Pashtriku, 3 tetor 2020: Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bashkim Fazliu “Migjeni”, ka postuar në profilin e tij në ‘Facebook’, çantën të cilën e ka mbajtur gjatë periudhës së luftës 1998/99.
Aty në çantë me kërkesën e tij kanë vendosur shumë ushtarë nënshkrimet e tyre.
Shumë nga këta nënshkrues, ushtarë të asaj periudhe tani nuk janë në mesin tonë, kanë rënë dëshmorë.
Lexoni postimin e plotë të Fazliut:
Për herë të parë po e publikoj një relikt nga lufta e UÇK-së, një relikt i rrallë që mund të gjindet sot nëpër ushtarë të lirisë.
Kisha një ide atëherë që bashkëluftëtarë të ndryshëm të nënshkruheshim në çantën time e cila do t’na mbetej si kujtim lufte, pasi siç thotë Kadareja, “të gjithë ishim të fejuar me vdekjen” dhe nuk i dihej epilogu askujt.
Kjo copëz, është pjesa e prerë nga Çanta Ushtarake, ku janë të nënshkruar shumë nga ushtarët dhe eprorët e UÇK-së në Jezerc e Mollopolc, duke filluar nga Komanda e ZON-ës, ndërmjet viteve 1998-1999.

1. HYRË EMINI – “MIRA”
2. GURSEL SYLEJMANI – “AGIMI”
3. SEJDI SEJDIU – “LABINOTI”
4. NAIM BEKA – “SOKOLI”
5. VEZIR JASHARI – “FLAMURI”
6. BEKIM OSMANI – “QERSHI”
Lavdi gjithë të rënëve breza me rradhë për Liri dhe Pavarësi Kombëtare!
__________
(P.S.) Këtë relikt origjinal nuk do ta dorëzoj në asnjë muze pasi nuk kam besim në ruajtjen e tij nga asnjë muze. Ndërsa muzetë dhe kushdo tjetër mund ta kenë këtë fotografi të ekspozuar me kusht që të tregohet pronari i saj dhe ideatori i saj, përkatësisht unë, Bashkim Fazliu – Migjeni.
Me përulje para Lavdisë,
Bashkim Fazliu ‘Migjeni’
Postime të Lidhura
HASAN UKËHAXHAJ: KOMITETI I DEÇANIT – LNÇKVSHJ (5)
I N C I D E N T E T VIZITA IME NË SHQIPËRI I Në fillim të…
DURRËS, 24 NËNTOR 1912: SHQIPËRIA SHPALLET SHTET I PAVARUR
Francë, 15 Nëntor 2018: “Le Radical” ka botuar, të dielën e 24 nëntorit 1912, në faqen n°3, një…
SHQIPTARET E TRAKISË
SHQIPTARET E TRAKISË Shqiptarët e Trakës sot janë një pakicë gjuhësore në Maqedoninë e jugut dhe në Trakinë…
GËZIM AJGERAJ: (PROLOG) RRUGA E LIRISË ZAFIR BERISHA, (Intervistë)
Pashtriku.org, 01. 12. 2015: S`ishte rastësi apo kërkesë ideja për të shkruar për Zafir Berishën, këtë luftëtar të…