Tetovë, 7 shkurt 2021: Dy fjalë për emrat gjeografikë dhe historikë: JONI, JONIA dhe PAJONIA, me rastin e pretendimeve të shtetit grek mbi territorin shqiptar në detin Jon
Veta e parë e shumësit të përemrit vetor në gjuhën shqipe: NE; në gjuhën latine: NOS; në gjuhët sllave: NIE.
Fjalët që tregojnë i kujt është një send, që e përcaktojnë pronarin e tij, janë përemra pronorë. E kujt është kjo shtëpi? Në njëjës në gjuhën shqipe: Im-i-ja, kurse në shumës: i Yni, për gjininë mashkullore dhe e JONA për gjininë femërore.
Fjalët që tregojnë i kujt është një send, që e përcakton pronarin e tij, në gjuhë të ndryshme, për shkak të natyrës së tyre marrin edhe forma të tjera, por nuk e humbi kuptimin themelor nga gjuha paraardhëse (pellazge-ilirishte dhe shqipe), pra, përemri në gjuhën latine, veta e parë në shumës NOS, në trajtën pronore bëhet Nostra, në gjuhët sllave bëhet Nasha (ýðÃËð), në gjuhën greke: μας; ndërsa në gjuhën shqipe: JONA.
Emrat e lashtë, të dokumentuar nga shek. XII, VIII, IV dhe shekujt e mëvonshëm: JON-JONA (deti Jon, mbretëria e lashtë Pajonia, krahina e lashtë Jonia dhe shumë të tjerë, e përcaktojnë shumë qartë se cila ka qenë gjuha e parë që i ka dalluar ato nga emërtimet e tjera të vendeve, me këtë edhe banorët dhe pronarët e parë të tyre.
Këtë të vërtetë historike, sido që të shpjegohet dhe nga kushdo që të shpjegohet, mund të jetë vetëm pjesë e propagandës, por jo pjesë e shkencës, në këtë rast e historisë dhe e gjeografisë.
Historia e Ilirikut dhe e Evropës nuk kanë filluar në shek. VII apo në shek. XII, as nga vitet 1822, 1878, 1913 dhe 1945. Logjika e forcës dhe propaganda asnjëherë gjatë historisë nuk e kanë shuar të vërtetën dhe errësuar mendjen e shëndoshë njerëzore.