pjesa I)
Prishtinë, 20 korrik 2020: (Kumtesë shkencore) Abstrakti Duke pasur parasysh, rolin e medieve në afirmimin e rolit historik,…