U PËRUARUA NË ULQIN STUDIMI HISTORIOGRAFIK I HAJRULLAH HAJDARIT

U PËRUARUA NË ULQIN STUDIMI HISTORIOGRAFIK I HAJRULLAH HAJDARIT

Nga Gjekë Gjonaj, Ulqin 30 dhjetor 2021

Në prani të një  numri të konsiderueshëm  të njerëzve të kulturës, shkencës, arsimit , politikës e tjerë,  mbrëmë u përurua  libri Pozita  kushtetuese-juridike dhe politike e shqiptarëve në Mal të Zi nga viti 1945-1990”, i autorit Hajrullah Hajdari.   Libri është  mbështetur nga  Fondi për Mbrojtjen  dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave  të  Malit të Zi , kurse botues  është Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “ Art Club” nga Ulqini. 

Kryetari i  kësaj  shoqate  Ismet Kallaba, duke e vlerësuar librin në fjalë theksoi se Hajrullah Hajdari vazhdon të na “befasojë” me botime me vlerë dhe peshë, të cilat trajtojnë periudha të ndryshme nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në trevat e tyre që sot i përkasin Malit të Zi. “ Libri që po përurojmë trajton po ashtu një periudhë të rëndësishme, por edhe të ndjeshme. Shumë prej nesh që gjenden këtu sonte mund ta gjejnë veten në këtë libër, pasi që e kanë përjetuar dhe kanë qenë dëshmitarë të ngjarjeve, vuajtjeve e persekutimeve të shqiptarëve, por edhe të ndonjë periudhe të shkurtër kur shqiptarët kanë frymuar më lirshëm dhe i kanë gëzuar deri diku të drejtat e tyre. Ky libër shpresoj do t’iu hap shteg botimeve të tjera që merren me këtë periudhë të rëndësishme të shqiptarëve në Malin e Zi. Sepse më duhet të /pranoj që mungojnë librat studimorë që merren me aspekte të ndryshme të jetës dhe qenies shqiptare në këto treva)”, u shpreh Kallaba, duke e   përgëzuar dhe uruar  autorin  e librit që të na sjellë në të ardhmen botime të tjera.

Recensuesi i librit  Prof.dr.  Mustafë Haziri nga Mitrovica, në vështrimin e tij   të gjatë analizues  dhe mjaft përmbledhës të cilin e ka titulluar “ Një libër i shkruar me akribi shkencore” , foli për kontributin  e rëndësishëm  të autorit në fushën  e problematikës  së shqiptarëve  në Malin e Zi,  dhe të shqiptarëve në përgjithësi, për  objektivitetin  e autorit në pasqyrimin e  historisë së Malit të Zi dhe përmbajtjen e librit,  për rrethanat politike dhe ideologjike komuniste në përgjithësi, për pozitën kushtetuese-juridike  dhe politike të shqiptarëve në Malin e Zi, për jetën shoqërore-ekonomike, kulturore, arsimore dhe të drejtave kombëtare, për ngjarjet  dhe zhvillimet që patën ndikim në jetën e shqiptarëve në Malin  e Zi , për revolucionin  burokratik dhe për dokumentet  origjinale  të fondeve të ndryshme të arkivave të ndryshme të  pasuruara me  faksimile. “ Ky libër ka një  brumë  shumë të pasur dhe të gatuar shkëlqyeshëm me metodologji të rreptë shkencore. “ Konkluzion i këtij punimi është se  tregon qartë që pozita e shqiptarëve  në Jugosllavi e veçmas në Malin e Zi është kushtëzuar nga aktet e brendshme juridike, kurse aplikimi i këtyre dispozitave në Jugosllavi ishin në shërbim të  ngritjes së reputacionit ndërkombëtar të saj, duke arritur në përfundimin se çdo veprim i shtetit jugosllav, si në aspektin politik, ekonomik, arsimor e kulturor çojnë drejt asimilimit të qelë të shqiptarëve. Autori Hajdari ka bërë hulumtime shkencore të pavarura si dhe është marrë me interpretimin e një literature profesionale të proveniencës shkencore historiografike”, tha  ndër të tjera Haziri. Librin në fjalë e cilësoi me vlerë dhe me peshë edhe redaktori dr. Nail Draga , sepse trajton  periudha të ndryshme nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në trevat e  tyre që sot i përkasin Malit të Zi  . 

Autori i librit  Harullah Hajdari në fjalën e tij përshëndetëse  pohoi se qëllimi  i  këtij studimi është që përmes dokumenteve zyrtare të kohës, në mënyrë të argumentuar dhe objektive të hidhet  dritë mbi pozitën kushtetuese-juridike dhe politike të shqiptarëve në Malin e Zi, ndërsa në anën tjetër, kryesisht  në bazë të  dokumenteve zyrtare por edhe të ndonjë fakti të interpretuar nga individë të ndryshëm, qoftë përmes literaturës së shkruar apo deklaratave individuale , të argumentohen.

Hajdari  falënderoi të gjithë ata që të cilët me mendimet apo  sugjerimet e tyre ndihmuan  në përfundimin me sukses të këtij libri, veçanërisht recensentin Prof.dr. Mustafë Haziri. Po asht falënderoi edhe  Fondin për Pakica i cili i financoi një pjesë të hulumtimit, dhe botimit të këtij libri,  sikurse edhe familjen e tij e cila, siç tha ai, e përkrahu moralisht dhe financiarisht.  

Rikujtojmë se Hajrullah Hadari është autor i katër librave:  Libri  parë mbanë titullin “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri në vitin 1941”. Libri i dytë titullohet Ulqini në dokumentet malazeze nga viti 1880-1015”, i treti  “ Pronat dypalëshe të shqiptarëve në të dy anët e kufirit Shqipëri – Mali i Zi” dhe i katërti  “Pozita kushtetuese –juridike dhe politike e shqiptarëve në Mal të Zi nga viti 1945-1990.  Mbrëmja përfundoi me në koktej  dhe me  ndarjen falas të librave njerëzve  të pranishëm.     

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura