RACA SHQIPTARE

RACA SHQIPTARE

Nga Besnik Imeri, Vlorë 20 tetor 2021

Sami Frashëri për racën e kombit tonë thotë: “…pellazgët e lashtë dhe shqiptarët e sotëm përgjithësisht i takojnë një race dhe kanë të njëjtën gjuhë…”[1]

Ja se çfarë thotë për racën tonë plaku i urtë dhe i ditur i Vlorës, Ismal Qemali:

”Ndërmjet Adriatikut, Pindit, vargut të Ballkaneve e Alpeve Dinarike mbi vijën që ndan Lindjen nga Perëndimi, ku historia ka parë takimim e shumë popullsive nomade e shumë qytetërime të lindura, atje është Shqipëria si një fortesë e mbrojtur nga sulmet e huaja. Në tri anë nga rrethi i majave të maleve të larta e nga ana e katërt nga deti. Shqipëria është banuar që në fillim nga një racë, origjina e së ciles shkon në kohë të Pellazgëve.  Megjithëse jo e huaj nga qytetërimi grek, kjo racë ruajti karakterin e vet dhe krenarinë e origjinës së saj parahelenike… Me  rënien e perandorisë Romake, ata dolën në arenën e botës, si provë që i perkisnin një race, fortësia e së cilës nuk ndikohej nga koha, dhe inteligjenca kombëtare e së cilës nuk mund të prishej nga zakonet…Me gjithë pushtimet e shumta e të vazhdueshme nga ana e Romës, Bizantit, normanëve, bullgarëve, sërbëve, italianëve dhe turqve; ata edhe sot paraqesin shfaqjen e rrallë e interesante të një kombësie të ruajtur të pastër e të painfektuar gjatë shekujve…”[2] 

Amerikani Xhorxh (George) Fred Uilljams, dashamirës i shqiptarëve, në vitet 20 të shekullit të kaluar, për racën e shqiptarëve ka thënë: “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull me emrin PellazgëtShqiptarët janë të vetmit, që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme parahistorike.”[3]

Luigi Maria Ugolini, arkeologu i shquar italian, njëkohësisht dhe dashamirës i shqiptarëve, në lidhje me racën shqiptare, qytetërimin e saj pohon: “Raca shqiptare, duke qënë kaq e lashtë, ka ruajtur mrekullisht shumë prej trashëgimisë së hershme kulturore të saj. Popullsia e malësive shqiptare është përçuesja më besnike e qytetërimit të saj të lashtë, por nuk është  një racë inferiore. Cilësitë fizike dhe morale e bëjnë atë një prej racave më të bukura dhe më të pastra të Lindjes dhe të Europës.”[4]

Për vetitë dhe cilësitë e jashtëzakonshme të shqiptarëve ka folur edhe agjenti britanik i Luftës së Madhe, Morton Fredrik Eden, të cilin Skënder Luarasi e përcakton si “eksploruesi trim, ushtaraku i rreptë, agjenti dinak dhe politikani mëndjehollë”, dashamirës dhe mik i shqiptarëve; ndërsa në Shqipëri në vitet 20-30 të shekullit të kaluar është njohur edhe si “agjenti anglez i Kongresit të Lushnjes”.

Ndjekim M.F.Eden:

“Shqiptarët janë banorët autoktonë të Ilirisë, Epirit dhe Maqedonisë dhe një nga racat më të moçme në Evropë… Popullsia e këtij vendi të prapambetur, por jashtëzakonisht inteligjente… Shtetet fqinj ballkanas dëshironin ta përpijnë për vete Shqipërinë, e cila po të lejohej të bëhej e pavarur, mund të rritej në përmasat reale, sepse vetitë e shqiptarëve si ushtarë, burra shteti dhe tregtarë të zotë njiheshin mirë nga të gjithë… Popullsia e këtij vendi të prapambetur, por jashtëzakonisht inteligjente, do të bënte përparim të shpejtë po të kishte udhëheqës që t’i prinin në drejtimin e duhur… Ata i kanë cilësitë e një race sunduese, sikundër dëshmohet prej numrit të burrave të shquar që kanë nxjerrë dhe të cilët kanë arritur pozita të larta në Greqi, Turqi dhe Egjypt e në të tjera vende. Shqiptarët kanë vetin e tolerancës, që është aq shumë e nevojshme për ata që qeverisin dhe që nuk e ka asnjë racë tjetër ballkanase [5]

Amerikani Erikson, dashamirës i shqiptarëve, ka thënë për ata: “Nuk ka popull më bujar dhe më fisnik në Europë. Tek ta i gjen të ndërthurura  aq bukur elementët e forcës, të energjisë dhe të kurajës me përkushtimin më të madh.” [6]

Francezi Zhak Burkar (Jasques Bourcart), mik dhe dashamirës i shqiptarëve, në librin e vet “Shqipëria dhe Shqiptarët” racës shqiptare i ka kushtuar një kapitull të veçantë, kapitullin e VI të Pjesës së parë. Ndjekim pohimin e tij:

Shqipëria… si për antropologjinë, ashtu dhe për historinë është një vend shumë i lashtë, që banohet prej një nga racave më të vjetra të Europës…Shqiptarët janë, pra, një racë primitive, por në asnjë mënyrë nuk janë një racë më e ulët nga të tjerat. Ata i përkasin një race nga më të bukurat në Europë dhe virtytet e tyre morale, nga më të rrallat në Lindje, janë të denja për bukurinë e tyre fizike…Veçoritë e shquara fizike, qëndrueshmëria dhe përkora e jashtëzakonshme, shpirti i paprerë i nismave, veprimtaria e spikatur dhe fryma luftarake e racës së tyre i bëjnë shqiptarët të jenë nga ushtarët më të mirë të Europës…Te shqiptarët nuk vërehet fare ajo tinëzi, e cila na largon ne, europianëve, nga shumë popuj të Lindjes…Të gjithë udhëtarët që shtegtojnë në Lindje janë të një mendjeje kur është rasti për të lavdëruar virtytet morale të shqiptarëve, si ndershmërinë e tyre të jashtëzakonshme, besnikërinë e tyre, karakterin e çiltër dhe gazmor, të hedhur dhe të gjallë dhe sidomos nderimin “fetar”që kanë për fjalën e dhënë, për besën.”[7]

Për vetitë e shqiptarit Sami Frashëri thotë: “Shqiptari s’është vetëm i fortë e trim, po edhe i xgjuarë më tepërë se çdo komp. Në çdo shkollë, në çdo mësim që të hynjë Shqiptari çquan nga të tjerëtë e del siprë të gjithëve.”[8]     

Nisur nga këto cilësi të racës tonë mund të themi me plot gojën se, nuk është rastësi që raca jonë ka nxjerrë burra shteti që kanë ndryshuar historinë botërore dhe kanë bërë emër në Europë dhe në botë, të tillë si; Aleksandri i Madh, Pirro i Epirit, Diokleciani, Kostandini i Madh, Justiniani i Madh, Gjergj Kastrioti, etj.

Gjithashtu, raca jonë ka nxjerrë burra shteti të cilët kanë luajtur rol shtetformues në shtete të rëndësishme të botës si: Gjergj Uashingtoni në Amerikë; Napoleon Bonaparti (kalë miri) që krijoi Europën Moderne; Xhuzepe Garibaldi (Kalibardhi) që krijoi Italinë; Mehmet Ali që krijoi shtetin modern egjiptian; Gjikajt që krijuan Rumaninë moderne; Arvanitasit që krijuan Greqinë; Qemal Ataturku që krijoi Turqinë Europiane.

_________________

Referencat;


[1] Sami Frashëri, Fjalor i Përgjithshëm i Gjeografisë dhe i Historisë (“Kamus ul-a’lam”), Kostandinopojë -1889, vëll.I. f. 143-148; vëll.II, f, 1161-1162, Bot.Naim Frashëri, f. 61-64

[2] Ismail Qemali, “THE MEMOIRIS OF ISMAIL KEMAL BEY”, Sommerville Story, Uilliam Morton Fullerton, London, Constable and company LTD-1920,“KUJTIME”,Përkth.Ital.Nermin Vlora Falaschi, Përkth. Shqip.Vjollca J.Tafaj, Bot.TOENA-1997, f. 304-305

[3] George Fred Uiliams,“Shqiptarët”,Bot.Argeta-LMG,Tir-2003,Përkth.Angl.Akil Bubësi f. 12

[4] Luigi M.Ugolini, “Shqipëria e Lashtë” (Gjurmime Arkeologjike); “Albania Antica”,Vol.I, (Ricerche Archeologiche), S.E.A.I Roma-Milano,1927; Bot.Shqip.Migjeni, Përkth.Qemal Velia, Red.Neritan Ceka, Tiranë-2009, f. 15-16

[5] Morton F.Eden, “ALBANIA-Its Discontents And Their Origin”, London, L.Jovelov & Son, 1920; Bot.Shqip “SHQIPËRIA-Pakënaqësitë e saj dhe origjina e tyre”, Përkth.Skënder Luarasi, Bot.INFBOTUES, Tiranë-2011, f. 15, 36, 44

[6] George Fred Uiliams,“Shqiptarët”,Bot.Argeta-LMG,Tir-2003,Përkth.Angl.Akil Bubësi f. 53

[7] Jasques Bourcart, “L’Albanie et les Albanais”, Editions Bossard, Paris 1921; Bot.shqip. “Shqipëria dhe Shqiptarët”, DITURIA-2004, Përkth.Frëngj.Asti Papa, f, 57, 60, 131, 150

[8] Sami Frashëri, “Shqipëria ç’ka qënë,ç’është dhe ç’do të bëhet”, Kostandinopojë 1889, Kreu II “Ç’është Shqipëria ”, artikulli III, “Njerzit’ e Shqipërisë, Shqiptarëtë”, Bot.”Falcon”, f. 40

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura